Skip to main content

“10 shpikje e fundit të “çmendura” që ju duhet patjeter t’i shihni (video)” plus 9 more GazetaBlic

“10 shpikje e fundit të “çmendura” që ju duhet patjeter t’i shihni (video)” plus 9 more GazetaBlic


10 shpikje e fundit të “çmendura” që ju duhet patjeter t’i shihni (video)

Posted: 22 Apr 2017 10:45 PM PDT

E keni menduar ndonjëherë këtë…femra të urinojë si meshkujt në këmbë? Ja deri ku kanë arritur shpikjet e njerëzimit…

The post 10 shpikje e fundit të "çmendura" që ju duhet patjeter t'i shihni (video) appeared first on GazetaBlic.

Mbahet rrethi i parë për zgjedhjet presidenciale në Francë

Posted: 22 Apr 2017 10:42 PM PDT

Francezët sot do të votojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve më të paparashikueshme presidenciale pas shumë vitesh, ku katër nga gjithsej 11 kandidatët kanë shanse që të kualifikohen për rrethin e dytë.

Të drejtë vote kanë 47 milionë votues të regjistruar. Zgjedhjet franceze paraqesin test të rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe për liderët popullsitë, të cilët dëshirojnë shpërbërjen e saj.

The post Mbahet rrethi i parë për zgjedhjet presidenciale në Francë appeared first on GazetaBlic.

Përkujtohen viktimat e komunikacionit rrugor

Posted: 22 Apr 2017 10:38 PM PDT

Sot do të përkujtohen viktimat e komunikacionin rrugor, ku për pesë minuta do të bllokohen tri rrugë në kryeqytet, duke mundësuar tri përformanca me moton "Me kujto, me kujdes".

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit që iu bëhet viktimave në trafikun rrugor, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi një numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Përkujtimi i viktimave do të bëhet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact, e cila nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nën moton "Me kujto, me kujdes" dhe do të përfshijë realizimin e tri përformancave paralele, në tri rruge të kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë "Garibaldi", "Agim Ramadani" dhe "Luan Haradinaj". Tri performancat do të fillojnë njëkohësisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë në orën 12:05.

Performancat do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku policia do të asistojë gjatë tërë kohës duke mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave deri në përfundim të performancave përkatëse.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit kanë humbur jetën 211 persona si pasojë e aksidenteve në trafik./GazetaBlic/

The post Përkujtohen viktimat e komunikacionit rrugor appeared first on GazetaBlic.

Analizë mbi buxhetin e Kosovës 2017

Posted: 22 Apr 2017 10:32 PM PDT

Instituti GAP do të prezantojë sot një analizë lidhur me adresimin e sfidave të identifikuara nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës. Çdo vit, Komisioni Evropian bën një vlerësim të kapaciteteve institucionale të Kosovës lidhur me përmbushjen e kritereve të BE-së për integrim.

The post Analizë mbi buxhetin e Kosovës 2017 appeared first on GazetaBlic.

E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot

Posted: 22 Apr 2017 10:20 PM PDT

Lexo fatin tënd sot

  • Dashi

Do të gjeni një mënyrë për të braktisur një situatë e cila ju ka krijuar goxha të këqija dhe sjellje të padrejta me partnerin/en. Beqarët do mendojnë gjithë kohës për dashurinë, por do mbeten ende vetëm. Financat do jenë goxha të mira.

  • Demi

Sot nuk duhet të mbylleni në shtëpi: një mundësi e bukur ju pret së bashku me njeriun e zemrës. E vetmja gjë që duhet të bëni është të shmangni humorin e keq sapo të zgjoheni. Beqarët do hedhin hapa të mëtejshëm me një person që shoqërohen. Financat do jenë të mira.

  • Binjakët

Zgjidhja e një problemi që ju torturon prej kohësh në marrëdhënie është përballë jush. Nuk do të jetë e thjeshtë që të viheni në lëvizje, por në fund do t'ia dilni. Beqarët do jenë të përqendruar te puna dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

  • Gaforrja

Sot mundohuni që të hartoni një program më të mirëpërcaktuar se sa ai që bëni zakonisht, sepse do të jetë e nevojshme që të bëni pjesë edhe partnerin/en. Beqarët duhet të qëndrojnë me këmbë në toke që të mos zhgënjehen. Financat e mira.

  • Luani

Mos i rrini gjithë kohës mbi kokë partnerit/es: nuk ke nevojë që t'i demonstrosh asgjë, ndaj jepni pak më shumë hapësirë dhe përballojeni një situatë me qetësi. Beqarët më mirë t'ja lënë gjërat kohës. Në planin financiar do keni mbështetjen e Jupiterit.

  • Virgjëresha

Harrojeni xhelozinë ndaj partnerit/es, është e gjitha e pavend dhe nëse arsyetoni ftohtësisht, do të kuptoni se është absolutisht kështu. Beqarët do jenë vazhdimisht në kërkim të princit, por nuk do e gjejnë. Me financat duhet të bëni sa më shumë kujdes me shpenzimet.

  • Peshorja

Sot mos lejoni asgjë dhe askënd që t'ju qëndrojë nëpër këmbë me qëllim për t'ju bërë të arsyetoni në marrëdhënien tuaj. Atë që duhet të bëni e shihni qartësisht vetë. Beqarët ka mundësi që përmes takime të njohin njeriun e tyre të ëndrrave. Në planin financiar planetët do kenë ndikim pozitiv.

  • Akrepi

Këshillat e të tjerëve nuk do të jenë të duhurat për t'ju dhënë një spunto që të kuptoni se cila është rruga e duhur me partnerin/en. Mos kini frikë që të bëni një tentativë vetë. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë. Me buxhetin bëni kujdes.

  • Shigjetari

Ndjenjat ndaj partnerit/es po ju veniten pa asnjë arsye të mirëfilltë. Mundohuni që të keni më shumë besim te vetja. Ju nuk e dini por keni pranë dikë që ju do me të vërtetë. Beqarët nuk do ndihen aspak mirë vetëm, por nuk do mundohen fare për dashurinë. Financat e mira.

  • Bricjapi

Reflektimi ju ka bërë mirë dhe tani gjithçka ju duket më e qartë. Bëni pas vetes edhe personat që qenë të përfshirë në një çështje, në mënyrë që të ecni përpara të gjithë së bashku. Beqarët nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do mbeten të mira.

  • Ujori

Ndjenjat tuaja ju turbullojnë dhe ju bëjnë që të mos kuptoni asgjë; alternoni momentet e lumturisë me momente të tjera më konkrete. Nuk është ende momenti që të merrni një vendim. Beqarët do joshen vazhdimisht sot nga disa persona. Me financat do keni vështirësi të njëpasnjëshme.

  • Peshqit

Mos përfshini në çdo pengesë tuajën edh partnerin, jo gjithmonë duhet ta gjeni fajin te dikush tjetër. Përballuni me pasojat me qetësi. Beqarët do pëlqejnë një person për të cilin do bëjnë dhe sakrifica. Me financat do keni fat.

The post E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot appeared first on GazetaBlic.

Autokratët e demokracive

Posted: 22 Apr 2017 10:14 PM PDT

Referendumi i fundit në Turqi, në të cilin presidenti Recep Tayyip Erdogan siguroi shumicë të ngushtë votash për zgjerimin e autoritetit të tij presidencial, është shembulli i fundit i një fenomeni të mistershëm: se si liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, që triumfojnë në zgjedhje, lëvizin drejt autokracisë duke i dridhur themelet e shtetit dhe duke e konsoliduar pushtetin.

Sot mënyra më e zakonshme e rrënimit të një demokracie është nëpërmjet veprimeve të një lideri të zgjedhur dhe jo nëpërmjet puçit apo revolucionit, shkruan sot "Koha Ditore".

Hugo Chavez, i zgjedhur katër herë si president i Venezuelës, e përdori kohën e tij në pushtet për t'i rrënuar institucionet e Venezuelës demokratike dhe për të zgjeruar autoritetin e tij.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka aq të përqendruar në duart e tij pushtetin, saqë shumë vëzhgues i referohen Rusisë me emërtimin "diktatura e zgjedhur". Dhe në Turqi, Erdogani duket se po e ndjek po këtë shteg./Koha.net

The post Autokratët e demokracive appeared first on GazetaBlic.

Prokuroria e Shtetit tregon deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet për veteranët e UÇK-së!

Posted: 22 Apr 2017 10:00 PM PDT

Lista me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon të jetë objekt i hetimit nga ana e Prokurorisë së Shtetit edhe pas 5 muajve, nga kur paten nisur ato.

Lajmin e ka konfirmuar për "Gazeta Blic" Liridona Kozmaqi, zyrtare për informim e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas saj, edhe në këtë kohë, prokurorët janë duke bërë grumbullimin e informatave në lidhje me keqpërdorimin eventual të listave të veteranëve të UÇK-së.

"Tani prokuroritë janë duke marrë veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë dhe më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës", tha ajo për "Gazeta Blic"

E pyetur se a kanë identifikuar parregullësi në këto lista deri në këtë fazë të hetimeve, Kozmaqi mohoi të jap detaje me arsyetimin se hetimet po vazhdojnë edhe më tutje.

"Tani në këtë fazë ku hetimet janë duke vazhduar në prokuroritë kompetente nuk mund të bëhen publike informata tjera", ka thënë ajo.

Dyshimet për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar edhe buxhetin e Kosovës, madje në vitin e kaluar kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë./GazetaBlic.com/

The post Prokuroria e Shtetit tregon deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet për veteranët e UÇK-së! appeared first on GazetaBlic.

Nuk e keni parë duelin Krasniqi – Abraham ? Ja mundësia për t`i shikuar të gjitha rundet (VIDEO)

Posted: 22 Apr 2017 03:58 PM PDT

Haxhi "Robin" Krasniqi u mposht nga armeni me pasaportë gjermane, Arthur Abraham.

 

Dueli për boksierin kosovar ishte historik, pasi bëhej fjalë për mundësin e kualifikimit për t'u përballur me kampionin e botës, Gilberto Ramirez.

Nëse dikush nuk ka arritur ta shoh të gjithë meçin e kosovarit, më poshtë keni videon e këtij dueli që ishte mjaftë i fortë për Haxhin i cili ishte i pafat në fund duke e humbur duelin me pikë nga gjyqtarët.


Robin Krasniqi vs Arthur Abraham – Full Fight by 109253pr

The post Nuk e keni parë duelin Krasniqi – Abraham ? Ja mundësia për t`i shikuar të gjitha rundet (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Gazeta e famshme gjermane tregon se kush e meritoi fitoren (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 03:52 PM PDT

Gazeta gjermane, "Bild": Fitore shumë e pastër Abraham
Gazeta gjermane Bild e ka konsideruar si të pastër dhe të bindshme fitoren e Arthur Abraham ndaj Robin Krasniqit, e cila u zhvillua sot dhe ishte e vlefshme për kategorinë super të mesme.

"Abraham i bën rrugë vetës drejt luftës për titull Kampion Bote", është titulli i gazetës gjermane Bild, në versionin online të saj.

Bild raporton se fitorja e Abraham ishte e bindshme, njofton Insajderi.

 

Për humbjen e Krasniqit ka reaguar edhe legjenda e boksit Luan Krasniqi, i cili ka thënë se Abraham ka fituar me meritë.

The post Gazeta e famshme gjermane tregon se kush e meritoi fitoren (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Fillojnë talljet me analistin e Klan Kosovës (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 03:44 PM PDT

Humbja e Haxhi Krasniqit ndaj Arthur Abrahamit është duke bërë bujë në rrjetet sociale, shkruan Periskopi.

Por, më shumë se humbja është duke bërë edhe komentimi i këtij meçi nga analistët që ishin të ftuar në televizionin Klan Kosova.

Njëri nga ata ishte këngëtari Robert Berisha, i cili ia huqte me komentet e tij rreth meçit.

Faqja satirike 'Carpi Club Albania' ka bërë një postim rreth komentimit të Robertit.

Ja postimi i tyre…/Periskopi

The post Fillojnë talljet me analistin e Klan Kosovës (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more