Skip to main content

“Vendet që nuk do të kenë rrymë ditëve të ardhshme” plus 9 more Ferizaj Press

“Vendet që nuk do të kenë rrymë ditëve të ardhshme” plus 9 more Ferizaj Press


Vendet që nuk do të kenë rrymë ditëve të ardhshme

Posted: 20 Mar 2017 11:36 AM PDT

Ja cilat janë ato:

Më 22,23,24,25.03.2017 në TS 35/10 kV Gjakova ll do të shkyçet:

Dalja 10/0.4 kV TS-350 (Kodi:81083016367) prej orës 09:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Ismail Qemailii (një pjesë), Mithat Frashëri, Gjon Bizaku dhe Konferenca e Bujanit.

Arsyeja e ndërprerjes: zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit. LOT 8.

Prishtinë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 23.03.2017 në TS 35/10 kV Drenasi do të shkyçet:

Dalja 10 kV Qendra Shkollore (Kodi:16021009) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla e mesme, Korotica, Sankovci dhe Fushtica.

Arsyeja e ndërprerjes: shtrirja e kabllove edhe energjizimi i transformatorit të ri. LOT 2.

2.

Më 22.03.2017 në TS 35/10 kV Fushë kosova ll do të shkyçet:

Dalja 10 kV Pozhegu (Kodi:15018016) prej orës 10:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: PTK-ja dhe banesat e Pozhegut.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e kthinës në transformator.

3.

Më 22.03.2017 në TS 110/10(20) kV Prishtina 7 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J38-Lagjja e Spitalit 4-1 (Kodi:19000038) prej orës 12:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Spitalit 4/1, Lagjja e Spitalit 4/2, NNP Guri, Shkolla, Burimi Comerce 2, Standard, VG Construction, Brajam Hoxha dhe Chelsea Point.

Arsyeja e ndërprerjes: zhvendosja e kthinave në transformator.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 22.03.2017 në TS 220/35/10 kV Podujevado të shkyçet:

Dalja 10 kV Podujeva 5 (Kodi:14000005) prej orës 10:30 deri në orën 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteti, Polonica, Lagjja Hoxheviq dhe Ballovci.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e ndarësit në NS 10/0.4 kV

2.

Më 22.03.2017 në TS 220/35/10 kV Podujevado të shkyçet:

Dalja 10 kV Letanci (Kodi:14000012) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Obrançë, Peran, Bradash, Bajqinë Katunishtë, Lepaj dhe Dobratini.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosjen e shtyllave edhe përçuesve.

Gjilan

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 22.03.2017 në TS 110/20(10) kV Kamenica do të shkyçet:

Dalja 10 kV Hogoshti (Kodi:62000004) prej orës 12:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hogoshtë, Shipashnicë, Poliqkë dhe Xhyrishevcë.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e nënstacionit të ri.

2.

Më 22.03.2017 në TS 110/20(10) kV Kamenica do të shkyçet:

Dalja 10 kV Koretini (Kodi:62000017) prej orës 10:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Koretinë Topanicë, Bllatë, Nitex, Crep, Kormian, Domorovc, Pompa, Hodonovc, Tasimi, Hodonocë, Seperacioni dhe Ujësjellësi Korinjan.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e transformatorit të ri.

Prizren

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Me 23.03.2017 në TS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gjinovci (Kodi:32000003) prej orës 10:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelaca, bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll,

Veseli në Trepçë, dëgjon kërkesat e minatorëve (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 11:35 AM PDT

Minatorët shfaqën shqetësimet e tyre për mungesën e mbështetjes së nevojshme për punësimin e minatorëve të rinj dhe për zgjidhjen e problemit të përvojës së punës dhe pensioneve të tyre. 

Minatori Kadri Selaci kërkoi më shumë mbështetje për Trepçën, pasi sipas tij aty mund të punësohen shumë minatorë të rinj. 

"Puna me këta pak punëtorë po ecë edhe ka me ecë edhe ma shumë. Kemi nevojë për punëtorë, kemi nevojë për status të pensionit, kemi nevojë për mjete pune. T'i kemi këto dhe puna ka me ecë edhe është duke ecë".  

Ndërsa Behxhet Vinarci, drejtues i prodhimit, kërkoi nga kryetari Veseli që të ndikoj që Trepça të trajtohet edhe me ligjet e ndërmarrjeve publike, si ndërmarrje e veçantë, ashtu siç është. 

"Ju kisha lutur që të bëni një ndikim të veçantë dhe Trepçën ta trajtoni si ndërmarrje të veçantë edhe rreth çështjes së organizimit osë rimëkëmbjes, për arsye se ligjet për ndërmarrjet publike nuk e trajtojnë si të tillë", tha Vinarci.  

Pasi dëgjoi idetë dhe kërkesat e minatorëve, kryetari Veseli tha se propozimet e tyre do ti shërbejnë për ndërtimin e vizionit të ri për rimëkëmbjen e Trepçës.  

"Minierat, në rastin konkret që po bisedojmë dhe me cilën ju jetoni, i mbani edhe familjet e juaja, ka rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet e juaja si minatorë por ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Minierat janë lokomotivat e zhvillimit ekonomik të Kosovës, transformimit industrial të Republikës së Kosovës", tha Veseli.   

Pas bashkëbisedimit me minatorët, kryetari Veseli drekoi me ta në mensën e Trepçës. 

Aksident trafiku në Kllokot: Vdes një person

Posted: 20 Mar 2017 11:26 AM PDT

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Kllokot-Viti.
Lajmin për Gazetën Monitor e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile.

"Fatkeqësisht njëri nga shoferët ka vdekur. Në këtë aksident që ka ndodhur në rrugën Kllokot-Viti kanë qenë të përfshira dy vetura civile. Personi që ka humbur jetën është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe për shkak të natyrës së rëndë të plagëve është dërguar në Prishtinë por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve", ka thënë Hashani

Ky është shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 11:14 AM PDT

Besnik Mirra është shqiptari që u arratis nga burgu i San Michele në Alessandria në Italisë mëngjesin e së premtes, së javës së shkuar.

Kërkimet janë ende në vijim për kapjen e 35-vjeçarit shqiptar, raportojnë sot mediat italiane.

Sipas autoriteteve italiane të burgjeve, i dënuari ka vuajtur 10 vite burgim për krime kundër pasurisë dhe duhet të dilte nga burgu në vitin 2024.

Mirra ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar, shkruan syri.net.I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë.

Alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për shqiptarin e arratisur, por deri më tani, arratia e Besnik Mirrës vazhdon.

Çifti i thjeshtë i Big Brother me historinë që prek secilin në zemër

Posted: 20 Mar 2017 10:10 AM PDT

Ejona ka lindur në qytetin e Beratit. Ajo ishte vajza e vetme e familjes. Në moshën 3-vjeçare, Ejona humbet babain e saj për shkak të leuçemisë. Jeta për të u bë edhe më e vështirë pasi mamaja Mimoza sëmuret rëndë kur Ejona ishte vetëm 8 vjeç.

Duke mos pasur shpresa, mamaja e le Ejonën si amanet tek halla e saj dhe pas një viti humbet jetën. Familja e re e priti Jonën si vajzën e tyre duke i dhuruar vetëm dashuri dhe ngrohtësi. Prindërit jobiologjikë të Ejonës janë Pranvera dhe Luan Tabaku dhe motra e saj eshte Esmeralda.

Në moshën 14-vjeçare Jona diagnostikohet me kancer. Pas shumë kimioterapive ajo arrin ta mposhtë sëmundjen.

Pavaresisht gjithë vuajtjeve, Jona është një njeri pozitiv.

Ademi është rritur në një familje të thjeshtë të Beratit. Ka qenë gjithmonë një djalë i dashur dhe i pastër, por nuk ka pasur mundësi të mëdha ekonomike. Momentin më të dhimbshëm të jetës ai kujton kur babai i tij pëson një parainfarkt dhe operohet nga zemra.

Në moshën 16-vjeçare, Jona njohu Ademin, dashurinë e saj të parë dhe të vetme. Jona e ka pëlqyer Adin që në momentin e parë që e ka parë. Lidhja e tyre rrodhi natyrshëm pa deklarata të mëdha. Para 2 vitesh ata bëhen me një djalë dhe e quajnë Artur, si babain e Jonës. Para 7 muajsh Jona ka humbur edhe babain e saj të dytë.

Ata janë fejuar dhe janë martuar në të njëjtën ditë, pasi në ditën e fejesës Jona vendos të veshë fustanin e bardhë pa i thënë askujt. Në ditën që Jona kishte zgjedhur fustanin e dasmës dhe do i tregonte gjyshit foton, merr lajmin se ai ka ndërruar jetë, pikërisht 40 ditë para fejesës së saj. Prandaj ajo realizon dëshirën e tij të fundit, që Jona të martohej. Janë një çift i bashkuar dhe i lumtur, të cilët ëndërrojnë të jenë fitues të Big Brother.

BB9, Sidrita – konkurrentja që është shpallur ‘Miss Pavarësia’

Posted: 20 Mar 2017 09:56 AM PDT

Sidrita është shpallur 'Miss Pavarësia 2012' dhe për këtë thotë se është gjëja më e bukur në jetën e saj, por tashmë shpreson që në Big Brother të afirmohet.

Ajo ka lindur në Tiranë, kurse familja e saj përbëhet nga nëna, motra dhe një vëlla më i vogël, i cili quhet Skënderbe.

Bukuroshja thotë se që e vogël ka qenë një vajzë mistrece, ndërsa pas lindjes së vëllait, ai ia ka marrë vëmendjen.

"Që e vogël kam qenë mistrece. Pas lindjes së vëllait në vitin 1997, i cili quhet Skënderbe, vëmendjen ma mori të gjithë ai", ka theksuar Sidrita.

Për të, momenti më i vështirë në jetë ishte ndarja nga jeta e babait të saj. "Në vitin 2001 babai im u nda nga jeta. Mua nuk m'u dha mundësia që të kem kujtime me të dhe ta kisha pranë në çdo hap të jetës time. Më kanë munguar përqafimet, mbështetjet dhe këshillat e tij dhe të ndihesha si ajo vajza e vogël e babit".

Ajo pohon se është në Big Brother për t'u afirmuar. "Unë dua të jem pjesë e Big Brother për të realizuar ëndrrën time, për të provuar këtë eksperiencë të re, e cila të ndodh njëherë në jetë. Unë pres një afirmim, domethënë që punët dhe eksperiencat e mija të shkojnë më tej".

 

Zbulohet lidhja mes ish-banorit dhe djalit super seksi të Big Brother 9 (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 09:51 AM PDT

Sapo ka filluar Big Brother 9 dhe ka filluar fushata për banorët.

 

Zbulohet miqësia e vjetër e ish-banorit të Big Brother 3 me djalin e videoklipeve Ervinin.

Shpeshherë ka ndodhur që banorët e rinj të jenë miq me ish-banorët. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë me Erion Zeqirajn. Ai i ka kushtuar një postim në Instagram mikut të tij garues.

"Me Ervinin e BBA9. Suksese shoku dhe shpresoj dhe uroj të qëndrosh më shumë se mua në shtëpin e Big Brother.

#ëin #champion #bigbrotheralbania9 #bigbrotheralbania #Ervinibba9"-shkruan Erioni karahas fotos së tyre

Djali i mjekut të njohur vetëm 14 vjeç dhe ka realizuar 5 filma

Posted: 20 Mar 2017 09:43 AM PDT

Ai është një personazh i njohur, kandidat për deputet i PS-së.

Bëhet fjalë për mjekun e njohur Petrit Vargu i cili ka qenë gjatë gjithë kohës kritik ndaj "Rilindjes".

Por sot ai ka një tjetër gëzim. Djali i tij duket se ka marrë rrugën e aktrimit, pasi tani është vetëm 14 vjeç dhe ka marrë pjesë në 5 filma.

"Im bir Samueli 14 vjeç në Gusht të këtij viti, në filmin e tij të pestë “Delegacioni”. Një foto gjatë pushimit me Sir Ndriçim Xhepa (Shëmbëlltyrë e fisnikërisë që po humb në Shqipëri)", shkruan Vargu në Facebook e tij

Vjen një lajm i mirë për pensionet invalidore dhe ato familjare

Posted: 20 Mar 2017 07:30 AM PDT

"Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezantova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar. Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshme, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional", ka shkruar ministri Abrashi në profilin tij në Facebook.

Këto dy skema të reja pensionale, sipas tij, e rrisin mirëqenien e qytetarëve.

"Këto dy skema të reja pensionale, e lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale", tha Arban Abrashi. 

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral

Posted: 20 Mar 2017 07:10 AM PDT

Të hënë në Ferizaj, është shënuar dita e shëndetit oral. Në këtë manifestim të përgatitur merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale, drejtues të QKMF-së, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në këtë manifestim kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u tha të pranishmeve se kjo ditë është shumë e veçante me vet faktin se po flitet për shëndetin oral.

"Hulumtimet që janë bërë pas luftës në Ferizaj për shëndetin oral, kanë treguar se një numër mjaft i madh fëmijësh, vuajnë nga dëmtimi i dhëmbëve, për shkak të sëmundjeve të rëndomta dhe për shkak të mungesës së kujdesit të mjaftueshëm. Prandaj, shtrohet nevoja që mjekësia familjare t'i shtojë aktivitete në terren për kontrollimin më të shpeshtë edhe parandalimin e sëmundjeve të gojës. Besoj se me një mobilizim dhe organizmin të duhur, mund të bëhen kontrolla të rregullta nëpër shkolla, të mbahen ligjërata nga ekspertët e shëndetit oral, si dhe të bëhen ndërhyrje të nevojshme tek fëmijët që kanë probleme me dhëmbët", ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje ka thënë se vitin e kaluar Komuna e Ferizajt në bashkëpunim edhe me QKMF-në kanë vendosur edhe karriga stomatologjike nëpër disa shkolle, vetëm e vetëm që të tregohet një kujdes më i madh sa i përket shëndetit oral.

"Do të bëjmë përpjekje edhe më tej që t'u ofrojmë më shumë mundësi fëmijëve dhe të rinjve tanë në këtë aspekt. Por kujdesin kryesor duhet ta kenë vetë fëmijët dhe prindërit e tyre, si dhe shkollat, ku duhet të ketë këshilla dhe ligjërata të shpeshta në këtë temë", ka përfunduar kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër shefi i sektorit të stomatologjisë Muhamet Ramadani, ka folur për sukseset e këtij sektori, me ç'rast ka falënderuar edhe të parin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për përkrahjen e pa rezervë të këtij sektori.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Burim Karameta, profesor dr. Adil Raka si dhe mysafirë të tjerë të pranishëm.

Në fund të këtij manifestimi stomatologë të ndryshëm janë nderuar edhe me mirënjohje në shenje falënderimi për kontributin e dhënë. U bë e ditur se gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete të shumta për rëndësinë e shëndetit oral.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more