Skip to main content

RTSH: “Maqedoni; Ivanov flet për herë të parë për zgjedhjet e reja” plus 9 more

RTSH: “Maqedoni; Ivanov flet për herë të parë për zgjedhjet e reja” plus 9 more


Maqedoni; Ivanov flet për herë të parë për zgjedhjet e reja

Posted: 20 Mar 2017 07:21 AM PDT

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka folur për herë të parë për mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve te reja si një rrugë për daljen nga kriza politike dhe institucionale që e ka lënë vendin për më shumë se tre muaj pa qeveri. Në drejtim të tij po bëhen apele nga komuniteti ndërkombëtar për dhënien e mandatit kreut te LSDM-se Zoran Zaev, i cili ka dëshmuar se ka shumicën parlamentare. Ivanov nga Hungaria, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, i është bashkuar linjës se VMRO-DPMNE-se. Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen dhe mbajnë qëndrim për të gjitha çështjet që dolën në periudhën pas-zgjedhore, duke iu referuar kështu platformës se partive shqiptare. Ne lidhje me këtë, Ivanov ka ritheksuar se ishte ky dokument qe thelloi krizën politike dhe se ai është bërë pengesë për krijimin e qeverise së re. "Si president nuk mundem dhe nuk do të lejoj që dikush të beje pazar me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luajë me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë. Mendoj se mbajtja e zgjedhjeve te tjera është një nga opsionet e mundshme pë zgjidhjen e këtij ngërçi." Lidhur me mosdhënien e mandatit për Qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, Ivanov ka theksuar se problem ka qenë afati kur janë dorëzuar firmat si argument për shumicë parlamentare dhe fakti se Zaevi nuk ka hequr dorë nga Platforma shqiptare.

PS synon 71 deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit

Posted: 20 Mar 2017 07:16 AM PDT

Kreu i PS-së njëherësh dhe kryeministri Edi Rama, u kërkoi deputetëve dhe strukturave të partisë rezultat më të lartë në zgjedhjet e 18 qershorit, krahasuar me ato të katër viteve më parë kur socialistët erdhën në pushtet pas tetë viteve në opozitë. Zoti Rama ka zhvilluar të hënën një mbledhje të kryesisë së PS dhe më pas me grupin e saj parlamentar. Burimet të besueshme thanë për RTSH-në, se zoti Rama pret që në këto zgjedhje, PS të mund të arrijë shumicën e thjeshtë të 71 mandateve, duke i dhënë vetes mundësi të mos kushtëzohet nga partitë e tjera në formimin e qeverisë së ardhshme.

Kryeministrja May njofton BE-në për daljen e Britanise prej saj

Posted: 20 Mar 2017 07:09 AM PDT

Kryeministrja britanike, Theresa May do të njoftojë zyrtarisht Bashkimin Europian gjatë së mërkurës së ardhshme, se Britania e Madhe do të nisë procesin e largimit nga blloku 28-anëtarësh. "Downing Street" njoftoi këtë të hënë se kryetarja e ekzekutivit britanik do t'u shkruajë një letër 27 krerëve të tjerë të BE-së, duke shtuar edhe pritshmërinë e saj se negociatat do të nisin sa më shpejt të jetë e mundur që pas aktivizimit të "nenit 50" të Traktatit të Lisbonës. Kjo lëvizje e Britanisë vjen 9 muaj pasi britanikët në tërësi votuan me 51.9% në favor të shkëputjes nga BE-ja në referendumin e qershorit të vitit të kaluar. Bisedimet mbi kushtet e largimit dhe marrëdhënieve të ardhshme dypalëshe nuk lejohen të zhvillohen tashmë për shkak të "nenit 50", por mund të nisin vetëm pasi Britania e Madhe të njoftojë BE-në se do të largohet. Nëse gjithçka shkon sipas udhërrëfyesit zyrtar të përcaktuar për negociata dyvjeçare, "Brexit" mund të bëhet realitet në mars të vitit 2019. Zëdhënësi shtoi se qeveria britanike dëshiron që negociatat të nisin sa më shpejt të jetë e mundur, por shtoi se "mirëkuptojnë tërësisht se, është e drejta e 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së që të marrin kohën e mjaftueshme për të rakorduar pozicionet e tyre".

Raporti i OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë

Posted: 20 Mar 2017 07:01 AM PDT

20 Marsi është dita e fundit e stinës së dimrit e po ashtu cilësohet si Dita Botërore e Lumturisë. Në këtë ditë u publikua edhe raporti i vitit 2017 lidhur me vendet më të lumtura në botë. Në vendin e parë sa i përket cilësisë së jetës dhe mirëqënies së qytetarëve renditet Norvegjia. Janë pikërisht vendet e Europës Veriore që konfirmohen si shtetet më të lumtura ndërsa vendet e Afrikës së bashku me Sirinë dhe Jemenin janë vendet ku jetohet më keq. Në listën e përbërë nga 155 shtete vendi ynë renditet i 109 i ndjekur nga Bangladeshi, Namibia, Kenia dhe Mozambik. Sa i përket rajonit tonë Kosova renditet në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 83, Greqia në vendin e 87,Maqedonia në vendin e 92. "Vendet e lumtura janë ato shtete që kanë një ekuilibër mes prosperitetit dhe kapitalit social që nënkupton një besim të lartë te shoqëria dhe besim te qeveria', shprehet Xhefri Saks këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në 10 vendet e para janë Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia. Në fund të listës renditen, Sudani Jugor, Guinea, Ruanda, Tanzania, Burundi etj. Ndërsa sa i përket shteteve të mëdha europiane renditet në vendin e 16 Gjermania e ndjekur nga Britania në vendin e 19 dhe Franca në vendin e 31. Ndërsa SHBA janë në vendin e 14. Një klasifikim i tillë i cili tregon se cilat shtetet janë më të lumtura bazohet në 7 faktorë: prodhimi i brendshëm bruto, shpresat për jetën, liria, zemërgjerësia ndaj qytetarëve, mbështetja sociale dhe niveli i korrupsionit në qeveri dhe biznes. Madje hartuesit e raportit shpresojnë që shumë shtete të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara të cilët kanë edhe një ministër të Lumturisë.

Paris; Alarm për bombë

Posted: 20 Mar 2017 06:48 AM PDT

Një alarm për bombë ka tronditur kryeqytetin francez. Zyra e prokurorit të financave në Paris është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë. Një zyrtar i policisë tha se ekspertët e eksplozivëve kanë rrethuar qendrën e Parisit. Policia është në kërkim për eksploziv në selinë e prokurorit financiar pas një kërcënimi në telefon. Zëdhënësja e prokurorisë tha se punonjësit presin jashtë ndërtesës, ndërkohë që kërkimi vazhdon. Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, pas një sërë sulmesh terroriste që kane lënë qindra viktima.

Basha: Qeveria Rama drejt rrëzimit!

Posted: 20 Mar 2017 06:40 AM PDT

Partia Demokratike nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pa u garantuar vota e lirë, përmes krijimit të një qeverie teknike. Kjo është përgjigja që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i dha deklaratave të kryeministrit, i cili u shpreh të dielën se nuk do të ketë qeveri teknike dhe se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e përcaktuar, në 18 qershor, pavarësisht nese opozita merr apo jo pjesë në to. “Fitorja e Shqipërisë europiane, republika e re që do të themelohet mbi votën e lirë të çdo qytetari shqiptar, zgjedhje pa garantuar votën e lirë ne nuk do të lejojmë. Nuk do të ketë zgjedhje fasadë. Ndaj bëji derman vetes, bëhu i zgjuar, jep dorëheqjen, hape rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme” ju drejtua zoti Basha kryeministrit Rama.
Duke iu referuar komunikimit që zoti Rama zhvilloi të dielën me qytetarët në Facebook, zoti Basha theksoi se megjithëse kreu i qeverisë pranoi se Shqipëria është në anomali, ai nuk ia njohu vetes përgjegjësitë për këtë situatë, dhe tha se do i shkojë deri në fund. “Si përgjigjen më të mirë ia dha në fund Aurel Plasari që i tha "Mos mor djalë se do përfundosh si Duçja". Rama, jemi këtu të të shpëtojmë lekurën që mos të përfundosh si Duçja. Edi Rama je i ikur!” tha zoti Basha.
Në takimin e zhvilluar me të rinj në çadrën e protestës së opozitës, kreu i demokrateve theksoi se gjasat janë që protesta në çadër nuk do të vijojë për shumë kohë, pasi qeveria aktuale është drejt rrëzimit.

Meta: Fuqizimi i gruas do të thotë fuqizim i familjes

Posted: 20 Mar 2017 06:24 AM PDT

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim të qytetit të Lushnjes. Në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë këtij takimi zoti Meta tha se fuqizimi i gruas do të thotë fuqizim i familjes dhe se kjo është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë të tronditur gjatë këtyre 26 viteve nga trauma të mëdha sociale.
"Fuqizimi juaj është fuqizim i familjes, është investim i drejtpërdrejtë. Një nënë çdo të ardhur më shumë që fiton do ta investojë për shkollën e fëmijës, për mirëqenien e familjes. Forcimi dhe fuqizimi i gruas dhe i nënës është fuqizim i familjes dhe kjo është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë të tronditur gjatë këtyre 26 viteve nga trauma të mëdha sociale, që përjeton vazhdimisht, për një pjesë të mirë të të cilave shkaktare është politika konfliktuale, që nuk merret me zgjidhjen e këtyre çështjeve sociale. Politika ka për detyrë t' i zgjidhë problemet, t'i pakësojë ato dhe jo t'i shtojë dhe t'i rëndojë" tha zoti Meta.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, zonja Erisa Xhixho, tha se LSI është e vetmja forcë politike që i jep shansin çdo të riu e çdo të reje për të kontribuar me vlerat që ka për Shqipërinë.
"LSI është e vetmja forcë politike që i jep shansin çdo të riu, çdo të reje për të kontribuar me vlerat, me kapacitetin e tij për një qytet më të mirë këtu në Lushnje për një vend më të mirë dhe më të zhvilluar, për Shqipërinë tonë. Fuqizimi ekonomik i gruas është shumë i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe social të saj. Prandaj të bëhesh pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim është t'i japësh shansin një gruaje të përfshihet në politikë dhe vendimmarrje" tha zonja Xhixho.
Ndërsa, Kryetarja e LGI-së, zonja Klajda Gjosha, u shpreh se fuqizimi ekonomik i gruas është një shans për familjen dhe për komunitetin.
"Ky është edhe mesazhi kryesor i LSI-së: t'i mbështesim njerëzit, të mbështesim komunitetin ku ne jetojmë, sepse vetëm këtu ne do të ecim përpara. LSI ka një slogan shumë të mirë, ndoshta më të mirin nga të gjithë partitë politike, sepse është realisht një shans për të gjithë. Është një shans për fuqizimin ekonomik të gruas, është një shans për familjen, është një shans për promovimin e grave dhe vajzave në politikë" tha zonja Gjosha.

Sport; Kategoria e parë sot në TVSH

Posted: 20 Mar 2017 04:44 AM PDT

Kategoria e Parë, e cila i ka luajtur të shtunën dy ndeshjet e para të javës së saj të 20-të, që është në fakt java e dytë e fazës së 3-të, ka vijuar të dielën me një tjetër takim. Bëhet fjalë për ndeshjen midis Lushnjës dhe Shkumbinit, u luajt pasdreke në Stadiumin "Roza Haxhiu" dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Vendasit fituan me shifrat 3-1 dhe kanë rimarrë kreun e renditjes së grupit B, me 26 pikë, dy më tepër sesa Bylisi, që mundi dje në Ballsh Tomorin me rezultatin 2-0. Ndërkohë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë sot edhe takimin e fundit të javës së 20-të të Kategorisë së Parë, atë midis Besëlidhjes dhe Burrelit. Kjo ndeshje, që luhet duke nisur nga ora 14:00, është e vlefshme për grupin A. Lezhjanët mbajnë vendin e dytë në renditje, me 23 pikë dhe do të synojnë të shkurtojnë hendekun prej 5 pikësh që i ndaj nga Kamza kryesuese. Ndërkohë, Burreli renditet i fundit në minigrupin e betejës për titull, me 13 pikë.

Partia Socialiste do të mbajë kongresin e saj zgjedhor në prill

Posted: 20 Mar 2017 04:35 AM PDT

Kryetari i Partisë Socialiste Ed Rama vendosi të mbledhë në muajin prill kongresin zgjedhor. Këtë zoti Rama ja bëri të ditur kryesisë së PS gjatë një mbledhjeje të mbajtur të hënën. Në këtë kongres do të prezantohet programi me të cilin socialistët do të shkojnë në zgjedhjet e përgjthshme të 18 qershorit, si dhe lista e kandidatëve për deputetë. Data e zhvillimit të kongresit do të vendoset nga Asambleja e PS e cila do të mblidhet në 2 prill, por ka shumë mundësi që ajo të jetë 29 prilli. Ndërkohë sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve regjistroi Partinë Socialiste si subjekt zgjedhor.

Shtëpia e Bardhë, shtohet siguria pas arrestimit të një personi

Posted: 20 Mar 2017 04:03 AM PDT

Shërbimi sekret amerikan ka përforcuar përpjekjet e sigurisë pasi një person hyri me makinë deri tek një pikë kontrolli në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mbrëmje dhe tha se kishte një bombë. Zyrtarët thonë se shoferi u arrestua menjëherë dhe automjeti iu bllokua. Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se është ndërmarrë një "hetim penal". Nuk ishte menjëherë e qartë nëse personi kishte vërtet bombë në makinë. Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai kaloi fundjavën në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, fundjava e tij e pestë atje që kur mori detyrën më 20 janar. Incidenti ndodhi vetëm pak orë pasi Shërbimi Sekret kapi një person që hyri në perimetrin e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë. Sipas njoftimeve, oficerët e Shërbimit Sekret mennjëherë e kapën dhe arrestuan personin. Më 10 mars, një burrë nga Kalifornia përshkoi tre barriera rreth Shtëpisë së Bardhë, dhe ia doli të mos kapej për mbi 15 minuta para se të kapej pranë një dere që çonte në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në ato moment.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more