Skip to main content

“Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?” plus 4 more Qysh me


Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?

Posted: 20 Mar 2017 03:32 PM PDT

Është provuar se kanella, domethënë pluhuri i kanellës, vepron si një nxitës.

Ajo konsumohet në rastet e lodhjes ekstreme.

Përgatitja: 2 filxhanë çaj me 15 ml ujë të ftohtë dhe kanellë.

Ngroheni këtë përzierje për 15 minuta dhe më pas filtrojeni.

Dozimi: 4 gota në ditë (të nxehtë ose të ftohtë), në orën 8.00, 11.00, 14.00 dhe 17.00 deri sa lodhja të zhduket.

Përfitime të tjera: çaji i kanellës shërben edhe kundër çrregullimeve të tretjes dhe mungesës së oreksit.

The post Qysh me u çlodhë me çaj kanelle? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura?

Posted: 20 Mar 2017 03:24 PM PDT

Shumë femra pëlqejnë ta ndryshojnë ngjyrën e flokëve.

Jo vetëm këtë, shpeshherë i dëmtojnë ato duke përdorur mënyra të ndryshme, tharës të flokëve dhe prodhime me kemikate që dëmtojnë flokët.

Trajtimi me majonezë pa kurrfarë dyshimi kjo është një ilaç klasik, por shumë efektiv.

Këtë maskë ta aplikoni vetëm një herë.

Përbërësit nga veza dhe uthulla janë të përsosur për kujdesin e flokëve, derisa i dhurojnë edhe shkëlqim dhe forcë.

Përgaditja:

Në mënyrë që t'i thithni vetitë nga kjo maskë e thjeshtë, duhet të aplikoni majonezë në flokun tuaj.

E lini të veprojë për gjysmë orë, më pas i shpëlani flokët me ujë të ngrohtë.

Floku juaj do të shkëlqejë si kurrë më parë.

The post Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i kombinu xhinset e ngushta?

Posted: 20 Mar 2017 02:37 PM PDT

Ne gjithnjë shohim modele të dobëta nëpër revista të modës, të cilat duken shumë me vetëbesim gjatë prezantimit të trendeve të reja të veshjeve.

Duke sikur ju mund të dukeni elegante vetëm nëse trupi juaj ka "përmasa të përkryer".

Bright Side ju bën me dije se ju mund të dukeni mrekullueshëm pavarsisht përmasave të trupit tuaj.

 

  1. Provoni xhinse me bel të mesëm dhe të lartë

Fatmirësisht, xhinset me bel të ulët, fundet dhe pantalloant nuk janë më në modë.

Tani janë në trend xhinset me bel të mesëm apo të lartë.

Xhinset e tilla të përkryera nxjerirn ën pah pjesët më të mira të figurës suaj trupore, dhe poashtu fshehin ndonjë mangësi të belit tuaj.

  1. Zgjedhni madhësinë e duhur

Zgjedhja e rrobave në madhësinë e gabuar është gjëja më e keqe që ju mund të bëni.

Kjo veçanërisht vlen për xhinset. Mos bleni xhinse të ngushta që të mos keni mundësinë të hyni në to. Askush nuk do ta vërejë numrin në etiketë.

  1. Kombinimi i ngjyrave ka rëndësi

Xhinset blu të errëta klasike apo nuanca tjera të theksuar, ju bëjnë të dukeni më të holla.

Për më tepër, këto lloj xhinse, jo vetëm që janë pjesë përbërëse e garderobës suaj, por që mund të kombinohen me çfarëdo lloj veshje tjetër.

  1. Zgjedhni këpucët e duhura

Këpucë me take, çizme mashkullore, këpucë të sheshta, të gjitha këto krijojnë një pamje shumë mbresëlënëse nëse kombinohen si duhet.

Zgjedhni këpucë elegante në ngjyra neutrale, apo zgjedhni një ngjyrë që është e njejtë si ngjyra e xhinseve tuaja.

 

The post Qysh me i kombinu xhinset e ngushta? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë uthull të mollës?

Posted: 20 Mar 2017 02:01 PM PDT

Merren pesë kg mollë të egra (ose edhe të buta) të paspërkatura me kimikate, lahen mirë, priten dhe bluhen me makinë të thjeshtë për bluarjen e mishit.

Masa vendosët në enë të emaluar, kavanoz, qelq, etj; dhe mbushet me ujë aq sa ta lagë masën e bluar.

Në këtë sasi mund të vendosën edhe 20-50 gramë sheqer i bluar.

E tëra mbulohet me garzë dhe vendosët në vend të nxehtë (në dimër), ose në vend me diell, për 20 ditë. Gjatë kësaj kohe, vetvetiu me nxehjen e masës, përfitohet uthulla e mollës, e cila vendosët në shishë (e kulluar) dhe ruhet në vende të ftohta e të errëta.

Por uthulla e mollës mund të përgatitet edhe nga lëkurat e mollës.

Për këtë lëvoret e mollëve të qëruara në përpjesëtim 1:1 duhen vendosur në një kavanoz më të madh (1 kg lëvore me 1 litër ujë).

Sipër lëvoreve vendosët uji i sheqerosur sipas dëshirës. Kavanozi mbyllet me pece pambuku.

Pas 3-4 javëve fitohet uthulla e mollës.

Për infektivët virusale dy lugë uthull molle përzihen me 2 lugë mjaltë dhe me gjysmë gotë uji të nxehtë. Me këtë përzierje shpëlahet fyti dhe pihen disa lugë gjatë ditës.

Shpëlarja e fytit duhet përsëritur katër herë në ditë, ndërsa personat me fyt tejet të ndjeshëm këtë mund ta bëjnë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje.

E njëjta mënyrë, por në sasi më të vogël të uthullës së mollës, aplikohet edhe të fëmijët, por mbi moshën pesëvjeçare.

The post Qysh me përgaditë uthull të mollës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për fytyrë të thatë?

Posted: 20 Mar 2017 01:30 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë sodë buke
  • 3 kapsula omega 3
  • pak qumësht.

Kombinohen në një enë të gjithë përbërësit.

Lehtësisht fërkojeni fytyrën me këtë maskë.

Lihet të thahet për 10 minuta.

Pastrohet me ujë duke e masazhuar fytyrën.

Soda e bukës largon lëkurën e vdekur.

Mjalti hidraton lëkurën dhe ka veti anti-bakteriale.

Omega 3 mbron dhe riparon lëkurën.

The post Qysh me përgaditë maskë për fytyrë të thatë? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more