Skip to main content

“Pas 10 viteve bashkë, fund martesës” plus 9 more 24 ore lajme

“Pas 10 viteve bashkë, fund martesës” plus 9 more 24 ore lajme


Pas 10 viteve bashkë, fund martesës

Posted: 21 Mar 2017 08:28 AM PDT

Ish-ylli i Spice Girl, Mel B, është duke u divorcuar nga bashkëshorti Stephen Belafonte pas 10 vitesh të zhurmshme martesë, raporton "Daily Mail". Ylli i "American's Got Talent" ka bërë kërkesën për divorc ditën e hënë, për shkak të debateve dhe grindjeve të dhunshme. 41-vjeçarja, e cila është martuar me producentin në Las Vegas në ...

“Rita e frikësuar. Përjeton makthe”

Posted: 21 Mar 2017 08:25 AM PDT

Ajo përjetoi një grabitje në 2015, kur dikush hyri në shtëpinë e saj, ndërkohë që ajo po flinte. Pas gjithë kësaj historie të tmerrshme, Rita Ora ka treguar se tashmë ka ndërtuar një dhomë moderne me një sistem të lartë sigurie në shtëpinë e saj në Londër. Këngëtarja 26-vjeçare e "Body On Me" i është ...

LIBRA do hyjë në zgjedhje

Posted: 21 Mar 2017 08:20 AM PDT

Ben Blushi i LIBRA-s ka gjetur një formë origjinale për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Nëpërmjet shpërndarjes "online" të një formulari me 21 pyetje, partia e tij ka ftuar të bëhet pjesë e këtij procesi çdo person që, përveç kushteve ligjore, përmbush edhe 3 kritere të tjera. "Ne duam të kandidojmë sa më shumë njerëz ...

Zgjedhjet pa PD, KQZ nis plotësimin e vendeve bosh në KZAZ

Posted: 21 Mar 2017 08:15 AM PDT

Partitë e opozitës nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Partia Demokratike dhe Partia Republikane shkelën kështu afatin e fundit për dorëzimin e emrave për KZAZ-të. Data e zyrtare për të përmbyllur procesin ishte 5 marsi, por KQZ toleroi një hapësirë 15 ditore që sërish nuk u mor në ...

Hahn: Shkupi duhet të ketë qeveri të re dhe reforma, rruga për në BE është e hapur

Posted: 21 Mar 2017 08:08 AM PDT

Johannes Hahn, eurokomisioneri për zgjerim, është duke i mbajtur takimet e tij me partitë politike që kanë siguruar ulëse në përbërjen më të re të kuvendit të Maqedonisë. Në profilin e tij në Twitter, Hahn thotë se rruga e BE-së është e hapur për Shkupin, por koha ecën. Hahn thotë se është i nevojshëm një ...

Hoxhaj: Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën

Posted: 21 Mar 2017 07:50 AM PDT

Në ditën e dytë të qëndrimit të Washington, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. "Hoxhaj ka takuar kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ...

Gjuriq në Kosovë: Investimi në arsim mbijetesë për popullin serb

Posted: 21 Mar 2017 07:45 AM PDT

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq, të cilit iu lejua sot hyrja në Kosovë, ka deklaruar që investimi në edukim është një investim në të ardhmen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova. Gjuriq gjithashtu vizitoi ndërtesën e re të Shkollës Bujqësore, paralelja në Leshak, e cila ...

Riatdhesimi i mijëra të ikurve nga Kosova

Posted: 21 Mar 2017 07:38 AM PDT

Të paktën 32 mijë qytetarë të Kosovës të larguar nga vendi në valën e ikjes, dy vjet më parë drejt vendeve të Bashkimit Evropian janë riatdhesuar, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Riatdhesimi i tyre thuhet se është bërë qoftë në mënyrë vullnetare, në disa raste, por edhe me forcë. ...

Tahiri në Bruksel, takimi i parë i Grupit të veçantë Kosovë-BE në kuadër të MSA-së

Posted: 21 Mar 2017 07:35 AM PDT

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri po qëndron sot në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe ...

Zbardhet takimi i Berishës me Lu: Katër arsyet pse opozita është në çadër (akuza edhe për Soros)

Posted: 21 Mar 2017 07:23 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale politike në vend. Takimi zgjati rreth 1 orë ndërsa Berisha ka shprehur gjithë kritikat, akuzat dhe rezervat e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. NJOFTIMI I PLOTE Sot ish-kryeministri Berisha priti në ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more