Skip to main content

Lajmi.net: “Besniku sjell versionin remix të këngës “Alo” (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Besniku sjell versionin remix të këngës “Alo” (Video)” plus 8 more


Besniku sjell versionin remix të këngës “Alo” (Video)

Posted: 24 Mar 2017 03:58 PM PDT

Kënga e tij erdhi në këtë version pas dz muajsh që kishte publikuar këtë këngë në versionin tjetër, shkruan lajmi.net.

Duket se këngëtari, pasi e kishte parë që kënga e publikuar dy muaj më parë u prit shumë mirë nga publiku, ai e pa të arsyeshme ta sjell atë edhe në versionin remix.

2po2 njihet për një numër të madh hitesh, disa prej tyre në bashkëpunim me artistë të njohur të skenës muzikore shqiptare. /Lajmi.net/

Bunjanki: Ardhja e Hadërgjonajt do të na zgjidhte shumë probleme

Posted: 24 Mar 2017 03:55 PM PDT

Kosova edhe në humbjen ndaj Islandës, pati probleme të mëdha në mbrojtje, që vinin nga krahët, ku cekët paraqitja jo e mirë e Fanol Përdedajt.

Por, trajneri Albert Bunjanki beson një lojtar si Hadërgjonaj do të zgjidhte problemet në mbrojtje.

"Ardhja e Florent Hadërgjonaj definitivisht do të na zgjidhet problemet e konkurrencës në atë pozicion, pastaj edhe ardhja e Loretit", ka deklaruar Bunjaki./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Kishte humbur lodrën e tij, fëmija palestinez tmerrohet nga ushtarët izraelit (Video)

Posted: 24 Mar 2017 03:52 PM PDT

Tetëvjeçari Sufian Abu Hitah nuk iu kishte bind urdhrave të nënës që të mos largohet nga shtëpia e gjyshit, pasi ai kishte dalë nëpër rrugë për ta kërkuar lodrën që e kishte humbur, kur u kap nga një grup prej rreth 15 ushtarëve të cilët i kërkuan në gjuhën arabe t'ua tregojë emrat e fëmijëve të cilët kishin gjuajtur gurë dhe koktej molotovi afër vendbanimit izraelit në Kiryat, transmeton Telegrafi.

Me sy të mbushur me lot, vogëlushi u kishte thënë ushtarëve se nuk din asgjë.

Sidoqoftë, ai është tërhequr zvarrë dhe është futur shpi për shpi edhe pse kishte mbathur vetëm çorape.

Por pas kësaj skene të pakëndshme në ndihmë i dolën disa gra, të cilat e tërhiqnin me forcë nga duart e ushtarëve të cilët pas një orë e liruan.

Sipas organizatës izraelite për të drejtat e njeriut B Tselem, incidenti që ishte filmuar nga dy banorë lokalë ka ndodhur më 19 mars.

Futbollistët e Kosovës takohen me familjarët pas humbjes nga Islanda (FOTO)

Posted: 24 Mar 2017 03:46 PM PDT

Veprim i guximshëm! Reperi i njohur “godet” presidentin Trump me këtë këngë (Video)

Posted: 24 Mar 2017 03:45 PM PDT

"The Heart Part 4" është kënga e cila flet për Trumpin, Rusinë si dhe zhvillimet e fundit politike, shkruan lajmi.net.

Në refrenat e këngës thuhet "Presidenti Trump është një shkop i thatë, e di si ndihesh…

Thuaju që Zoti po vjen..

Rusisë i duhet butoni "reply".." këto janë disa nga vargjet e këngës së Kendrick. /Lajmi.net/

Sulm në Lille të Francës: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Posted: 24 Mar 2017 03:42 PM PDT

Mediat franceze raportojnë se të paktën tre persona janë lënduar përfshirë një 14 vjeçar.

Identiteti i personave të lënduar në sulm nuk është bërë i ditur.

Ngjarja vjen në kohën kur Franca është në alarm të sigurisë së lartë pas sulmeve terroriste në 12 muajt e fundit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Memushaj: Nuk e prisja atë nga tifozët shqiptarë

Posted: 24 Mar 2017 03:42 PM PDT

"Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, patëm raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam, në rastin e parë Italia na bëri direkt gol.

Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo shpresë".

"Më erdhi pak gjynah për tifozët tanë, që janë special. Të them të drejtën nuk e prisja, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Aty ishin edhe "Tifozat Kuq e Zi" që desha t'i falënderoja, se në një moment të vështirë më kanë qëndruar afër", ka thënë Memushaj për incidentin në fushë.

Besart Berisha tregon fajtorin e humbjes nga Islanda

Posted: 24 Mar 2017 03:35 PM PDT

 

"Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë. Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina. Ato gola nuk është dashur t'i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje", ka thënë Berisha.

Flet Atdhe Nuhiu, sulmuesi që debutoi me gol te Kosova

Posted: 24 Mar 2017 03:32 PM PDT

Nuhiu shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 1-2 ndaj Islandës në kuadër tëkualifikimeve për Botërorin "Rusia 2018".

Pas takimit Nuhiu ka thënë se nuk është edhe aq i gëzuar për golin e shënuar për shkak se ekipi humbi.

"Për mua debutimi me gol është dytësore, pasi kemi hyrë në fushë për fitore, dhe për këtë nuk gëzohem aq shumë pasi humbëm", është shprehur Nuhiu.

Ai më tutje ka thënë Islanda nuk e ka merituar fitoren.

"Unë jam i bindur se Islanda këtë lojë nuk e ka merituar ta fitojë. Kemi jashtëzakonisht talent të mirë, ky është një hap tjetër. Në këtë ekip futbolli shqiptar do të ketë shumë suksese. Besoj se ky grup i lojtarëve mund të shkojë shumë përpara, por kjo duhet të shkojë ngadalë, dhe duhet të kemi durim", ka thënë Nuhiu.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more