Skip to main content

“Lagja ‘Hamëz Jashari” e kryeqytetit pa rrymë” plus 9 more GazetaBlic

“Lagja ‘Hamëz Jashari” e kryeqytetit pa rrymë” plus 9 more GazetaBlic


Lagja ‘Hamëz Jashari” e kryeqytetit pa rrymë

Posted: 21 Mar 2017 12:09 AM PDT

Qysh në orët e hershme të mëngjesit të së martës, lagja 'Hamëz Jashari' në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike.

Banorët e kësaj lagje kanë bërë të ditur se as në këto momente nuk ka energji elektrike.

Të kontaktuar nga KosovaPress-i në KEDS thonë se kjo është shkaktuar nga prishja e rrjetit elektrik, duke thënë se do të dërgojnë menjëherë ekipet e KEDS-it për të sanuar prishjet.

Ndryshe, kjo kompani vazhdimisht njofton për reduktime të energjisë elektrike nëpër disa zona të Kosovës, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit. Megjithatë, në njoftimin e fundit të KEDS, nuk janë planifikuar ndërprerje të energjisë në lagjen 'Hamëz Jashari' të Prishtinës.

The post Lagja 'Hamëz Jashari" e kryeqytetit pa rrymë appeared first on GazetaBlic.

Ankoheni se nuk keni fat në dashuri? Me këto 3 mënyra e dëboni nga ju!

Posted: 21 Mar 2017 12:03 AM PDT

Që ta tërhiqni dashurinë në jetën tuaj, duhet ti ndërpritni këto zakone të këqija!

Jetoni akoma në të kaluarën

Nëse ndjeni se akoma emocionalisht jeni e ngatërruar me ishin dhe shpesh e kapni veten se si edhe më tutje i kontrolloni profilin në Facebook apo akoma interesoheni për të, ndoshta nuk është ide e mirë të vazhdoni më tutje. Jepni vetes akoma kohë dhe tentoni të përmbaheni nga spiunimi i ishit, me të cilin sigurisht gjërat nuk kanë funksionuar. Një ditë do të qesheni me të gjitha këto, kur në vend të tij do të vijë ndonjë më i mirë, i cili do të ju përshtatet më shumë për gjithçka.

E akuzoni veten për lidhjet e dështuara

Gjithkush përballet me ndarjen në mënyrën e vet. Përderisa disa i akuzojnë partnerët për dështim të lidhjes, të tjerët pra akuzojnë veten, për gjithçka që ka shkuar keq dhe në fund ka ardhur deri te ndarja. Në fakt, ata që akuzojnë veten, kanë tendencë që edhe të vuajnë më gjatë. Por një hulumtim tjetër, i psikologut Craig Malkin nga Harvard, ka zbuluar se si njerëzit që kanë përjetuar abuzim emocional në fëmijëri, kanë më tepër prirje për sjellje të tillë, gjegjësisht të shikojnë veten si një problem.

Mendoni tepër

Edhepse në jetë duhet menduar për gjithçka, edhe këtu nuk duhet tepruar që të mos krijoni kundërefekt. P. sh. shumë njerëz mendojnë se nuk do të munden të ekuilibrojnë mes familjes, karierës, jetës shoqërore dhe marrëdhënies romantike, gjë që në fakt është gjithçka në menaxhimin e kohës. Nëse keni njohur dikë interesant, mos e refuzoni vetëm pse mendoni se nuk do të keni kohë për të gjitha. Më parë bisedoni dhe vendosni rregulla dhe nëse atëherë nuk shkon, pastaj merrni hapat e duhur.

The post Ankoheni se nuk keni fat në dashuri? Me këto 3 mënyra e dëboni nga ju! appeared first on GazetaBlic.

4 Shenjat e horoskopit që nuk duan ta shohin veten e tyre të martuar

Posted: 20 Mar 2017 11:52 PM PDT

Sipas ekspertëve, janë 4 shenja të horoskopit që nuk duan ta shohin veten e tyre të martuar.

Ata janë: Dashi, binjakët, shigjetari dhe ujori.

1. Dashi
Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Sipas intv.al pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen . Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

2. Binjakët
Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjakë e shikon se partneri po tenton t'i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

3. Shigjetari
Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t'i marrë lirinë.

4. Ujori
Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujro largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.

The post 4 Shenjat e horoskopit që nuk duan ta shohin veten e tyre të martuar appeared first on GazetaBlic.

21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë

Posted: 20 Mar 2017 11:48 PM PDT

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t'i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor. Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura etj. e në të njëjtën kohë të mbështesë poetët e rinj, t'i promovojë ato dhe të krijojë një imazh tërheqës për poetin, që shpeshherë shihet si dikush që nuk është më në modë.

Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj. Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

Megjithëse shumë prej nesh e pëlqejnë poezinë, ose më mirë parapëlqejnë ta përdorin atë sidomos në komunikimin me personin e zemrës, poezia në ditët tona nuk lexohet më aq shumë sa vite më parë. Nëse do t'i hidhnim një sy librave të hedhura në treg nga shtëpitë botuese volumi më i madh i veprave i përket romanit, pra prozës, ndërkohë që librat me poezi janë shumë më të rrallë. Kryesisht ato në masën më të madhe i përkasin letrarëve të rinj, që gjithnjë e nisin rrugën e letrave me vjershat e para të shkruara në kohën e adoleshencës. Nuk mungojnë edhe botimet nga emra tashmë të njohur në këtë lëmë, por që janë gjithnjë e më të pakta.

Për t'u nënvizuar është dhe një fakt tjetër që vihet në dukje e pranohet si nga kritikët, por edhe nga poetët; poezi cilësore ka shumë pak. Kjo dhe për vetë specifikën e poezisë, që gjithnjë është konsideruar si një gjini më elitare sesa proza.

Në Kosovë kjo ditë sot shënohet në Rahovec, në qendrën kultuore të këtij qyteti 'Mensur Zymberaj'.

The post 21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë appeared first on GazetaBlic.

Tragjedi ajrore në Sudan, rrëzohet avioni me 44 pasagjerë në bord (VIDEO)

Posted: 20 Mar 2017 11:43 PM PDT

Një avion me 44 pasagjerë në bord është rrëzuar sot në Sudanin e Jugut.

Nga raportimet në mediat ndërkombëtare mësohet se kanë arritur të mbijetojnë 14 vetë, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 me orën lokale.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i  South Supreme Airline i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

The post Tragjedi ajrore në Sudan, rrëzohet avioni me 44 pasagjerë në bord (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Ka ndërruar jetë Asllan Hyseni, mjeshtër dhe dizajner ndriçimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Posted: 20 Mar 2017 11:36 PM PDT

Për angazhimin dhe kontributin e tij profesional, në vitin 2012, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është nderuar me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit.

Më 20.03.2017, në Prishtinë, ka ndërruar jetë punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës, mjeshtri dhe dizajneri i ndriçimit, Asllan Hyseni (1952 – 2017). Ai u lind në Gragjenik të Dardanës më 29.06.1952. Në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka punuar prej vitit 1980 e këndej, fillimisht si mjeshtër i zërimit e, më pas, si mjeshtër ndriçimi. Në fushën e ndriçimit ka kryer disa kurse dhe trajnime specializimi në Lubjanë, Zagreb dhe Beograd. Përveç në Teatrin Kombëtar të Kosovës, si mjeshtër dhe dizajner ndriçimi, deri në fund të jetës së tij, ka punuar edhe në teatrot e tjera të Kosovës. Për angazhimin dhe kontributin e tij profesional, në vitin 2012, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është nderuar me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit.

Me këtë rast, Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi duke shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij të shumtë. "Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës vlerëson se vdekja e Asllan Hysenit është një humbje e madhe për skenën teatrore kosovare. Ai do të mbahet mend dhe do të kujtohet nga ne të gjithë për angazhimin, përkushtimin, bashkëpunimin dhe profesionalizmin e tij në fushën e teatrit. Ne të gjithë lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe në botën e përtejme. Pastë dritë të përjetshme ashtu sikundër dritat e skenës, me të cilat ai, në gjallje të tij, i ndriçoi shfaqjet e shumta teatrore", thuhet mes të tjerash në telegram ngushëllimin.

The post Ka ndërruar jetë Asllan Hyseni, mjeshtër dhe dizajner ndriçimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës appeared first on GazetaBlic.

Poston fotografi për të treguar fustanin e ri, por shikoni në çfarë gjendje është dhoma saj (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 11:34 PM PDT

Para se të dilte në mbrëmje, një vajzë e quajtur Alyssa nga New Orleansi i Shteteve të Bashkuara, e ka postuar në Twitter fotografinë ku tregon fustanin e ri.

Veshja elegante ia zbulon shumë këmbët dhe gjoksin, duke ia shfaqur trupin e bukur, por vëmendja tash është diku tjetër, transmeton Telegrafi.

Fustani elegant, por dhoma duket tmerr.
Dhoma saj e gjumit, ku ajo kishte bërë 'selfie' para pasqyrës, është dukur shumë "interesante". Rroba, këpucë, kozmetikë dhe gjësende tjera ishin të shpërndara nëpër dysheme…

Gjësendet e shumta të shpërndara në dysheme

Shumë shikues e kanë kritikuar atë, duke konsideruar se më mirë do të ishte ta pastronte dhomën, sesa të dilte në mbrëmje. Madje, dikush e ka realizuar edhe një editim, duke e shfaqur atë në një dhomë të rregulluar si duhet.

Kështu do të dukej më bukur

"Kjo nuk është e vetmja, shumë femra duken elegante, ndërsa shtëpitë e tyre janë si mos më keq", është komentuar ky rast.

The post Poston fotografi për të treguar fustanin e ri, por shikoni në çfarë gjendje është dhoma saj (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Sot dita e parë e pranverës

Posted: 20 Mar 2017 11:27 PM PDT

Sot është dita e parë e njërës nga stinët më të bukura, e pranverës, me të cilën vinë ditët e ngrohta.

21 marsi është dita e parë e stinës së pranverës, e cila sipas kalendarit gregorian fillon në ora 5:30 të mëngjesit.

Në kohën e caktuar qendra e diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment dielli nga hemisfera jugore qiellore, do të kalojë në hemisferën veriore qiellore.

Dita e parë e pranverës njohët si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.

The post Sot dita e parë e pranverës appeared first on GazetaBlic.

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar Heroit Xheladin Gashi – Plaku

Posted: 20 Mar 2017 11:24 PM PDT

Posta e Kosovës, sot do të lëshojë në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar Heroit të Kombit, gjeneral Xheladin Gashi – Plaku.

Sot bëhen 12 vjet e ndarjes nga jeta të Gjeneral Xheladin Gashit, i njohur si Plaku.

Gjeneral Plaku një jetë të tërë ia kushtoi atdheut, pasi veprimtari atdhetare zhvilloi edhe para themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plakun e gjeti vdekja në krye të Shoqatës "Miqtë e TMK-së". Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen "Heroi i Kombit".

The post Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar Heroit Xheladin Gashi – Plaku appeared first on GazetaBlic.

Hapet kafiteria ku mund të provoni “Një shije më ndryshe”

Posted: 20 Mar 2017 11:20 PM PDT

Shoqata Down Syndrome Kosova, ne kuadër te fushatës të shënimit të Ditës Botërore te Personave me sindromën Down, me moton "Një shije më ndryshe" promovon kafiterinë "X 21", ku janë të inkuadruar personat me sindromën Down.

Kafiteria është në rrugën "Kosta Novakoviç", afër Hotel "Prishtina" dhe do të jetë e haur nga ora 9:00.

The post Hapet kafiteria ku mund të provoni "Një shije më ndryshe" appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more