Skip to main content

INSAJDERI: “Paditet Qeveria e Kosovës” plus 19 more

INSAJDERI: “Paditet Qeveria e Kosovës” plus 19 more


Paditet Qeveria e Kosovës

Posted: 22 Mar 2017 10:01 AM PDT

Dikur punëtorë të një fabrike që prodhonte tuba, më pas grevistë për të marr paratë që shteti ua ka borxh si kompensim, e tash si paditës të vetë Qeverisë së Kosovës.

Këta ish-punëtorë të Fabrikës së Tubave në Ferizaj, kanë dorëzuar sot kallëzimin penal ndaj personave që janë përgjegjës për borxhin rreth 25 milionësh që shteti ua ka këtyre punëtorëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati Haxhi Millaku, i cili ka shtuar se padia u bë pasi ka material të bollshëm.

Kallëzimi penal është ngritur në Prokurorinë e Shtetit, e siç thonë këta punëtorë, fajtorë për këtë gjendje është vetë Qeveria e Kosovës dhe Isa Mustafa në krye të saj.

Ata fajtorë i shohin, përveç Isa Mustafës, edhe anëtarët e bordit të AKP'së.

Po ashtu, për këto para pati dhënë vendim edhe Gjykata Kushtetuese, duke obliguar Qeverinë që t'ua paguajë atë borxh punëtorëve.

Ndryshe, sipas raportimeve të mëhershme, rreth 900 punëtorëve të kësaj fabrike, shteti i Kosovës ua ka borxh mbi 25 milionë euro./gazetametro.net

 

The post Paditet Qeveria e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Altman: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’

Posted: 22 Mar 2017 09:48 AM PDT

Ish drejtori i degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, Franz Lothar Altmann, i tha Radios Evropa e Lirë, se 'shqiptarët [kudo në Ballkan] janë të vetëdijshëm për faktin se sa kundërproduktive për ta është ideja e Shqipërisë së Madhe".

Altmann, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, foli për zhvillimet në gjithë Ballkanin dhe iu referua edhe situatës në Maqedoni, me theks në 'platformën shqiptare që ka nxitur një reagim në shoqërinë e atjeshme'

"Nëse flisni me shqiptarët do ta shihni se janë shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë e Madhe. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e "Shqipërisë së Madhe". Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës", tha Altmann.

Duke iu referuar marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Altmann tha se 'asnjëra palë nuk ka treguar vullnetin që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel".

Sipas tij, asnjëra palë "nuk ka treguar mirëkuptim për domosdonë e normalizimit të marrëdhënieve sepse jetojnë njëri pranë tjetrit".

"Në vend të kësaj po i theksojnë dallimet", tha Altmann për Radion Evropa e Lirë.

Franz Lothar Altmann e cilësoi si “të dobët Bashkimin Evropian në këtë moment" meqë, sipas tij, po përballet me "problemin e BREXIT, me gjendjen e rëndë në Hungari, Poloni dhe është në pritje të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani".

"Prandaj BE-ja më shumë është e përqendruar në çështjet e brendshme se sa në zhvillimet në rrethinën e saj. Kjo natyrisht e ngarkon më tepër gjendjen në Ballkan", tha Franz Lothar Altmann.

 

The post Altman: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e 'Shqipërisë së Madhe' appeared first on INSAJDERI.

Vritet një grua në incidentin terrorist afër parlamentit britanik

Posted: 22 Mar 2017 09:30 AM PDT

Një grua është vrarë ndërsa një polic është therur me thikë jashtë parlamentit anglez, në atë që policia është duke e cilësuar si një incident terrorist, njofton BBC.

Sulmuesi, i cili është vrarë nga policia, raportohet se para se të futej në ndërtesën e parlamentit ka goditur disa këmbësore me veturën e tij.

Deputetët që kanë qenë afër vendit të ngjarjes kanë thënë se kanë dëgjuar tre apo katër të shtëna me armë ndërsa stafi i parlamentit është obliguar të qëndrojë brenda në zyrat e tyre./Insajderi.com

 

 

The post Vritet një grua në incidentin terrorist afër parlamentit britanik appeared first on INSAJDERI.

Gjenerata e re e terroristëve në Greqi

Posted: 22 Mar 2017 09:23 AM PDT

Alarm terrori në Athinë: në një qendër postare janë gjetur tetë paketa me ekpsloziv. Ato janë dërguar në adresat e shefit të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, drejtorit të ESM Klaus Regling dhe institucionet financiare.

Ekspertët e sigurisë në policinë greke i kanë gjetur këto paketa të hënën në mbrëmje dhe i kanë dërguar në analiza, të cilat do të zgjasin më shumë, deri sa të sigurohen gjurmët e gishtave dhe gjurmën e ADN-së, njofton televizioni Skai. Thuhet se dërgesat postare “kanë qenë të njëjta”, sikur dy letra-bombë të gjetura në botën e jashtme. Të mërkuren është gjetur një paket në Ministrinë e Financave në Berlin, ndërsa të enjten në Zyrën e Fondit Montetar Ndërkombëtar në Paris. Një bashkëpuntore që e ka hapur letrën është dëmtuar. Presidenti francez François Hollande foli për “atentat”. Letrat dhe pakteta janë dërguar nga grupi terrorist grek “Betim i qelizave të zjarrit”, që është paraqitur në vitin 2008.

Është menduar se ky grup është shkatërruar, pas arrestimit të 60 anëtarëve dhe simpatizantëve të tij. Por ndërkohë sërish ka marrë përgjegjësinë për akte të dhunshme: në tetor 2016 grupi ka vënë një bombë në shtëpinë e një gjykatësi. Të enjten ka marrë përgjegjësinë për dërgimin e paketit në Ministrinë e Financave në Gjermani. Dyshohet se organizata ka edhe plane të tjera.

“Duhet të presim letrat me të cilat marrin zyrtarisht përgjegjësinë dhe të analizojmë objektivat e mundshme që mund të jenë në shënjestër”, thotë Mary Bossi, profesore e sigurisë në Univeristetin e Pireut. Në Greqi ka një gjeneratë të re të terroristëve të dhunshëm, të cilët përfitojnë nga gjendja e rëndë ekonomike e njerëzve atje. Ajo dallon nga grupi terrorist “17 nëntori”, i cili në Greqi ka vrarë 23 persona në periudhën prej vitit 1975 – 2000. “Dikur në shënjestër kanë qenë personat e klasës sunduese. Ndërsa organizata e re terroriste pohon se as njerëzit e rëndomtë nuk janë të pafajshëm, sepse nuk po bëjnë asgjë dhe nuk po çohen në kryengritje”, shpjegon Mary Bossi.

Largimi nga marksizmi-leninizmi

rushti i fundit i fuqishëm ndaj terrorizmit në Greqi ka ndodhur në shtëtor 2014, kur është arrestuar kryeterroristi Nikos Maziotis. Dyshohet se grupi i tij “Lufta Revolucionare” ka qenë i përfshirë në sulmet ndaj rezidencës së ambasadës gjermane në vitin 2013. Ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur gisht edhe në sulmin e dështuar në një stacion hekurudhor para pesë vitesh. Për fat, ky sulm është evituar me kohë. Mary Bossi kritikon mediat të cilat asokohe i kanë quajtur këto grupe si “ekstremiste të majta”. “Grupet ndërkohë i kanë thënë lamtumirë marksizëm-leninizmit dhe distancohen qartë nga idetë majtiste. Ata janë betuar për anarki.” Por as kjo nuk është tepër e qartë.

Ekspertja paralajmëron edhe nga e ashtuquajtura “Guerila e qytetit” në Greqi, të cilës i përkasin edhe qelizat e fundit terroriste. Ato kanë kontakte me grupet e njëjta në Evropë, Rusi dhe Amerikën Latine. Deri tani nuk dihet nëse e kanë mbështetjen e tyre në rastet konkrete.

Pse nuk u zbuluan?

Në një reagim pas ngjarjes në Berlin, ministri grek për Mbrojtjen Qytetare, Nikos Toskas, tha se në dërgesa janë gjetur sasi të vogla të lëndës shpërthyese. Ky është edhe shkaku pse letrat e dërguara nga Greqia nuk janë identifikuar menjëherë si të dyshimta.(DW).

The post Gjenerata e re e terroristëve në Greqi appeared first on INSAJDERI.

Avokati Halimi: PDK në Mitrovicë synoi eliminimin politik të Agim Bahtirit

Posted: 22 Mar 2017 09:18 AM PDT

Inicimin e PDK-së në Mitrovicë kundër kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, Gjykata e Apelit e hodhi poshtë, duke pushuar procedurat penale ndaj tij dhe dy zyrtarëve tjerë.

"Aktakuza e cila i ngarkon ata për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, (A.B. dhe H.F. ) dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, (G.K.), e ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është hudhur. Procedura penale ndaj tyre është pushuar", thuhet në njoftimin e Apelit.

Por Mahmut Halimi, avokat i kryetarit Bahtiri, ka thënë se denoncimi i PDK-së në Mitrovicë ka pasur për qëllim eliminimin politik të tij dhe marrjen më të lehtë të pushtetit.

"Motivi veç po dihet. Qëllimi për dëmtim dhe eliminim të Agim Bahtirit dhe për të luftuar për pushtet në komunë", ka thënë avokati Halimi për Insajderin.

Megjithatë, ai ka thënë se gjatë gjithë procesit gjyqësor është komprometuar drejtësia.

"Aty është komprometuar drejtësia deri në pikën e fundit, për shkak se që nga fillimi i procedurës nuk ka pasur asnjë indicie që tregon për keqpërdorim të asnjë centi në ushtrimin e detyrës, gjegjësisht në ata tenderë të cilët kanë qenë aktual para Prokurorisë Speciale", ka shtuar ai.

“Kjo dihet që është iniciuar nga ana e subjektit tjetër partiak, PDK-së, që e ka çuar një denoncim, dhe prokuroria, ose ka rënë nën ndikim, ose ka rënë pre e mungesës së profesionalizmit për ta bërë dallimin e një ofertë me një ofertë tjetër”, ka shruar ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, zyrtarit të prokurimit Haxhimet Ferati dhe biznesmenit Gazmend Kelmendi për veprat penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar" dhe "marrëveshje për kufizimin e konkurrencës".

Kontrata për të cilën akuzoheshin Bahtiri dhe dy të tjerët parashihte furnizimin, montimin dhe mirëmbajtën e ndriçimit efiçent në të gjitha rrugët e qytetit të Mitrovicës./Insajderi.com

The post Avokati Halimi: PDK në Mitrovicë synoi eliminimin politik të Agim Bahtirit appeared first on INSAJDERI.

“Ramiz Kelmendi krejt pasurinë e ka krijuar duke bërë biznes me Serbinë”

Posted: 22 Mar 2017 09:07 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka goditur rëndë zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, i cili tha sot se organizata "Syri i Popullit" ka lidhje me ShIK-un.

Krasniqi ka thënë se Kelmendi krejt pasurinë e tij e ka bërë duke bërë biznes me Serbinë, ndërkohë që i ka bërë thirrje që të ndalë importet nga ky shtet në dëm të Kosovës.

"Ramiz Kelmendi është një parashutist politik, deklaratat e të cilit asnjëherë nuk meritojnë të merren seriozisht. Nuk mund të merret seriozisht njeriu që krejt pasurinë e tij e ka krijuar dukë bërë biznes me Serbinë, në dëm të ekonomisë së Kosovës", ka thënë Krasniqi në një prononcim për Gazetën Express.

"Ai në një anë flet për zhvillim ekonomik në Kosovë e në anën tjetër gjithë biznesin e vet e bën me Serbinë, duke krijuar vende pune atje, në vend se t’i krijojë ato këtu. Para se të flasë dokrra të porositura nga të tjerët, Kelmendi më mirë është të ndalojë importet milionëshe që kompania e tij i bën me Serbinë dhe të fillojë të mbështesë prodhimet e Kosovës, të cilat i ka dëmtuar dhe i dëmton edhe sot", ka theksuar Krasniqi. /GazetaExpress/.

The post "Ramiz Kelmendi krejt pasurinë e ka krijuar duke bërë biznes me Serbinë" appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj falënderon Sekretarin Tillerson për mbështetjen amerikane

Posted: 22 Mar 2017 09:02 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ka falëndëruar sekretarin Tillerson për "mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën" që sipas Hoxhajt |është jetikë për shtetin tonë të ri."

Hoxhaj ka njoftuar të martën se gjatë vizitës së tij do të ketë takime edhe në Kongresin amerikan./Insajderi.com

The post Hoxhaj falënderon Sekretarin Tillerson për mbështetjen amerikane appeared first on INSAJDERI.

Lumezi: Gjatë shkurtit ka pasur rritje të efikasitetit të prokurorive

Posted: 22 Mar 2017 08:53 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim pune me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Sipas kërkesës së kryeprokurorit Lumezi në këtë takim secili kryeprokuror prezantoi planin e punës, në të cilin përfshihen sfidat dhe objektivat për secilën prokurori.

Poashtu me kërkesë të kryeprokurorit Lumezi të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, raportuan për muajin shkurt të këtij viti për punën e prokurorive që i drejtojnë, si dhe për punën e secilit prokuror të asaj prokurorie.

Në këto raporte të paraqitura nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, ishin të përfshira të dhënat për numrin e lëndëve në punë, numrin e lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura, si dhe statistikat për punën e secilit prokuror.

Në një komunikatë për media thuhet se raportet e prezantuara u pa se gjatë muajit shkurt 2017 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe në Prokurorinë e Apelit.

"Vetëm gjatë muajit shkurt në Prokurorinë e Apelit 413 lëndët e pranuara në punë kanë përfunduar, ndërkaq gjatë këtij muaji Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar në punë 7 lëndë dhe i ka përfunduar 10 lëndë", thuhet në komunikatën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndërkaq, shtatë prokuroritë themelore gjatë muajit janar 2017 kanë pranuar në punë 1936 lëndë dhe kanë përfunduar 3226 lëndë, që do të thotë se prokurorët kanë përfunduar 1290 lëndë më shumë sesa kanë pranuar në punë, thuhet në komunikatë.

 

The post Lumezi: Gjatë shkurtit ka pasur rritje të efikasitetit të prokurorive appeared first on INSAJDERI.

Mbi 10 veta të lënduar nga sulmi në Britani, sulmuesi i shkeli me veturë

Posted: 22 Mar 2017 08:47 AM PDT

BBC raporton se së paku 4 deri në 12 persona janë lënduar pasi që sulmuesi i ka shkelur ata me makinë në trotuar jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe në qendër të Londrës.

Ndërkohë, oficer i policisë u ther me thikë brenda ndërtesës së Parlamentit nga një sulmues që më pas u qëllua me armë nga policia.

Nuk dihet se cfarë ka ndodhur me shoferin e makinës/Insajderi.com

The post Mbi 10 veta të lënduar nga sulmi në Britani, sulmuesi i shkeli me veturë appeared first on INSAJDERI.

Hysaj: Nuk u trembemi yjeve të Italisë

Posted: 22 Mar 2017 08:24 AM PDT

Të premten ndaj Italisë është një sfidë speciale për të gjithë, kështu u shpreh Hysaj në konferencën e ditës së sotme për mediat, ku tha se kuqezinjtë nuk i tremben aspak Italisë.

"Besoj që do të jemi gati dhe do të jetë një ndeshje e bukur si për ne ashtu edhe për italianët. Yjet e Italisë? Ne duhet të mendojmë si të mbrohemi. Italia mund të bëjë më mirë duke sulmuar dhe më keq duke mbrojtur. Mirë apo keq ne i njohim vlerat e Italisë, cilët janë lojtarët, ku luajnë dhe jemi të vetëdijshëm çfarë na pret”.

“Ne luajmë për të marrë rezultat pozitiv. Mungesa kemi parë edhe në ndeshjet e mëparshme. Çdo kush që do të luajë do të japë 100 për qind. Besoj që do të shkojmë për rezultat pozitiv. Nuk mund të themi që do të fitojmë, të barazojmë apo të humbasim. Të gjithë luajnë për të fituar. Suksesi shërben për vendin e dytë", shprehet Hysaj.

Futbollisti shkodran nuk pranon të dëgjojë që Kombëtarja është jashtë garës në kualifikueset e Botërorit 2018, ndërsa beson se tifozët do të jenë të shumtë në stadiumin "Renzo Barbera".

"Stadiumi është shumë i bukur, fusha do të jetë në gjendje perfekte. Shpresoj që shumë shqiptarë të gjejnë mënyrën të jenë të pranishëm për të na mbështetur si gjithmonë dhe besoj se do të kënaqen. Nga gara nuk kemi dalë ende, sepse janë edhe gjashtë ndeshje. Na shkoi keq ndeshja me Izraelin, por me ndihmën e trajnerit dhe stafit e kemi marrë veten. Do të zbresim në fushë dhe do të bëjmë më të mirën".

Me De Biasin të shqetësuar se 23-vjeçari shkodran ka luajtur shumë ndeshje gjatë këtij sezoni, mbrojtësi i Napolit i qetëson të gjithë dhe shprehet gati për Kombëtaren.

"Për mua është kënaqësi, që në moshën 23 vjeçare i luaj të gjitha ndeshjet në Serinë A dhe në Champions. Për më tepër që vij në Kombëtare është një kënaqësi më tepër. Nuk ndjej lodhje. Gjithashtu edhe djemtë e tjerë që ndoshta kanë luajtur më pak do të japin maksimumin".

The post Hysaj: Nuk u trembemi yjeve të Italisë appeared first on INSAJDERI.

Vritet sulmuesi jashtë parlamentit britanik pasi plagosi me thikë një polic

Posted: 22 Mar 2017 08:21 AM PDT

Një polic është goditur me thikë në Dhomat e Parlamentit në qendër të Londrës, raporton policia britanike.

Një zëdhënës i Parlamentit të Britanisë i ka thënë BBC-së, se "sulmuesi i dyshuar u qëllua nga policët", pas këtij incidentit të rëndë.

Stafi brenda Parlamentit është duke qëndruar brenda zyrave të tyre.

Tom Peck redaktor politik për Independent ka shkruar në "twitter" se "fillimisht ka qenë një zhurmë me zë të lartë dhe rebelues që është dëgjuar brenda hollit dhe më pas disa të shtëna armësh".

Transporti nëntokësor në Londër është mbyllur përkohësisht./Insajderi.com

The post Vritet sulmuesi jashtë parlamentit britanik pasi plagosi me thikë një polic appeared first on INSAJDERI.

Instagram numëron 1 milion reklamues aktivë në muaj

Posted: 22 Mar 2017 08:16 AM PDT

Instagram ka mbi 1 miliard reklamues aktivë në muaj, pothuajse 5 herë më shumë sesa vitin e kaluar.

Aplikacioni i fotografive i njohur për thjeshtësinë e tij dhe efektet e shumta zgjeroi aktivitetin e tij duke lejuar komunikimin mes përdoruesve dhe 8 milion bizneseve në mënyrë direkte dhe jo vetëm por edhe duke porositur online.

Zëvendës Presidenti i Instagram, James Quarles tha se shërbimi është përpjekur ta bëjë më të lehtë reklamimin përmes videove kreative për bizneset e vogla duke ofruar mjete si Boomerang dhe Hyperlapse.

Afro 80% e 600 milion përdoruesve aktivë të Instagram të paktën ndjekin një biznes në platformë ku 120 milion kanë kontakt të parë njëherë në muaj.

Edhe rivali Snapchat prej kohësh është në kërkim të të ardhurave më të mëdha. Megjithatë ngelet larg Instagram nëse krahasojmë të ardhura prej 770 milion të Snapchat dhe 3,2 miliard dollar të rrjetit social të fotografive.

Popullariteti i këtij të fundit erdhi akoma edhe më në rritje pasi kopjoi veçorinë me të cilën dallohej Snapchat, koleksionin e fotove që fshihen pas 24 orësh quajtur "Stories".

The post Instagram numëron 1 milion reklamues aktivë në muaj appeared first on INSAJDERI.

Të shtëna armësh jashtë Parlamentit të Britanisë

Posted: 22 Mar 2017 08:09 AM PDT

Ka raporte se të shtëna armësh janë dëgjuar jashtë Dhomës së Parlamentit. Sipas raportimit të BBC-së, politikanë dhe gazetarë kanë shkruar në "twitter" se kanë dëgjuar të shtëna armësh jashtë ndërtesës.

Dëshmitarët gjithashtu thanë se kanë parë duke u trajtuar njerëz që janë lënduar. Disa prej tyre thanë për BBC-në se kanë parë një person me një thikë teksa hynë në pallatin e Parlamentit.

Një politik në anën tjetër ka thënë se dikush ka qëlluar jashtë objektit por nuk dihet nëse ka të vdekur./Insajderi.com

The post Të shtëna armësh jashtë Parlamentit të Britanisë appeared first on INSAJDERI.

Tre shqiptarët e arrestuar në Shqipëri për kokainë do ekstradohen në Itali

Posted: 22 Mar 2017 08:00 AM PDT

Tre personat e arrestuar mëngjesin e së martës në qytetin e Vlorës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, do të ekstradohen drejt Italisë.

Autoritetet e shtetit fqinj përtej Adriatikut, të cilët ndoqën nga afër operacionin për arrestimet e 3 vlonjatëve, kanë nisur menjëherë procedurat për ekstradimin e tyre.

Burime pranë Prokurorisë shqiptare u shprehen për Top Channel se për momentin, kanë në duar vetëm urdhër arrestet italiane ndaj 3 shqiptarëve, pasi hetimet për aktivitetin e tyre kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta nga vendet e ulëta të Evropës drejt veriut të Italisë, janë zhvilluar nga autoritetet italiane.

Sipas tyre, një prej tre të arrestuarve mëngjesin e së martës në Vlorë dyshohet të jetë edhe organizatori i këtij rrjeti trafiku. Sa i takon hetimit pasuror të tre shqiptarëve të arrestuar në Vlorë, Prokuroria shqiptare do të presë ecurinë e hetimeve nga autoritete italiane, të cilat do të përcaktojnë se ku i kanë financuar apo tjetërsuar të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti kriminal.

Grupi në fjalë, i cili përbëhej nga 11 persona, nëntë prej të cilëve shqiptarë ka trafikuar kokainë dhe kanabis sativa nga Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda drejt veriut të Italisë.

The post Tre shqiptarët e arrestuar në Shqipëri për kokainë do ekstradohen në Itali appeared first on INSAJDERI.

Altman: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’

Posted: 22 Mar 2017 07:59 AM PDT

Ish drejtori i degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, Franz Lothar Altmann, i tha Radios Evropa e Lirë, se 'shqiptarët [kudo në Ballkan] janë të vetëdijshëm për faktin se sa kundërproduktive për ta është ideja e Shqipërisë së Madhe".

Altmann, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, foli për zhvillimet në gjithë Ballkanin dhe iu referua edhe situatës në Maqedoni, me theks në 'platformën shqiptare që ka nxitur një reagim në shoqërinë e atjeshme'

"Nëse flisni me shqiptarët do ta shihni se janë shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë e Madhe. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e "Shqipërisë së Madhe". Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës", tha Altmann.

Duke iu referuar marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Altmann tha se 'asnjëra palë nuk ka treguar vullnetin që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel".

Sipas tij, asnjëra palë "nuk ka treguar mirëkuptim për domosdonë e normalizimit të marrëdhënieve sepse jetojnë njëri pranë tjetrit".

"Në vend të kësaj po i theksojnë dallimet", tha Altmann për Radion Evropa e Lirë.

Franz Lothar Altmann e cilësoi si “të dobët Bashkimin Evropian në këtë moment" meqë, sipas tij, po përballet me "problemin e BREXIT, me gjendjen e rëndë në Hungari, Poloni dhe është në pritje të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani".

"Prandaj BE-ja më shumë është e përqendruar në çështjet e brendshme se sa në zhvillimet në rrethinën e saj. Kjo natyrisht e ngarkon më tepër gjendjen në Ballkan", tha Franz Lothar Altmann.

The post Altman: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e 'Shqipërisë së Madhe' appeared first on INSAJDERI.

Autostradat e Kosovës në shërbim të bizneseve të huaja

Posted: 22 Mar 2017 07:57 AM PDT

Autostradat e Kosovës që synojnë ta lidhin atë me vendet e tjera të rajonit, nuk kanë reflektuar një zhvillim të madh ekonomik, sado që sipas ekspertëve ato mund ta kenë nxitur këtë zhvillim.

Sipas tyre, ndërtimi i autostradave duhet të përcillet me 'masa të caktuara në fushën e zhvillimit ekonomik'.

Dy projektet madhore të infrastrukturës rrugore të Kosovës, autostrada që lidh vendin me Shqipërinë, pothuajse e përfunduar në tërësi që prej vitit 2013 dhe tjetra që nisi një vit më vonë drejt Shkupit, nuk e kanë avancuar zhvillimin ekonomik të vendit, pavarësisht pritjeve të theksuara.

Autoritetet e Kosovës, vitin e kaluar prezantuan edhe projektin e autostradës së tretë në Kosovë,Prishtinë – Gjilan- Konҫul, duke synuar ta lidhin Kosovën me korridoret evropiane.

Projekti rrugor Durrës – Merdarë – Nish që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, njihet si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor, të cilin Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë infrastrukturë Kosova ka krijuar një avantazh strategjik, mirëpo kjo duhet të përcillet me masa tjera që mundësojnë që produktet e Kosovës të jenë konkurruese.

"Efektet ekonomike që i krijojnë investimet në infrastrukturë nuk i shoh brenda një periudhe tre apo katër vjeçare, por brenda një kornize brenda 10 vjeçare. Autostradat e kanë ndikimin e vet, por nuk mjaftojnë, sidomos në vendet si Kosova e cila ballafaqohet me një aftësi konkurruese jo të mjaftueshme të produkteve që mund të jenë produkte me destinim për eksport", thekson Rukiqi për Radion Evropa e Lirë.

Bizneset e Kosovës, shton Rukiqi, vazhdojnë të ballafaqohen me një konkurrencë të padrejtë, informalitet, probleme me energji elektrike dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Këto barriera, sipas tij, e bëjnë Kosovën të mos jetë konkurruese me produktet e saj.

Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, thekson se infrastruktura rrugore është parakushti kryesor që gjeneron zhvillim afatgjatë për një vend.

Ndërtimi i këtyre autostradave, thekson ai,janë përftimi kryesor për qytetarët e Kosovës dhe bizneset, dhe me pas këto rrugë shfrytëzohen edhe nga vendet e rajonit si transit.

"Ndërtimi i infrastrukturës rrugore krijon parakushte zhvillimore. Pritjet tona kanë qenë më të mëdha sa i përket shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë dhe me vendet tjera sidomos sa i përket eksportit, por efekti pozitiv i këtyre shkëmbimeve është edhe sa i përket importit, pasi që infrastruktura më e mirë fizike e ul çmimin e produkteve të importuara për konsumatorët vendor dhe për furnizimet për bizneset vendore", thekson Gashi.

Ajo që është shqetësuese thotë Gashi është fakti që disa vende fqinje, siç është Maqedonia, nuk po vazhdojnë ndërtimin e autostradave që lidhen me Kosovën.

Aktualisht, shkëmbimet tregtare mes shteteve që lidhin këto autostrada nuk kanë qenë në favor të Kosovës.

Deficiti tregtar vazhdon të jetë i lartë në Kosovë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që janë eksportuar në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro.

Ndërkaq, eksporti i mallrave nga Maqedonia në Kosovë sillet rreth 300 milionë euro, ndërsa, importi nga Kosova në Maqedoni nuk është më shumë se 35 milionë euro.

Serbia ndërkaq vazhdon të mbetet importuesi më i madh në Kosovë.

Importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës, në vit arrin vlerën e afër 400 milionë eurove, derisa fuqia eksportuese e prodhimeve "Made in Kosova" në tregun e Serbisë është dhjetë herë më e vogël, apo rreth 35 milionë euro në vit.

Me autostradat e ndërtuara autoritetet vendore kanë theksuar se duan të lidhin me rrugët jo vetëm qytetarët e vendit, por edhe Kosovën me vendet e rajonit dhe rrjedhimisht të Evropës Perëndimore. Kjo sipas tyre do ta përafronte vendin me Evropën dhe do ta ndihmonte njëkohësisht edhe ngritjen ekonomike të tij. (REL)

The post Autostradat e Kosovës në shërbim të bizneseve të huaja appeared first on INSAJDERI.

Gjyqtari i ndeshjes Barca-PSG nuk pezullohet, thotë UEFA

Posted: 22 Mar 2017 07:37 AM PDT

Presidenti UEFA, Aleksander Ceferin, tha se arbitri i ndeshjes Barcelona-PSG 6-1, Deniz Aytekin, nuk do të pezullohet.

Pra, pavarësisht zërave mediatikë, që e konsideronin të "syrgjynosur", i shumëkritikuari për punën e tij në sfidën e kthimit të Champions-it mes katalanasve dhe parizienëve, në "Camp Nou", turko-gjermani nuk do të ndëshkohet.

"Ne nuk do ta pezullojmë gjyqtarin e kësaj ndeshjeje," tha të mërkurën presidenti i UEFA-s.  "Kur diçka nuk shkon mirë, ne e diskutojmë, por nuk ka çështje për pezullim. Është sikur të pezullojmë, ose dëbojmë një lojtar, i cili humb një penallti. Ky lojtar vetëm shkon në stol ndeshjen e ardhshme, ose nuk preferohet më për të goditur penallti".

PSG-ja i ka shkruar kohët e fundit presidentit dhe vetë UEFA-s, duke i parashtruar tetë rastet flagrante, që flasin për "një arbitrim të dështuar" nga Deniz Aytekin në Barcelonë, njofton telesport.

Në këtë letër, PSG-ja ka theksuar një seri gabimesh, ku arbitrimi ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes dhe eliminimin e skuadrës franceze nga Champions-i. Nasser Al-Khelaifi, presidenti i "Le Parisien", ka thënë mbi këtë çështje: "Rezultati i kësaj ndeshjeje mund të kishte qenë i ndryshëm me një arbitrim më të hollë. Gjithkush i ka parë gabimet e kryesorit Deniz Aytekin."/Insajderi.com

The post Gjyqtari i ndeshjes Barca-PSG nuk pezullohet, thotë UEFA appeared first on INSAJDERI.

Taksa edhe për robotët

Posted: 22 Mar 2017 07:19 AM PDT

Nëse i zënë vendin e punës njerëzve, edhe robotët duhet të paguajnë taksa.

Robert Shiller i "The Guardian" kujton sesi ideja e vendosjes së një barre tatimore edhe mbi makinat që përdorin inteligjencën artificiale është hedhur për herë të parë majin e vitit të kaluar, në një draft raport të Parlamentit Evropian, përgatitur nga eurodeputetja Mady Delvaux.

Duke këmbëngulur se përfshirja e robotëve në të tilla aktivitete mund të nxisë pabarazinë, raporti propozonte nevojën e paraqitjes së një raportimi mbi shtrirjen dhe proporcionin e kontributit robotik si dhe atë të taksimit e të derdhjes së kontributeve për sigurimet shoqërore.

Reagimi i publikut ndaj planit të Delvaux ishte më së shumti negativ, por Bill Gates e përkrahu plotësisht.

Miliarderi mendon se qeveritë mund t'i përdornin taksat e robotëve për të financuar shërbimet njerëzore. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në ndreqjen e pabarazisë së të ardhurave.

Kundërshtarët e taksave të tilla argumentojnë se, dykuptimësia e termit "robot" e bën të vështirë përcaktimin e bazës së tatimit. Nga ata tjetër, këta zëra përpiqen të lartësojnë përfitimet e jashtëzakonshme e të pamohueshme që i sjell robotika rritjes së prodhimtarisë.

The post Taksa edhe për robotët appeared first on INSAJDERI.

Ukraina largon këngëtaren ruse nga Eurovisioni

Posted: 22 Mar 2017 07:14 AM PDT

Këngëtarja Julia Samoilova, ishte zgjedhur nga televizion rus që të këndonte këngën "Flame Is Burning" në Eurovision, që këtë vit do të mbahet në Kievë të Ukrainës.

Pas vendimit të Rusisë që Samoilova ta përfaqësoj atë, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kishin nisur një hetim ndaj këngëtares Samoilova.

Mediat ruse kanë njoftuar se Shërbimi sekret ukrainas pas hetimeve ka vendosur që të mos lejoj këngëtaren ruse të marrë pjesë në Eurovision duke ia ndaluar hyrjen në Ukrainë.

Ky vendim i tyre erdhi pasi këngëtarja ka shkel ligjet e Ukrainës, Samoilova kishte këndua në Krime në vitin 2015 pa lejen e autoriteteve ukrainase dhe ka qëndrim mbështetës për aneksimin e ishullit nga Rusia.

The post Ukraina largon këngëtaren ruse nga Eurovisioni appeared first on INSAJDERI.

“Kosova e Re” nis prodhimin në vitin 2022

Posted: 22 Mar 2017 07:01 AM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë një debati për procesin e ndërtimit të Termocentralit "Kosova e Re" tha se mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike ka shkaktuar dëme rreth 300 milionë euro. Po ashtu sipas tij, mosfurnizimi i rregullt me rrymë sjell pengesa për bizneset.

"Gjatë negocimit të kushteve kemi pasur dy synime, që të sigurohet furnizimi i rregullt me energji eklektike si dhe përballushmëria e faturave", tha Stavileci.

Sipas tij, Termocentrali "Kosova e Re" do të jetë zgjidhje shumëvjeçare e furnizimit me energji eklektike.

Ai ka bërë të ditur se pas përmbylljes së pakos tenderues, kontrata për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re" pritet të fillojë vitin e ardhshme, deri sa faza e ndërtimit do të zgjasë deri në katër vite.

"Kosova e Re pritet të jetë pjesë e sistemit energjetik, më 2022, pra nga ky vit do të fillojë të prodhojë energji elektrike", ka bërë të ditur ai.

Stavilecvi ka treguar se teknologjia për prodhimin energjisë elektrike nga "Kosova e Re" do të jetë ajo e fundit, me ndotje minimale të ambientit.

Ministri Blerand Stavileci, ka thënë se synimi i zgjedhjeve për mjedisin kanë qenë që të jenë sa më të qëndrueshme. "Në qershor do ta kemi një takim të ministrave të energjisë dhe mjedisit që t'i trajtojmë edhe çështjet e ambientit. Të gjitha zgjidhjet që do të ofrohen do të jenë sipas standardeve më të larta mjedisore", tha ai.

Ai ka folur edhe për ndikimet që do t'i ketë ndërtimi i "Kosovës së Re" në faturat e konsumatorëve.

Edhe po të mos ekzistonte projekti i "Kosovës së Re", sipas Stavilecit, investimet që bëhen ne sektor do të ndikonin në kostot e energjisë. "Brenda 6 viteve do të ketë një rritje 28 %, që i bie 4.6% për çdo vit rritje të çmimit të rrymës, por që mund të amortizohet", tha ai.

Sipas tij, qeveria e Kosovës subvencionon faturat e rasteve sociale me 4.6 milionë euro në vit. /Telegrafi/

The post "Kosova e Re" nis prodhimin në vitin 2022 appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more