Skip to main content

INSAJDERI: “Lirohet nga akuza ish-drejtori i burgut që dyshohej se rrëmbeu Millosheviqin” plus 19 more

INSAJDERI: “Lirohet nga akuza ish-drejtori i burgut që dyshohej se rrëmbeu Millosheviqin” plus 19 more


Lirohet nga akuza ish-drejtori i burgut që dyshohej se rrëmbeu Millosheviqin

Posted: 20 Mar 2017 01:01 PM PDT

Gjykata e Lartë në Beograd e ka liruar nga akuzat ish-drejtorin e burgut të Beogradit, Dragisha Blanusha, i cili akuzohej për rrëmbimin e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë Slobodan Millosheviq, duke e dërguar atë në Hagë.

Gjykata vendosi se në rastin e rrëmbimit të pretenduar të Millosheviqit, nuk ka elemente të veprës penale, njofton Insajderi.

Blanusha u akuzua dy herë për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tij si drejtor i burgut, shkruan sot mediumi serb N1 Info.

Herën e parë, përderisa Sllobodan Millosheviqi ishte i arrestuar, Blanusha i bëri fotografi dhe pastaj i publikoi në librin e tij të titulluar "Unë e kam mbajtur Millosheviqin", dhe herën e dytë në qershor të vitit 2001, si drejtor i burgut bëri organizimin e transportit të Millosheviqit në Holandë pa lejen e gjykatës.

Blanusha u lirua nga të gjitha akuzat për shkak se lënda është vjetruar, ka njoftuar Gjykata e Lartë në Beograd. /Insajderi.com

The post Lirohet nga akuza ish-drejtori i burgut që dyshohej se rrëmbeu Millosheviqin appeared first on INSAJDERI.

Abrashi e pranon se reja e Kryeministrit është punësuar në ministri

Posted: 20 Mar 2017 12:55 PM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka konfirmuar se bashkëshortja e djalit të kryeministrit Isa Mustafa është punësuar në Ministrinë që ai drejton.

Por, Abrashi ka thënë në Klan Kosova se bashkëshortja e djalit të kryeministrit të Kosovës, Besnikut, është punësuar në një projekt.

Ai ka thënë po ashtu se në këtë pikë nuk ka asgjë kundërligjore dhe se nuk është asgjë konflikt interesi, shkruan Express.

"Është gjithçka ligjore. Është angazhuar me një projekt dy-tre mujor", është shprehur Abrashi. /Insajderi.com

The post Abrashi e pranon se reja e Kryeministrit është punësuar në ministri appeared first on INSAJDERI.

Gjyqtari i njohur që do të arbitrojë ndeshjen e Kosovës

Posted: 20 Mar 2017 12:41 PM PDT

Artur Dias do të drejtojë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Islandës në kualifikimet për Kupën e Botës

FIFA tashmë ka njoftuar se ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Islandës do ta drejtojë gjyqtari portugez, Artur Dias, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rui Tavares, Paulo Soares dhe Joao Pinheiro.

Dias përvec ndeshjeve të Kombëtareve, është gjyqtar edhe i Ligës së Kampionëve, shkruan Express.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet me 24 mars në Shkodër me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com

The post Gjyqtari i njohur që do të arbitrojë ndeshjen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Vjedhje e arit si nëpër filma në disa dyqane të Klinës

Posted: 20 Mar 2017 12:34 PM PDT

Vetëm shiriti i policisë tregoi se në qendër të Klinës ka ndodhë diçka brenda disa lokaleve.

Nga jashtë nuk shihej asgjë e pazakonshme. Por, hajnat kanë hyrë në këto katër lokale dhe kanë vjedhur një kasafortë 600 kilogramësh brenda një argjendarie, njofton Klan Kosova.

Aty hyn nëpërmjet dritares. Por për ta nxjerr kasafortën thyen murin e lokalit fqinj dhe dolën nga dera e pasme e tij.  Kasaforta brenda pati ari në vlerë 60 mijë euro.

E kjo nuk u mjaftoi 3-4 hajnave që kryen këtë vepër. Ata hyn edhe në një argjendari tjetër afër, duke thyer murin e një salloni ondulimi.

Këtu vlera e arit që morën nuk ishte më e madhe se 6 mijë euro. Por, pronari i cili nuk pranoi të flas para kamerës, i deklaroi Klanit se i kishte shpëtuar kasaforta.

Vjedhje e arit si nëpër filma në disa dyqane të Klinës

The post Vjedhje e arit si nëpër filma në disa dyqane të Klinës appeared first on INSAJDERI.

Kur Rockefeller akuzohej si shkaktar i mbajtjes peng të diplomatëve amerikan në Iran

Posted: 20 Mar 2017 12:33 PM PDT

Me emrin e tij të fuqishëm David Rockefeller, kishte arritur të bëjë bashkë sektorin privat duke iu ndihmuar që të zgjidhin krizën fiskale të New York-ut në mes të viteve '70. Në vitin 1970, takimet e tij me Anwar el-Sadat nga Egjipti, Leonid Vrexhnev nga Bashkimi Sovjetik dhe Zhou Enlau nga Kina i ndihmoi Chase Manhattan që të bëhet banka e pare amerikane që operon në këto vende.

"Pak njerëz në këtë vend janë takuar me aq shumë liderë sa i kam takuar unë", tha i.

Disa e fajësuan atë se ka shpenzuar shumë kohë jashtë vendit. Ai gjithashtu u akuzuar për neglizhencë të përgjegjësive të tij në bankën Chase dhe dështimin e promovimit të menaxherëve vizionar dhe agresiv.

Nën udhëheqjen e tij  Chase humbi shumë krahas rivalit "Citibnak" që atëherë ishte banka më e madhe e vendit si nga asetet po ashtu edhe nga të ardhurat. Ka pasur vite kur Chase ishte një nga bankat më të trazuara për sa i përket kredive.

"Sipas gjykimit tim, ai nuk do të hy në histori si një bankieri i madh", tha John K. McCloy, një mik i Rockefeller që për një kohë ishte edhe kryetar i Bordit në bankën Chase.

"Ai do të hy në histori si një personalitet i vërtetë, si një anëtar i shquar dhe besnik në komunitet", tha McCloy, në një intervistë për Associated Press në vitin 1981.

Ndikimi i tij në politikat ndërkombëtare bëri që shpesh ai të akuzohej, sidomos në vitin 1979 kur ai dhe ish-sekretari i shtetit Henry A. Kissinger e kishin bindur presidentin Jimmy Carter për të pranuar shahun e ri të Iranit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arritja e Shahut në Neë York, kishte tërbuar pasuesit e revolucionarit Ayatollah Ruhollah Khomeini, duke shkaktuar edhe rebelime të tilla që quan në okupimin e Ambasadës së SHBA-së në Iran ku u morën peng diplomatët amerikan për më shumë se një vit.

Rockefeller ishte sulmuar edhe për miqësimin me liderët e huaj autokratik në përpjekje për të krijuar dhe zgjeruar praninë e bankës së tij në vendet e tyre.

"Ai e kaloi jetën e tij në klubin e klasës sunduese dhe ishte besnik ndaj anëtarëve të klubit, pa marrë parasysh se çka kanë vepruar ata", shkruante kolumnisti i "The Neë York Times" David Brooks në vitin 2002, duke cituar marrëveshjet fitimprurëse të Rockefeller me manjatët sovjetik dhe autorët e Revolucionit Kulturor.

Megjithatë, presidentët ideologjikisht të ndryshëm, Carter dhe Richard Nixon në postin e sekretarit të Thesarit të Shtetit. Ai i kishte refuzuar të dy presidentët.

Pas vdekjes së vëllait të tij të madh Nelson Rockefeller në vitin 1979, ish-presidenti dhe zëvendëskryetari dhe katër herë guvernatori i Neë York-ut, David Rockefeller ishte anëtari i fundit nga familja që kishte këtë fuqi kombëtare në shtetin amerikan.

Vetëm Jay Rockefeller, një stërnip i John D. Rockefeller kishte fituar post shtetëror si guvernator i shteteve të Bashkuara dhe senator në Virginia. Askush nga brezat e rinj të familjes nuk ka arritur dhe aspiruar suksesin e David Rockefeller.

"Askush nuk mund të futet në këpucët e tij", tha Ëarren T. Lindquist, një mik i vjetër i David, duke folur në një intervistë për "The Times" në vitin 1995.

"Jo për shkak se ata nuk janë të zgjuar  apo të talentuar por për shkak se kjo është vetëm një botë e ndryshme", ka shtuar ai./Insajderi.com

The post Kur Rockefeller akuzohej si shkaktar i mbajtjes peng të diplomatëve amerikan në Iran appeared first on INSAJDERI.

Kryepeshkopi italian që vizitoi QKUK-në ishte hetuar për korrupsion

Posted: 20 Mar 2017 12:26 PM PDT

Me ftesë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryepeshkopi italian Vincenzo Paglias po qëndron në një vizitë në Kosovë. Paglia vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) ku u interesua të ndihmonte fëmijët kosovarë që vuajnë nga kaceri dhe leukemia.

Por, e kaluara e Paglias është e lidhur me skandale. Arqipeshkvi italian ishte hetuar nga Prokuroria italiane në maj të vitit 2015 deri në shtator të po atij viti, pasi dyshohej të ketë qenë i përfshirë në një skandal korrupsioni, raporton Insajderi.

Siç shkruante gazeta britanike The Telegraph, Paglia ishte nën hetime nën pretendimet për mashtrim në lidhje me shitjen e një kështjelle të shekullit të 14-të në Umbria të Italisë, në skandalin që kishte goditur Kishën Katolike të Romës në maj të vitit 2015.

Arqipeshkvi Vincenzo Paglia ishte akuzuar për blereje të kështjellës në Italinë qendrore, për një çmim artificialisht të ulët me tentimin që ta shesë pastaj për vlerën e saj të vërtetë të tregut.

Ky mashtrim supozohej që do t'i sillte atij përfitim prej gati 4 millionë eurosh.

Kështjella San Girolamo, në qytetin e Narnit, ka qenë pronë e këshillit lokal para se ti shitej kishës. Zyrtarët e këshillit supozohet të kenë bashkëpunuar me arqipeshkvin , duke shitur kështjellën katër vite më parë për një çmimi për toke prej 1,76 milionë eurosh – rreth një e treta e vlerës së vërtetë të saj.

Arqipeshkvi Vincnezo Paglia, 71-vjeç, i cili është kryetar i Këshillit Papal të Vatikanit për Familje, supozohet të ketë përdorur ilegalisht fondet dioqeze për të blerë pronën.

Pas përfundimit të hetimeve në shtator të vitit 2015, prokuroria kishte deklaruar se nuk ka pasur shenja që Paglia të ketë qenë i përfshirë në atë skemë të dyshimtë korrupsioni.

E Presidenti kosovar, Hashim Thaçi ishte takuar edhe në Vatikan me Paglian, rreth një vit më parë. Thaçi ishte pritur nga Vincenzo Paglia më 16 mars të vitit 2016.

"Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016", ka shkruar Thaçi pas takimit në Vatikan me Paglian.

 

Në këtë takim nga Paglian, Thaçi kishte kërkuar përkrahjen e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë.

Ndërkaq, sot Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" i ka dhënë titullin Doctor Honoris Causa, arqipeshkvit italian për kontributin siç u tha sot në senat, për dhënie të kontributit të jashtëzakonshëm human dhe diplomatik për paqe e dashuri mes njerëzve.

Zyrtari i Kishës Katolike italiane vizitoi sot edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.

Ai shprehu interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në këtë klinikë. /Insajderi.com

The post Kryepeshkopi italian që vizitoi QKUK-në ishte hetuar për korrupsion appeared first on INSAJDERI.

Fansat të zhgënjyer me pritjen 5 vjeçare të videos së reperit nga NR

Posted: 20 Mar 2017 12:18 PM PDT

Kënga e shumëpritur e Ergenit "Original Raptish" e cila deri tash është dëgjuar vetëm në koncerte të rep dyshes NR, është realizuar edhe përmes videos. Megjithatë videospoti i pritur që nga viti 2012, nuk ka dalë ashtu si kanë pritur fansat.

E këtë gjë, reperit, ia kanë bërë me dije, në komentet ne rrejte sociale por edhe në komente në Youtube.
Fansat janë shfaqur të brengosur që Ergeni nuk ka ardhur në stilin e tij "underground".

Sipas tyre, pritja pesë vjeçare nuk ia ka vlejtur.

Madje, sipas fansave nuk nevojitet shumë që të kuptohet se ajo çfarë Ergeni ka përqeshur gjatë këtyre viteve, e ka sjellë pikërisht në videon e tij të re.

Fansat kanë komentuar madje edhe një detaj tjetër. Ata kanë përqeshur faktin se Ergeni veshë një bluzë me simbolin e bendit të njohur të muzikës rok "Pink Floyd" e cila, sipas tyre, bie në kundërshtim me pjesët tjera të videos, ku vajzat dridhin të pasmet e tyre derisa Ergeni derdh shampanjën. /Insajderi.com

Fansat të zhgënjyer me pritjen 5 vjeçare të videos së reperit nga NR

The post Fansat të zhgënjyer me pritjen 5 vjeçare të videos së reperit nga NR appeared first on INSAJDERI.

Myslimanët shqiptar të Zvicrës zotohen për respektim të shtetit ligjor

Posted: 20 Mar 2017 11:35 AM PDT

Dy subjektet shqiptare që përfaqësojnë besimtarët myslimanë të Zvicrës kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me laicitetin në të cilën ato zotohen për respektim të shtetit ligjor dhe për distancim nga tendencat për përdorimin e besimit fetar për qëllime politike.

Marrëveshja në mes të imamëve Mustafa Memetit, kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, dhe Nehat Ismailit, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës është nënshkruar në praninë e përfaqësuesve të autoriteteve federale të Zvicrës dhe të tre ambasadorëve të vendeve prej nga vijnë shqiptarët, Nazane Breca, Ilir Gjoni dhe Rafet Hajdari, raporton Albinfo.ch.

Sot në Bernë, në shtëpinë e Religjioneve, dy subjektet shqiptare që përfaqësojnë besimtarët myslimanë të Zvicrës kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me laicitetin në të cilën ato zotohen për respektim të shtetit ligjor dhe për distancim nga tendencat për përdorimin e besimit fetar për qëllime politike.

Nismën dhe ndërmjetësimin për këtë marrëveshje e ka marrë ish ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. /Insajderi.com

The post Myslimanët shqiptar të Zvicrës zotohen për respektim të shtetit ligjor appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje tregon se sot është “Ditë e madhe” në Gjermani

Posted: 20 Mar 2017 11:16 AM PDT

Martin Schulz ka marrë mbështetje të pashoqe dhe të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Gjermani e cila e ka quajtur të hënën "ditë të madhe" për socialdemokracinë gjermane dhe evropiane.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjermani uron z. Martin Schulz për zgjedhjen e tij në mënyrë unanime në pozitat e kryetarit dhe kandidatit të SPD-së për kancelar", thuhet në postimin e degës së VV-së në Gjermani.

Sipas tyre Martin Schulz si "evropian i përbetuar në Kancelarinë Gjermane beteja socialdemokrate për liri, barazi dhe demokraci mund të bëj një hap vendimtar përpara edhe në gjithë Evropën".

Kjo degë gjithashtu ka uruar edhe një personalitet tjetër gjerman.

"Po ashtu urojmë z. Frank-Walter Steinmeier për marrjen e detyrës së Presidentit të Gjermanisë, një tjetër luftëtar i socialdemokracisë", thuhet në këtë shkrim./Insajderi.com

The post Vetëvendosje tregon se sot është "Ditë e madhe" në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Turqia thotë se përdor metafora për nazizmin sepse shqetësohet për miqtë evropianë

Posted: 20 Mar 2017 10:55 AM PDT

Turqia përdor metafora për "fashizmin" sepse është e shqetësuar me të ardhmen e miqve evropian dhe shpreson se ata do të mbajnë mend historinë e përgjakshme dhe të mos bien në kurthin e nazizmit, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.

Duke folur në një konferencë për media, Kurtulmus ka thënë se vendet evropiane duhet të ndërmarrin masa kundër racizmit.

Komentet e tij vijnë në kohën e tensioneve në mes të Turqisë dhe Evropës, veçanërisht me Gjermaninë dhe Holandën, për shkak të anulimit të disa tubimeve të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e diaporës, për referendumit e 16 prillit.

Referendumi pritet t'ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për "praktika naziste", ndërkaq Holandën për "fashizëm". /rel

The post Turqia thotë se përdor metafora për nazizmin sepse shqetësohet për miqtë evropianë appeared first on INSAJDERI.

Historia e shkurtër e filantropit miliarder që jetoi 101 vite

Posted: 20 Mar 2017 10:52 AM PDT

David Rockefeller, bankier dhe filantrop që zotëroi një nga bankat më të rëndësishme në botë , Chase Manhattan Bank, duke ushtruar për më shumë se një dekadë, ndikim të jashtëzakonshme në mbarë botën, duke e përhapur kapitalizmin amerikan, ka vdekur të hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në Pokantikos Hills në New York.

Ai ka vdekur në moshën 101 vjeç. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i familjes, Fraser P. Seitel, i cili konfirmoi vdekjen.

Chase Manhattan kishte qenë prej kohës e njohur si banka Rockefeller, edhe pse familja kur nuk kishte në pronësi më shumë se 5 për qind të aksioneve të saj.

Por Rockefeller ishte më shumë sesa një administrator. Si kryetar dhe shef ekzekutiv, gjatë viteve '70 ai  bëri këtë bankë si "Banka e Davidit", epitet ky që iu dha nga të tjerët, e në ndërkohë që banka zgjeroi operacionet e saja ndërkombëtare.

Ndikimi i tij tejkalonte çdo titull të korporatës pasi ai u bë njëri ndër personalitetet më të fuqishme në Washington dhe kryeqytete të tjera botërore, duke shtrirë ndikimin edhe në korridoret e pushtetit në New York e deri tek muzetë e artit, universitete të mëdha dhe shkolla publike.

Kësisoj Rockefeller ishte shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme në skenën botërore. Si një avokat që ka lëvizuar interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vet bankës së tij, ai ishte një forcë në politikat globale financiare dhe diplomatike.

Ai madje kishte marrë edhe epitetin si shefi i shtetit. David ishte nipi i fundit i John D. Rockefeller, manjati që themeloi "Oil Company Standard"në shekullin XIX duke ndërtuar një pasuri aq të madhe, sa u bë miliarderi i parë në Amerikë ndërsa familja e tij një nga më të pasurat dhe më të fuqishmet në historinë e Amerikës.

Si trashëgimtar i kësaj pasurie, Rockefeller ka jetuar gjatë tërë jetës nën shkëlqimin dhe privilegjet e një baroni, duke mos harruar edhe skenat kur ai dhe vëllezërit e tij si fëmijë, endeshin rrugëve të Manhattan me patina por të përcjellë nga një limuzinë, në rast se ata ndiheshin të lodhur.

Edhe pse i nënvlerësuar nga elita e "East Coast" ai arriti të ngritë një botë të vetën në New York, duke u shndërruar dalëngadalë në një filantropist. Filantropia e tij ishte monumentale dhe kësisoj në koleksionin e tij të artit, ishin mbi 15 mijë vepra arti, shumë prej tyre kryevepra artistike. Shumicën e tyre, më pas, i vendosi në muret e zyrave të tij të ngritura në 56 kate në rrugën që sot njihet si "Rockefeller Center", të cilën e perfeksionoi në vitet '90.

Një testament i fuqishëm i tij ishte "Rolodex" një katalog me 15 mijë emra të cilët ai i kishte takuar si bankier shteti.

Ai ishte një nga personalitetet më të rëndësishme në sektorin privat që ndihmoi në zgjidhjen e krizës fiskale të New York-ut në mesin e viteve '70. Si kryetar i Muzeut të Artit Modern për shumë vite, ai udhëhoqi përpjekjen për të inkurajuar korporatat që të blejnë vepra arti dhe ato t'i  ekspozojnë në zyrat e tyre.

Si kryetar i "New York City Partnership", një koalicion i drejtuesve të biznesit, ai nxiti risi në shkollat publike duke ndihmuar kështu në uljen e varfërisë në familjet e klasës së mesme në Amerikë.

David ishte i vetëdijshëm mbi të gjitha për mistikën që e rrethonte mbiemrin e familjes së tij.

"Për mua kjo mistikë kurrë nuk ka qenë një pengesë", tha ai njëherë.

"Natyrisht ka raste kur jam i vetëdijshëm që trajtohem ndryshe. Nuk ka dyshim që kjo ka ndodhur për shkak të burimeve financiare të prindërve të mijë, por edhe kam mësuar që këtë pasuri ta përdori me maturi dhe kjo është një përparësi e madhe", kishte thënë Rcokefeller./ Insajderi.com

The post Historia e shkurtër e filantropit miliarder që jetoi 101 vite appeared first on INSAJDERI.

OSBE përkrah mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Posted: 20 Mar 2017 10:43 AM PDT

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim e Evropës (OSBE) ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të dhënë ndihmë në çështjet teknike të implementimit të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Edhe pse institucionet e Kosovës nuk kanë treguar ende një qëndrim lidhje me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, OSBE ka bërë të ditur se do të jetë e gatshmë të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që 90 qendra votuese do të hapen në Kosovë gjatë zgjedhjeve serbe, të cilat do mbahen me 2 prill, shkruan B92.

"Gjithçka tjetër pos mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovë do të ishte një mesazh negativ", ka thënë Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Ai gjithashtu tha që zgjedhjet serbe janë "mbajtur gjithmonë" deri tani në territorin e Kosovës. /Insajderi.com

The post OSBE përkrah mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Bunjaki tregon përse nuk e grumbulloi Mehën e Bunjakun

Posted: 20 Mar 2017 10:40 AM PDT

Befasi të listës së përfaqësueses së Kosovës me futbollistët e grumbulluar për sfidën me Islandën, ishte lënia jashtë e Alban Mehës dhe Albert Buanjkut.

Dy futbollistët veteranë kosovarë nuk ishin përfshirë në listën prej 23 futbollistëve që trajneri i përfaqësueses kosovare kishte ftuar.

Bunjaki, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme tha se anëtari i Konyasporit, Alban Meha dhe ai i Ezgebirge Aue, Albet Bunjaku nuk janë aktivizuar mjaftueshëm bë klubet e tyre.

"Alban Meha, Besar Halimi, Eroll Zejnullahu, Albert Bunjaku nuk janë ftuar shkaku i mosaktivizimit në klube tyre", ka thënë Bunjaku. /Insajderi.com

The post Bunjaki tregon përse nuk e grumbulloi Mehën e Bunjakun appeared first on INSAJDERI.

Besnik Hasi mund të rikthehet në Beligjikë

Posted: 20 Mar 2017 10:22 AM PDT

Besnik Hasi mund të rikthehet të menaxhojë një skuadër në kategorinë e parë të futbollit belg. Trajneri nga Gjakova është pranë bankinës së skuadrës belge, Kortrijk.

Siç shkruan gazeta belge “De Morgeb” në versionin online të saj, Hasi është kandidati kryesor për marrjen e drejtimit të Kortrijkut.

Për herë të fundit Hasi kishte drejtuar skuadrën polake, Legia Varshavë. Ai u shkarkua nga detyra në muajin shtator tek skuadra polake, vetëm dy muaj pasi mori drejtimin.

Hasi është përfolur disa herë si zëvendësues i mundshëm i Gianni De Biasit tek Shqipëria, nëse tekniku italian largohet në fund të eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2016”. /Insajderi.com

The post Besnik Hasi mund të rikthehet në Beligjikë appeared first on INSAJDERI.

Gjeli i pazakontë nga Kosova që “theu” internetin

Posted: 20 Mar 2017 10:03 AM PDT

Një video incizim i bërë në Kosovë në të cilin shfaqet një gjel i cili është tri herë më i madh sesa një gjel normal, ka bërë bujë në internet duke “thyer” edhe kufijtë. Ky gjel ka marrë edhe vëmendjen e tabloidit britanik "The Sun".

Veçantia e këtij gjeli është madhësia e tij, çka ka shkaktuar që videoja të marrë shikime të mëdha përgjatë vikendit dhe të përhapet nëpër internet.

Klipi i cili është publikuar në Instagram është shikuar më shumë se 73 milionë herë, shkruan "The Sun".

Filmimi tregon gjelin gjigant i cili lëshohet poshtë shkallëve nga koteci i tij.

Kjo madhësi e tij, që le pulat tjera si xhuxhe, ka bërë që njerëzit të spekulojnë se mos është ndonjë njeri i veshur me kostum zogu.

"Mund të kisha bërë be që përderisa po dilte që ishte një njeri me kostum," ka shkruar një përdorues i Facebookut.

Tani videoja është shpërndarë edhe nëpër tjera rrjete sociale, ndërsa edhe në Youtube kjo video është publikuar nga disa përdorues duke e vënë në garë me gjela të tjerë të këtij lloji. /Insajderi.com

The post Gjeli i pazakontë nga Kosova që "theu" internetin appeared first on INSAJDERI.

Kërkoi 7 milionë, mori vetëm 7 mijë euro – Limaj refuzon dëmshpërblimin për rastin “Kleçka”

Posted: 20 Mar 2017 09:49 AM PDT

Ish-komandant "Çeliku", Fatmir Limaj, ka refuzuar ofertën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dëmshpërblimin e kërkuar për rastin e njohur si rasti "Kleçka".

Oferta e Komisionit për Kompensim të dëmit të KGJK-së në vlerë rreth 7 mijë e 305 euro është cilësuar si ofertë simbolike nga ana e Limajt dhe i njëjti ka paralajmëruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë për kompensim të dëmit.

Refuzimi i ofertës nga ana e Limajt ka ardhur, pasi shuma e ofruar nga KGJK, nuk arrinte as 1 përqindëshin nga shuma prej 7 milionë që kishte kërkuar.

Mbrojtësi i Limajt, avokati Tahir Rrecaj, ka konfirmuar për "Arbresh.info" se  Limaj nuk e pranoi ofertën e KGJK-së, dhe ai paralajmëroi se më së largu javën e ardhshme do t'a dorëzoj padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

"Nuk jemi pajtuar  me ofertën për  kompensimin e dëmit. Oferta e KGJK-së ishte simbolike, besoj që javën e ardhshme  do t'a dorëzoj padinë në Gjykatë", është shprehur Rrecaj për "Arbresh. Info".

Refuzimin e ofertës së KGJK-së e ka konfirmuar për Arbresh.Info" edhe drejtori i  Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretari i Komisionit për Kompensim të dëmit, Astrit Hoti.

Ai ka thënë se ky komision në bazë të kritereve që ka nga këshilli, për qëndrimin e Limajt në paraburgim dhe arrest shtëpiak, i ka ofruar shumën prej 7.305 euro, shumë kjo që sipas tij nuk është pranuar nga Limaj.

"Për 35 ditë paraburgim sa ka qëndruar, ia kemi ofruar 1545 euro, ndërsa për arrest shtëpiak që ka qëndruar 384 ditë dhe i kemi ofruar dhe për këtë ia kemi ofruar 5760 euro.  Ai nuk e ka pranuar këtë ofertë të KGJK-së dhe përfaqësuesi i tij ligjor ka paralajmëruar padi  në Gjykatën Themelore të Prishtinës", është shprehur Hoti.

Sipas Hotit, komisioni i KGJK-së punon në bazë të kritereve që i ka caktuar këshilli në bazë të  këtij udhëzimi jep ofertat për dëmshpërblim dhe  këto oferta, sipas tij, nuk mund të dalim jashtë udhëzimit.

Ndërkohë muaj më parë, ish-komandant "Çeliku", Fatmir Limaj  pati dorëzuar kërkesën e tij  për  kompensim nga shteti për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin "Kleçka". Shuma që ai ka kërkuar arrin vlerën rreth  7 milionë euro.

Përballja e tij tri herë radhazi me drejtësinë në rastin "Kleçka", në të cilin rast akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe vërtetimi i pafajësisë, ka bërë që Limaj të kërkoj kompensim dëmi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, saktësisht 6 milionë e 987 mijë e 314 euro.

Ndryshe, Limaj bashkë me nëntë luftëtarët e UÇK-së akuzohej për Krime lufte gjatë vitit 1999.

Në vitin 2012, Gjykata e Qarkut në atë kohë i pati shpall të pafajshëm Limajn dhe nëntë të tjerët, si dhe kishte hedhur poshtë dëshminë e dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari "X", mbi të cilën ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë.

Po këtë vit Gjykata Supreme pati marr vendim që gjithë rastin "Kleçka" ta kthej në rigjykim.

Por në shtator të vitit 2013 pas një rigjykimi, Gjykata Themelore e Prishtinës pati shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit "Kleçka".

Gjykata e Apelit për herë të tretë e pati kthyer "Kleçkën" në rigjykim, por kësaj here pati vendosur që rastin t'a gjykoj një kolegj i gjyqtarëve të saj.

Në maj të vitit 2016,  Apeli përfundimisht i shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e këtij rasti, duke i dhënë fund kështu një gjykimi maratonik./Arbesh.info

 

The post Kërkoi 7 milionë, mori vetëm 7 mijë euro – Limaj refuzon dëmshpërblimin për rastin "Kleçka" appeared first on INSAJDERI.

Serbia nuk mund të anulojë vendimet e Qeverisë së Kosovës

Posted: 20 Mar 2017 09:44 AM PDT

Qeveria e Serbisë nuk ka mundësi që të anulojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës dhe deklaratat e tilla shërbejnë vetëm për nevojat e brendshme të udhëheqësve shtetërorë në Serbi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Deklarimet e Kelmendit pasuan qëndrimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, javën e kaluar, sipas të cilit qeveria e tij ka marrë "vendim për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj".

Vuçiq tha se "ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit "Trepça", në nëntor të vitit të kaluar kur, sipas tij, "ka anuluar" një vendim të Kuvendit të Kosovës që ka miratuar Ligjin për Kombinatin.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pronat e paluajtshme, që nxiti reagimin e Serbisë, u tha se 'bazohej në ligjet dhe në Kushtetutën e Kosovës".

"Ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Planin e Ahtisarit dhe ato vendime të Qeverisë së Serbisë janë inekzistente dhe jo valide për tërë territorin e Kosovës. Ato, ai [kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq] mund t'i zbatojë vetëm në territorin e Republikës së Serbisë", ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Ligji ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë, Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk i jep mundësi Qeverisë së Serbisë për të anuluar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se zyrtarë të Serbisë e kanë interpretuar gabimisht ligjin ndërkombëtar, pasi sipas tij, ditën e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, e gjithë pasuria e patundshme i takon shtetit që krijohet.

"Ajo nuk mund të bëhet për dy arsye: arsyet kushtuese dhe ligjit ndërkombëtar. Arsyet kushtetuese janë se Serbia nuk ka asnjë juridiksion ndaj Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur. Kurse arsyet e ligjit ndërkombëtar, që Serbia dhe juristët e tyre i dinë, që në momentin kur një shtet fiton pavarësinë, e që është rasti i Kosovës, ditën e shpalljes se pavarësisë, krejt pasuria e patundshmëria e shtetit pararendës i takon shtetit që krijohet".

Hasani, deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, ndërkaq i konsideron 'marketing për qëllime politike të brendshme'.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar ka vendosur që të gjithë pronën e patundshme të regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, ta kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës.

Edhe sipas planit të Ahtisarit "prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës në momentin e Marrëveshjes, do t'i kalohet në pronësi Kosovës".

Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, thotë se sipërfaqja më e madhe e regjistruar në emër të Republikës Federale të Jugosllavisë, kanë qenë pronat e Ushtrisë së Jugosllavisë.

"Të gjitha pronat që kanë të bëjnë më Armatën e Jugosllavisë, ajo ka qenë një ndër pronarët më të mëdhenj të numrit të objekteve dhe hapësirave në territorin e Kosovës, të gjitha institucionet shtetërore federative të asaj kohe . Pastaj, të gjitha institucionet republikane të Republikës së Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës. Janë rreth 85 titullarë që kanë më shumë se një pronë".

Pak vite më parë, autoritetet serbe patën deklaruar se pronat e shtetit të Serbisë në Kosovë përfshijnë një numër të madh edhe të ndërmarrjeve publike, por edhe pasuri tjetër tokësore, përfshirë edhe Brezovicën.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ka deklaruar se "që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë".

Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në kuadër të dialogut.

Por, ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja e pronave në territorin e Kosovës "nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë" dhe se për to vendos "vetë Kosova". (REL)

The post Serbia nuk mund të anulojë vendimet e Qeverisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Arqipeshkvi nga Italia interesohet të ndihmojë fëmijët kosovarë me kancer

Posted: 20 Mar 2017 09:36 AM PDT

Vincezo Paglia është arqipeshkvi nga kisha katolike në Itali, ka vizituar sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.

Ai shprehu interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në këtë klinikë.

Në këtë takim, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka shpjeguar në lidhje me organizimin e SHSKUK-së dhe Qendrës Klinike Universitare dhe për interesimin që ka treguar Paglia për Kosovën edhe në ditë më të vështira para, gjatë dhe pas luftës.

Në takim doktor Gjocaj, kërkoj përkrahjen e Vatikanit për SHSKUK, në këtë rast për fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia, por edhe në fusha të tjera me rëndësi të veçantë për shëndetësinë e Kosovës, njofton QKUK përmes një komunikate.

Dr. Izet Sadiku, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim theksoi bashkëpunimet e deritanishme që kanë pasur me shtetin e Italisë në fushën e shëndetësisë, duke cekur sidomos fushën e kardiokirurgjisë së fëmijëve, por edhe ndihma të tjera në trajtimin e fëmijëve me leukemi dhe lëmi tjera.

Ai theksoi se janë duke pritur konfirmimin nga ministrja e re e shëndetësisë së Italisë që të nënshkruhet një marrëveshje e re e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes së mëtejme nga shteti i Italisë për Kosovën.

Doktor Metush Disha, kryesues i Bordit në detyrë të SHSKUK-së, theksoi se kjo vizitë është e mirëseardhur sidomos kur kihet parasysh fakti se një shqiptare është shenjtëruar nga Papa, në këtë rast Nënë Tereza.

Paglia ka ardhur në vizitë në Kosovë me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. /Insajderi.com

The post Arqipeshkvi nga Italia interesohet të ndihmojë fëmijët kosovarë me kancer appeared first on INSAJDERI.

LDK-ja ua kishte ndaluar deputetëve të kërkonin zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Posted: 20 Mar 2017 09:14 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur t'i jap vëmendje të madhe kërkesës së tyre për të zbardhur vrasjet e aktivistëve të saj pasluftës së Kosovës në vitet 1998-99, në manifestimet e fundit të partisë.

E një vit më parë deputetja e kësaj partie Vjosa Osmani kishte propozuar që të diskutohej në Kuvendin e Kosovës për vrasjet e pasluftës. Megjithatë, ky propozim i Osmanit ishte stopuar nga vet LDK.

Grupi Parlamentar i LDK-së kishte thirrur një mbledhje për ta ndalur propozimin e Vjosa Osmanit për diskutimin e vrasjeve të pasluftës në Kuvendin e Kosovës, raporton Insajderi.

Në një intervistë të deputetes më të votuar të LDK-së në emisionin "Komiteti" të transmetuar në Transmetuesin Publik më 20 maj të vitit të kaluar, Osmani tregoi se si Grupi Parlamentar i LDK-së kishte thirrur mbledhje për ta ndaluar atë të inicioj në kuvend debatin për vrasjet politike.

Osmanit i kishin thënë që "nuk bën më me fol për vrasjet politike".

"Dhe unë kur propozova një gjë të tillë për këtë mandat u thirr një mbledhje e Grupit Parlamentar, dhe më thanë që nuk bënë me fol më për vrasjet politike, për Gjykatën Speciale", deklaronte deputetja Osmani.

LDK-ja ua kishte ndaluar deputetëve të kërkonin zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Zbardhja e vrasjeve politike ishte kërkuar me këmbëngulje nga Isa Mustafa dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet qendrore më 2014.

Por, pas ardhjes në pushtet këto kërkesa janë lënë në harresë nga krerët e partisë, të cilët krijuan koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

E partia e Isa Mustafës duket se ka filluar fushatën para zgjedhjeve të ardhshme që pritet të mbahen këtë vit ose një vit më vonë, duke kërkuar edhe njëherë drejtësi për vrasjet politike të kryera pasluftës.

LDK shënoi 27-vjetorin e themelimit të partisë në degët e saj në Rahovec e Podujevë, përmes tubimeve në të cilat mori pjesë edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, manifestimin e 27 vjetorit të themelimit të degës në Podujevë e shfrytëzoi për të kërkuar zbardhjen e këtyre vrasjeve.

"Pashmangshëm këto ditë i kujtojmë më pietet prijësit e intelektualët, ideologët e veprimtarët, deputetët e kryetarët që ranë e na i vranë, që ndërruan jetë por bënë vepra hero e martirë lirie", ishte shprehur Veliu. /Insajderi.com

The post LDK-ja ua kishte ndaluar deputetëve të kërkonin zbardhjen e vrasjeve të pasluftës appeared first on INSAJDERI.

Vdes në moshën 101 vjeçare, David Rockefeller

Posted: 20 Mar 2017 09:07 AM PDT

David Rockefeller, bankier dhe filantrop që zotëroi një nga bankat më të rëndësishme në botë , Chase Manhattan Bank, duke ushtruar për më shumë se një dekadë, ndikim të jashtëzakonshëm në mbarë botën, duke e përhapur kapitalizmin amerikan, ka vdekur të hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në Pokantikos Hills në New York.

Ai ka vdekur në moshën 101 vjeç.

Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i familjes, Fraser P. Seitel, i cili konfirmoi vdekjen.

 

The post Vdes në moshën 101 vjeçare, David Rockefeller appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more