Skip to main content

INSAJDERI: “Adoleshenti që fitojë afër 500,000 euro, ua jep të gjitha prindërve” plus 19 more

INSAJDERI: “Adoleshenti që fitojë afër 500,000 euro, ua jep të gjitha prindërve” plus 19 more


Adoleshenti që fitojë afër 500,000 euro, ua jep të gjitha prindërve

Posted: 21 Mar 2017 09:52 AM PDT

Një adoleshent në Michigan të SHBA-së i ka fituar plot 500.000 dollarë (462.350 euro) në lotari dhe gati të gjithë shumën ua ka dhënë prindërve.

 

Adoleshenti 19-vjeçar, i cili ka kërkuar që të mbetej anonim, e ka fituar lotarinë pasi që kishte blerë një biletë gërvishtëse 10-dollarëshe, transmeton Express.

Ai ka thënë se planifikon t'i përdorë 5.000 dollarë për investime, ndërsa pjesën tjetër t'ua japë prindërve.

"Prindërit e mi kanë bërë shumë për mua dhe motrën time," ka thënë ai.

Adoleshenti nga Williamston, Michigan, ka shtuar: "Duke u ndihmuar atyre ua largojë një barrë ta madhe atyre dhe vetit."

The post Adoleshenti që fitojë afër 500,000 euro, ua jep të gjitha prindërve appeared first on INSAJDERI.

AKR – VV-së: Sondazhi është i porositur dhe i plotësuar në zyrat e juaja

Posted: 21 Mar 2017 09:40 AM PDT

Aleanca për Kosovën e Re ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin sondazh VV doli partia e parë në vend, ndërsa AKR, sipas sondazhit nuk ka arritur më shumë se 4 për qind të votave.

AKR-ja përmes një komunikate për medie ka thënë se sondazhet e bëra nga partitë politike në Kosovës janë të porositura dhe të plotësuara në zyrat e partive.

“Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t'i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare”, thuhet në komunikatë.

Sipas AKR-së, këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi.

AKR është shprehur e bindur “se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezantuar sot dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes.”

 

AKR ka ftuar strukturat e veta që të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme, me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës. /Insajderi.com

The post AKR – VV-së: Sondazhi është i porositur dhe i plotësuar në zyrat e juaja appeared first on INSAJDERI.

Kosova U-21 sfidon Irlandën me futbollistë të Superligës së Kosovës

Posted: 21 Mar 2017 09:27 AM PDT

Përfaqësuesja U21 sot ka mbajtur stërvitjen e dytë në Ferizaj dhe të fundit para nisjes për në Dublin, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019, kundër Irlandës.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin e tij, Erdogan Celina dhe trajnerin e portierëve, Naser Prapashtica për këtë ndeshje do të ketë në dispozicion 21 futbollistë, shumica prej të cilëve janë pjesë e kampionatit të Kosovës.

Futbollistë të Liverpool dhe të United sfidojnë Kosovën U-21

Kosova U-21 sfidon Irlandën me futbollistë të Superligës së Kosovës

Ekspedita e Përfaqësueses U21 aktualisht është e akomoduar në hotel Prishtina, kurse të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit, do të niset drejt Dublinit.

Lista e futbollistëve të Përfaqësueses U21:

Visar Beka (Prishtina)

Ardit Nika (Prishtina)

Betim Halimi (Drita)

Lirim Kastrati (Roma)

Arian Kabashi (Sion)

Florent Hasani (Trepça'89)

Mendurim Hoti (Feronikeli)

Rron Statovci (Llapi)

Drin Lladrovci (Feronikeli)

Drilon Tejeci (Kukësi)

Rron Broja (Trepça'89)

Kushtrim Shabani (Llapi)

Engjëll Hoti (Braunschweig)

Ylber Maloku (Trepça'89)

Blend Baftiu (Prishtina)

Albert Dabiqaj (Besa)

Trojan Maloku (Gorica)

Almir Ajzeri (Flamurtari)

Leonard Pllana (Dalkurd)

Enis Alaj (Etoile Caraouge)

Ardit Gashi (Bassano)

The post Kosova U-21 sfidon Irlandën me futbollistë të Superligës së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Serbia falënderon shtetin diktatorial për mosnjohjen e Kosovës

Posted: 21 Mar 2017 09:21 AM PDT

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka pritur në takim ambasadorin e ri të Koresë së Veriut në Serbi, Ri Pyong Du, të cilin e ka falënderuar për pozicionimin e shtetit diktatorial të Koresë së Veriut ndaj Kosovës.

Gjatë takimit, Daçiq “shprehu mirënjohjen e tij për pozicionin parimor të Republikës Popullore Demokratike të Koresë në lidhje me çështjen e Kosovës”.

Ministri serb i Punëve të Jashtme ka folur edhe për qëndrimin e Serbisë ndaj situatës në Korenë Veriore, shkruan Insajderi.

“Duke komentuar situatën në Gadishullin Korean, ai theksoi se Serbia mbështet lehtësimin e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhje diplomatike nëpërmjet negociatave të palëve në dialog”, citohet të ketë thënë Daçiq, sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. /Insajderi.com

 

The post Serbia falënderon shtetin diktatorial për mosnjohjen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Ndërpritet qarkullimi i disa autobusëve të rinj, punëtorët në grevë

Posted: 21 Mar 2017 09:18 AM PDT

Autobusët e linjës 4 të ndërmarrjes komunale "Trafikut Urban" , kanë qarkulluar me vështirësi gjatë ditës së sotshme.  Madje, për dy orë të tëra është ndërprerë në tërësi qarkullimi. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në Komunën e Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

"Për dy orë linja 4 ka qenë të bllokuar për shkak të grevës së punëtorëve", ka thënë Fazliu

Ilmi Gashi, kryetari i sindikatës së pavarur të "Trafikut Urban", ka treguar arsyen se pse punëtorët janë futur në grevë.

Punëtorët, sipas tij, protestojnë kundër një vendimi të anëtarëve të bordit të kësaj ndërmarrje komunale.

"Tre anëtarët e bordit – Avdi Ferri, Bashkim Ibrahimi, Fllanza Pula në mënyrë tinëzare kanë bllokuar llogarinë bankare", ka thënë Gashi, për Insajderin. Sipas tij, bllokimi i llogarisë ka çuar deri tek pamundësia për të mbushur me naftë autobusët si dhe për të paguar pagat e punëtorëve.

Gashi ka pohuar se nëse deri nesër nuk zhbllokohet llogaria bankare që do të mundësonte kryerjen e shërbimeve, atëherë do të eskalojë situata. Nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë paralajmërim.

Insajderi ka kontaktuar Bashkim Ibrahimin, anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje. Ai ka thënë se bordi nuk ka marrë kurrfarë vendimi për bllokim të llogarisë bankare të ndërmarrjes.

"Nuk është bllokuar llogaria bankare e ndërmarrjes. Në momentin që bordi ka shkarkuar ish-kryeshefin, atij automatikisht iu ka bllokuar qasja në llogarinë bankare", ka pohuar Ibrahimi.

Sipas tij, qasje në llogarinë e ndërmarrjes ka Hafir Hamiti, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes.

"Hamiti ka te drejte te nënshkruaj pagesat dhe pagat konform ligjit", ka shtuar Ibrahimi.

Por, vendimi i bordit të ndërmarrjes nuk është përkrahur nga autoritetet komunale të Prishtinës. Shpend Ahmeti, kryetar e Dardan Sejdiu, nënkryetar e patën quajtur politik vendimin e këtij bordi për shkarkimin e Halil Mustafës nga posti i kryeshefit të ndërmarrjes "Trafiku Urban"./Insajderi.com

The post Ndërpritet qarkullimi i disa autobusëve të rinj, punëtorët në grevë appeared first on INSAJDERI.

Caktohet data kur nisin procedurat e “divorcit” mes Britanisë dhe BE-së

Posted: 21 Mar 2017 09:13 AM PDT

Londra dhe Brukseli do të nisin procedurat e divorcit zyrtarisht më 29 mars. Kohëzgjatja e bisedimeve nuk dihet, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ato nuk do të jenë të lehta për asnjërën palë.

Që pas referendumit që i tha "Po" daljes nga unioni, si Britania e Madhe, ashtu edhe Brukseli kanë nisur përgatitjen e strategjive për ndarjen. Një pjesë e këtyre strategjive është bërë publike, një pjesë tjetër mbetet ende sekret.

E sipas një strategjie të fshehtë të Brukselit, të paktën siç pretendohet në mediat holandeze, divorci mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian mund të përfundojë në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë.

I njëjti burim thotë se në draft-plan, BE do t'i kërkojë Londrës pagesën e një shume prej 57 miliardë eurosh si detyrim për përfitimet që vendi ka patur në 43 vite anëtar i Bashkimit Europian.

"Shihemi në Hagë!", është titulli i mediave holandeze, që citojnë një zyrtar të lartë të BE-së, që ka dashur të qëndrojë anonim.  Përgjigjja e zyrtarit ka ardhur pas pyetjes së bërë se cilat do të ishin masat e Brukselit pas kërcënimit të kryeministres britanike, Theresa May, e cila tha se ishte e gatshme të kryente një shkëputje të njëanshme nga BE nëse bisedimet nuk ecin.

The post Caktohet data kur nisin procedurat e "divorcit" mes Britanisë dhe BE-së appeared first on INSAJDERI.

Mesfushori më i suksesshëm i Evropës sfidon Kosovën

Posted: 21 Mar 2017 08:55 AM PDT

Mesfushori i Islandës Gylfi Sigurdsson pritet të jetë rreziku kryesor i Islandës kundër Kosovës në ndeshjen e së premtes që do të zhvillohet të premten në "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Sigurdsson është futbollisti me më së shumti asistime në pesë ligat më të forta të Evropës (Spanjë, Itali, Angli, Itali dhe Francë).

Mesfushori i skuadrës angleze, Swansea City, ka asistuar 11 herë në këtë stinor të Premier Ligës, shkruan Insajderi.

Ai është futbollisti me më së shumti gola në përfaqësuesen e Islandës, në përbërjen momentale.

Futbollistët me më së shumti asistime në top 5 ligat e Evropës:

  1. Gylfi Sigurdsson, Swansea (Angli) 11
    2. Neymar, Barcelona (Spanjë) 10
    2. Toni Kroos, Real Madrid (Spanjë) 10
    2. Emil Forsberg, Leipzig (Gjermani) 10
    2 . Thomas Müller, Bayern Munich (Gjermani) 10
    2. Christian Eriksen, Tottenham (Angli) 10
    2. Kevin De Bruyne, Manchester City (Angli) 10
    8. José Callejón, Napoli (Itali) 9
    8. Alexis Sánchez, Arsenal (Angli ) 9
    8. Luis Suarez, Barcelona (Spanjë) 9
    8. Pablo Piatti, Espanyol (Spanjë) 9
    8 Thomas Müller, Bayern Munich (Gjermani) 9
    8. Ousmane Dembele, Borussia Dortmund (Gjermani) 9
    8. Jean Michael Seri, Nice (Francë) 9

The post Mesfushori më i suksesshëm i Evropës sfidon Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Posted: 21 Mar 2017 08:43 AM PDT

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit me datën 13 mars 2017, në stacionin policor të Fushë Kosovës, ata e kishin sulmuar viktimat me çekan në kokë dhe nën kërcënimin e armës nga ta kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh.

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Skenderajt, ku pas bastisjeve në dy lokacione, lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar një automjet të tipit BMË, dy telefona mobil, ndërsa të arrestuarit janë K.H, 22  vjeç, A.S, 24 vjeç, L.Z,  32  vjeç.

Të arrestuarit pas intervistimit me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërkohë hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që janë ngritur dyshime se të njëjtit mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë. /Insajderi.com

 

The post Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë appeared first on INSAJDERI.

Lumezi njofton ambasadoren holandeze me të arriturat e Kryeprokurorit të Shtetit

Posted: 21 Mar 2017 08:36 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim pune, ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t'u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke  shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Kreu i Prokurorit të Shtetit, pohoi  se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Mes tjerash, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër kriminalitetit, e me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit, njofton zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate.

Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për projektet, të cilat mbështeten nga Ambasada Holandeze në drejtim të forcimit të integritetit  të prokurorëve dhe stafit administrativ,  si dhe për ngritjen e kapaciteteve  dhe rolin e prokurorëve në hetimet financiare.

Ambasadorja Willems, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehu gatishmërinë e saj dhe të vendit të saj, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Holanda mund të kontribuojnë,  me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Konkretisht ambasadorja e Holandës Gerrie Willems ofroi ndihmë nga Ambasada Holandeze në Prishtinë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fushën e hetimeve financiare dhe pastrimit të parave.

Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi falënderoi ambasadoren e Holandës Gerrie Willems për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sistemit prokurorial të Kosovës dhe  theksoi vendosmërinë e tij për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit, duke dhënë rezultate në zbulimin dhe hetimin e veprave penale.

The post Lumezi njofton ambasadoren holandeze me të arriturat e Kryeprokurorit të Shtetit appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti i kombëtares mbetet i bllokuar në aeroport

Posted: 21 Mar 2017 08:31 AM PDT

Jahmir Hyka nuk ka arritur t'i bashkohej mbrëmë Kombëtares shqiptare të futbollit, sipas planit të udhëtimit që kishte nga SHBA.

Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia e largët deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.

Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë "Alitalia", me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt vendit tonë.

Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t'i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri i tij drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.

hyka alitalia

Futbollisti nuk ka ngurruar të shprehë zhgënjimin e tij për këtë ndryshim planesh me një postim në rrjetet sociale.

Ky është një shqetësim më shumë për trajnerin De Biazi, duke llogaritur këtu edhe kohën e pakët që ka në dispozicion për stërvitjet me kuqezinjtë para sfidës delikate ndaj Italisë.

The post Futbollisti i kombëtares mbetet i bllokuar në aeroport appeared first on INSAJDERI.

Basha “spiunon” ish-trajnerin e tij italian tek De Biasi

Posted: 21 Mar 2017 08:23 AM PDT

Njohuritë e Migjen Bashës për mënyrën se si interpreton lojën trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, mund të rezultojnë shumë të rëndësishme në takimin e të premtes.

Mesfushori ka treguar sot në konferencë për shtyp se sa mirë e njeh teknikun që e ka drejtuar për disa vite te Torino dhe si këtë njohuri, ia ka përcjellë edhe De Biasit.

Basha ka treguar karakteristikat e trajnerit të Italisë, duke thënë se ai është një trajner që preferon lojën sulmuese, përcjell Panorama-Sport.

"Sigurisht që fati im ishte se në momentin që mbërrita Te Torino, atje ishte edhe Ventura. Jemi ngjitur brenda një viti në Serinë A, pastaj në sezonin e parë dhe të dytë aty u kualifikuam në Ligën e Europës. Aty shihet puna shumë e mirë që ka bërë Ventura me lojtarë si unë, me Imobile, Darmian, të gjithë këta që i kam pasur bashkëlojtarë, është një trajner që na ka ndihmuar të gjithëve”, ka thënë Basha.

"E njoh shumë mirë, Ventura është një trajner që i pëlqen të sulmojë kundërshtarin, duhet të gjejmë guximin për të sulmuar edhe ne. Duhet të shohim edhe formacionin që do të përdorë Ventura se në Torino i ndërronim shpesh, nëse luhet me 4-4-2 i di disa lëvizje që i bënte me Torinon, por është një trajner që mund të ndryshojë pa probleme dhe gjen shumë zgjidhje që mund të na krijojnë probleme", u shpreh Basha.

basha

Nëse e ka pyetur apo jo De Biazi për Venturën

"Kemi biseduar, më ka pyetur disa gjëra, formacioni që kishim në Torino. Nëse është i njëjtë edhe të premten, lëvizjet i di dhe ia kam treguar. Por Ventura është një trajner që mund të lëvizë lojtarët, rreshtimet, lëvizjet dhe duhet kujdes gjithsesi, edhe pse unë jam munduar të ndihmoj kështu Shqipërinë".

Për zhvillimin e ndeshjes në Palermo

"Nuk di a është penalizim apo e mirë për ne, pasi shumë shqiptarë do të jenë të pranishëm. Nëse ndeshja do të ishte afër Milanos e Torinos, do të kishte edhe më shumë tifozë. Por tifozët i kemi pasur kudo ndaj nuk është problem ku luajmë".

Për kujdesin për të mos përsëritur gabimet

"Besoj se është normale, jo vetëm ne në mesfushë, por çdo lojtar i ekipit, në momentin kur ke përballë një ekip si Italinë, duhet kujdes nga të gjithë, janë të gjithë lojtarë shumë të fortë. Mesfusha, sidomos sulmi me Imobile e Beloti, po bëjnë shumë gola,. Duhet të sakrifikojmë, në shumë ndeshje kemi treguar se mund të mbrohemi shumë mirë dhe të kundërsulmojmë. Nëse duam të rrezikojmë Italinë, duhet të bëjmë atë që kemi bërë çdo herë".

Për kohën e shkurtër në dispozicion për të përgatitur ndeshjen

"Pak a shumë programi është i njëjti, është e vërtetë që kemi shumë pak kohë për të përgatitur ndeshjet. Por duhet të punojmë me atë program që kemi. Të mundohemi të bëjmë maksimumin, edhe herë të tjera ka ndodhur që kemi pasur pak kohë por kemi përgatitur ndeshjet shumë mirë".

Atmosfera në kombëtare dhe prania e liderëve

"Atmosfera çdo herë ka qenë e mirë, si kemi humbur apo fituar. Mentaliteti është i njëjtë, edhe prurjet e reja janë stabilizuar pa probleme në kombëtare. Pra mentaliteti që kemi pasur për disa vite na ka bërë të shkojmë në Europian, na ka ndihmuar. Largimi i Canës është një humbje shumë e madhe por kemi lojtarë që kanë eksperiencë e personalitet të madh siç janë Agolli e Mavraj, edhe pse ai nuk është këtu. Jemi edhe unë apo Memushaj. Problemi është te mentaliteti, kur ke të duhurin nuk ka kurrfarë problemi".

Nëse mund të luajnë ata që njohin më mirë kampionatin italian

"Të them të drejtën nuk besoj që trajneri të bazohet në këto aspekte. E para është forma dhe trajneri sheh formën. Taktika është e dyta. Pastaj pyetjen bëjani trajnerit se në çfarë aspekti bazohet ai për formacionin e të premtes".

Për nervozizmin para ndeshjes

"Trajneri çdo herë është nervoz, është normale, jemi edhe ne lojtarët se kemi kualifikuese ndaj Italisë. Është e vërtetë që ka edhe një ndihmës të ri, por po bën punë të mirë. Të gjithë po sillemi mirë dhe me rëndësi është fakti që i gjithë grupi po e dëgjon".

The post Basha “spiunon” ish-trajnerin e tij italian tek De Biasi appeared first on INSAJDERI.

AAK dhe Nisma nuk i besojnë sondazhit të Vetëvendosjes

Posted: 21 Mar 2017 08:18 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, nuk i besojnë sondazhit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi duke e komentuar sondazhin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky sondazh është i pasaktë dhe është bërë për interes të Vetëvendosjes.

"Ky është një sondazh i një partie politike, që do të thotë se i bazohet elektoratit të vet dhe çdo parti politike që bënë sondazhe e bënë në favor të vetin. Sondazhet e partive politike bëhen sipas interesave të veta", ka thënë Isufi.

Ndërsa partia e Fatmir Limajt thotë se nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitojë 10 deputetë në parlamentin e Kosovës.

"Për hir të së vërtetës dhe opinionit ne ju informojmë se NISMA për Kosovën rregullisht bënë matjen e opinionit publik për nevojat e saja të brendshme dhe nga këto rezultate del se: Nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitoj 10 deputet për parlamentin e Kosovës, kjo është e vërteta e disponimit momental të opinionit publik në Kosovë", thekson Nisma për Kosovën.

Në bazë të këtij sondazhi, VV ka dalë partia e parë, PDK e dyta, LDK e treta, AAK e katërta, AKR e pesta.

The post AAK dhe Nisma nuk i besojnë sondazhit të Vetëvendosjes appeared first on INSAJDERI.

BE-ja ndan 2 milionë euro për projektet ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi

Posted: 21 Mar 2017 08:17 AM PDT

Ministria e Financave të Malit të Zi tha se një total prej 10 milion eurove do të ndahen në kuadër të marrëveshjes për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën në kuadër të projektit "IPA 2014-2020".

Projekti "IPA" i qeverisë malazeze me atë kosovare ka filluar nga viti 2010 dhe 2 milion euro pritet të huazohen nga Bashkimi Evropian, ka bërë të ditur sot ministri i Integrimeve të Malit të Zi, Aleksandar Pejoviq, njofton SeeNews.

"Programi u jep mundësi Malit të Zi dhe Kosovës që të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të zonave të tyre kufitare", tha Pejoviq gjatë një konference të organizuar nga qeveria malazeze.

Në takim konferencë foli edhe zëvendësministri kosovar Ministrisë së Pushtetit dhe Administrimit Lokal , Bajram Gecaj.

"Objektivi kryesor i programit është të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve të të dyja palëve, Kosovës dhe të Malit të Zi", tha Gecaj. /Insajderi.com

 

The post BE-ja ndan 2 milionë euro për projektet ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj e prezanton si sukses diplomatik takimin me tenderuesin milionësh

Posted: 21 Mar 2017 08:05 AM PDT

Kryediplomati kosovarë Enver Hoxhaj në Uashington ka takuar senatorin Bob Dole i cili ka marrë 2.3 milionë euro nga qeveria e Kosovës për shërbime këshillëdhënëse e lobuese për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovë.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se Hoxhaj i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes Kosovës dhe ShBA-së, ndërsa ka thënë se Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikan në rajon.

"Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon", ka thënë Hoxhaj.

Por, nuk ka shënuar asnjë rresht për rolin e kompanisë "Alston Bird LLC" ku punon Bob Dole si kontraktues i Qeverisë.

Insajderi ka raportuar lidhur me këtë kontratë e cila ishte paraparë të nënshkruhet mes Hoxhajt dhe Dole me 1 mars ndërkaq komunikata nga MPJ nuk njofton nëse kjo kontratë u nënshkrua në takimin e sotëm mes tyre.

Njësoj edhe presidenti Hashim Thaçi e pati lëvduar miqësinë me Dole, në janar të këtij viti kur u takua në ShBA, ndonëse nuk ishin bërë publike detaje nga takimi.

Por në shkurt përmes ueb faqes së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Ministria e Punëve të Jashtme bëri publik njoftimin për dhënie të kontratës tri vjeçare me kompaninë "Alston Bird LLC", në vlerë prej 2 milionë e 340 mijë eurosh.

Person kontaktues për firmën amerikane në këtë tender është Robert Dol. Emri i plotë i ish-senatorit amerikan është Robert Joseph 'Bob' Dole. /Insajderi.com

The post Hoxhaj e prezanton si sukses diplomatik takimin me tenderuesin milionësh appeared first on INSAJDERI.

James Blunt tregon “mësimin” që mori nga lufta e Kosovës

Posted: 21 Mar 2017 08:01 AM PDT

Këngëtari britanik James Blunt ka thënë se koha e tij si ushtar i KFOR-it gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-99, e ka ndihmuar atë në jetë.

Blunt  ka folur për kohën e tij të kaluar në Kosovë në një intervistë me revistën gjermane Thueringer-allgemeine.

43-vjeçari britanik thotë se nga lufta në Kosovë ka mësuar se sa e rëndësishme është për të që të jetojë në një shtet që ka siguri, siç është Mbretëria e Bashkuar, shkruan Insajderi.

"Që nga atëherë, e di sa me fat që jam dhe sa me fat jemi ne që jetojmë në shtete që janë të sigurta në përgjithësi", ka thënë Blunt.

James Blunt pritet të publikojë albumin e tij të ri, të titulluar "The Afterlove", këtë të premte. /Insajderi.com

The post James Blunt tregon “mësimin” që mori nga lufta e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Schweinsteiger në ShBA

Posted: 21 Mar 2017 07:46 AM PDT

Bastian Schweinsteiger do të vijojë karrierën e tij si futbollist në Major League Soccer në SHBA.

Manchester United ka mund të gjejë akordin me klubin e Chicago Fire për transferimin e menjëhershëm të mesfushorit gjerman. Schweinsetiger, i cili u transferua te Djajtë e Kuq, fundin e sezonit të kaluar e pa veten jashtë ekipi nga Mourinho në atë aktual, një situatë kjo që e shtyu atë drejt këtij transferimi.

"Gjatë gjithë karrierës sime, kam marrë parasysh të gjitha opsionet që më janë dhënë", tha Schweinsteiger për "Chicago Tribune". "E kam bërë këtë duke shpresuar që të kem pasur një impakt pozitiv me dhënien e kontributit tim për të arritur diçka madhështore. Kalimi të Chicago Fire nuk përbën ndonjë përjashtim".

Bastian Schweinsteiger në karrierën e tij ka luajtur për 13 sezone me Bayern Munchen, me të cilin fitoi 8 tituj të Bundesligës, 7 Kupa të Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013. Në vitin 2014, ai ishte pjesë e përfaqësueses gjermane me të cilën fitoi Kupën e Botës në Brazil. Në korrikun e vitit të kaluar, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë me të cilën luajti 121 ndeshje.

The post Schweinsteiger në ShBA appeared first on INSAJDERI.

Shoqëria Civile në Mitrovicë reagon ndaj rrënimit të trashëgimisë kulturore

Posted: 21 Mar 2017 07:40 AM PDT

Janë 17 organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë reaguar ndaj rrënimit të objektit i njohur "Shtëpi banimi e shekullit XIX – Florim Zeneli, Florije Rama".

"Akoma pa u bërë një vit që nga marrja e vendimit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, objekti i emërtuar si Shtëpi banimi e shekullit XIX – Florim Zeneli, Florije Rama (e renditur në listë me numrin 1076) në qytetin e Mitrovicës, është rrënuar dhe deri me tani nuk ka asnjë reagim apo sqarim zyrtar nga institucionet relevante që thirren në mbrojtjen e tyre", thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Objekti i rrënuar i takonte bërthamës së vjetër të qytetit të Mitrovicës dhe Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, në diskutimet e fundit publike pati dalë me propozime konkrete e kreative për këto shtëpi.

"Rrjeti i Organizatave Kulturore te Mitrovicës, si dhe organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile në Mitrovicë, shprehin shqetësimin e thellë ndaj rrënimit dhe degradimit të vazhdueshëm që iu bëhet  trashëgimisë kulturore në këtë komunë, duke kujtuar se gjatë viteve të pasluftës në këtë qytet janë bërë rrënime të vazhdueshme të objekteve me vlera arkitektonike si dhe historike", thuhet aty.

"Vlen të kujtojmë se shtëpia e Xhafer Devës, e djegur me 28 mars 2015 ka mbetur pezull dhe akoma nuk është interventuar në rindërtimin e saj. Pranë saj, ish-hoteli "Jadran" po ashtu objekt në mbrojtje institucionale, është duke pësuar ndryshime të mëdha në fasadën e përparme nga operatorët që kanë marrë objektin me qira, derisa dyshohet se nuk kanë marrë leje përkatëse nga institucionet në nivel lokal", vazhdon reagimi.

Organizatat e Shoqërisë Civile në Mitrovicë, i bëjnë thirrje institucioneve relevante në nivelin lokal si dhe atë qendror, që sa më parë të ndërmarrin hapa konkret drejt mbrojtjes së objekteve të përcaktuara ligjërisht si objekte të trashëgimisë kulturore si dhe gjithë atyre objekteve që mund të shërbejnë në interes të shoqërisë dhe promovimit  të shtetësisë së Kosovës.

Organizatat e Shoqërisë Civile të Mitrovicës, që mbështesin këtë deklaratë janë:

7 Arte

Ad Libitum

Community Building Mitrovica

Futja ngjyrë

KosovaArs

Me dorë në zemër

Mitrovica Guide

MRMT – Mitrovica Regional Monitoring Team

Mundësia

OJQ BFF

OJQ Pram

OJQ TV Mitrovica

OJQ Valët e Paqes

Qendra Rinore –Mitrovicë

RROK Mitrovica

Valdete Idrizi (Aktiviste)

Zëri i prindërve

The post Shoqëria Civile në Mitrovicë reagon ndaj rrënimit të trashëgimisë kulturore appeared first on INSAJDERI.

Haliti: Vetëvendosje s’do të jetë e para në zgjedhje

Posted: 21 Mar 2017 07:34 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk e beson se Lëvizja Vetëvendosje mund të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend.

Duke komentuar një sondazh të publikuar nga VV, sipas të cilit kjo parti është më e votuara në vend, Haliti ka thënë se këto hulumtime janë të porositura.

"Këto sondazhe janë më porosi dhe sipas qejfit. Qëllimi i tyre është me influencu me i bind njerëzit ose me kiju tek njerëzit besim se ata do të fitojnë. Qëllimi i sondazheve të tashme bëhet që njerëzit e pa përcaktuar t'i orientojnë kah vetja dhe t'i tërheqin nga vetja", u shpreh Haliti për Gazetën Express.

Sipas sondazhit të bërë publik nga VV, PDK do të jetë në vendin e dytë në zgjedhje, ndërsa LDK në të tretin. Sipas sondazhit, Nisma për Kosovën nuk do të kalojë pragun zgjedhor, kurse në kuvend do të rikthehet AKR-ja./Insajderi.com

The post Haliti: Vetëvendosje s'do të jetë e para në zgjedhje appeared first on INSAJDERI.

Mësim online në mes të gjimnazistëve të Drenasit dhe Finlandës

Posted: 21 Mar 2017 07:32 AM PDT

Nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, të martën kanë filluar një praktikë të re në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke komunikuar online me bashkëmoshataret e tyre në gjimnazin “Laukaan Lukio” të Finlandës.

Gjimnazistët e Drenasit dhe nxënës finlandezë kanë mësuar së bashku në praninë e dy mësimdhënësve, njëri i gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Mentor Sahiti dhe tjetri i gjimnazit “Laukaan Lukio”, Ilkka Linderoos, thuhet në një komunikatë për media.

Ora mësimore është realizuar në klasën digjitale, e cila gjendet në objektin e gjimnazit.

Duke pasur parasysh se Finlanda konsiderohet njëri ndër vendet me arsimin më cilësorin në botë, dhe nevoja e shkollave në Kosovë për përvetësimin e përvojave finlandeze është shumë e nevojshme, gjimnazi i Drenasit ka filluar një bashkëpunimin konkret dhe praktik me gjimnazin Laukaan Lukio në Finlandë.

Bashkëpunimi përfshinë shkëmbimin e përvojave të nxënësve dhe mësimdhënësve, konkretisht mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Vitin e kaluar 4 mësimdhënës finlandez kanë vizitur gjimnazin e Drenasit për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit, si dhe një mësimdhënës nga Drenasi kanë qenë në dy shkolla finlandeze.

Veç kësaj mësimdhënës nga Finlanda kanë mbajtur orë mësimore në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Edhe në maj të këtij viti, mësimdhënës nga gjimnazi Laukaan Lukio do të mbajnë mësim në gjimnazin e Drenasit.

Ndërsa sot konkretisht ka filluar implementimi i projektit online mes nxënësve finlandezë dhe gjimnazistë nga Drenasi.

Mësimdhënie online kjo shkollë finlandeze mban edhe me shkollat australiane dhe të tjera, të cilat nuk kanë mundësi që t i vizitojnë shkollat e tyre, për shkak të distances, kurse te ne në Kosovë për mungesë mjetesh materiale. /Insajderi.com

 

The post Mësim online në mes të gjimnazistëve të Drenasit dhe Finlandës appeared first on INSAJDERI.

SHBA ndalon përdorimin e pajisjeve elektronike për fluturimet ajrore nga Lindja e Mesme

Posted: 21 Mar 2017 07:25 AM PDT

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë mbajtjen e disa paisjeve elektronike gjatë fluturimeve ajrore nga tetë vende me shumicë myslimane.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se ekstremistët janë në kërkim të metodave inovative për të kryer akte terroriste.

Bombat mund të fshihen në laptopë, tabletë, kamera, DVD dhe konsola vijoi më tej departamenti. Masat hyjnë menjëherë në fuqi për nëntë kompani ajrore të cilat operojnë në 10 aeroporte.

Telefonët përjashtohet nga rregullat e reja. Nëntë kompanitë ajrore të prekura janë:

  • Royal Jordanian
  • Egypt Air
  • Turkish Airlines
  • Saudi Arabian Arlines
  • Kuwait Airways
  • Royal Air Maroc
  • Qatar Airways
  • Emirates
  • Etihad Airways

Zyrtarët Amerikanë thanë se kompanitë e lartpërmendura kanë 96 orë afat për të ndaluar mbajtjen e pajisjeve në kabinë më të mëdha sesa një telefon mobil apo inteligjentë.

The post SHBA ndalon përdorimin e pajisjeve elektronike për fluturimet ajrore nga Lindja e Mesme appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more