Skip to main content

“Hahn refuzon protestuesit kundërshtarë të platformës shqiptare” plus 9 more 24 ore lajme

“Hahn refuzon protestuesit kundërshtarë të platformës shqiptare” plus 9 more 24 ore lajme


Hahn refuzon protestuesit kundërshtarë të platformës shqiptare

Posted: 20 Mar 2017 07:17 AM PDT

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn nuk do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, organizatorja e protestave kundër mandatimit të Zoran Zaevit dhe partive shqiptare për krijimin e qeverisë së re. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç pohoi se Hahn ka marrë disa kërkesa për takime, por 3 anëtarët e ...

OSBE, apel policisë. Reagon deputeti i PS-së: Ja pse s’duhet të kesh merak

Posted: 20 Mar 2017 07:11 AM PDT

Pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt se policia duhet të jetë e paanshme në zgjedhjet e 18 qershorit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", i ka kthyer përgjigje Borchardt, duke i kujtuar atij se policia është e ...

Përfaqësuesit e partive politike u takuan në Tiranë

Posted: 20 Mar 2017 06:53 AM PDT

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, para pak ditësh kanë zhvilluar një takim në Tiranë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, raporton Zeri.info. Takimi ka qenë i ndërmjetësuar nga pjesëtari i shoqërisë civile, Naim Rashiti. Edhe Rashiti vetë, gjatë ditës së sotme, e ka konfirmuar një gjë të tillë. "Takimi i radhës në kuadër ...

Thaçi: Miqtë ndërkombëtarë nuk janë kundër ushtrisë por kundër metodologjisë së formimit të saj

Posted: 20 Mar 2017 06:48 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe sot e ka përmendur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ai duke folur në hapjen e Javës së Gruas tha se transformimi i FSK-së, Demarkacioni me Malin e Zi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian janë të domosdoshme. Në prani të ambasadorit amerikan në Kosovë ...

Investimet kapitale sipas muajve, 27% e disbursimeve do të bëhen në nëntor – dhjetor

Posted: 20 Mar 2017 06:42 AM PDT

Edhe pse një vit elektoral, shpenzimet dedikuar investimeve publike me fonde buxhetore do të jenë të spostuara në fund të vitit 2017. Sipas Ministrisë së Financave, në dy muajt e fundit të vitit, janë planifikuar të shpenzohen 27% e fondit të investimeve, teksa kulmi pritet të arrijë në muajin dhjetor. Fondi i planifikuar i investimeve ...

Studimi i KE-së, çfarë po e pengon zhvillimin e hidroenergjetikës në rajon e Shqipëri

Posted: 20 Mar 2017 06:37 AM PDT

Ka shumë arsye për mungesën e zhvillimit të sektorit hidroenergjetik në Ballkan, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Është Komisioni Europian që ka realizuar një studim mbi zhvillimin e sektorit hidroenergjetik e ku rendit potencialin e munguar, si dhe hapat që duhet të ndërmarrin qeveritë. Për këtë qëllim, në fund të muajit mars, në Podgoricë pritet të ...

Rama këmbëngul: Me dhe pa Saliun, me dhe pa Lulin do shkojmë në zgjedhje

Posted: 20 Mar 2017 06:29 AM PDT

"Me Saliun e pa Saliun me Lulin e pa Lulin do shkojmë në zgjedhje". Ky është qëndrimi që kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtur në mbledhjen e grupit socialist bën të ditur gazetari i Ora News Sonil Frashëri Edhe dje në komunikimin javor Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të ...

20 fakte që do iu ndryshojnë mënyrën e të menduarit për ekzistencën e Tokës (FOTO)

Posted: 20 Mar 2017 06:23 AM PDT

Nëse ju vrojtoni yjet që mund të shihen më sy të lirë, ata ose janë shumë afër me planetin tonë ose përmasat e tyre janë gjigande. Imagjinoni rëndësinë e planetit tonë në univers, sesi mund të duket Toka nga një planet ose galaktikë tjetër. Për të krijuar një ide sesa të rëndësishëm jemi ne në ...

Britania aktivizon “nenin 50” më 29 mars

Posted: 20 Mar 2017 06:06 AM PDT

Kryeministrja britanike, Theresa May do të njoftojë zyrtarisht Bashkimin Europian gjatë së mërkurës së ardhshme, se Britania e Madhe do të nisë procesin e largimit nga blloku 28-anëtarësh. "Downing Street" njoftoi këtë të hënë se kryetarja e ekzekutivit britanik do t'u shkruajë një letër 27 krerëve të tjerë të BE-së, duke shtuar edhe pritshmërinë e ...

Kapet bosi shqiptar i drogës në Itali, kishte mbi 4000 klientë

Posted: 20 Mar 2017 06:01 AM PDT

"Il Messaggero" raporton se një shqiptar 37-vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte shënjestra kryesore e operacionit të antidrogës të policisë së Perugias të quajtur "Big Rock" (Guri i Madh). 37-vjeçari ishte pronari i një dyqani në Ferro di Cavallo, Fontivegge e Cortonese. Sipas policisë, gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more