Skip to main content

“Fëmijë kokëfortë. Çfarë duhet të bëjmë?” plus 9 more Ferizaj Press

“Fëmijë kokëfortë. Çfarë duhet të bëjmë?” plus 9 more Ferizaj Press


Fëmijë kokëfortë. Çfarë duhet të bëjmë?

Posted: 22 Mar 2017 09:42 AM PDT

Duke filluar nga paraadoleshenca, mund të ndodhë që djali ose vajza të fitojë sjellje agresive, bëhet kokëfortë, i përgjigjet keq prindërve, dhe tregohet indiferent ndaj çdo forme autoriteti.

• Pas moshës 11-12 vjeçare fëmija pëson një ndryshim të thellë fizik dhe psikologjik, që e largon atë nga fëmijëria dhe pas sjelljes të kokë-fortësisë dhe kundërshtimit mund të fshihen një nevojë e fuqishme për t'u afirmuar, për të demonstruar vlerat, për të bindur të tjerët për arsyet e tij, të cilat i konsiderohen krejt të ndryshme nga ato të prindërve.

• Paraadoleshenti, nëpërmjet këtyre qëndrimeve, do t'ju lejë të tjerëve të kuptojnë që ai tashmë është një i rritur.

• Një shkak tjetër mund të jetë dhe mungesa e sigurisë tek vetja si dhe në aftësitë e tij. Fëmija, ende i pandërgjegjshëm për potencialin e tij, shpreson se ndoshta me sjellje arrogante do të mund të tërheqë vëmendjen. Në këtë moshë, çdo zhgënjim sado i vogël merr përmasa të mëdha. Shpesh paraadoleshenti i interpreton si një pohim të inferioritetit të tij. Kalon nga momentet e kokëfortësisë në ato të mbylljes në vetvete.

SI TË SILLEMI

• Është mirë të qëndroni strikt ndaj vendimeve tuaja. Fëmijë nuk duhet t'i krijohet përshtypja se mund të bëjë çfarë të dojë nëna dhe babai, por duhet të evitojmë të qenurit shumë liberal.

• Është e rëndësishme që prindërit të tregojnë interes ndaj problemeve të fëmijës. Nëse fëmijë i krijohet përshtypja e shqetësimet e tij konsiderohen si banale, atëherë ngarkesa e tij e agresivitetit do të rritej. Në të vërtetë kjo mund të jetë edhe nevojë e fortë për autonomi, para-adoleshenti e shikon ende familjen si një pikë referimi.

• Është e nevojshme që fëmijës t'i jepet besim. Psh, çdo javë t'i jepet një sasi parash (modeste) në mënyrë që ai ta menaxhojë si të dojë. Gjithashtu duhen evituar kontradiktat dhe konfliktet midis fëmijës dhe bashkëmoshatarëve të tij, duke përkrahur këta të fundit, pasi një gjë e tillë do ta irritonte atë dhe do t'i shtonte agresivitetin.

• T'u lejosh gjithçka nuk është mënyra e duhur për t'u treguar atyre dashurinë, sepse këto toleranca mund t'i shndërrojnë fëmijët në kokëfortë dhe kapriçozë të pandreqshëm. T'i edukosh duke u plotësuar çdo dëshirë, mund të shkaktojë më shumë dëme se të mira.

• Në fund është e këshillueshme, të flitet me fëmijën për mësuesit e tij. Kështu do të jenë më e thjeshtë për t'i falur atij qetësi.

Geti shfaqet në gjyq! Cila është arsyeja?

Posted: 22 Mar 2017 09:08 AM PDT

Këngëtari kosovar, Getoar Selimi, dëshmoi sot në seancën e Ledri Vulas, ku të akuzuar janë Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj për rrahjen e Ledri Vulës.

Vajza katërmuajshe nga Ferizaj ka nevojë për ndihmë

Posted: 22 Mar 2017 08:58 AM PDT

Roza Memeci, foshnje katërmuajshe nga Ferizaj vuan nga problemet shëndetësore të mëlçisë dhe është diagnostifikuar me sëmundjen e Hepathopatisë.

Nëna e saj Nerimanja ka thënë për Klan Kosova, se Ministria e Shëndetësisë i ka ofruar dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin e vajzës së saj jashtë vendit, por që për shkak të disa faturave që duhet të vijnë nga një klinikë gjermane ku do përcillej gjendja e Rozës, ende nuk kanë përfunduar.

Kjo për shkak të një shume të papërballueshme parash, të cilën familja Memeci nuk ka mundësi ta mbulojë për shërimin e vogëlushes.

Nëna e Rozës kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së saj jashtë vendit, ku shuma e nevojshme që i duhet për ta shëruar atë arrin vlerën e 200 mijë eurove.

Nerimanja ka treguar për Klan Kosova se vajza e saj Roza, është e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë që nga 30 janari i këtij viti.

Ajo ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë vajzën e saj të lajmërohen në numrin kontaktues 049 570 232.

17439453_10211026746281328_21913842_n

17410263_10211026745721314_174697019_n

17409788_10211027026968345_1470541381_n-1

Në UShAF u mbajt konferenca “Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit në Arsim – Përvojat e Kosovës”

Posted: 22 Mar 2017 08:10 AM PDT

Zyrtarë të lartë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, profesorë e studentë, kanë marrë pjesë në konferencën "Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit në Arsim – Përvojat e Kosovës", e cila është organizuar nga Projekti i BE-së "TIK-u dhe mësimi elektronik në Arsim", UShAF dhe Komuna e Ferizajt.

Punimet e kësaj Konference i hapi Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë në UShAF, z. Bujar Pira, i cili iu uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe uroi që nga ky organizim të nxirren konkluzione të vlefshme për përdorimin e TIK-ut në arsim.

Argjend Osmani, këshilltar i Projektit të BE-së "TIK-u dhe mësimi elektronik në Arsim" prezantoi të arriturat kryesore të Projektit dhe foli për rolin e aplikimit të teknologjisë informative dhe inovacionit në arsim.

Z. Osmani theksoi se objektiv i përgjithshëm i Projektit është që të mbështesë Qeverinë e Kosovës në teknologjinë e informimit, në funksion të rritjes së cilësisë në arsim.

Duke folur rreth projektit, z. Osmani theksoi se ai është dizajnuar në pesë komponente të ndryshme: Ofrimi i trajnimit TIK; Zhvillimi i përmbajtjeve elektronike për arsim, të kërkuara nga Kurrikula e re e Kosovës; Sistemi online i menaxhimit të mësimit; Vlerësimi i gatishmërisë dhe nevojave për pajisje të TIK-ut dhe përgatitja për kontratën furnizuese; Asistenca teknike e ofruar për të monitoruar dhe vlerësuar instalimin dhe testimin e paisjeve të TIK-ut.

Ndërsa, sa i përket aplikimit të Teknologjisë së Informacionit në Kosovë, z. Osmani theksoi se vendi ynë ende është në fazën fillestare në këtë drejtim.

Në këtë Konferencë u fol edhe për përvojat dhe vizionin për modernizimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes TIK-ut.

Ferizajasja fiton “SLAM POETRY”

Posted: 22 Mar 2017 07:57 AM PDT

Për nderë të ditës Botërore të Poezisë, Klubi Letrar “De Rada”ka organizuar SLAM POETRY.

Morën pjesë Autorë nga gjithë vendet e Kosovës, për nderë të kësaj dite u organizua një garë, ku janë shpallur tre Performancat më të mira.
Në rend të parë fituese del Shqiponje Tahiri një vajzë shumë e talentuar dhe e suksesëshme, performanca e saj emocionoi publikun.



Arrestohet mashtruesja e Prishtinës

Posted: 22 Mar 2017 07:39 AM PDT

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, ka arrestuar një femër si të dyshuar për mashtrim. E dyshuara 41 vjeçe, thuhet se ka mashtruar viktimat dhe përmes një agjencie që merret me transferim parash, ka marrë prej tyre shuma të ndryshme të parave, që në total arrijnë në një vlerë rreth 25.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ju rregullonte problemet familjare, shëndetësore etj.

Sipas policisë, mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i bazuar se këto mashtrime kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga e dyshuara arrin deri në 106 qytetarë të ndryshëm, një numër i vogël prej të cilëve, kanë raportuar se janë mashtruar nga po i njëjti person.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas e njëjta, gjithashtu me autorizim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njihuni me dy vajzat bukuroshe të Genës (Foto)

Posted: 22 Mar 2017 07:34 AM PDT

Këngëtari i zhanrit pop-folk, i cili është mjaft i kërkuar për mbrëmjet e ndryshme muzikore, ka dy vajza të cilat janë vërtetë shumë të bukura.

Nasiola dhe Helga, janë sigurisht shumë krenare për babanë e tyre, i cili kudo që merr pjesë, merr zemrat e publikut.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni edhe ngjashmërinë e tyre, e që njëra është zeshkane ndërkaq tjetra brune.

E dhimbshme: 4-vjeçari vari veten në zhveshtoren e dyqanit

Posted: 22 Mar 2017 06:35 AM PDT

Gjatë fundjavës, një djalë i quajtur Rya Pena në Mankato të Minnesotas, vari veten aksidentalisht në dhomën e zhveshjes së dyqanit, ndërsa ishte me gjyshen e tij.

 

Policia thotë se djali u largua nga gjyshja e tij, e cila po bënte pazar në dyqan dhe hyri në një dhomë.

Ai me sa duket, mbylli derën, u ngjit në një stol, mori një bluzë dhe u var në varësen për palltot.

"Ne besojmë se ai është vetëkapur në varësen e rrobave dhe nuk ka mundur të çlirohet", tha komandanti i sigurisë publike Jeremy Clifton për CNN.

Këmbët e fëmijës nuk mund të arrinin në dysheme dhe për pasojë ai është mbytur, ndërsa gjyshja e tij dhe të tjerë kërkonin çmendurisht për të. I vogli u gjet, por ishte tepër vonë.

Denise Gonzalez, tha se djali i saj ka humbur jetën e tij thjesht duke luajtur.

"Kjo është gjëja e vetme që unë mund ta përshkruaj. Ai ishte duke luajtur për shkak se ishte shumë kurioz, aventurier dhe gjithçka ndodhi kaq shpejt", tha ajo.

Gonzalez tha se ajo do ta mbajë mend djalin e saj si vërtet aktiv, si një djalë i vogël që donte të hidhej nëpër kolltukë dhe të rrokullisej.

"Ai ishte një guximtar".

Familja e tij ka ngritur një faqe GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e tij.

Norvegjia më e lumtura në botë, Kosova e 78-ta

Posted: 22 Mar 2017 06:24 AM PDT

Norvegjia është cilësuar si vendi më i lumtur në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas raportit Botëror për matjen e Lumturisë të publikuar të hënën.

Kombi skandinav, i cili vitin e kaluar ishte renditur si vendi i katërt më i lumtur në botë, këtë vit është renditur në vendin e parë në bazë të disa llogaritjeve për matjen e lumturisë shoqërore.

Llogaritjet bëhen në fushat si: kujdesi, liria për të marrë vendime të jetës, bujaria, qeverisja e mirë, ndershmëria, çështjet shëndetësore dhe të ardhurat, transmeton kp.

Danimarka, këtë vit u rendit e dyta, e ndjekur nga Islanda dhe Zvicra.

Kosova, sipas raportit vjetor të Lumturisë është renditur në vendin e 78-të në botë, ndërsa Shqipëria në vendin 109 në mesin e 155 vendeve të botës.

Ja cilat janë 20 vendet më të lumtura në botë për këtë vit:

1. Norvegjia
2. Danimarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Finalnda
6. Holanda
7. Kanadaja
8. Zelanda e Re
9. Australia
10. Suedia

11. Izraeli
12. Kosta Rika
13. Austria
14. SHBA
15. Irlanda
16. Gjermania
17. Belgjika
18. Luksemburgu
19. Mbretëria e Bashkuar
20. Kili

16-vjeçari plagos vajzën që po e bezdiste në Snapchat

Posted: 22 Mar 2017 06:18 AM PDT

Një 16-vjeçar i ka thënë policisë se ka shtënë në kokën e një 14-vjeçare pasi po bezdisej nga mesazhet që ajo ia dërgonte në Snapchat.

Dy djem janë akuzuar për tentim vrasje të Deserae Turner dhe e kanë lënë për të vdekur në një kanal më 16 shkurt raporton Salt Lake Tribune.

Turner kishte menduar se dy djemtë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ishin shokët e saj.

Policia ka njoftuar se njëri prej dy sulmuesve ishte ankuar se ajo i kishte dërguar shumë mesazhe në Snapchat.

Dy djemtë kanë menduar se do ta "hiqnin qafe vajzën duke e vrarë në një vend të fshehtë".

Ata fillimisht kishin menduar ta prisnin në fyt vajzën 14-vjeçare, por ky skenar, sipas tyre, ishte shumë i zhurmshëm dhe vendosën që ta vrisnin me një plumb në kokë.

Vajza është në gjendje kome derisa plumbin e ka ende në kokë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more