Skip to main content

Tirana Observer: “VIDEO/ Juventus prezanton logon e re, por vëmendjen e merr Emily Ratajkowski” plus 9 more

Tirana Observer: “VIDEO/ Juventus prezanton logon e re, por vëmendjen e merr Emily Ratajkowski” plus 9 more


VIDEO/ Juventus prezanton logon e re, por vëmendjen e merr Emily Ratajkowski

Posted: 17 Jan 2017 10:00 AM PST

Juventusi ka prezantuar dje logon e re. Kampionët e Italisë ndryshojnë "loo"' duke parë nga e ardhmja me presidentin e bardhezinjve, Andrea Agnelli që ishte prezent në skenën e Muzeut të Teknologjisë dhe Shkencës në Milano mes shumë figura të së tashmes dhe të kaluarës së Juves, për të prezantuar emblemën e re të bardhezinjve.

001.variant1400x787

"Për t'u rritur, duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të zhvillojmë komunikimin tonë në mënyrë që të arrijmë të tjerë objektiva. Logo-ja e re përkufizon përkatësinë tonë si dhe një stil që na lejon të komunikojmë mënyrën tonë të të qenit", tha ai.

16142601_1671040859589803_2637590736492845675_n

Por më e fotografuara në ceremoninë e prezantimit të logos së re Emily Ratajkowski, që vodhi skenën e markës së sapolindur bardhezi..

 

 

Të rinjtë shqiptarë provojnë suksesin dhe paratë në Emirate

Posted: 17 Jan 2017 09:37 AM PST

Shtetet e Gjirit janë kthyer në një destinacion ëndrre për shumë të rinj shqiptarë, karriera e të cilëve kishte pak gjasa të lulëzonte në atdhe.

Nga Fatjona Mejdini / BIRN

Artion Marra vendosi të emigrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kërkim të një jete më të mirë tre vite më parë.

26-vjeçari shqiptar trokiti në dyert e disa agjencive rekrutuese në Shqipëri që gjejnë vende pune në Emirate.

Që atëherë ai ka fituar një licencë rekrutimi dhe pritet të hapë agjencinë e tij të punësimit. Ndërkohë ai gjithashtu punon në Dubai si menaxher i spitalit amerikan.

"Kam kaq shumë projekte dhe mundësi tani dhe ato do të më mbajnë në Emirate për një kohë të gjatë. Eksperienca ime këtu ka qenë një bekim," tha Marra për BIRN.

Përpara vitit 2009, pak shqiptarë punonin në vendet arabe, por sot mijëra syresh punojnë atje, duke e parë si destinacionin kryesor për të rinjtë që kërkojnë mundësi të reja profesionale dhe financiare.

Marra u largua nga Shqipëria me një diplomë në financë, por pa eksperiencë pune dhe i tha BIRN se fillesat e tij në botën arabe nuk kanë qenë të lehta.

"Në nëntor 2013, u nisa për në Bahrain pasi nëj agjenci rekrutimi më premtoi punë si kamerier në të famshmin Hotel Ritz-Carlton. Por në vend të kësaj mora një punë në një hotel më modest me një rrogë vetëm 350 euro në muaj," kujton ai.

Pas tre muajve, ai u kthye në Shqipëri i zhgënjyer por gjithashtu me ide më të qarta.

"Eksperienca që kalova ishte shumë e keqe, por mësova një gjë të çmuar: vendet arabe janë një minierë ari për njerëzit si unë që kishin vështirësi në gjetjen e një vendi pune në Shqipëri," tha ai.

Ai menjëherë kontaktoi një tjetër agjenci rekrutimi në Tiranë, këtë herë duke marrë një kontakt më të saktë.

Në mars 2014, ai u nis për në Abu Dabi për të filluar punë si recepsionist në një spital.

"Këtë herë gjithçka shkoi sipas planit. Punova për disa muaj si recepsionist në spital dhe më pas u ngrita në detyrë si menaxher".

Në dhjetor 2016, ai gjeti një tjetër punë në Dubai, këtë herë si menaxher i përgjithshëm i një spitali të vogël, me dyfishin e rrogës që merrte në Abu Dabi.

Dubai. Foto: Panoramas/Flickr

Dubai. Foto: Panoramas/Flickr

Trendi filloi në 2009:

Ermal Jauri, drejtor i një agjencie rekrutimi dhe Përfaqësues i Emiratave të Bashkuara Arabe në Dhomën e Tregtisë në Tiranë tha për BIRN se vendet arabe filluan të kërkojnë punonjës në Shqipëri në 2009 dhe pastaj mijëra të rinj e kanë ndjekur këtë mundësi.

Jauri tha se kontratat e para erdhën si rezultat i përpjekjeve personale të agjencisë së tij dhe kanë vazhduar si rezultat i performancës së mirë të shqiptarëve, edhe pse shteti shqiptar nuk ka nënshkruar ende asnjë marrëveshje me ndonjë nga vendet e Gjirit kur vjen puna për punësimin.

"Ishim skeptikë në fillim sepse nuk e dinim nëse të rinjtë shqiptarë do t'i përshtateshin luksit të mjedisit të punës në Emirate. Por rezultoi se punëkërkuesit shqiptarë ishin shumë të përshtatshëm dhe kërkesat për këta punëtorë u rritën," tha ai.

Ai tha se vendet e Gjirit janë bërë një zgjedhje e preferuar, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ata nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Agjencia e tij së fundmi ka hapur degë në të gjitha këto vende.

"Të rinjtë shqiptarë përgjithësisht marrin një diplomë universiteti pa pasur ndonjë ekspertizë të caktuar në fushën ku diplomohen apo pa pasur mundësi intershipi," tha ai.

"Në vendet arabe, korporatat e mëdha i punësojnë ata fillimisht në pozicione të thjeshta por më vonë kur identifikojnë aftësitë e tyre speciale dhe i trajnojnë, i japin atyre mundësi të përparojnë në kompani," shpjegoi Jauri.

Ai thotë se është një mënyrë e ndryshme rekrutimi dhe ngritje në detyrë krahasuar me shumicën e vendeve europiane.

"Ne marrim oferta pune nga vendet europiane por është e vështirë t'i përmbushim ato nga tregu ynë, ngaqë ata duan njerëz shumë të specializuar, në një kohë kur sistemi ynë i arsimit është kryesisht i përgjithshëm dhe kur tregu ynë i punë është i vogël dhe ofron pak mundësi për specializim të thellë," shpjegoi ai.

Arton Marra tha se si rezultat i politikave të BE-së, vendet e punës në Europë janë thuajse të mbyllura hermetikisht për shqiptarët dhe janë të vështira për t'u aksesuar.

"Ka shumë diskriminim ndaj shqiptarëve në tregun europian të punës, ndërsa në vendet si Emiratet askush nuk do t'ia dijë nga ke ardhur; atyre u interesojnë vetëm aftësitë e tua", tha ai.

Numri i saktë i shqiptarëve që kanë shkuar për punë në vendet arabe gjatë viteve të fundit nuk dihet, por duke folur për agjencinë e tij Jauri thotë se gjatë 2016 janë nënshkruar 280 kontrata pune nga Shqipëria dhe 78 nga Kosova për në Emiratet e Bashkuara Arabe. "Nga 2009 deri tani kemi dërguar rreth 1200 shqiptarë për të punuar në Emirate dhe trendi po rritet," tha ai.

Kullat Etihad në Abu Dabi. Foto: Wikimedia Commons

Kullat Etihad në Abu Dabi. Foto: Wikimedia Commons

Prindërti kanë dyshime dhe janë të shqetësuar

Kur 22-vjeçarja Besa Tejeci nga Prizreni i tha prindërve të saj se donte të punonte si shitëse në Dubai, ata u befasuan pamasë.

"I kapa papërgatitur, ata nuk besonin se do ta bëja, pjesërisht sepse nuk isha larguar kurrë nga Kosova për të udhëtuar jashtë vendit. Megjithatë, pasi e diskutuam, ata e miratuan largimin tim për në Dubai", tha ajo për BIRN.

Tejeci është një nga shumë kosovarët që u larguan për në Emirate në 2016 përmes një agjencie rekrutimi në Tiranë.

Ajo thotë se ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë në jetë.

"Mbërrita këtu më 25 dhjetor dhe punoj si shitëse parfumesh në Qendrën Tregtare Marina në Dubai. Ndaj një apartament me dy vajza të tjera shqiptare dhe jam shumë e kënaqur për momentin," tha ajo.

Ndërsa ajo nuk kishte mundësi për një diplomë universiteti, ajo i tha BIRN se po punonte për të ruajtur para për të marrë një diplomë dhe për të përmbushur synimin e saj në jetë të pasjes së një biznesi të vetin.

Marra gjithashtu u përball me paragjykim kur u tha në fillim prindërve se donte të shkonte në Emirate për arsye profesionale.

"Ata hezituan dhe ishin konfuzë. Mendonin se qëndrimi im këtu mund të ishte u rrezikshëm sepse kishin dëgjuar se vendet arabe janë shumë konservatore", kujton ai.

Por kur vjen puna te eksperienca e tij e përditshme, Arioni hasi me një realitet tjetër.

"Gjatë qëndrimit tim në Bahrain, Abu Dabi dhe Dubai kam qenë i lirë të ndjek çfarëdo stili jetese kam dashur," tha ai.

"Kam miqësi me vendasit dhe me shqiptarë, europianë e amerikanë që jetojnë këtu dhe jeta jonë është e njëjtë me atë të të rinjve kudo tjetër," tha ai.

"Ne festojmë, bëjmë ekskursione dhe kalojmë kohë në parqe dhe shtëpitë e njëri-tjetrit. Nuk e di nëse do të kaloja më mirë në Shqipëri," përfundoi ai.

Blushi: Arsim i mesëm i detyrueshëm, arsimi është ilaçi kundër varfërisë

Posted: 17 Jan 2017 09:19 AM PST

Partia LIBRA ka dalë me një propozim të ri sa i përket arsimit në vend.

Sipas Ben Blushit, në vend duhet të zbatohet arsimi i mesëm i detyrueshëm.

"Sot fëmijët e Shqipërisë mund të mos shkojnë në gjimnaz nëse nuk duan apo nuk munden çka është një nga arsyet kryesore të dobësimit të tregut tonë të punës, të kriminalitetit të lartë në mosha të reja, të papunësisë dramatike të të rinjve si dhe të injorancës që po përhapet si epidemi.

LIBRA është e bindur se fëmijët deri 18 vjeç duhet të shkojnë në shkollë me detyrim. Duke kushtëzuar prindërit e tyre me gjoba, me paga apo ndihma ekonomike.

Shkollimi nuk është çështje personale, por një detyrim qe shoqëria ka ndaj individit dhe individi ka ndaj shoqërisë.

Arsimi është ilaçi kryesor në luftën kundër varfërisë. Imagjinoni sa fëmijë do kishin shpëtuar nga rruga, nga droga, nga krimi dhe punët e zeza nëse do ishin të detyruar nga shteti te shkonin ne shkollë deri 18 vjeç. Shqipëria mund të ndryshojë vetëm nga shkolla!" shkruan Blushi.

Ai ka ftuar ndjekësit që të votojnë online për këtë çështje.

"Për t'u shprehur nëse e mbështesni këtë propozim që do ta përfshijmë në programin tonë shkoni në faqen Libra.al ku dhe mund të votoni".

Basha: Veliaj, vemja e Ramës për të lëshuar akuza për familjen time

Posted: 17 Jan 2017 09:03 AM PST

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur pasditen e sotme akuzave të Erion Veliajt, të bëra sot në një kronikë të përgatitur nga bashkia dhe të shpërndarë për median.

Gjatë ditës së sotme, në përurimin e një kopshti, Veliaj tha nuk mban përgjegjësi për fëmijët e atyre që rritën në Holandë.

"Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim", deklaroi ditën e sotme Erion Veliaj.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Bashës.

"Në vend që të merret me 1000 halle që ka Shqipëria, Rama lëshon vemjen të gënjejë prapë për mua dhe familjen time.

Bashkë me Aurelën, ne jetojmë në Tiranë që prej vitit 2005.

Fëmijët tanë janë futur që të vegjël në kopësht e pastaj në shkollë në Tiranë.

Por ai vetëm gënjeshtra dhe mashtrime ka. Turp!", shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në Facebook.

Provokimi serb me trenin rus, reagon SHBA: Kosova ka të drejtë të kontrollojë kufijtë e vet

Posted: 17 Jan 2017 07:30 AM PST

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës.

Përmes një deklarate, ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t'i kontrollojë kufijtë e vet.

Deklarata e plotë

"Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit.

SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve.

Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr. i cili ka thënë "gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura"; tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve".

Manchester City i bën një ofertë të paturpshme Messit

Posted: 17 Jan 2017 06:56 AM PST

Manchester City dhe Pep Guardiola janë të gatshëm për "ta thyer" tregun e futbollit dhe për të ofruar një shumë rekord, që të nënshkruajnë me argjentinasin Leo Messi.

Siç është raportuar në gazetën britanike "The Sun", klubi anglez ka kontaktuar tashmë me Barcelonën për të depozituar interesin mbi pesë herë fituesin e "Topit të Artë", i cili ndodhet në process rinovimi të kontratës me katalanasit, por kjo gjë nuk ka përparuar, duke ngritur jo pak mjegullnaja.

Edhe pse nuk ka ende një ofertë formale, "qytetarët" do të jenë të gatshëm për të shkuar deri në 115 milionë euro, apo edhe t'i tejkalojnë 120 milionë eurot, sa Manchester United pagoi verën e kaluar për Paul Pogba. "The Sun" zbulon se klubi katalanas ka refuzuar të vërë një çmim për superfutbollistin nga Rosario.

Megjithatë, merret vesh se Barcelona nuk ka refuzuar për të dëgjuar propozimin e klubit anglez, një gjest që i ka dhënë krahë menaxhmentit sportiv të Manchester City."The Sun" nënvizon momentin sportiv të komplikuar, që po kalon Pep Guardiola në "Etihad", duke i dërguar drejtuesit e klubit të "thye"në" merkaton.

Gjithashtu, mediat britanike kujtojnë marrëdhënien e shkëlqyer mes trajnerit dhe lojtarit, teksa dora e Pe ka ndikuar ndjeshëm në rritjen profesionale të argjentinasit. Leo Messi, i cili jashtë kontrate në qershor të vitit 2018, gjithashtu do të marrë një ofertë joshëse nga "qytetarët", të gatshëm për t'i paguar një rrogë rekord prej 900 mijë euro në javë.

Kim Kardashian, tani do e shohim edhe si aktore…

Posted: 17 Jan 2017 06:47 AM PST

kendall-307x450 16-kim-kardashian-kendall-jenner-oceans-eight.w710.h473.2x-768x512Kim Kardashian është kthyer përfundimisht në jetën që ajo di të bëjë më së miri. Ylli televiziv ka një aftësi të tmerrshme për ta vënë veten gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë, ajo dhe motra e vogël Kendall Jenner u panë në shesh-xhirimin e filmit "Ocean's Eight".

Ditën e hënë, dyshja e njohur u pa në New York. Ato ishin veshur me fustane të gjatë të shndritshme. Ndonëse Kim dhe Kendall kanë 15 vite diferencë, në fotot e shkrepura dukeshin shumë të ngjashme.

Sulmet terroriste ulin numrin e turistëve në Europë

Posted: 17 Jan 2017 06:43 AM PST

downloadJanari është koha kur pjesa më e madhe e njerëzve programojnë pushimet verore, por sulmet terroriste në disa vende të botës i ka stepur.

Me destinacionet idilike si Spanja, Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, Europa ofron shumë mundësi për tu larguar në verë.

Por sulmet e fundit terroriste që kanë goditur kontinentin kanë stepur pushuesit të cilët duan të dinë se kush janë vendet e sigurta.1484659231terrorizmi

Sipas një studimi të fundit tendenca e njerëzve është për pushime në juglindje të Azisë apo dhe në Karaibe. Por ka ende disa zona të Europës që nuk janë në kërcënimin e terrorizmit.

Express.co.uk  ka investiguar paralajmërinin e fundit të Foreign and Commonwealth Officve për të zbuluar vendet e sigurta për kët verë, dhe mes tyre renditet edhe Shqipëria.

Në vendet më të kërcënuara nga terrorizmi në Europë renditen Belgjika, Franca, Gjermania, Rusia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në grupin e dyte me një kërcënim të përgjithshëm të terrorizmit, me një nivel të vogël të aktivitetit terrorist renditen vende si Spanja, Austria, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Maqedonia, Hollanda, Suedia, Ukraina, etj.

Shqipëria renditet në grupin e tretë, me nivelin shumë të ulët të aktivitetit terrorist. Bashkë me të renditen Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu, Monako Mali i Zi, Rumania, Serbia, etj.

 

Ftesat për në ceremoninë e Trump, Top Channel zbulon “mashtrimin” e Bashës dhe Metës

Posted: 17 Jan 2017 06:41 AM PST

Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në të nënvizohet qartë se, "Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme".

Siç pohohet dhe nga vetë Departamenti i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar.

Por disa zyrtarë dhe politikanë shqiptarë, mes tyre kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ministri Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati janë nisur për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Top Channel ka siguruar dhe një biletë, e cila shitet deri në 500 dollarë nga stafi i presidentit Donald Trump, për "Mëngjesin Inaugurues të Presidentit", aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në Trump International Hotel e jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit.

Biletat janë pa emër dhe shoqërohen nga formulari i pagesës. Gjithsesi, kërkesa mbetet e lartë dhe rezulton se këto ftesa janë shitur shpejt./TCh

Bie nga ballkoni i katit të shtatë duke prerë lulet, vdes tragjikisht ish-ministri i Rendit

Posted: 17 Jan 2017 06:27 AM PST

Ish-ministri i Rendit, Vladimir Hysi ka vdekur tragjikisht, duke u rrëzuar nga kati i shtatë i pallatit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth orës 13:00, në lagjen Nr.13 në Durrës, te Shkëmbi i Kavajës.

Policia bën me dije se viktima është Vladimir Hysi, 65 vjeç, banues në Tiranë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati e për pasojë ka ndërruar jetë.

Vladimir Hysi në dhjetor të vitit 1991 deri në prill 1992 ka mbajtur postin e Ministrit për Rendin Publik.

Viktima ka qenë në banesën e motrës së tij, dhe kishte hipur te ballkoni në një palë shkallë, për të prerë degët e palmave të mbjella në një vazo.

Ai ka humbur ekuilibrin e për pasojë është rrëzuar në tokë, çka ka rezultuar një përplasje fatale për të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim, si ngjarje aksidentale.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more