Skip to main content

Tirana Observer: “Nga Lutfi Dervishi/ Hipokrizia me OSBE-në!” plus 9 more

Tirana Observer: “Nga Lutfi Dervishi/ Hipokrizia me OSBE-në!” plus 9 more


Nga Lutfi Dervishi/ Hipokrizia me OSBE-në!

Posted: 18 Jan 2017 09:29 AM PST

Kërkesa e opozitës për votimin elektronik ka marrë në përgjigje pozitive në parim nga shumica, ose më saktë nga dy pjesët e shumicës (PS dhe LSI), me një POR…nga mbrapa.

Jemi dakord, nuk kemi asgjë kundër thonë përfaqësuesit e qeverisë, me kusht që të jetë dakord OSBE (nënkupto OSBE- ODHIR). Domethënë nëse "ndërkombëtarët" janë dakord, atëherë të gjithë jemi dakord dhe Eureka: nuk ka asnjë problem për zgjedhjet.

Ky qëndrim është hipokrizi e pastër. Dihet qëndrimi që ka ODHIR ndaj votimit elektronik. Përveç 1001 e arsyeve mund të edhe të thuhet shkurt: nuk ka kohë!

Por, nëse e dëgjojmë OSBE-ODHIR për këtë çështje (sado i diskutueshëm) të jetë qëndrimi tyre, atëherë duhet ta dëgjojmë për të gjitha qëndrimet/kërkesat që ka për përmirësimin e zgjedhjeve.

Lista e kërkesave të OSBE-së për zgjedhjet shqiptare është shumë e gjatë, por ja vlen të ndalesh shkurtimisht për 3 kërkesa.

  • Gjuha vete ku dhemb dhëmbi, dhe po e nisim nga qëndrimi që ka për median. Është bërë anekdotë fakti se zgjedhjet nuk raportohen nga gazetarët, por nga partitë politike. Këtu, heshtin të gjithë partitë. U pëlqen të raportojnë për veten. Ka një kërkesë të komunitetit të medias, por edhe të OSBE-së për t'i dhënë fund praktikës së "kasetave". Por në këtë rast nuk na pëlqen të dëgjojmë OSBE-në. Na pëlqen që lajmet t'i bëjmë vetë pa praninë e gazetarëve.
  • Zgjedhjet shqiptare duke shumë të varfëra në letër, por shumë të pasura kur sheh sheshet dhe ekranet. Kërkesa për transparencë dhe forcimi të kontrollit financiar për shpenzimet në fushatë elektorale dhe mes fushatave elektorale është kërkesë konstante e ndërkombëtarëve, por këtu kemi një dakordësi qëndrimesh: bëjmë sikur amendojmë diçka.
  • Tregu i votës është një realitet që nuk mund të mohohet dhe forcimi i sanksioneve për ata që shesin/blejnë votën do të ishte i mirëpritur.

OSBE- ODHIR nuk është kundër praktikës së votimit dhe numërimit elektronik. Një nga 29 rekomandimet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, rekomandimi 14 për teknologjitë e reja në votim kërkonte që "çdo zbatimi projekteve pilot të nisë kohë më parë se zgjedhjet e ardhshme, duke përfshirë përgatitje të domosdoshme të tilla si miratimi i akteve nënligjore të detajuara che testimi i sistemeve"

Në këtë kuptim OSBE — ODHIR nuk ka asgjë kundër votimit elektronik. Por lepuri fle gjetiu…

29 rekomandimeve të zgjedhjeve parlamentare të 2013, i janë shtuar edhe 23 të tjera të zgjedhjeve lokale të 2015! Pra 52 rekomandime! Sa kanë mbetur pa plotësuar? 52!

Kërkesa për votim dhe numërim elektronik vjen nga mungesa totale e besimit se vota nuk blihet, se vota numërohet korrektësisht dhe rezultati përfundimtar pasqyron vullnetin e votuesve.

Sa i përket votimit/numërimit elektronik ja vlen të ndalemi te tentativa për numërimin elektronik në qarkun e Fierit në zgjedhjet e shkuara parlamentare. Projekti dështoi me sukses të plotë. "Argumenti" më i dëgjuar ishte fleta e votimit me 60 parti për t'u "lexuar".

Një shpjegim i thjeshtë për dështimin e numërimit elektronik në qarkun e Fierit më 2013 dhe për dëmin prej qindra mijëra eurosh, — do të ndihmonte debatin e sotëm për votimin/numërimin elektronik.

Le të imagjinojmë një situatë hipotetike: çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishin plotësuar 52 rekomandimet e OSBE/ODHIR? Me shumë gjasë askush nuk do të kërkonte votim elektronik.

Zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme në jetën e një vendi. Përvoja ka treguar se kur zgjedhjet shkojnë mirë, çdo gjë shkon mirë. Vendi ka stabilitet politik, institucional dhe rritje ekonomike. Kur zgjedhjet kanë shkuar keq, pothuaj çdo gjë ka shkuar keq.

Klima e mosbesimit për zgjedhjet nuk mund të mbushet duke thënë: unë jam dakord me këtë që thua ti, nëse është dakord OSBE! Kjo është të heqësh përgjegjësinë nga loja dhe t'ia ngecësh topin arbitrit.

Në Shkodër kësaj i thonë: m'ka çu nana me la gojën!

U ofronte punë në Kryeministri në këmbim të seksit, kapet “Denisa Strakosha”

Posted: 18 Jan 2017 09:14 AM PST

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një menaxher reklamash i cili mashtron tre vajzat duke u premtuar shuma të mëdha parash, në këmbim të marrëdhënieve seksuale, por dhe një vendi pune në Kryeministri.

Nëpërmjet një profili të rremë me emrin Denisa Strakosha në rrjetin social Facebook, dyshohet se një person kontaktonte vajza të reja dhe më pas u ofronte që të merrnin pjesë në reklama.

Pasi komunikonte me vajzat ky profil i rremë në Facebook, për t'i bindur vajzat që të kryenin marrëdhënie seksuale u ofronte edhe vend punë në Kryeministri.

Personi hiqej si femër dhe u thoshte vajzave se do të qëndronin me menaxherin për disa orë, në këmbim të shumave prej 1200 euro, por edhe do të përfitonin vend pune në administratë, raporton Shqiptarja.com

Hetimi i Policisë ka nisur pas kallëzimit të një 45-vjeçare e cila është mashtruar nga personi në fjalë. Polica thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit

Dy këngëtaret shqiptare 14 vjet më parë, kanë ndryshuar fare pak

Posted: 18 Jan 2017 08:45 AM PST

4c63f7a8263783a7ab7fe7cec16f1239 326324fdb7b6a4d852bfc85799afcc1bOrgesa Zaimi dhe Mariza Ikonomi e kanë kaluar bashkë ditën sot, teksa Orgesa ka qenë e ftuara e radhës e programit më të ri që ka nisura Mariza Ikonomi, 'Me Marizën', në TV Scan.

Xhirimet janë realizuar në Skena Jazz Club dhe me ç'kuptohet këngëtaret kanë kaluar shumë mirë. Nëse detajet e intervistës do i zbulojmë gjatë programit, ajo që Orgesa nuk ka pritur pa e zbuluar, është një foto e vjetër e dy këngëtareve e 14 viteve më parë, kur Mariza kishte shkuar për koncert në Poliçan, qyteti i origjinës së Orgesa Zaimit.

Atëherë ajo ishte ende e vogël, por shpejt muzika iu kthye në aktivitetin kryesor dhe sot me Marizën janë kolege, secila e veçantë në stilin e saj.

 

Pse nuk flasin Elvana Gjata me Soni Malajn?

Posted: 18 Jan 2017 08:40 AM PST

elvana_1484749193-5857945-550x302Dikur ishin shoqe të pandashme, por gjërat ndryshuan. Ato nuk flasin së bashku. Ai që i bëri shoqe, duket se ishte prapë ai që i ndau. Bëhet fjalë për kantautorin Flori Mumajesin

Në kohën kur Soni ishte në lidhje me Florin, Elvana u bë shoqe e pandashme me Sonin. Sipas fjalëve që qarkullonin, thuhej se kur Flori u nda me Sonin, ai kishte lidhje me Elvanën, gjë e cila edhe sot e kësaj dite është mohuar nga të dy këngëtarët.elvana1-450x450

Ndonëse edhe Flori nuk ka më bashkëpunim me Elvanën, inatet mes dy shoqeve të dikurshme ende vazhdojnë.

soni-malaj-interview-cover

Ish i fejuari i Floriana Garos, Tedi Ngjela shfaqet i lumtur me familjen e re

Posted: 18 Jan 2017 08:37 AM PST

9545bfe1d83a7e061e54a9d4dde7d6edTedi Ngjela nuk e ka mbajtur të fshehtë historinë e dashurisë me partneren Era Xhabafti dhe as imazhin e vajzës së tij Vivien. Dje, Tedi dhe Era mbushën pesë muaj nga dita kur u bënë prindër dhe në këtë datë të veçantë, ai postoi një foto me të bijën ku ia shohim fytyrën plotësisht, me gjithë ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj, vajzës që mbushi pesë muajshe.06462946840cf18d45afdbc29a8d4ce9

Modelja shqiptare: Ja si na mashtrojnë për favore seksuale

Posted: 18 Jan 2017 08:34 AM PST

071f9f7f392c981ecfcbe96242769b6c"Na mashtrojnë në rrjetet sociale",- kjo ka qenë deklarata e modeleve, që i ka çuditur të gjithë. Vajzat, kanë qenë të ftuara në "Top Show", ku kanë treguar se si bien pre e mashtrimeve të njerëzve që kërkojnë të përfitojnë nga ato, nisur që nga paratë, e deri tek favoret seksuale. Livia është një nga modelet që ka ndarë me audiencën përvojën e saj të hidhur. Ajo ka thënë një person që i është prezantuar si menaxher i një kompanie të njohur fustanesh nusërie është përpjekur ta mashtrojë.

"Më kontaktoi në Facebook, më tha se ishte përfaqësues i dyqani shumë të njohur. E pyesja për detaje, ndërkohë që personi nuk më tregonte më shumë, por vetëm donte të më takonte. M'u duk shumë e çuditshme dhe në momentin që kontaktova Sonin (fotografin) e kuptuam që ishte mashtrim. Unë e pyesja për reklamën, për rolin tim dhe ai nuk më jepte përgjigje konkrete. Arriti një pikë që më thoshte se duhej të takoja regjisorin, të shfaqja pjesë të trupit për të marrë rolin dhe këtu ndërpreva komunikimin",- ka treguar modelja. 

Po situata është më e rëndë se sa kaq. Fotografi Soni K. Elson tregon se pre e mashtrimit bien edhe prindërit e vajzave, të cilët me dëshirën për të ndihmuar karrierën e fëmijës së tyre nuk mendojnë shumë gjatë. "Mashtruesit e bëjnë këtë për para dhe për përfitime seksuale", -ka treguar ai.

Tendenca e modeleve të flokëve për ditën e martesës, dominojnë gërshetat

Posted: 18 Jan 2017 08:30 AM PST

bf453f072edba467b499fb379747be8fEdhe nëse je ti ajo që do martohet apo thjesht shoqëruesja e nuses, këtë vit, Class ka zgjedhur modelet e flokëve tendencë të përshtatshme për çdo lloj floku, fytyre, stili e ngjyre. Nga modelet klasike të mbledhura topuz apo thjesht me onde e deri tek stilet boho-chic me gërsheta e lule natyrale, ka një pafundësi zgjedhjesh.  Ky është momenti të bëni zgjedhjen që ju përshtatet më shumë me modele të frymëzuara nga tapeti i kuq, pasarelat dhe editorialet e fustaneve nusërorë.1a800f046d2516c79f00539e7f46a74a 6bf62f27f2c348649ec79119decf5f96 8f71e93c30b5e22307075c0e09ea4c47 34dd4adcebb6af2c40a91d9f9b14065a 74bc64406083f89f3a9ec9a20367b2c9 86fce0372675f27c4fcd6aa419b18aa2 132ccb796144e61d6109351c470b4df2 498e323ec7b7fb79428c708625659d67 5056a1c34886bad4abcce873d76cd015 51861d3a88a970781203463903ac0e66 a5c714a1e4441379ba4fc0edb2447345 b565f910ccc935c3cc8d403e8bf54f7b b83816000b37db005c66f2acf60e5ed7 bf453f072edba467b499fb379747be8f e5f962b36e378917cbf8706dd6fcbf1d e9fe3f21d1241e22bc9f25a742a2fda0

Xhinset e grisura në vithe, trendi i fundit i modës që po pushton rrjetet sociale

Posted: 18 Jan 2017 08:21 AM PST

b-1-300x300 kyliejenner-1-524x450 landscape-1472673105-sev-083116-buttjeans-550x275Nëse ju pëlqejnë xhinset e grisura, atëherë do të befasoheni kur ta kuptoni se kjo grisje ka kaluar në pjesën e pasme të trupit, menjëherë poshtë zonës së vitheve.

Ky trend ka filluar të bëhet edhe më i famshëm qysh kur Kylie Jenner kishte postuar një fotografi në  llogarinë e saj të Instagramit me një palë xhinse të tilla. Xhinset e tilla tani mund t'i blini në internet, ose edhe mund t'i bëni vet duke i grisur te rrobaqepësi.

Vlen të theksohet se disa njerëz nuk janë admirues të këtij trendi, të cilin po e cilësojnë si të pa shije dhe të pa moralshëm. Zgjedhja dhe ambienti se ku mund ti vishni mbetet e juaja…

 

Organizatorët e Miss Universe shkruajnë për argjentinasen që do të përfaqësojë Kosovën

Posted: 18 Jan 2017 08:16 AM PST

camila-baraza-780x439Camila Barraza do të përfaqësojë Kosovën në ngjarjen më të madhe botërore të modës. Miss Universe 2016 i ka kushtuar disa rreshta në rrjetet sociale bukuroshes argjentinase, e cila do të përfaqësojë kosovaret në këtë ngjarje.

https://www.instagram.com/camibrrz/

"Miss Universe Kosova shpëtoi jetën e vëllait të saj, i cili ishte gati të bjerë në pus. Ajo me guxim u hodh për ta shpëtuar dhe theu këmbën, me ç'rast ka kaluar dy muaj në spital", njoftojnë organizatorët e ngjarjes në llogarinë zyrtare në Instagram.

Vlen të theksohet se Miss Universe do të mbahet më 30 janarin në Manila të Filipineve.

https://www.instagram.com/missuniverse/

 

Kush e puthi Zaiminën pa leje?!

Posted: 18 Jan 2017 08:11 AM PST

zajmii-e1484745730946-780x439Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është gjithmonë e pranishme në media, dhe kjo gjë rrallë herë ndodh për aktivitetin e saj muzikor.

Shpesh janë postimet e saj në rrjetet sociale ato të cilat bëjnë që bukuroshja Vasjari të jetë mjaft e përfolur.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet pranë mikut të saj, gazetarit Artan Telaku.

Në një moment ky i fundit është afruar pranë këngëtares dhe i ka dhuruar një puthje, teksa në mbishkrimin e videos, Zaimina është shprehur se këtë gjë ai e ka bërë pa leje. "Kështu është kur më puth pa leje", shkruan Zaimina në Instagram Story.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more