Skip to main content

RTSH: “Zgjedhjet 2017, opozita këmbëngul në votimin dhe numurimin elektronik” plus 9 more

RTSH: “Zgjedhjet 2017, opozita këmbëngul në votimin dhe numurimin elektronik” plus 9 more


Zgjedhjet 2017, opozita këmbëngul në votimin dhe numurimin elektronik

Posted: 16 Jan 2017 07:15 AM PST

Opozita e djathtë ndryshon strategjinë për plotësimin e kërkesës së saj për votim dhe numërim elektronik në zgjedhje. Edhe pse bojkoti parlamentar sëbashku me shtyrjen e datës së zgjedhjeve ishin alteranativa të PD, debatet e forta brenda mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, çuan tek qëndimi për të intensifikuar aksionin opozitar brenda kuvendit.
Burime brenda mbledhjes se grupit konfirmuan per TVSH, se deputeti Genc Ruli është artikuluar pro shtyrjes se datës së zgjedhjeve, por një zë i fortë kundër mësohet të ketë qenë ish nën kryetarja e demokratëve Jozefina Topalli. Ajo është shprehur kategorikisht kundër shtyrjes së mandatit të qeverisë, ndërsa ka apeluar për forcim të strukturave të partisë.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ish kryeministri Sali Berisha. Edhe pse me tone më të buta me pasardhesin e tij Basha, Berisha ka kërkuar që vemendja të mos fokusohet tek bojkoti. Ai ka apeluar që Partia Demokratike të shndërrojë në kauzë të rëndësishme të saj garantimin e zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu sikundër bëri me dekriminalizimin.
Por edhe çështja e protestave ka marrë jo pak kritika nga deputetët opozitare. Këta të fundit janë shprehur parimisht pro tyre, por kanë kërkuar që këtij vullneti të Kryetarit ti përgjigjet niveli i strukturave të Partisë.
Më kritike është shprehur deputetja Majlinda Bregu. Ajo ka kërkuar të dijë nga Basha gjendjen e strukturave, pasi kryedemokrati ka përfunduar turin e takimeve në rrethe.
Megjithatë, pamvarësisht debateve, grupi parlamentar eshtë në unision pro kërkesësës së opozitës për votim dhe numurim elektronik. Për këtë qëllim, më herët kreu i PD Basha sëbashku me disa parti opozitare, përfshi edhe PBDNJ-në e Dules, nënshkroi një memorandum ku sanksionohet se votimi dhe numurimi elektronik janë kusht themelore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Tension në komisionin e ÇEZ, dëshmitarët do sillen me forcë

Posted: 16 Jan 2017 06:37 AM PST

Komisioni parlamentar u ngritur me kërkesë të maxhorancës socialiste për të hetuar privatizimin e OSHE nga kompania çeke ÇEZ, po vazhdon punë mes tensionit. Dëshmitari Nuel Kalaj, i etiketuar mga socialistët si sekseri i qeverise Berisha në procesin e privatizimit, do të thirret me forcë për të dëshmuar pasi sërish nuk u paraqit në mbledhje. Kërkesa u bë nga kryetari i komisionit deputeti socialist Taulant Balla. Zoti Balla citoi edhe disa emaile që sipas tij tregojne qartë lidhjet e deshmitarit Kalaj me ish kryeministrin Berisha dhe djalin e tij.
Por ish ministri i financave në qeverinë Berisha, aktualisht deputet në parlamentin shqiptar Ridvan Bode, i cilësoi sajesa politike të gjitha shkëmbimet elektronike të cituara nga zoti Balla. Ai i propozoi komisionit të thërrasi si dëshmitarë edhe ish drejtuesit e kompanise ceke ÇEZ. Komisioni vendosi të thërrasi me forcë edhe dëshmitarin Hamza Merxhani i cili mungoi në komision.

Proçesi mësimor në vend në kushtet e të ftohtit

Posted: 16 Jan 2017 06:33 AM PST

Pas mbylljes dyjavore të shkollave, në gjithë vendin ka filluar proçesi mësimor, dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, deklaroi nga Shkodra se ky proçes po vijon normalisht. “Edhe pse kemi të bëjmë me një situatë dëbore, mësimi vazhdon normalisht nëpër shkolla falë mësuesve të përkushtuar.”- u shpreh Ministrja. Por megjithëse Bashkia e Shkodrës ka pajisur shkollat me lëndë ngrohëse, kryesisht gaz, duket se furnizimi me këtë lëndë nuk mjafton, duke bërë që ambientet e shkollave të jenë të ftohta. “Nuk na mjafton ngrohja me gaz edhe kur e kemi atë, dhe prej kësaj nuk arrijmë të mësojmë.” Ndërsa në Kukës, klasat ngrohen kryesisht me dru zjarri dhe në ndonjë rast të veçantë, përmes sistemeve qëndrore të ngrohjes. “Përgjithësisht lënda ngrohëse bëhet e mundur për shkollat. Pjesa më e madhe e shkollave të Kuksit ngrohen me dru zjarri, me përjashtim të dy – tre shkollave që kanë sistem qëndror të ngrohjes.” Mungesa e ngrohjes mbetet ende një shqetësim në Vlorë, ku nuk mungojnë rastet ku nxënësit ngrohen përmes pajisjeve elektrike që blihen nga vetë prindërit, por edhe kjo nuk mjafton. “Veshim xhupa që të rrimë ngrohtë.” “Nuk na sjellin ngrohëse në klasë.””Marrim ngrohëse nga klasat e tjera, por nga shtëpia nuk kemi mundësi ta sjellim.” Në disa shkolla të Korçës mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara. Shkak është bërë ngrirja e tubacioneve të ujit, çka ka çuar në mosfunksionimin e kaldajave. “Sot patëm probleme të vogla. Çarje tubash dhe probleme që bënë që shkolla të mos kishte ngrohje për ditën e sotme.” Ndërkohë po merren masat për riparimin e këtyre difekteve.

Rama inspekton Qendrën e Emergjencave Civile në Tamarë

Posted: 16 Jan 2017 06:22 AM PST

Në qendrën e shpërndarjes së ndihmave të Emergjencave Civile në Tamarë, vijon shpërndarja drejt zonave të thella të Malësisë së Kelmendit ku qarkullimi ka pasur vështirësi. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Paulin Sterkaj, kryetari i bashkisë Tonin Marinaj dhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani kanë parë nga afër ecurinë e proçesit. Vështirësia e këtij dimri ka qenë e madhe, nënvizoi Kryeministri, por mirëkoordinimi i strukturave të shtetit bëri që shpërndarja e ndihmave të bëhet në kohë reale. "Strukturat e shtetit kanë qenë të organizuara si asnjëherë tjetër dhe të koordinuara si asnjëherë tjetër. E faktikisht janë mbi 110 ton ndihma që janë shpërndarë në kohë reale, aty ku ka qenë nevoja. Edhe në zonën e Vermoshit që ka qenë nga zonat me vështirësi më të madhe, por dhe në zona të tjera, ndihmat kanë shkuar edhe me helikopterë dhe me mjete të tjera," – u shpreh Kryeministri.

Banorët janë shprehur të kënaqur për ndihmën e marrë siç e kanë cilësuar e para në 23 vjet: Jam shumë mirënjohës për çdo gjë që keni bërë dhe po bëni, që në 23 vjet nuk kanë punuar asgjësend në zonën e Kelmendit. Vetëm këto 3 vjet që keni ardhur ju ka ndryshuar komplet zona," – u shpreh një tjetër banor. "Më në fund, rrugën deri lart e kemi ashtu siç duhet dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e hapur. Është punuar ditë-natë që të mos bllokohet, siç është bllokuar historikisht – është shprehur kryeministri duke shtuar se puna do të vijoje.

Ndërkohë më pak ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i investimeve të OSHEE, ku përveç vlerësimeve, Kryeministri ka folur edhe për investimet në rrjetin elektrik. “Po bëjmë investimin e linjës së re tani dhe do zgjidhet përfundimisht problemi se janë linja të amortizuara. Që nga koha e elektrifikimit, nuk ka vënë dorë njeri." Kryeministri ka vizituar disa nga familjet që kanë përfituar ndihmën sociale. Një tjetër investim i cili është premtuar të nise është edhe shkolla e re, menjëherë pasi bashkia të përfundoje projektin e saj.

Shqetësimi, rriten vdekjet nga AIDS

Posted: 16 Jan 2017 06:08 AM PST

Vala e epidemisë se gripi zbulon tre rastet e reja me HIV AIDS për 2017-ën. Rastet janë kapur në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Sauk dhe konfirmohen edhe nga ISHP. Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe në ISHP i tha RTSH se “Këta janë persona që i përkasin grupmoshës më aktive, 25-45 vjeç . Nuk është çudi, një person me hiv aids mund të preket nga sëmundje të tjera si çdo njeri. Por në këtë rast nuk bëhëj fjalë për grip. Këto ishin raste që kishin probleme të pneumonisë atipike” tha ajo.
Viti që lamë pas u mbyll me 126 raste të reja të AIDS-it, por ajo që po shqetëson më shumë specialistët është fakti i rritjes së vdekshmërisë së këtyre personave për shkak të kapjes së sëmundjes në stade shumë të avancuara. Nga 17 vdekje në 2016, 10 ishin raste te reja. “Pjesa më e madhe e rasteve zulohen nga raportimet e klinikave dhe jo nga testimet vullnetare. Nëse do të kishim testime vullnetare do të thotë që do të kishim diagnozë të hershme të infeksionit HIV. Por ne fatkeqësisht kemi 60 përqind të rasteve që vijnë në stadin ADIS, një stad i infeksionit HIV dhe për më tepër kemi shumë raste që vijnë në një stad shumë të vonë, në një stad me një përgjigje imunitare shumë të ulët, që do të thotë se vë në pikpyetje ecurinë e infeksionit hiv dhe mund të shkojë deri ne vdekje” thotë mjekja Dervishi.
Viti 2016 shënoi 17 vdekeje ku 10 prej tyre ishin raste të reja, pra të diagnostikuara në 2016, por ne kemi dhe raste të cilat kanë zgjedhur që me vullnetin e tyre të ndërpresin terapinë dhe unë mendoj se problemi më i madh mbetet stigma” shton Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe në ISHP.
Një 34 vjeçare nga Vlora dhe dy meshkuj nga Lezha 36 dhe 45 vjeç që u diagnostikuan vetëm në fund të nëntorit të shkuar, humbën jetën në dhjetor për shkak të avancimit të sëmundjes. Specialistët bëjnë thirrje për disa testime pasi një diagnoze e hershme jo vetëm që shpëton jetë, por zvogëlon mundësinë e infektimit të të tjerëve.

Sizmologji, profesor Ormeni: Lëkundjet e ditëve të fundit normale

Posted: 16 Jan 2017 05:57 AM PST

Tërmetet që u ndjenë dje dhe sot në disa rajone të vendit, sipas sizmiologëve janë shfaqje e aktivitetit normal sizmiologjik të vendit tonë. Sipas të dhënave të rregjistruara pranë institutit të sizmiologjisë , dy janë zonat ku u ndjenë lëkundje dhe shkaqet në të dy rastet ishin natyrale e jo stimuluara nga faktorë të jashtëm. "Në zonën e Elbasanit kanë rënë rreth 15 termete në datat 14,15 janar. Një nga këta ka qënë i magnitudës 3.2 shkallë rihter, kanë qënë termete të cekët afër zonave të banuara.Në ditën e sotme ka rënë një tjetër termet në veri të vendit me magnitudë 3.9 të shkallës rihter. Është afër qytetit të Bajram Currit dhe thellësia e këtij termeti është e cekët rreth 2km. Kjo është arsyeja që është ndjerë fort në qytetin e Bajram Currit" tha për RTSH profesor Rrapo Ormeni.

Pavarësisht lëkundjeve ai nënvizon se nuk ka vend për panik madje lëvizje të tilla mund të vlerësohen si pozitive për situatën sizmiologjike të vendit. Profesor Ormeni tha se " termetet nën 4 shkallë rihter janë termete që nuk shkaktojnë asnjë dëm dhe bëjnë mirë që këto termete çlirohen herë pas here pasi toka çliron energjinë e saj që akumulimi i saj të mos të jetë më i madh që të mos ndodhin termete më të mëdha më vonë". Prof Ormeni sqaron se Elbasani dhe Bajram Curri , zonat ku u rregjistruan tërmetet , janë pjesë e dy segmenteve të njohura për aktivitetin e tyre sizmik, atij Lushnje-Elbasan Dibër dhe Shkodër-Pejë. Në këto segmente janë rregjistruar ndër vite tërmetet më të fuqishme që kanë goditur vendin tonë si ai i vitit 1959 në Lushnjë, në 1962 në Fier, në ’67 në Dibër dhe në Shkodër në vitet 1905 dhe 1979.

Laser-i i vogël premton një kthesë në telekominikacion

Posted: 16 Jan 2017 05:43 AM PST

Një laser i vogël, i ndërtuar në bazë të një dukurie shumë të rrallë fizike, premton një kthesë në botën e telekomunikacionit me mundësinë që të transportojë një sasi informacioni 10 herë më shpejt në krahasim me fibrat optike që përdorim sot. Është në gjendje që t’i bëjë kompjuterat akoma më të fuqishëm. Krijimi i tij është provuar të bëhet prej gati 90 vitesh, por vetëm tani është arritur të krijohet. Ai është përshkruar në revistën Nature, është ndërtuar në Universitetin e Kalifornisë në San Diego (SHBA), nga grupi i Ashok Kodigala-s.

Teoria për laser-in e ri, që është hedhur në vitin 1929 dhe është krijuar vetëm si model në vitin 1974, bazohet në një dukuri fizike që quhet BIC (Bound States in the Continuum – Gjendje Lidhjeje në Vazhdimësi), që tregon valë që mbesin “kufitare” në një sistem të hapur. Është një çrregullim sepse në një sistem të hapur valët kërkojnë të largohen, shpjegon fizikani italian Carlo Cosmelli, profesor i Universitetit “La Sapienza” të Romës. “Nëse marr një tel violine pa e lidhur në skaje, ai mund të tingëllojë në të gjitha frekuencat. Por nëse e lidh, ai dridhet duke prodhuar një notë të saktë”.

Laser-i i vogël mund të krahasohet me telin, i ndërtuar siç është me një cipë të hollë të bërë me materiale gjysmëpërçuese. Përbërja e tij mikroskopike të kujton një rrjet me ura dhe për këtë është shumë e qëndrueshme. Duke i dhënë energji cipës me një rreze laser me frekuencë të lartë, kërkuesit e kanë detyruar sistemin që të lëshojë një rreze laser me frekuencë të ulët, e njëjta që shërben për telekomunikacionet. “Ky laser ka shumë përparësi, vazhdon Cosmelli, sepse është një objekt shumë i vogël, i ushqyer nga një rrymë e ulët dhe me frekuencë të valës që mund të jetë e ndryshueshme, gjë e vështirë për ta përftuar nga laser-at e sotëm”.

Mediat e huaja për trenin serb në Kosovë

Posted: 16 Jan 2017 05:25 AM PST

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të incidentit me trenin kanë tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj dhe të zyrtarëve evropiane. Rrjeti publik britanik BBC nxjerr në pah kërcënimin e presidentit serb Toisllav Nikoliç se është gati të dërgojë trupat ushatrake në Kosovë dhe i cili akuzon Kosovën se ka nxitur luftë, pasi treni i vizatuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin "Kosova është Serbi", është ndaluar të kalojë në kufirin. Por, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shpjeguar se treni është ndaluar për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe se Kosova nuk lejon makineri të cilat provokojnë me parrulla pushtuese, shkruan BBC. Mediat më të mëdha gjermane vërejnë se gjuha luftarake që u përdor në fundjavë mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale sepse nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve. Por incidenti tregon, se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Grindja për një tren mes Beogradit dhe Prishtines nuk është shkaktar por simptomë e një krize te shkuar. Treni na kujton, se paqja në Europë është rezultat i kompromiseve të dhimbshme. shkruajnë mediat gjermane të cilat e cilësojnë incidentin si një provokim të dështuar. Vuçiçi po luan me zjarrin me temën e pakicës serbe në Kosovë dhe me pakicën shqiptare në jug të Serbisë. shkruajne gazetat e mëdha gjermane. kurse në emër të Brukselit reagoi Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i cili tha se Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë përpara dhe të mos e rrezikojnë atë që është arritur. I pyetur nëse është Serbia ajo që po vështron prapa, Hani u pergjigj: Të gjithë ata që nuk shikojnë përpara, shikojnë prapa".

Tramp: Nato është e vjetruar!

Posted: 16 Jan 2017 05:21 AM PST

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp ngjalli polemika e reagime të forta pas një interviste ku preku temat më të nxehta të sigurisë, NATON, Rusinë, terrorizmin emigracionin dhe daljen e Britanisë nga BE-ja. Duke folur për gazetën britanike Tajms dhe ate gjermane Bild, Trampi u shpreh: "E kam thënë prej kohësh se NATO-ja ka probleme. Ajo është e vjetëruar pasi është ideuar shumë vite më parë dhe nuk është marrë me terrorizmin, kurse vendet anëtare nuk paguajnë pjesën që u takon". Trampi e quajti gjë të mirë largimin e Britanise nga BE-ja duke thënë se edhe vende të tjera evropiane do të veprojnë njësoj, Ai premtoi marrëveshje të shpejtë të tregtisë se lirë me Britaninë. Lidhur me krizën e emigracionit në Evropë, presidenti i zgjedhur tha: "Mendoj se Merkeli ka bërë një gabim katastrofik duke pranuar aq shume emigrantë. Ai po ashtu akuzoi Gjermaninë se po dominon BE-në. BE-ja është bërë si instrument i Gjermanisë, tha ai. Deklarata e presidentit të zgjedhur Donald Tramp, se NATO-ja është "e vjetruar", ka shkaktuar shqetësim tek aleanca, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier pas nje bisede me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

JAHMIR HYKA ZBULON AMERIKËN, FIRMOS PËR 3 VJET

Posted: 16 Jan 2017 05:11 AM PST

Merkatoja e janarit ka përfshirë disa prej lojtarëve të Kombëtares kuqezi, të cilët janë përfolur për ndërrime klubesh, janë në negociata apo kanë firmosur kontrata të reja. Kështu, pas kalimit të Armando Sadikut tek Lugano, një tjetër futbollist i Kombëtares që luan në Zvicër, mesfushori Jahmir Hyka formalizon një lëvizje të bujshme në karrierën e tij duke u transferuar në kampionatin amerikan të futbollit, që njihet si MLS. Ky kampionat, që në vitet e fundit ka tërhequr shumë yje të futbollit, mes të cilëve disa në vitet e fundit të karrierës, do të jetë edhe ai ku futbollisti i talentuar shqiptar do të shpalosë aftësitë e tij. Ekipi i ri i Jahmir Hykës në MLS, fanellën e të cilit do ta veshë për 3 sezone, quhet San Hoze Ërthkuejks. Mesfushori ka pranuar të largohet nga Lucerna drejt SHBA-së, ku pritet të fitojë rreth 1.5 milionë dollarë për kontratën e re, pra afro gjysmë milionë dollarë në sezon.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more