Skip to main content

“Rrustem Berisha: Është urgjente që Kosova të bëhet me ushtri” plus 9 more Ferizaj Press

“Rrustem Berisha: Është urgjente që Kosova të bëhet me ushtri” plus 9 more Ferizaj Press


Rrustem Berisha: Është urgjente që Kosova të bëhet me ushtri

Posted: 17 Jan 2017 09:31 AM PST

FSK

DPMS i AAK-së është i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së z. Haradinaj në Francë, trenin – të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq.

Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon.

DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë NATO-n, për gatishmërinë e ofruar përball çdo situate në ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Pra, nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opsioni formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Rrustem Berisha, kryesues i DPMS-së së AAK-së. /Lajmi.net/

Gjenerali boshnjak: Të armatosemi, shiheni kush është president e kush kryeministër i Serbisë

Posted: 17 Jan 2017 09:31 AM PST

Të mbledhurve u ka thënë se boshnjakët "shumë lehtë janë larguar nga shërbimit ushtarak" dhe ju ka thënë se secili boshnjakë me 17 vjet duhet vetit t'ia blejë 'uniformën alfa', çizmet, thes gjumi dhe çantën e shpinës, transmeton lajmi.net.

"Ashtu siç e kemi edukatën fizike, kulturën e punës, të ushqimit, ne duhet ta zhvillojmë edhe kulturën e kujtesës dhe atë të mbrojtjes", ka thënë Dudakoviq.

Dudokoviq po ashtu ka thënë se është për keqardhje që sot president i Serbisë (Tomisllav Nikoliq) është një çetnik dhe kryeministër (Aleksandar Vuçiq) njeriu që ka thënë se për një serb duhet vrarë 100 boshnjakë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë një numër i madh i boshnjakëve nga Bosnja, Serbia (Sanxhaku) dhe Kosova. /Lajmi.net/

 

Austria rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

Posted: 17 Jan 2017 09:31 AM PST

Ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja tashmë e ka gati edhe programin e këtij viti, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje shumë sektorë e nënsektorë të bujqësisë, ku në këtë mënyrë ai theksoi po arrijnë të fuqizojnë edhe më tej sektorin e bujqësisë në vend.

Ai vlerësoi mbështetjen që Austria ka dhënë për Kosovën dhe shtoi se mes dy vendeve bujqësia mund të jetë një fushë ku mund të ketë edhe më shumë bashkëpunim, si në shkëmbimin e shumë përvojave, ashtu edhe në projekte të përbashkëta bujqësore.

Nga ana e tij, ambasadori Gernot Pfandler, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik./Lajmi.net/

 

Thaçi: Synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet (Video)

Posted: 17 Jan 2017 09:31 AM PST

Hashim Thaçi, President i Republikës

"Synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet, por duhet të jemi të sinqertë që çdo pretendimit të tillë do ti përgjigjemi në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Do të jemi pro unitetit politik në Kosovë të gjitha institucionet do të veprojmë si tersi por edhe uniteti politik", u shpreh Thaçi.

Thaçi e falënderoi Ashtonin në emër të institucioneve të Kosovës të popullit të Kosovës për kontributin e saj për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

"E di që ka qenë punë e guximshme por pikërisht vendossh-mëria e juaj kontribut i juaj dhe vizioni juaj bërën që ne të arrijmë marrëveshjen dhe të fillojmë komunikimet sado normale mes dy vendeve të armiqësuara. Ai vizion do të ngadhënjej vizioni evropian në rajonin tonë pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës ardhmja është e ardhme euroatlantike. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë demokraci të zhvillojmë vendin të ndërtojmë Kosovën e re …", tha ai.

Me këtë rast për kontributin e saj në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, presidenti Thaçi e dekoroi Baroneshën Catherine Ashton, me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan Ekonomia Online.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë. Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Tahiri priti Baroneshën Ashton dhe Gjeneralin Jackson, i falënderon për kontributin e tyre

Posted: 17 Jan 2017 09:30 AM PST

Tahiri i falënderoi të dy këto personalitete për kontributin e tyre dhe të Britanisë së Madhe në të gjitha fazat e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, duke filluar me çlirimin në vitin 1999 e deri në konkretizimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në këtë takim u evokuan kujtime të bashkëpunimit nga koha e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe roli historik i Gjeneralit Jackson në vendosjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, si një moment shumë i rëndësishëm në largimin e përhershëm të forcave serbe nga Kosova dhe ndaljen e gjenocidit serb mbi shqiptarët.

Po ashtu u fol për rolin udhëheqës të znj. Ashton në dialogun e Brukselit për paqe, fqinjësi të mirë dhe integrime euroatlantike, proces ky që ka sjellë për herë të parë marrëveshje të nënshkruara në mes të dy shteteve dhe i cili ka mundësuar që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në duke e nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe pasuar nga avancimi i raportit integrues me NATO-n.

Ministrja Tahiri me këtë rast tha se dy personalitetet kanë zënë vend të dinjitetshëm në historinë e re të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ajo tha se Kosova do të mbetet e përkushtuar për vizionin euroatlantik të Kosovës, dhe po punojmë fuqishëm për ndërtimin e shtetit demokratik, të integruar në BE, NATO dhe OKB. Kosova po dëshmohet si faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe qëndron fuqishëm me aleancën amerikane dhe perëndimore në të gjitha sfidat globale të sigurisë, tha ajo, duke shtuar se Kosova përherë do të jetë e vendosur në anën e drejtë duke e fuqizuar edhe më tej partneritetin strategjik me SHBA-të, Britaninë e Madhe, BE-në dhe NATO-n.

foto1 foto2 foto3

Vërshohet nga uji Qendra Tregtare e Shkupit

Posted: 17 Jan 2017 09:29 AM PST

Nuk dihen arsyet e defektit, megjithatë kompetentët e Qendrës Tregtare menjëherë kanë shpejtuar që ta mbyllin hidrantin dhe ta mënjanojnë defektin.

Megjithatë, uji është shpërndarë në tërë katin përdhesë, gjë që më pas shërbimet kompetente nëpërmjet pompave e kanë mbledhur. Ka pasur rrezik që uji të futet nëpër dyqane, por për fat të mirë ajo nuk ka ndodhur.

Topi: Treni ishte provokim serb, i inspiruar nga Rusia

Posted: 17 Jan 2017 09:28 AM PST

Ai ka deklaruar se për bindjen e tij ky veprim duhet të jetë inspiruar nga Rusia, duke përmendur një deklaratë të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Sergei Lavrov.

"Ajo që ka ndodhru në vititn 2008 është ngjarja historike më e madhe që ka të bëjë më rikthimin e së drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur. Sipas meje ka një përpjekje të Beogradit për të krijuar tension në Kosovë, kjo nuk vjen nga cështje emotive, por nga një studim i gjatë që kam bërë. Kam bindjen të plotë se inspirimi vjen nga Rusia. Kam ndjekur ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sot por që nuk pati fjalët e një diplomati", tha ai në Info Magazine.

"17 shkurti i vitit 2008 riktheu te Kosova staturën absolute të një shteti sovran dhe të pavarur dhe sovraniteti lidhet me institucionet, politikën kufitë, politkën parlamentare, qeveritare dhe diplomacinë. Politika serbe pavarësisht nga sjellja e "butë" mbetet politika e njëjtë që në background ka interesa të tipit nacionalist. Nuk mund të bëhem intepret i një pozicioni të disa politikanëve shqiptar. Cdo politikan është i rëndëishëm nominalisht. Por më me rëndësi është politika shqiptare".

OVL e Pejës shpall anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë

Posted: 17 Jan 2017 08:27 AM PST

Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat.

Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UÇK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet.

Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit për veteranët që ai e ka quajtur diskriminues e që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Syla, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimin e jashtëzakonshëm në rastin e komandantit Ramush Haradinaj.

Prishtina, Mitrovica, Prizreni.. vendet që do të mbesin pa rrymë

Posted: 17 Jan 2017 08:27 AM PST

Njoftime, 17 janar 2017

Prishtinë

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 19.01.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nr.25 (Kodi: 11000008) prej orës 11:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Karadaku 1, Vneshtat 1, Vneshtat 2, Çamëria 2, Karadaku 2 dhe Antena e PTK-së.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kthinave 10kV.

2.

Më 19.01.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 5  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV j06 Rezervuarët e KFOR-it (Kodi:13000002) prej orës 10:30 deri në orën 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bardhoshi dhe  Bërnica e Ulët, Barilevë Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia, Drenovc Gashët, "Kuvilab" private, Rub Shpk-Samir Rexha dhe ndriçimi publik për autostradë.

Arsyeja e ndërprerjes: betonimi i bazamentit të shtyllave në LP 10 kV.

3.

Më  19.01.2017  në NS 35/10(20) kV Batllava do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Orllani (Kodi:14015002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kushevë, Gibovci, Shkolla e vjetër, Xhamia e vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani,Vikendicat,Te Zahir Pajaziti

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin Dislokimi i NS 10/0,4 kV Quka Brain.

4.

Me 19.01.2017 në NS 35/10 kV Fushë Kosovë do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Bardhi i Madh (15018018) prej orës 09:30 deri në orën 14:50.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: pjesa mbrapa Hekurudhe, Kuzmini, Bardh i Madh (Bellaqevc).

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllës së betonit, vendosja e konzollës dhe e izolatorëve VHD 20 kV, vendosja e konzollës dhe shkarkuesve te mbitensionit si dhe kalimi i te gjitha rrjetave në shtyllën e betonit.

Prizren

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më  19.01.2017  në  NS 110/10 kV Prizreni 3  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Levisha (31000012)  prejë orës 10:00 deri në ora  13:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi, Qyteti, Jabllanica dhe Novoselani.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave dhe bartja e rrjetit në shtylla të reja të tensionit të mesëm.

Peja

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 19.01.2017 në  NS 35/10kV Peja 2  do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Maja e zezë (50051007) prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjimnazi, Kisha Ortodokse, Lidhja rezervë TS-7/2, KFOR-i italian dhe KFOR-i argjentinas.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllës  së rrjetit me tension të mesëm si dhe vendosën konzolla dhe izolatorët.

2.

Më 19.01.2017  në  NS 35/10kV Peja 2  do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Puhovci (50051009) prej orës 09:00 deri në ora  11:00

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kisha Katolike, Ambullanca e stomatologjike, Dukagjini 1, TS 5 dhe Dukagjini 2.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllës  së rrjetit me tension të mesëm si dhe vendosën konzolla dhe izolatorët.

3.

Më  19.01.2017 në NS 35/10 kV Gurrakoci do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Zallqi(Kodi: 50052003) prej orës 10:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Trubuhollc, Zagllaq, Drej, Osojan, Kosh, Shalinovicë, Tuqek dhe Oprashkë.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i dy shtyllave të Tensionit të lartë dhe izolatorëve VHD.

4.

Më 19.01.2017 në NS 110/10kV Peja2  do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Kastrati ( 51000007) prej orës 13:00 deri në ora 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Dobërdoli, Babiqi, Pistoni dhe Sedefi.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm, konzollës dhe izolatorët.

5.

Më  20.01.2017 në NS 110/10 kV Klina do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Jashanica (Kodi:52000003) prej orës  12:00 deri në 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pogragja, Qupeva, Jellovica, Resniku dhe Jashanica.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i bazave të siguresave 10kV në TS10/0.4kV Doberdoli 1.

Gjilani

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 19.01.2017    në  NS 110/35/10 kV Vitia  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Smira (61067006) prej orës 11:00 deri në ora 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dërbeshi, Smira dhe një pjesë e Kabashit.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ndarësit linjor dhe e një shtylle të TM dhe Izolatorëve.

Mitrovica

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 19.01.2017 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Turiqevci (Kodi|: 74000006) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llaushë, Rakinicë, Kopiliq i Epërme, Kllodernicë, Turiqefc, Burojë, Vojnik, Izbicë, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Aqarevë.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave  10kV.

Gjakova

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 19.01.2017 në NS 35/10kV Xërxa    do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Denji(Kodi: 82081007) prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ratkoc, Denj, Dobidol, Çifllak, Polluzhë, Kozmik, Guri i Kuq, Kramovik, Rakovinë dhe Babovci.

Arsyeja e ndërprerjes: demontimi i shtyllës drurit ne atë të betonit në LP10KV Degëzimi Kramovik.

2.

Më 19.01.2017 në NS 35/10kV Malisheva do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dragobili (82082006) prej orës 12:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralija, Kravasarija, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

Arsyeja e ndërprerjes: revizionimi i rrjetit 10kV në segemtin TS1-TS4 Pagarushë.

Gjykata: Ndalesa ruse për adoptimet amerikane paraqet shkelje

Posted: 17 Jan 2017 08:20 AM PST

Në vendimin e sotëm të kësaj gjykate theksohet se legjislacioni, të cilin presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar në vitin 2012, ka rezultuar në shkelje të neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që nuk lejon diskriminim dhe garanton të drejtën e fëmijëve për jetë familjare.

Mëtutje, gjykata ka gjetur se ndalesa në mënyrë ilegale i diskriminon prindërit e ardhshëm amerikanë të fëmijëve të lindur në Rusi, pasi nuk e lejon adoptimin e tyre "qartas në bazat e shtetësisë së prindirëve të ardhshëm".

Ankesa për këtë çështje ishte bërë nga 45 shtetas amerikanë, në emër të tyre dhe të 27 fëmijëve rusë, që ishin në fazën finale të adoptimit, kur legjislacioni rus u bë i plotfuqishëm.

ECHR e ka obliguar Rusinë që këtyre prindërve perspektivë tu paguhet shuma e tërësishme kompenzuese prej 75 mijë eurove dhe 13,600 euro për shpenzime.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more