Skip to main content

Ora News: “Plagoset në një aksident infermieri i burgut të Zaharisë” plus 9 more

Ora News: “Plagoset në një aksident infermieri i burgut të Zaharisë” plus 9 more


Plagoset në një aksident infermieri i burgut të Zaharisë

Posted: 17 Jan 2017 12:17 AM PST

Infermieri i burgut të Zaharisë në Krujë është plagosur në një aksident rrugor.

Policia saqaron se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 ku një autoveturë përplasi motoçikletën ku po udhëtontë 45-vjeçari Halil Hajredini me profesion infermier.

I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe pasi mori ndihmën e parë në urgjencën e Fushë Krujës është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas shërbimit të urgjencës në Fushë Krujë, 45-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i mjetit emri i të cilit nuk bëhet i ditur është ndaluar nga policia, ndarsa po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi

Posted: 17 Jan 2017 12:08 AM PST

Një 52-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar në flagrancë  pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për të mos i kërkuar domkumentat dhe për t’iu shmangur masës administrative

“Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qerim Tafçiu,  52 vjeç,  banues në Peshkopi Ky shtetas u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  është ndaluar nga patrulla e  qarkullimit rrugorë, dhe në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionet e mjetit shtetasi i lartpërmendur  ka tentuar t’i jap një kartmonedhë prej 2000 lekësh  për të mos marrë masë administrative, pasi nuk kishte asnjë dokumentacion të automjetit.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër  për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga  neni 244 i Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shantazhi i AMA ndaj Ora News, Shoqëria Civile sot në protestë

Posted: 17 Jan 2017 12:04 AM PST

Pas aktit më të fundit të ndërmarrë nga AMA që ka kërcënuar Ora News, Shqoëria Civile do të protestojë sot në orën 12:00.

Protesta vjen pasi në adresë të Televizionit Ora News mbërriti një kërcënim për mbylljen e kanalit dixhital, vetëm një ditë pasi televizioni Ora News dorëzoi kërkesë padinë kundër vendimit të AMA që i refuzoi licencën kombëtare Ora News.

Ndërsa kryetari i AMA-s, Genti Sala vazhdon të sulmoje vetëm Ora News duke lënë 14 kanale të tjera dixhitale nga të cilat edhe tre të televizionit publik, TVSH, që të plotësoj projektin e tij për të cilin erdhi në krye të këtij institucioni.

Lidhur me kërcënimet dhe shantazhet e AMA në adresë të Ora News, është i vënë ne dijeni edhe zyra e BE si dhe prezenca e OSBE në Tiranë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vështirësia e një fotoje perfekte për “Instagram”

Posted: 16 Jan 2017 11:56 PM PST

Realiteti i “Instagramit” është i hidhur. Çfarë nuk bëjnë njerëzit për të bërë një foto përfekte në “Instagram”!

Juristja e kthyer në modele Instagrami, ka arritur të ketë rreth 1.6 milionë ndjekës.

Ajo quhet Pia Muehlenbeck dhe ka një trup perfekt, të cilin nuk  mundohet ta fsheh. 22 -vjeçarja është aktive në rrjetin e saj social dhe shpesh poston foto të sajat gjatë pushimeve me bikini.

Së fundmi, juristja seksi ka treguar se sa e vështirë është për të realizuar një foto perfekte.

E shtrirë në një breg qjo ka postuar një foto ndryshe nga të tjerat, ku shihen prapaskenat e saj për të arritur në një foto perfekte.  Teksa ka qenë duke realizuar një foto, ajo është rrëzuar në breg dhe nuk ka hezituar që ta postojë atë në "Instagram".

3c23527100000578-4123076-image-a-45_1484526254253 3c296f8500000578-4123076-image-m-48_1484526324852 3c296fc900000578-4123076-image-m-47_1484526287192 3c296f8900000578-4123076-image-m-46_1484526273234 3c296e9300000578-4123076-image-m-40_1484526167487 3c296f5100000578-4123076-image-m-41_1484526191305

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Publikohen pamjet e arrestimit të terroristit të Stambollit

Posted: 16 Jan 2017 11:53 PM PST

Mediat turke kanë publikuar pamjet e para të arrestimit të Abdulkadir Masharipov, terroristit i cili në natën e Vitit të Ri vrau 39 persona në lokalin e natës Reina në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se ai është arrestuar së bashku me një mik të tij nga Kirgistani dhe dy femra.

Qytetarë nga Izraeli, Franca, Tunizia, Libani, India, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite ishin mes viktimave dhe dhjetra të tjerë u plagosën

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër atentatin duke deklaruar se ishte hakmarrje për përfshirjen e Turqisë në Siri.

Lexo me shume: Kapet autori i atentatit në Stamboll natën e ndërrimit të viteve

zsacfaed

turkish-cops-e28098arrest-istanbul-nightclub-gunman-abdulkadir-masharipov-00_00_15_24-still005 reina-saldirgan-operasyon1

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Breshëri plumbash ndaj dy personave, arrestohet 28-vjeçari

Posted: 16 Jan 2017 11:34 PM PST

Dy persona janë qëlluar me bershëri plumbash nga një 28-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Peqin pas një konflikti për modive të dobëta.

Policia arrestoi “Albi Bashalia u bë pasi në fshatin Gjocaj , gjatë një konflikti  për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve V.SH, 57 vjeç, banues në fshatin Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin"

Si pasojë  e të shtënave, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Në vendngjarje  në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë  i pa plasur  model 56 të kalibrit 7.62mm, automjeti tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A.B, 38 vjeç, banues në Peqin

Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale "Vrasja me dashje mbetur në tentativë" "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Shkatërrimi i pronës"  parashikuar  nga  nenet 76, 278, 150 dhe 22 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pezullohen kërkimet për avionin “Malaysian Airline”

Posted: 16 Jan 2017 11:25 PM PST

Kërkimet për avionin "Malaysian airline" që u zhduk tre vjet më parë me 239 pasagjerë në bord janë pezulluar.

Vendimi është marrë nga Australia, Malajzia dhe Kina të cilët dolën në një deklaratë të përbashkët. Ata thonë se ky vendim është marrë me trishtim pas një kërkimi pa rezultat në më shumë se 120 mijë metër katror të Oqeanit Indian.

Familjarët e viktimave e qajtën këtë vendim të papargjegjshëm dhe që duhet rishqyrtuar.

Hetuesit deri më tani kanë thënë se kanë vetëm tre pjesë të avionit të zhdukur që janë gjetur në bregun perëndimor të Oqeanit Indian.

Fluturimi MH370 u zhduk gjatë rrugës për në Pekin nga Kuala Lumpur në vitin 2014.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gazetarët përplasen me policinë për numrin e të vrarëve gjatë 2016

Posted: 16 Jan 2017 11:08 PM PST

"Përplasje" mes policisë dhe gazetarëve për shifrat e të vrarëve gjatë emisionit "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku.

Ndërsa specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit, Agron Hysaj, bëri publikë se gjatë vitit 2016 kishin ndodhur 71 ngjarje me 82 viktima, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, e hodhi poshtë këtë duke deklaruar se sipas tij kanë ndodhur 81 ngjarje me 92 viktima.

E ndësa për specialistin Hysaj shifrat e tij ishin zyrtare dhe të pakontestueshme, gazetari Vezaj publikoi të gjitha komunikatat zyrtare mujore të Policisë së Shtetit, shuma e të cilave në fund rezulton edhe shifra e viktimave të dhënë prej tij.

NUMRI I NGJARJEVE DHE NUMRI I VIKTIMAVE SIPAS MUAJVE GJATË GJATË VITIT 2016

JANAR, 12 NGJARJE, 14 VIKTIMA.

SHKURT, 8 NGJARJE, 10 VIKTIMA.

MARS, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.

PRILL, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.

MAJ, 2 NGJARJE, 2 VIKTIMA.

QERSHOR, 3 NGJARJE, 3 VIKTIMA.

KORRIK, 8 NGJARJE, 12 VIKTIMA.

GUSHT, 7 NGJARJE, 8 VIKTIMA.

SHTATOR, 8 NGJARJE, 8 VIKTIMA.

TETOR, 8 NGJARJE, 9 VIKTIMA.

NËNTOR, 7 NGJARJE, 7 VIKTIMA.

DHJETOR, 6 NGJARJE, 8 VIKTIMA.

GJITHSEJ, 81 NGJARJE, 92 VIKTIMA

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jelena Miliç: Serbia po provokon për të kërkuar ndërhyjren e Rusisë

Posted: 16 Jan 2017 11:03 PM PST

Intervistë me Jelena Miliç, kryetare e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi. Miliq u largua nga podiumi i një interviste të përbashkët me kryeministrin Vuçiç. Ajo mendon se Serbia po provokon ndërhyrjen ruse.

Deutsche Welle: Zonja Miliç, të dielën në mbrëmje u larguat nga një intervistë të përbashkët me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në televizionin Pink. Pse?

Jelena Miliç: Për shkak se kryeminsitri Vuçuiq tërë kohën më thoshte se të gjitha gjërat që bëj unë dhe Qendra për Studime Euroatlantike, të cilën e kryesojë unë,  janë në kundërshtim me interesat nacionale. Që natyrisht nuk është fare e vërtetë.

DW: Si e komentoni vendimin për dërgimin e trenit nga Beogradi në Mitrovicë dhe si i shihni tensionet e fundit në raportet mes Serbisë dhe Kosovës?

Miliç: Unë mendoj se përshkrimin më të mirë të situatës së përgjithshme rreth trenit e ka bërë një person në twitter. Ai shkruante: treni është shumë i modernizuar dhe është nisur për Mitrovicë, por drejtuesi i lokomotivës ka mbetur në Beograd.

DW: Po si i shihni ju tensionet e fundit në raportet Serbi – Kosovë? A është ky vetëm fillimi i tensioneve edhe më të mëdha apo të gjitha janë bërë vetëm për përdorim të brendshëm politik?

Miliç: Tensionet në raportet me Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shikohen jashtë kontekstit të asaj se çfarë po bën Serbia në raport me vendet e tjera të rajonit. Prej Vitit të Ri, Serbia i ka keqësuar raportet me të gjitha vendet fqinje. Mendoj se qeveria e Serbisë është duke bërë një gabim shumë të madh, sepse po shpreson se do të ketë mbështetjen e administratës së re amerikane, që është një budallallëk i pastër, dhe se përmes krijimit të ndonjë incidenti apo konflikti do të legjitimojë ndërhyrjen e Rusisë në këtë rajon. Sipas këtij skenari, pas incidenteve dhe ndonjë konflikti, ndonjë prej klounëve të Putinit, Vuçiqi apo Dodiku, do ta ftonin Rusinë për ndërhyrje, sepse ata vet nuk kanë forcë për zgjidhjen e problemeve. Kjo kërkesë do të ishte e ngjashme si ajo e Asadit për ndërhyrjen e Rusisë në Siri.

DW: Po cili ëshë qëllimi i kësaj ndërhyrjeje, çfarë synon Beogradi të arrijë me këtë ndërhyrje?

Miliç: Qëllimi është që të mundësohet ndërhyrja ruse në  këtë rajon. Të gjitha këto tendosje dhe ngritje tensionesh janë vetëm një lojë për krijimin e ndonjë incidenti, që të ndodhë diçka dhe të dalë jashtë kontrollit, në mënyrë që t’i jepet legjitimitet Rusisë për ndërhyrje.

DW: Po cili është qëllimi i Serbisë, çfarë fiton ajo nga kjo ndërhyrje?

Miliç: Në këtë mënyrë Serbia fiton prezencën e përhershme ruse në këtë rajon dhe qeveria e forcon pushtetin e vet. E ndoshta e fiton edhe ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e Republikës Serpska me Serbinë. Pak është kjo?

DW: Do të thotë qëllimi është që të realizohet projekti i Millosheviqit i viteve 80-të dhe 90-të, i mbështetur edhe nga Vuçiqi dhe radikalët e tij të dikurshëm, për bashkimin e trojeve të banuara me serbë, nëse ju kuptova mirë?

Miliç: Afërsisht ky është qëllimi. Por interesante është ajo (që budallenjtë në mediat e Serbisë këtu nuk e dinë), se treni është nisur vetëm një ditë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Udhëheqja e Serbisë është nervoze, sepse po u kalon koha kur mund ta komplikojnë gjendjen në Mal të Zi, para se ajo formalisht të futet në NATO. Ky është një prej shkaqeve për ngritjen e nervozitetit në Serbi, ndaj edhe është nisur trenit për të provokuar ndonjë incident.

DW: Zonja Miliq, a duhet të kemi frikë nga përpjekjet e reja për destablizimin e gjendjes në Kosovë dhe shkallëzimin e sërishëm të konflikteve?  Por jo vetëm në Kosovë, sepse probleme të mëdha ka edhe në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, jug të Serbisë etj. Pra a duhet të kemi frikë nga konfliktet e reja të armatosura?

Miliç: Qendra për Studime Euroatlantike tërë kohën është duke pralajmëruar se në Serbi nuk është bërë reforma e sistemit të sigurisë dhe nuk ka as një “d” nga kontrolli demokratik të sistemit të sigurisë. Në vend të kontrollit demokratik, pushteti Vuçiq – Nikoliq është përpjekur që të vendosë kontroll partiak ndaj organeve të sigurisë. Por influenca ruse, paqartësitë financiare, gjendja e rëndë materiale tek forcat ushtarake si dhe ndryshimi i balancës së cënimeve, kanë bërë që sot nuk kemi madje as një kontroll partiak të sistemit të sigurisë. Unë besoj se një kontroll i tillë i sistemit të sigurisë nuk ekziston as në Kosovë dhe Bosnje. Ndaj vendet perëndimore kanë një përgjegjësi shumë të madhe, sepse u kanë dhënë prioritet të gjitha reformave të tjera dhe jo sistemit të sigurisë – në veçanti kur dihet se këto vende kanë kaluar nëpër luftëra të përgjakshme. Pra ne kemi liderë autokratë, të cilët aktualisht janë shumë nervozë dhe duan të mbajnë pushtetin me të gjitha mjetet. Mënyra e vetme për të mbetur në pushtet është  që të krijojnë këtë lloj kaosi dhe incidente, më pas të thonë se ata nuk kanë resurse për ta kontrolluar këtë kaos, dhe të kërkojnë ndërhyrjen e Rusisë. Pardje nga Vuçiqi dhe Nikoliqi kemi dëgjuar deklarata se ata janë të dëshpëruar me BE-në dhe se ata nuk presin më asnjë mbështetje të Bashkimit Evropian. Çfarë do të thotë kjo? Ata presin pra mbeshtetjen e dikujt tjetër.

DW: A do të thotë kjo se Serbia ngadalë po i kthen shpinën procesit të integrimeve evropiane dhe po orientohet në tërësi drejt Rusisë?

Miliç: Serbia kurrë gjatë kohës së Vuçiqit nuk ka qenë e orinetuar drejt Evropës. Ajo ka ndodhur vetëm në procesin e komunikimit për Marrëveshjen e Brukselit, në kohën kur Vuçiqit i është dashur të pastrojë të kaluarën e tij dhe të legjitimojë pushtetin e tanishëm. Evropa është treguar e gatshme të harrojë të kaluarën e Vuçiqit për hir të Marrëveshjes së Brukselit. Por tani ka humbur influencën e saj ndaj Vuçiqit dhe ai ka nisur të realizojë politikën antiperëndimore dhe t’i kthehet në tërësi Rusisë.

DW: Çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare – pra Perëndimi dhe Bashkimi Evropian – për të evituar shkallëzimin e gjendjes por edhe për ta kthyer Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane?

Miliç: Perëndimi në radhë të parë duhet ta thotë shumë hapur se cila është esenca e Marrëveshjes së Brukselit dhe jo ta fshehë atë, sepse ne nuk kemi nevojë të luftojmë këtu me Vuçiqin, se a ka ROSU të drejtë apo jo të lëvizë në veri të Kosovës. BE duhet ta thotë qartë se cila është marrëveshja dhe jo që tani të fshihet dhe të thotë se çështja e trenit është një çështje e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është sikur kur keni një dhunues në shtëpi, ndërsa policia vjen dhe i thotë burrit dhunues dhe gruas së dhunuar se duhet të sillen mirë. Kjo nuk është e mundur. Pra BE dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë të qartë, jo vetëm në Kosovë por edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Sepse këto ditë Sputnik e ka kontestuar rolin e NATO-s në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje. BE duhet të jetë i qartë dhe nuk mund ta shpallë Vuçiqin lider demokratik dhe t’i premtojë hapjen e kapitujve të ri. Duhet thënë qartë: nëse je evropian, së pari duhet t’i dorëzosh tre radikalët në Hagë ku duhet të përgjigjen për krime lufte, duhet të vazhdosh me gjykimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe duhet të ndërpritet politika luftënxitëse në Serbi.

DW: Kur jemi tek krimet e luftës, këto ditë Beogradi ka kërkuar dorëzimin e Ramush Haradinajt në Serbi, ku akuzohet për krime lufte. Mendoni se kjo kërkesë është reale?

Miliç: Unë e kam pyetur mbrëmë kryeministrin: nëse keni të dhëna të reja për krime, pse nuk i keni dorëzuar ato në Gjykatën Speciale? Kjo Gjykatë është themeluar pikërisht për këto çështje, ndërsa gjykata për krime lufte në Serbi nuk është duke punuar asgjë në 18 muajt e fundit, edhe pse Fondi për të Drejtën Humanitare ka dorëzuar shumë dëshmi konkrete për krimet e ish-shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, gjeneralit Dikiq. Në vend të këtyre qeveria po merren me përndjekjen e Haradinajt.

DW: A mendoni se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi?

Miliç: Unë nuk e di këtë, por shpresoj se Franca është e vetdijëshme se është krijuar një Gjykatë kompetente për krimet e UÇK ndaj serbëve. E nëse Haradinaj është i përzier në këto krime, atëherë duhet të përgjigjet. Nëse jo, duhet të jetë i lirë.

Marrë nga DW

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

OKB: Së paku 10 mijë civilë janë vrarë gjatë luftës në Jemen

Posted: 16 Jan 2017 10:36 PM PST

Numri i viktimave ndër civilë gjatë luftës në mes të rebelëve shiit, Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në përkrahje të qeverisë në Jemen, ka arritur në 10 mijë, sipas OKB-së.

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare, Jamie McGoldrick, ka thënë mbrëmë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Ai ka thënë se rreth 40 mijë të tjerë janë lënduar gjatë konfliktit dy vjeçar.

Komentet janë bërë derisa ndërmjetësi i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed ka arritur në qytetin port të Jemenit, Aden, në përpjekje për të ringjallur shpresat për paqe pasi propozimi për qeveri të unitetit është hedhur poshtë nga presidenti, Abu Rabbu Mansur Hadi.

Konflikti në mes të Huthit dhe forcave aleate të qeverisë jemene kanë eskaluar në marsin e vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur një fushatë ajrore për të rikthyer në pushtet administratën e njohur ndërkombëtarisht./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more