Skip to main content

“Moti, ja situata në qarqe, vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter” plus 9 more - Gazeta Dita

“Moti, ja situata në qarqe, vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter” plus 9 more - Gazeta Dita


Moti, ja situata në qarqe, vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter

Posted: 18 Jan 2017 01:53 AM PST

 

Shpërndarja e ndihmave me helikopter do të vijojë në disa zona në veri dhe verilindje të vendit, teksa temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Operacioni do të kryhet me mjetet e Forcave të Armatosura, megjithatë Emergjencat Civile thonë se gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona.

Në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndodhen në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Situata në qarqe paraqitet:

QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore  – Theth, po  punohet për hapjen e tij.
Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë.
Aksi rrugor Ura e Zapodit-Ura e Shtrezës qarkullohet me zinxhirë.
Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra dhe Njësi Administrative Arrën, Zapod, si dhe fshatrat Turaj, Shtrezë, Nimçe, Curraj i Epërm, Salcë, Palcë Treshnjevë, Papaj, Gegaj, Lëkurtaj e Selimaj.

QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura, më përjashtim të aksit rruga nacionale – Lurë e cila vazhdon të jetë e bllokuar.
Gjithashtu të bllokuara janë dhe rrugët lidhëse të fshatrave Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të Njësive Administrative Selishtë.
Akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë Kuben-Vasie, Ura e Qytezës-Zerqan dhe Ura e Çerenecit-Steblevë.

QARKU LEZHË
Në qarkun e Lezhës të bllokuara janë vetëm disa fshatra në Njësitë Administrative Orosh, Fan dhe në Nënshejt – Lajthizë të bashkisë Mirditë.

QARKU GJIROKASTËR
Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme.
Të bllokuara janë Njësitë Administrative: Kurvelesh; Zagori, Buz dhe fshatrat Selckë, Selckë e Vogël dhe Shalë.

QARKU KORÇË
Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme.
Vetëm akset rrugore Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë  – Dardhë, Korçë – Ersekë, Ersekë – Leskovik janë të qarkullueshëm me zinxhirë.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.

Patriarku serb: Mos e bëj Zot ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë

Posted: 18 Jan 2017 01:44 AM PST

 

Patriarku serb Irinej ka dalë kundër deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka shprehur gatishmërinë që të dërgojë ushtrinë në Kosovë, pas incidentit me trenin e nisur nga Serbia.

"Mos e bëj Zot ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë. Por, duhet t'i mbrojmë serbët siç dimë", ka deklaruar Irinej gjatë një interviste për tabloidin serb "Kurir".

s_1484727543-7415587

Po më bën gruaja sherr, pse nuk jam milioner?!

Posted: 18 Jan 2017 01:41 AM PST

Kemi se ç’të shkruajmë,
edhe kësaj here,
moti është kallkan,
po prapë ka habere.

Po prapë ka habere,
dhe goxha ndodhira,
ajo e Alfredos,
është më e mira.

Sot ne gazetarët,
e kemi për nder,
që njëri nga ne,
ësht’ milionier!

Njëri është i shpallur,
dhe me goxha vlerë,
po me siguri,
që ka dhe të tjerë.

Në rrjetet sociale,
është rënduar gjëndja,
për dreq-për Alfredon,
s’na i priste mëndja!

Mister-si i vuri,
të gjitha paratë,
po ne na ka hapur,
sherr të madh me gratë!

Meqë milioni,
plasi papandehur,
hakërrohen gratë:
“Ku i kini fshehur?!”

Ku i kini fshehur,
“qypat me flori”,
dhe ju gazetarë,
jini si ai?!

Ç’mavri paska bërë,
zonja mama Leno,
të rruat talenti,
kur je humbameno!”

Në shtëpinë time,
plasi keq ky sherr,
pse s’u bëra unë,
një milioner?!

“Ti i di-moj grua,
gjithë rrogat e mija,
dhe njëqind vjet punë,
nuk del llogaria!

Nëse e kam rrogën,
ndonjë milionë,
bënim për një shekull,
milionin tonë!

Bënim milionin,
pa zhurmë e pa bujë,
me kusht që të rronim,
me ajër e ujë!

S’është dhe kaq kollaj,
të bësh milionin,
kur rron e punon,
në një vend si tonin!

Ndaj mbylle të shkretën,
se jemi bekuar,
dhe thuaj shyqyr,
që kemi jetuar!

Ka qenë e pamundur,
për një milion!”
I bërtita gruas,
po sherri vazhdon!

Vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur, arrestohet babai

Posted: 18 Jan 2017 01:33 AM PST

 

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij e mitur, e cila pretendon se ka kryer vepra të turpshme.

"Në pranga u vu Qamil Lushi pasi vajza e tij e mitur shtetësia L.L. 13 vjeçe e kallëzoi dhe ka pohuar se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme", deklaroi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4 fishekë çifteje, të cilët i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vepra të turpshme", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"dhe"Dhunë në familje"parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

Pashk Përvathi, piktori që nuk e braktis Lezhën për Tiranën

Posted: 18 Jan 2017 01:27 AM PST

Entela Resuli

Historia e piktorit Pashk Përvathi nuk është si gjithë të tjerat. Ose të paktën nuk është nga ato të zakonshmet. Ai është një emër i njohur i pikturës në vendin tonë. Dashurinë për penelin dhe telajon e ka ndjerë herët. Por pavarësisht dhuntisë dhe talentit, shkolla është e nevojshme për t'i dhenë një certifikim dijeve të tua. Përvathi nuk ka patur mundësi që të ndjekë në kohë studimet e larta, ndaj, teksa kishte krijuar familje, madje ishte bërë edhe baba, ai vendosi t'i hyjë Akademisë së Arteve për pikturë monumentale. Ky hap e bëri atë që të fitojë siguri në vetvete dhe të ecë përpara në rrugën e bukur të ngjyrave.

Sot ai është autor i dhjetëra ekspozitave të hapura, jeton në Lezhë, qytet ku edhe është lindur e rritur.

Piktorët shpesh kërkojnë qoshen e tyre të qetësisë dhe nuk kanë nevojë për zhurmën e metropoleve. Këtë gjë ka bërë edhe 59-vjeçari. Studioja e tij e dashur është natyra.

Në këtë intervistë për Dita-n, piktori Përvathi, rrëfen rrugëtimin e tij në jetë.

-Pashk, si ka qenë fëmijëria juaj dhe sa shpesh e kujton atë?

Unë linda në Manati të Lezhës. Një vend afër qytetit, buzë rrugës automobilistike, në fushë rrëzë malit. Prej katit të dytë të shtëpisë time shikoja diellin në mbrëmje kur "mbytej" në det. Në fëmijëri u sollëm si fëmijë, por edhe si të rritur. Ishim të lirë, pa trysninë e prindërve e kujdesin e tepruar të tyre, të varfër, pa lodra, por të kalitur fizikisht prej punës në ndihmë të prindërve. Më pëlqente loja me top, por edhe llastiqet në dimër, nuk kisha talent për aktrim, por dëshirën për të vizatuar e kisha që në klasën e parë fillore. Në vendin ku jetoja, kishte burra të ditur, por edhe një legjendë trimërie qarkullonte. Në vitet '30-të, një trim afër shtëpisë time kishte vrarë kuçedrën në zhegun e drekës tek çezma e fshatit. Marka Fana, një personazh donkishotesk, me mjekrën e gjatë, trastën me gurë e thikë në brez, qarkullonte rrugëve të fshatit duke thënë: "Jam Marka Fana, mbreti i Arabisë". Ai e kishte mposhtur frikën e regjimit, ishte bërë Heroi ynë. Unë u rrita mes këtyre ngjarjeve dhe mundësive.

pashk-pervathipiktor-1-Kur mendoni se e kuptuat se kishit talent për të vizatuar?

Nganjëherë ne jemi produkt edhe i rrethanave. Jeta t’i servir ose t’i heq mundësitë. Unë isha vetëm 7 vjeç kur i pozova një piktori për portretin tim. E kishte sjellë im atë në shtëpi. Të nesërmen përpiqesha të vizatoja gjyshen time nën shembullin e xhaxhi piktorit. Në klasën e katërt fillore isha i shtruar në spital në Shkodër. Mbaj mend se aty ju pikturova të rriturve letrat spathi J, Q, K. Njëri nga ata, mësues nga Lezha me emrin Burhan Golemi me tha: "Ty do të bëjmë piktor". Nga ajo ditë nisi ëndërrimi im për profesionin që kam sot.

-Pra po thoni se e ardhmja juaj u shënjua që herët?

Po, u shënjua që herët, por nuk kam qenë fort me fat në rrugëtimin tim të hershëm. Në Lezhë nuk kishte piktor profesionist. Kishim një mësues vizatimi nga Shkodra që më shumë ishte pasionant se sa profesionist. Njohuritë bazë më mungonin. Thjeshtë mundohesha në mënyrën time të vizatoja saktë gjerat përreth. Më vonë nuk bëra Liceun Artistik, por Shkollën e Kulturës. Kjo nuk ishte shkollë me kualitet dhe eksperiencë siç ishte Liceu. Edhe këtu u formuam me mangësi profesionale.

-Ju përfunduat Akademinë e Arteve për pikture monumentale më vonë se moshatarët e tu. Pse?

Akademia ishte ëndrra ime e mbetur në sirtar. Kisha dështuar në konkurrimin pas shkollës së mesme dhe më ishte krijuar dyshimi se vetëm ëndërr do më mbetej. U martova dhe u bëra baba i dy djemve në moshë të re. Ndërkohë që punoja pikturë dhe merrja pjesë rregullisht në ekspozitat lokale dhe kombëtare, kryesisht në gjininë e peizazhit. Kjo mendoja se do të ishte statuskuoja ime për të ardhmen e krijimtarisë time. Në botën ku jetojmë ka edhe njerëz të mirë. Profesori i Akademisë së Arteve Petro Kokushta dhe Sekretari i Lidhjes për pikturën Kujtim Buza u bënë nismëtarët që unë duhet të shkoja në shkollën e lartë. Por vulën ja vendosi nëna ime. Më tha: "Fol me gruan tënde dhe ndiq ëndrrën për shkollimin". Këtyre njerëzve të mirë gjithnjë ju kam qenë mirënjohës. Ndoshta pa nxitjen e tyre nuk do ta kisha marrë kurajën që të shkoja në shkollë në moshën 28-vjeçare.

-Arti, por sidomos piktura, thonë shpesh që është një profesioni nga e cili e ke të vështirë, jo vetëm të gjesh një punë, por edhe të sigurosh të ardhura. Ju sa të vështirë e keni patur?

Vendi ynë nuk të krijon shumë mundësi punësimi. Unë, por edhe shumë kolegë të mirë kemi preferuar më shumë të punojmë si artistë të lirë se sa të gjejmë një punë. Gjetja thjeshtë e një pune për një krijues të mirëfilltë është asfiksi në profesion. Ne u shkolluam për t’u bërë piktorë dhe të pikturosh në pavarësinë tënde gjithë kohën e kohës është mundësi e madhe. Unë prej viti 1994 punoj si piktor i lirë. Populli ynë mund të jetë i varfër, por ama artdashës është. Edhe veprat e mija kanë zënë vend në shtëpitë e tyre dhe kjo më ka ndihmuar të pikturoj dhe të jetoj me këtë profesion si i lirë. Gjithashtu kam bërë edhe shumë ekspozita personale këtu në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

pashk-pervathipiktor-2-Piktura ka disa gjini, ju çfarë keni zgjedhur dhe pse?

Në rininë time, në moshën 21-vjeçare mora pjesë për herë të parë në ekspozitën kombëtare të vitit 1979 me peizazhin "Vjeshtë në Manati". Duke mos e synuar atëherë shkollimin, mendova se rruga më e mirë është të mbetem deri tek peizazhi si gjini e trajtuar prej meje. Këtë vendim ma sugjeronte marrja pjesë në ekspozitë kombëtare. Në fakt po këto peizazhe nxitën miqtë e mirë që unë të shkollohesha. Edhe diplomën e mbrojta me peizazhe për të treguar se kjo ishte rruga ime edhe në krijimtarinë e ardhshme. Por unë kam trajtuar edhe portretin dhe natyrën e qetë. Me këto dy motive kam bërë dy ekspozita vitet e fundit.

-Pashk, ju jeni fitues i disa çmimeve, gjithashtu keni hapur me dhjetëra ekspozita, çfarë do të thonë për ju këto arritje?

Unë kam punuar shumë gjithnjë. Kam hapur 38 ekspozita personale brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ekspozitat janë ballafaqime dhe unë nuk kam pasur frikë nga ekspozimi. Ekspozimi është mundësi për të testuar veten tënde. Mua kjo më ka ndihmuar për t’u orientuar. Nuk kam qenë i tunduar nga çmimet apo titujt, por kur ato vijnë e natyrshëm unë s'kam pse bëj modestin e shtirur, por e them hapur: Më kanë pëlqyer kur ato më janë akorduar. E kam marrë si një konfirmim të të gjithë rrugëtimit tim piktorik.

-Në shumicën e realizimeve tuaja, ngjyrat e ngrohta i shohim si preferencë tuajën…?

Vetë piktura është marrëdhënie ngjyrore. Në krijimet e mia potenca e ngjyrës ka ardhur në ngritje. Dikur preferoja ngjyrat opake si okren umbren dhe grinë, por me kalimin e viteve dhe fitimin e sigurisë, paleta ime u pasurua me një gamë me të larmishme ngjyrash. Me zhvendosjen e gjeografisë time të pikturës në zonën e Himarës, të Vithkuqit në Korçë, në Theth dhe Valbonë, pasuria ngjyrore erdhi natyrshëm në peizazhet e mija. Janë motive që të sugjerojnë të ndjekësh marrëdhënien ngjyrore të natyrës aq shumë të ekuilibruar. Unë kështu kam bërë, por e kam zhvilluar edhe më tej duke krijuar raporte të reja mbi një realitet ekzistues. Vithkuqi mbetet në krye të vendit për bukurinë natyrore të vjeshtës.

-Problematika që has sot tregu i artit pamor, parë në këndvështrimin tuaj?

Nuk ka treg të artit të organizuar në Shqipëri. Unë, por dhe kolegët e mi, presim të na vizitojë në studion e apo ekspozitën që hapim ndonjë koleksionist apo ndonjë artdashës që në rastin më të mirë dhe mund të blejë ndonjë vepër. Kjo është fakultative dhe kështu po vazhdojmë. Ne na mban dëshira për t'u marrë me këtë profesion të bukur pa e parë në këndvështrimin se sa po e gjen rrugën e tregut vepra që bëjmë. Edhe ne jemi në sinkron me kohën që jetojmë. Vështirësi gjithandej.

582007_2777777978568_551142362_nSi funksionon rrjeti i galerive të artit në vend dhe sa hapësirë gjejnë piktorët në to?

Këtu jemi mbrapa. Ka fare pak galeri në Tiranë që të mundësojnë ekspozimin. Në rrethe situata është edhe më e rëndë. Më mundon kjo gjendje.

-Pashk, si është shtëpia juaj, studioja juaj e punës….?

Studioja ime e vërtetë është natyra. Peizazhet i realizoj dhe përfundoj direkt në natyrë. Por unë kam edhe studio të mirë për të punuar dhe ambiente të bollshme ekspozimi. Pak vite më vonë këtu do të kem dhe një galeri me punët e mia më të zgjedhura që i koleksionoj prej shumë vitesh. E kam edhe në një vend të spikatur në qendër të Lezhës. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse unë nuk e kam parë Tiranën si një mundësi transferimi me gjithë pyetjet e herëpashershme që më bëhen.

-E vërtetë, si është kjo historia juaj? Pse vazhdoni të jetoni në Lezhë dhe nuk keni ardhur në Tiranë?

Piktura është art individual. Ne nuk jemi si muzikantët apo aktorët që kanë nevojë për shumë kolegë për të realizuar një vepër. Duke qenë kështu unë ndjehem mirë në studion time të madhe në Lezhë. Në Lezhë unë jetoj, por karriera ime është zhvilluar në Tiranë. Ekspozitat i bëj po në Tiranë. Është koha e internetit dhe distancat janë zvogëluar shumë. Pra unë nuk jua kam lakmi dy djemve të mi që jetojnë në shtëpitë e tyre në Tiranë. Unë kam zgjedhur të qëndroj edhe në të ardhmen afër kësaj studioje dhe shtëpie që kam në Lezhë.

-Çfarë ju frymëzon kur merrni penelin dhe pikturoni?

Më frymëzon një pamje e natyrës, një detaj i saj, një penelatë e hedhur bukur në telajo që e ruaj deri në përfundim të veprës, një linjë muzikore, ndoshta klasike në sfond gjatë pikturimit. Frymëzimi nuk është nocion abstrakt. Ai ndodh ose nuk ndodh. Kur ndodh është mundësia për vepër të mirë.

-Po piktura që keni më shumë për zemër?

Kam disa të tilla. Por veçmas do dalloja "Mozaik në Bregun e Himarës". Është një realizim që ka ndikuar shumë në krijimtarinë time pas viteve '90-të. Bashkë me këtë vepër kam peizazhe vjeshte nga Vithkuqi, por dhe gështenjat e Reçit.

-Pashk, cila është familja juaj dhe a kanë lidhje ata me artin?

Si familje jemi të lidhur me artin. Djali im i madh është piktor. Ka zgjedhur një mënyrë tjetër të shprehuri. Është ndryshe nga unë rrënjësisht. Piktura e tij është abstrakte, por e bukur si realizim dhe ka pasur mjaft sukses vitet e fundit. Kjo më ka gëzuar sepse ai tashmë meriton të quhet piktor i vërtetë. Djali tjetër është arkitekt. Edhe ai kishte talent, por e menduam se do të ishim shumë tre vetë në një familje. Sot mendoj se patëm gjykuar gabim. Nëna e dy djemve të mi dhe bashkëshortja ime është stomatologe, por ka qenë mbështetësja më e madhe në rritjen time krijuese. Ajo është kritikja e parë e veprës time.

vernaza-itali-2012-Çfarë bën një piktor si ju kur është i mërzitur?

Mërzinë mirë është ta kemi sa më rrallë. Por jemi qenie njerëzore dhe do kemi edhe mërzitje. Si ia bëj? Ndoshta dal në tarracën e shtëpisë ku kam një kopsht me lule të shumëllojta, pemë dekorative dhe frutore dhe ju shërbej. Aty kam edhe "Takun", macen e shtëpisë që më shoqëron gjithnjë nga shkoj nëpër tarracë. Jam qenie që përshtatem shpejt, por padrejtësia më mundon.

-Nëse do e pikturonit Shqipërinë në këto momente, si do të ishte tabloja e saj?

Peizazhin shqiptar edhe në kohën më të vështirë të tij e kam trajtuar me notat e së bukurës. Shëmtimi nuk është në natyrën time, pavarësisht se Shqipëria shumë është shëmtuar në vitet e tranzicionit. Kjo është arsyeja pse unë shkoj në vendet larg "qytetërimit" të sotëm për të pikturuar. Megjithatë unë e dua vendin tim dhe tabloja e tij do ishte sigurisht me elementë të së bukurës.

Të vërtetat që fshihen pas 10 mistereve më të mëdha të historisë

Posted: 18 Jan 2017 01:25 AM PST

 

Historia është e mbushur me tregime dramatike që janë të njohura dhe shpesh të përsëritura.

Megan Westley e History Extra zbardh të vërtetat për 10 mistere që kanë ekzistuar përgjatë historisë:

1 – Një princeshë e humbur

Kur Car Nikolla II dhe familja e tij u vranë brutalisht nga ushtarët bolshevikë në vitin 1918, bota shikoi në tmerr. Më pas dolën thashethemet që vajza e vogël e Carit, Dukeshë Anastasia, mund të ketë ikur.

Disa femra dolën më vonë duke pretenduar identitetin e saj.

Arratisja dukej e mundur kur trupat e tre apo 4 vajzave u zbuluan në një varr masiv në vitin 1991. Por trupi i vajzës së katër u zbulua në vitin 2007, duke hequr çdo shpresë për mbijetesën e saj.

2 –  Doktori i vdekjes

Dr. Hauley Harvey Crippen u bë një nga vrasësit më famëkeq të Britanisë kur trupi i gruas së tij u zbulua në bodrumin e shtëpisë së tyre në vitin 1910. Ai u arrestua, u shpall fajtor dhe u ekzekutua.

Por në vitin 2007 falë disa analizave u zbulua se trupi që u gjet në bodrum jo vetëm që nuk ishte i gruas së tij, por ishte dhe trup mashkulli.

Pra ai ishte i pafajshëm. Madje 2 javë përpara ekzekutimi shkroi: "Jam i pafajshëm dhe kjo do të provohet një ditë".

3 – Gjyqi nga opinioni publik

Lizzie Borden, e cila goditi të ëmën 40 herë me sopatë, është etiketuar si vrasëse për më shumë se 120 vjet. Bashkëshorti dhe gruaja Andre dhe Abby Borden u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Masaçusets nga vajza e Andres, Lizzie në vitin 1892.

Lizzie një mësuese e respektuar, shpejt u bë e dyshuara kryesore për shkak të urrejtjes së njerkës dhe dëshirës për liri financiare. Edhe pse Borden u lirua, njerëzit e kishin të vështirë ta besonin atë.

4 – Riçardi III: Mbreti i mirë apo xhaxhai i pabesë?

Ka mundësi që Riçardi ka vepruar sipas ndërgjegjes së tij të plotë duke vrarë nipërit, djemtë e vëllait të tij Mbretit Eduard IV, të ashtuquajturi Princat e Kullës, për të marrë fronin.

Për të marrë fronin, ekzistojnë shumë arsye që ka qenë vetë Riçardi që ka urdhëruar vdekjen e tyre. Një kandidat tjetër, që kishte pak gjasa të ishte, pretendohej edhe pasardhësi i tij Henry VII.

5 – Çfarë ndodhi me Amelia Earhart?

Në vitin 1937, Amelia Earhart, një nga aviatoret më të famshme të botës, u zhduk pa gjurmë gjatë një përpjekje për të udhëtuar rreth globit.

Edhe pse kërkimet fillua një orë pas mesazhit të fundit të regjistruar të Earhart, asgjë nuk u gjet, dhe fati i saj mbetet një nga misteret më të mëdha historike të të gjitha kohërave.

Ekspeditat e kryera që nga viti 2001 kanë gjetur dëshmi të tjera që sugjerojnë praninë e një gruaje amerikane gjallë në vitin 1930 në ishujt Feniks.

6 – Një vrasje e pamundur

Në vitin 1886, Adelaide Barlett doli në gjyq si e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj Edwin, i cili u gjet i helmuar me kloroform. Por gjykata e shpalli atë të pafajshme pasi nuk kishte prova ekzakte.

Kloroformi, kur gëlltitej, mund të shkaktonte të vjella dhe të linte gjurmë në ezofag, por asnjëra prej të cilave nuk kishte ndodhur. Shumë i konsiderojnë mister mjetet e vrasjes. Misteri akoma më i madh është nëse është vrasje apo vetëvrasje.

7 – Pse vdiq Zhan D'Ark?

Po të pyeten shumica e njerëzve pse Zhan D'Ark u dogj në turrën e druve, përgjigja është për "herezi".

Thuhet se ajo pretendonte se Zoti e kishte udhëzuar atë të luftonte si ushtar gjatë Luftës së 100 Vjetëve. Kjo është e vërtetë, por arsyeja e vërtetë për ekzekutimin e saj në vitin 1431 është paksa e pazakontë. Në maj 1430, Zhan u kap dhe u burgos nga armiqtë anglezë. Gjyqi i saj për herezi nisi në vitin 1431, me pyetje të ngritura mbi besimin e saj.

8 – Përplasja e pashmangshme e Titanikut

Ndryshe nga ç'tregohet nëpër filma, përplasja mes anijes dhe ajsbergut  nuk ishte dhe aq e pashmangshme sa duket. E vërteta është se ajsbergu mund të shmangej me një palë dylbi. Ato ishin pjesë e mjeteve të Titanikut, dhe qëndronin në një kuti.

Por çelësin e kishte një anëtar i ekuipazhit që u zëvendësua në minutë të fundit përpara se anija të nisej. Prandaj nuk mundën ta shihnin.

9 – Ditari i Xhek Rrjepësit

Identiteti i Xhek Rrjepësit, i cili terrorizoi rrugët e Londrës, është ndoshta një nga misteret më të diskutueshme të të gjitha kohërave. Rasti duket se u zgjidh në vitin 1992, kur u gjet ditari i një tregtari pambuku nga Liverpuli të quajtur James Maybrick.

Ditari mbante të dhëna nga jeta dhe familja e tij, së bashku me përshkrimet e krimeve të tij. Pas këtij ditari, shumë besojnë se vetë vrasësi në të vërtetë është Maybrick.

10 – Gjyqet e magjistarëve të Salemit

Gjyqet e shtrigave supozuara në fshatin amerikan të Salemit gjatë 1692 kanë bërë të rritet një nga keqkuptimet më të mëdha të historisë.

Edhe pse besohet se ata që u shpallën fajtore u dogjën për vdekje, kjo metodë ekzekutimi në fakt nuk është përdorur kurrë.

Në total, 19 meshkuj dhe femra u dënuan për magji, ndërsa qindra të tjerë u akuzuan. Fajtorët u varën, ndërsa një burrë u shtyp për vdekje pas refuzimit për t'u gjykuar.

Dieta mesdhetare, aleatja besnike e sëmundjeve të frymëmarrjes

Posted: 18 Jan 2017 01:15 AM PST

 

Dieta mesdhetare është një aleat i mirë për t'u mbrojtur nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën e specializuar "Thorax".

Në të saktësohet se një dietë që përfshin shumë fruta, perime, peshk dhe drithëra, ul deri në 50% propabilitetin për t'u sëmurur nga bronkiti, enfizema dhe sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Një grup shkencëtarësh nga Harvard School of Public Health, Boston analizuan regjimin ushqimor të 42.917 personave dhe zbuluan se përdoruesit e dietës mesdhetare ishin më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve polmonare.

Dieta mesdhetare është e frymëzuar nga kuzhina tradicionale si ajo greke, spanjolle dhe italiane.

Ajo përmban një shumëllojshmëri të perimeve, frutave të freskëta, drithërave, vajit të ullirit, arrave, mishit të shpezëve dhe peshkut.

Muajin e kaluar, një grup shkencëtarësh britanikë të "National Heart and Lung Institute" zbuluan se kjo mënyrë ushqyerjeje mbron fëmijët nga astma.

“MAGJIA e LIBRIT” / Pushteti befasues i një personi që lexon, mbi atë që nuk lexon

Posted: 18 Jan 2017 01:13 AM PST

Siç ka thënë dikur Mark Tueini, "Njeriu që nuk lexon, s'ka asnjë epërsi mbi njeriun që nuk mundet të lexojë". Sa më shumë që gërmoni, aq më shumë njohuri do të grumbulloni. Mbi çdo gjë, subjekt apo temë. Sa më shumë që lexoni, aq më shumë të ngjarë të rriteni si person. Le t'i japim një kënd më shumë "shkencor" leximit.

Leximi mban trurin aktiv dhe vigjilent, dhe e mbron atë nga mplakja. Kjo është arsyeja pse njerëzit që lexojnë, kanë më pak gjasa për t'u prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Pra, tanimë e dini se "një libër në ditë, mban larg sëmundjet". Leximi ka disa avantazhe. Ai që lexon, është gjithmonë përpara të tjerëve që nuk lexojnë shumë.

1) Ata janë më të vetëdijshëm për veten e tyre

Lexuesit lexojnë mbi vende dhe njerëz të ndryshëm. Ata janë më të vetëdijshëm mbi psikologjinë njerëzore. "Nëse"-të dhe "pse"-të e sjelljes njerëzore. Leximi i ndihmon ata

të zgjidhin shumë probleme dhe momente të errëta me të cilat përballen. Kjo i ndihmon ata

të identifikojnë ato aspekte të personalitetit të tyre, që deri tani kishin mbetur në hije. Ata janë më të vetëdijshëm se pse veprojnë apo reagojnë në një mënyrë të caktuar, dhe në situata të vështira munden ta menaxhojnë veten në një mënyrë më të mirë.

2) Ata bëjnë shkëputjen shumë të nevojshme nga stresi dhe "realiteti''

Leximi e largon mendjen e tyre nga problemet e përditshme, dhe u jep momente qetësie. Një person i stresuar, ndihet plotësisht i rikarikuar pas një ore leximi. Shumë njerëz të suksesshëm e kultivojnë këtë zakon, për të mbajtur trurin e tyre në punë dhe lehtësuar stresin. Kur një lexues hap një libër, ai ekspozohet ndaj një bote krejt të re mundësish. Mendja e tij fillon një udhëtim drejt së pamundurës, larg realitetit të mërzitshëm. Librat u ofrojnë atyre ekspozimin ndaj mjediseve, realiteteve dhe gjithashtu edhe personaliteteve të ndryshme.

3) Fjalori i tyre përmirësohet ndjeshëm

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj leximit të materialeve cilësore e bën fjalorin e tyre të fuqishëm. Ata mund të shprehin më mirë veten e tyre me fraza dhe proverba, si dhe duke cituar shembuj nga letërsia apo historia. Ata mësojnë shumë fjalë çdo ditë, dhe mund t'i përdorin ato në mënyrë të përshtatshme. Edhe gramatika e tyre është e fuqizuar, dhe kjo reflektohet si në të folur ashtu edhe në të shkruar.

4) Mbajnë gjallë komunikimin me nivele të ndryshme bisedash

Ju s'mund të mërziteni kurrë me një lexues përreth. Një lexues është i mirë në biseda cilësore; ata nuk mbeten kurrë pa tema interesante, mbi të cilat mund të diskutoni. Njerëz, histori, vende… Ata u heqin trurin njerëzve me gjërat që lexojnë. Në veçanti, kanë aftësi të jashtëzakonshme bisedore. Përderisa leximi zhvillon ndjeshmërinë, ata mund ta shohin një çështje nga këndvështrime të ndryshme, dhe të flasin mbi çdo gjë nga një kënd i ndryshëm pikëpamjesh. Bisedat mund të jenë vërtetë kuptimplota dhe depërtuese me një lexues.

5) Një lexues është i vetëdijshëm se "Pena është më e fortë se shpata"

Qëniet njerëzore kanë mësuar të ndajnë informacionin përmes shkrimit, dhe ato fjalë janë lexuar brez pas brezi. Njohuritë dhe inteligjenca, dhe jo forca fizike, i kanë mundësuar njeriut të arrijë aq shumë. Ai që lexon e njeh mjaft mirë "fuqinë e fjalëve". Një luftë nuk fitohet realisht nëpërmjet dhunës, por nga fjalët e paqes, dhe mbi të gjitha nga traktati që nënshkruhet. Një lexues thith njohuri të tilla, dhe e di se qetësia dhe vetëpërmbajtja mund të triumfojnë mbi të zhurmën dhe nxitimin. Ata do të mbeten gjithmonë individët më të mirë.

6) Lexuesit rritin veten nëpërmjet leximit

Leximi nuk është i kufizuar vetëm tek zënia e kohës tonë të lirë. Kur një person lexon, e lejon veten të hyrë në një botë plot me dije dhe urtësi. Ata mësojnë, duke ushqyer vazhdimisht mendjet e tyre të uritura, dhe për rrjedhojë janë gjithmonë në rritje si persona. Ata nuk janë duke mësuar vetëm mbi botën, por edhe për veten e tyre.

7) Ata janë mishërim i urtësisë dhe logjikës

Një person i mirë-mirëlexuar, do të mendojë thuajse gjithmonë ndryshe nga masat. Librat krijojnë mendjet e ndriçuara. Njerëzit që lexojnë nuk ndikohen lehtë, pasi janë shumë të mirë-informuar për t'u molepsur nga arsyetime të palogjikshme. Mendjet e tyre janë plot zgjuarësi, të cilën e kanë fituar duke lexuar mendimet e mendjeve më të mira që ka prodhuar bota.

8) Mendja e tyre nuk mbetet kurrë pa ide apo informacione

Truri i tyre mund të përpunojë më mirë informacionin. Leximi nuk lejon kurrë që mendja juaj të bjerë në pasivitet. Kur lexoni, mendja juaj pasurohet me ide të reja, dhe një sasi të madhe informacioni mbi një shumëllojshmëri temash. Kjo automatikisht i jep udhë procesit të të menduarit, dhe mendja juaj merr ushtrimin për të cilin ka nevojë për të qenë në formë dhe e aftë, ashtu si trupi tuaj kur ushtroheni rregullisht. Është thënë me të drejtë se "Leximi është për mendjen, është si stërvitja për trupin"./ bota.al

Ligji i ri i Turizmit, QKB kërkon nisjen e licencimit të agjencive të udhëtimit

Posted: 18 Jan 2017 01:13 AM PST

 

Qendra Kombëtare e Biznesit i ka kërkuar agjencive të udhëtimit dhe tur-operatorëve që të nisin procesin e licencimit për të përmbushur detyrimet që lindin nga ligji i ri për turizmin.

Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka parashikuar një shtesë në ligjin për licencat dhe lejet që trajtohen nga QKL-ja. "Në zbatim të Ligjit Nr. 93/2015, "Për turizmin" dhe VKM Nr. 827, datë 23/11/2016, "Për një shtesë në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, "Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta", të ndryshuar", të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë "Agjenci udhëtimi" dhe "Operator turistik", duhet të paraqiten pranë sporteleve të shërbimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit për tu pajisur me licencën "Agjenci udhëtimi", me kodin XIII.1.A dhe/ose licencën "Operator turistik", me kodin XIII.1.B.

Licencimi i këtyre aktiviteteve do të bëhet në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e parashikuara në VKM Nr. 827, datë 23/11/2016, "Për një shtesë në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, "Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta", të ndryshuar", thuhet në njoftimin e QKB-së.

Për të dyja këto subjekte, licencat do të jenë pa afat, ndërsa data e fillimit të licencimit është nga hyrja në fuqi e këtij vendimi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Për Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomisë janë të gjitha kushtet që zbatimi i ligjit të ri të turizmit të nisë në vitin 2017. Me anë të tyre do të mund të nisë më në fund procesi i klasifikimit dhe standardizimit të hoteleve sipas yjeve, gjithashtu do të mund të zbatohet edhe taksa për fjetjen në hotel sipas kësaj ndarjeje.

Në bazë të ligjit të ri, strukturave akomoduese do t'u lihet një periudhë 18-mujore për të aplikuar për klasifikimin sipas yjeve. Skema përmban 270 kritere nga struktura fizike te stafi dhe kontrolli do të kryhet nga një institucion i pavarur nga ministria për t'u monitoruar më pas nga Inspektorati i Turizmit. Klasifikimi vlen katër vite sepse kjo është periudha maksimale që mund ruhet pa bërë investime. Pas kësaj periudhe, asnjë strukturë akomoduese nuk do të lejohet të ushtrojë veprimtarinë pa marrë certifikatën e klasifikimit. I gjithë procesi i klasifikimit do të udhëhiqet nga Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, ngritja e të cilit parashikohet në këtë ligj.

Itali, aksidentohet me makinë humb jetën i riu shqiptar

Posted: 18 Jan 2017 01:11 AM PST

 

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik që u regjistrua mbrëmjen e së martës në Monza.

Sipas policisë italiane, shqiptari ka humbur drejtimin e makinës nga shpejtësia dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me një tjetër makinë.

I riu shqiptar qëndroi për disa minuta në automjet i bllokuar, pasi ishe shumë e vështirë që të nxirrej, pasi përplasja ka qenë e fortë dhe makina është shkatërruar plotësisht.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikëses shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shoferi i makinës tjetër, një italian 38-vjeçar, por që raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more