Skip to main content

Mesazhi.com: “Kapet terroristi i Stambollit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kapet terroristi i Stambollit” plus 9 more


Kapet terroristi i Stambollit

Posted: 16 Jan 2017 01:44 PM PST

Është kapur i gjallë atentatori i sulmit terrorist natën e vitit të ri në klubin e natës Reina në Ortaköy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Agresori thuhet se është kapur në rajonin Esenyurt të Stambollit.

The post Kapet terroristi i Stambollit appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli vendos ndalesë për daljen nga vendi të Shejh Salah-ut

Posted: 16 Jan 2017 12:50 PM PST

Izraeli ka vendosur ndalesë për dalje jashtë vendit për Shejh Raed Salah, liderin e Lëvizjes Islame të Palestinës 1948 i cili pritet të lirohet ditën e nesërme, raporton Anadolu Agency (AA).

Omer Hamayisi, avokati i Shejh Salah, në deklaratë për AA-në tha se "Na është përcjellë vendimi i nënshkruar nga ministri i Brendshëm izraelit Aryeh Deri, që ndalon daljen jashtë vendit të Shejh Salah pas lirimit të tij”.

Duke theksuar se kjo gjë nuk është diç e re për ta dhe se që nga viti 2015 janë marrë vendime të ngjashme, Hamayisi u shpreh se "Ky vendim tregon se Shejh Salah nesër do të lirohet”.

Ndryshe, të enjten e kaluar policia izraelite njoftoi se kanë hapur hetim të ri ndaj Salah dhe e kanë dërguar në prokurori nën akuzat për "anëtarësim në platforma dhe shoqata të jashtëligjshme" dhe "dhënie deklaratash që nxisin dhunë".

Ndërkaq, avokati Hamayisi pas këtij zhvillimi kishte deklaruar se "Nëse prokuroria pranon dosjen penale, atëherë nuk do të ndodh lirimi i Shejh Salah, për të cilin është thënë se do të lirohet më 17 janar."

Sipas vendimit të shpallur nga administrata e burgjeve të Izraelit, pritet që Shejh Salah të lirohet më 17 janar.

The post Izraeli vendos ndalesë për daljen nga vendi të Shejh Salah-ut appeared first on Mesazhi.com.

Imami thirrje nga xhamia: Banorët të lënë ushqim për kafshët në natyrë

Posted: 16 Jan 2017 07:49 AM PST

Ibrahim Ozkaya, imam në xhaminë e fshatit Taşlıca të komunës Korkut në provincën Muş të Turqisë, së bashku me xhematin hedhin ushqim në natyrë për kafshët e egra të cilat kanë vështirësi të gjejnë ushqim për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ozkaya përmes altoparlantëve të xhamisë bën thirrje deri te fshatarët në gjuhën turke dhe kurde për të dërguar ushqime në natyrë për kafshët e egra të cilat ballafaqohen me vështirësi në kushtet e rënda të dimrit.

Ozkaya, xhemati dhe banorët e fshatit i dërgojnë ushqimet dhe bukët e mbledhura në zonat e populluara nga kafshët.

Në deklaratën e tij, Ozkaya tha se së bashku me banorët e fshatit përpiqen që në këtë mënyrë të kujdesen për gjallesat në natyrë.

Duke potencuar se njerëzit duhet të jenë të mëshirshëm ndaj kafshëve, Ozkaya u shpreh: "Meqë në këtë rajon ka rënë shumë borë, kohë pas kohë bëjmë thirrje në mënyrë që kafshët e egra të mos ngordhin nga uria. Së bashku me fshatarët tanë në natyrë dërgojmë ushqime dhe bukë”.

"Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund të dimrit"

Ferit Yalçın, një nga banorët e fshatit, duke vënë në pah se në kushte dimërore kafshët kanë vështirësi në gjetjen e ushqimeve, tha se ushqimet i dërgojnë në rajonin Kosor, ku, sipas tij, ka popullsi të dendur të kafshëve.

"Edhe sot, imami i fshatit tonë bëri thirrje përmes altoparlantëve të xhamisë dhe kërkoi të dërgojmë ushqime në natyrë. Çdokush nga shtëpia solli grurë, bukë dhe ushqime. Ato i lamë në zonat më të frekuentuara nga kafshët. Ne si fshatarë do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund të stinës. Nga këto ushqime përfitojnë shumë kafshë, siç janë thëllëzat, lepujt dhe dhelprat. Megjithatë, kohë pas kohë gjuetarët vijnë dhe i gjuajnë. I lusim ata të mos vijnë në këtë zonë dhe të mos i vrasin posaçërisht thëllëzat", theksoi Yalçın.

Ndërkaq, banorët e fshatit thonë se gjallesat në natyrë janë shumë të rëndësishme për ta dhe rajonin. Ata urojnë që ky aktivitet i filluar nga ana e imamit të tyre të jetë shembull edhe për fshatrat e tjerë.

The post Imami thirrje nga xhamia: Banorët të lënë ushqim për kafshët në natyrë appeared first on Mesazhi.com.

Biden: Sanksione ndaj Rusisë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës

Posted: 16 Jan 2017 07:47 AM PST

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden vlerëson se sanksionet kundër Rusisë duhet të vazhdojnë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden gjatë vizitës së tij zyrtare në Ukrainë, arriti në Kiev ku u takua me presidentin e vendit Petro Poroshenko. Pas takimit Biden ka folur mbi sanksionet ndaj Rusisë.

“Me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe G-7 kemi shprehur qëndrimin tonë, kur është fjala për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë. Për sa kohë që Rusia nuk i kthen Krimenë Ukrainës, duhet të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë që kanë të bëjnë me Krimenë. Për sa kohë që nuk i përmbushin plotësisht detyrimet e Marrëveshjes nga Minsku, sanksionet duhet të vazhdojnë”, ka thënë Biden.

The post Biden: Sanksione ndaj Rusisë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës appeared first on Mesazhi.com.

“Politika e Turqisë për refugjatët, shembull për botën”

Posted: 16 Jan 2017 07:38 AM PST

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), William Lacy Swing, ka thënë se mikëpritja bujare e tre milionë refugjatëve nga ana e Turqisë duhet theksuar më shumë. Ai tha se kjo mikpritje paraqet shembull për pjesën tjetër të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm IOM-it, William Lacy Swing, i cili erdhi në Turqi për të marrë pjesë në Konferencën e Nëntë të Ambasadorëve si i ftuar i ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, në një deklaratë për AA tha se mikpritja bujare e tre milionë refugjatëve nga ana e Turqisë duhet theksuar më shumë. "Sipas meje, kjo gjë paraqet shembull për pjesën tjetër të botës", shtoi Swing.

Ndërkaq, sa u përket politikave kundër refugjatëve në disa shtete të Evropës, Swing tha:

"Fatkeqësisht, shumë aktorë politikë pozitën e tyre po e përdorin për përfitime politike, në vend se ta përdorin atë për t'u ndihmuar nevojtarëve, migrantëve dhe refugjatëve, për t'i fituar apo rifituar zgjedhjet. Pa marrë parasysh satusin, ne të gjithë jemi përgjegjës për njerëzit që janë në lëvizje, qofshin ato refugjatë apo migrantë të tjerë, e këta njerëz gjithnjë janë njerëzit më të pambrojtur”.

"Nëse vdesin kaq shumë refugjatë, kjo do të thotë se politikat nuk po sjellin dobi"

Duke tërhequr vëmendjen në faktin se çështja e refugjatëve është bërë problem global, Swing theksoi se sipas të dhënave nga IOM vitin e kaluar kanë humbur jetën mbi pesë mijë refugjatë në tentativë për të kaluar në Evropë përmes Mesdheut, ndërsa kjo shifër në tre vitet e fundit ka arritur në mbi 18 mijë.

"Nëse vdesin kaq shumë njerëz, kjo do të thotë se politikat nuk po sjellin dobi. Ne duhet t'i mbështesim ato politika që do të shpëtojnë jetëra", vuri në pah drejtori i përgjithshëm i IOM-it, William Lacy Swing.

The post “Politika e Turqisë për refugjatët, shembull për botën” appeared first on Mesazhi.com.

Aeroplani përfundon mbi shtëpi, lë të vdekur dhjetëra veta

Posted: 16 Jan 2017 07:35 AM PST

Një pjesë e trupit të një aeroplani mallrash mbeti mbi kulmin e një shtëpie.

Aeroplani i Turkish Airlines që u nis nga Hong Kongu nuk arriti në destinacionin e fundit.

Ai u përplas  në Kirgizstan, duke lënë të vdekur shumë persona e duke shkaktuar edhe dëme të mëdha marteriale, njofton Klan Kosova.

Aeroplani i tipit Boeing 747, është përplasur në shtëpitë që ndodhen në afërsi të aeroportit Manas, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit Bishkek.

Të paktën 15 ndërtesa janë shkatërruar dhe një numër fëmijësh raportohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Dëshmitarët u tmerruan nga ajo që panë.

Tragjedia sipas hetimeve të para ndodhi për shkak të mjegullës dhe një gabimi të pilotit

The post Aeroplani përfundon mbi shtëpi, lë të vdekur dhjetëra veta appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi : Serbia po synon ta ndajë Kosovën me ndihmën e Rusisë

Posted: 16 Jan 2017 07:35 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e "skenarit të vjetër për ndarjen e një pjese të Kosovës".

"Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar", ka thënë Thaçi.

Kërcënimet e Serbisë me luftë, ka shtuar Thaçi, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës (pjesa veriore).

"Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj", ka shtuar Presidenti i Kosovës.

Beogradi, sipas tij, është i gatshëm që t'i viktimizoj serbët e Kosovës për t'i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Thaçi ka thënë se fjala "luftë" do të duhej të largohej nga fjalori nacionalist në Serbi.

"Serbia sot kërcënon Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, kërcënon Kosovën. Është shndërruar në adresën e kërcënimit të paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor", ka theksuar Thaçi.

Kërcënimet me luftë, ka vijuar ai, do të duhej të shiheshin me shqetësim tek të gjithë faktorët ndërkombëtar e sidomos nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

"Pavarësisht kësaj gjendje të tensionuar, Kosova i bën thirrje Serbisë për dialog dhe bashkëpunim", është shprehur Thaçi.

"Nëse Serbia thërret për luftë, Kosova bën thirrje për paqe. Nëse Serbia bën thirrje për ndarje territoriale, Kosova bën thirrje për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë ndër tjera, Thaçi.

The post Thaçi : Serbia po synon ta ndajë Kosovën me ndihmën e Rusisë appeared first on Mesazhi.com.

Vetëm reciprociteti ekonomik gjunjëzon Serbinë

Posted: 16 Jan 2017 05:19 AM PST

Niveli i lartë i importit prej 400 milionë eurosh në Kosovë bën që Serbia të jetë e varur nga tregu i Kosovës e, në anën tjetër, sa i përket çështjeve politike, ajo vazhdon të provokojë dhe të tregohet diskriminuese ndaj shtetit të Kosovës.

Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike kanë kërkuar reciprocitet ekonomik të menjëhershëm ndaj shtetit serb.

Sipas tyre, vetëm reciprociteti ekonomik mund ta gjunjëzojë Serbinë dhe mund të ketë ndikim më të madh sesa ai politik. Ata kanë thënë se sa herë Kosova ka përdorur masa të reciprocitetit ekonomik, është përcjell me presione nga bashkësia ndërkombëtare por, pavarësisht kësaj, ekonomia ka shënuar rritje pozitive.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për gazetën "Epoka e re" se vetëm reciprociteti ekonomik mund ta gjunjëzojë Serbinë.

"Kosova sa herë ka marrë vendime për reciprocitet ndaj Serbisë, pothuajse ka pasur një presion të madh nga faktori ndërkombëtar dhe është gjunjëzuar para tyre por, në anën tjetër, ekonomia e vendit ka pasur rritjen më të madhe. Pikërisht në kohën kur ka filluar të zbatohet reciprociteti me Serbinë. Vetëm ekonomia e gjunjëzon Serbinë. Kosova duhet t'i përdorë masat e reciprocitetit dhe t'i bllokojë të gjitha produktet e tyre që hyjnë në Kosovë, derisa nuk krijon kushte të parapara dhe, në anën tjetër, nuk i heq të gjitha këto pengesa", ka deklaruar Shahini.

Ai ka apeluar të ketë kushte të barabarta për prodhuesit vendorë dhe mos të diskriminohen nga ata serbë. "Ne si aleancë e biznesit, po ta kishim mundësinë, do të krijonim ambient të përshtatshëm për biznesin dhe ekonominë e vendit, duke i vënë masat të njëjta që Serbia ua bënë prodhimeve tona vendore. Serbia do të gjunjëzohej nëse do t'i vinim kushte, sepse rreth 400 milionë euro e ka tregun formal në Kosovë dhe mu për këtë arsye Kosova është e rëndësishme për Serbinë e, në anën tjetër, ne e kemi informalitetin më të madh nga Serbia", është shprehur ai. Shahini.

Po ashtu, reciprocitet ekomomik ka kërkuar edhe kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Nexhat Hasani. Ai ka thënë për gazetën "Epoka e re" se reciprociteti
ekonomik është më së i domosdoshëm, pasi Serbia importon në Kosovë 400 milionë euro karshi eksportit të Kosovës në vlerë prej 500 mijë eurosh. "Reciprociteti duhet të vendoset në të gjitha fushat, por reciprociteti ekonomik është i domosdoshëm në qoftë se dëshirojmë të jemi të barabartë me të gjithë. Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet, por edhe duhet të japë përgjegjësi për gjenocidin që ka bërë. Serbët s'mund të luajnë me ne, kur ne i importojmë nga Serbia diku 400 milionë euro mallra, ndërkaq ne nuk mund të dërgojmë atje mallra në vlerë as 500 mijë euro", ka deklaruar Hasani.

E, Valdrin Dervishaj nga Forumi për Politika Zhvillimore (FPZH) ka thënë se reciprociteti është vetëm fillimi i një hallke vendimesh. Sipas tij, s'duhet të presim që Qeveria ta bëjë zgjidhjen e tregjeve për bizneset, por mund të jetë ndihmuese për hapjen e tregjeve të reja. "Struktura tregtare e Kosovës mund të ndryshojë në varësi nga alternativat që vendi vendos të ndjekë në pak muaj. Megjithatë, në muajin e fundit reagimet në Kosovë kanë qenë joekonomike. Qeveria, bizneset dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se reciprociteti është vetëm fillimi i një hallke vendimesh. Nuk duhet të presim që Qeveria ta bëjë zgjidhjen e tregjeve për bizneset, por mund të jetë ndihmuese për hapjen e tregjeve të reja", ka thënë Dervishaj. /Epoka e re/

The post Vetëm reciprociteti ekonomik gjunjëzon Serbinë appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Më 1 apo 17 shkurt, muri rrëzohet sigurt

Posted: 16 Jan 2017 02:56 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është duke u marrë me murin ilegal në Mitrovicë, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe Presidentin Hashim Thaçi.

"Jemi duke u marrë dhe jam shumë i preokupuar më çështjen murit, ashtu si kryeministri dhe presidenti. Komuna e Veriut as nuk e di si është nderuar ai mur, atë e ka ndërtuar Qeveria e Beogradit".

"Përmes manipulimeve të tilla Serbia dëshiron që ta mbajë peng Kosovën, duke larguar edhe investitorët e huaj".

"Murin do ta heqin Institucionet e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë jeni të sigurt për këtë", ka thënë Veseli.

"Muri është artificial dhe provokim i Serbisë. Muri do të rrëzohet për arsye se është promovim i nj koncepti që është ndarës, nuk është në interesin as të komunitetit serb".

"Situata është serioze, pro qytetarët duhet të ndjehen të sigurt. Mos të ndjehen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund një e 700 vjet në Kosovë", ka thënë Veseli para gazetarëve.

The post Veseli: Më 1 apo 17 shkurt, muri rrëzohet sigurt appeared first on Mesazhi.com.

Situata në Kosovë, Basha: Qeveria jonë të bëjë më shumë

Posted: 16 Jan 2017 02:03 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parullën "Kosova është Serbi".

"Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook", deklaroi Basha.

Kreu i opozitës shtoi "I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon".

Qindra serbë protestuan dje në Mitrovicën veriore për trenin e nisur nga Beogradi që u ndalua të hynte në Kosovë.

Atyre iu drejtua edhe zv/kryeministri dhe ministrat serbë të qeverisë së Prishtinës. Presidenti Nikoliç akuzon administratën e Obamës dhe thotë se shqiptarët duan luftë. Ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në reagimin e tij shprehet se qëllimet e Serbisë sot janë të njëjta me ato të Milosheviçit. /Tch/

The post Situata në Kosovë, Basha: Qeveria jonë të bëjë më shumë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more