Skip to main content

Klan Kosova : “Vlora Çitaku takohet me Donald Trump: Jam ambasadorja e popullit më pro-amerikan (FOTO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Vlora Çitaku takohet me Donald Trump: Jam ambasadorja e popullit më pro-amerikan (FOTO)” plus 24 more


Vlora Çitaku takohet me Donald Trump: Jam ambasadorja e popullit më pro-amerikan (FOTO)

Posted: 17 Jan 2017 06:45 PM PST

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, njofton Klan Kosova.

Çitaku, që ishte pjesëmarrës në një ngjarje të organizuar nga kabineti i Trump në prag të inaugurimit të tij President, ka pasur rastin të zhvillojë edhe një bisedë me Presidentin në ardhje.

Ambasadorja kosovare ishte ndër të paktët nga përfaqësuesit diplomatikë që pati rastin ta njoftojë personalisht Trump-in për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan.

"Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik", ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook, duke e dokumentar takimin edhe me disa fotografi, njofton Klan Kosova.

Pos Trumpit, Çitaku është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.

"Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë".

Fotografia e Vlora Citaku

Fotografia e Vlora Citaku

Fotografia e Vlora Citaku

Fotografia e Vlora Citaku

klankosova.tv

 

 

 

 

Taksistët duan 300 mijë euro nga Lipjani

Posted: 17 Jan 2017 03:00 PM PST

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se duhet plotësuar kërkesa e taksistëve të cilët u larguan nga Aeroporti i Prishtinës.

Sipas Azemit duhet të bëhet kompensimi me vlerë prej 300 mijë Eurosh, nga ana e Komunës së Lipjanit, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Azemi i dha në Ora e Fundit duke shtuar se është Shukri Buja ai i cili kishte dokumentacionin valid për këtë çështje por që në një mënyrë tjetër ai e dëmtoi dhe Lipjanin.

”Shukri Buja sillej si kur Aeroporti të ishte pronë private e tij”.

”Aeroporti është kompani publike që e menaxhon Qeveria e Kosovës”.

”Ne kemi marr një vendim nga Kryeministri i Kosovës që të gjithë taksistët të kthehen në vendet e tyre të punës”.

”Është bërë një shifër për të cilën Komuna e Prishtinës të hyjë në aeroport cdo tretën ditë. Dita e tyre ka qenë mesatarisht 50 euro”.

”Shukri Buja ka pasur gjithë dokumentacionin  valid por ka pasur kokën e vet shtetërore dhe e ka dëmtuar Lipjanin shumë”.

”Në gjashtëmujorin e parë duam që ti kemi mjetet në llogaritë tona bankare”.

”Kryeministri e ka pas këtë vendim por nuk e ka përfill”.

”Ne duam dëmshpërblimin tonë në sigurim të atij fondi. Është në pytje vetëm afati kohor. Është vetëm cështje dite kur ne do t'i marrim këto mjete”.

”Gjykata do të lëshoj edhe një vendim,  ku në mënyrë automatike autotaksitë do të hyjnë në aeroportin e Prishtinës”, ka përfunduar Azemi, njofton Klan Kosova.

 

“FSK të bëhet ushtri, policia ka kapacitete profesionale të bollshme”

Posted: 17 Jan 2017 02:49 PM PST

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se ndalja e trenit serb me simbole nacionaliste ka treguar se Kosova është shtet dhe ka një sektor sigurie të konsoliduar.

Ai ka kërkuar që të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovësx në Forca të Armatosura, në mënyrë që integriteti dhe sovraniteti i shtetit të jenë të garantuara, njofton Klan Kosova.

“Të bëhet transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, pasi nevojiten vetëm votat në Kuvendin e Kosovës; gjithcka tjetër është gati. Institucionet e vendit është dashur ta kryejnë këtë punë, në mënyrë që të krijohet kjo forcë, që garanton sovranitetin dhe integritetin e vendit. FSK duhet të ketë më shumë buxhet, më shumë përkrahje, avancim të elementeve që cojnë drejt formimit të forcave të armatosura. Ushtria garanton interesin e vendit dhe njëkohësisht është partner më direkt i aleatëve të NATO-s. Derisa të ketë një mungesë të këtillë, situata e sigurisë është më e ndjeshme”.

Sa i përket deklaratave të Serbisë dhe Rusisë ludhur me trenin, Isufi ka thënë se ato nuk janë aspak shqetësuese dhe ka kërkuar që sytë të kthehen kah miqtë e vendit.

“Rusia nuk e ka njohur Kosovën shtet, por nuk varet prej tyre se si duhet të ecë Kosova. Ndaj, nuk duhet shikuar cka thonë kundërshtarët, por ata që ia duan të mirën vendit. Sidomos shtetet e Perëndimit, të Bashkimit Europian”.

Isufi ka theksuar se në bindjen e tij policia ka fuqi të mjaftueshme për të garantuar rendin dhe ligjin në vend, nëse institucionet e shtetit respektojnë ligjin dhe kushtetutën.

“Duke njohur kapacitetin e Policisë së Kosovës, mendoj që është majftueshëm profesionale për të kryer detyrat e saj. Zhurma e madhe tregon se nuk jemi në stadin e kuptimit se secili institucion e kryen detyrën e vet. Policia e ka bërë këtë gjë. Ky rast ka treguar se ne kemi mundësi që të veprojmë në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Ndaj duhet eliminuar pengesat e ndryshme, si muri dhe strukturat paralele në një pjesë të territorit. Por nuk duhet harruar se në cdo moment Serbia është e gatshme të ndërmarrë veprime të tilla”.

“Kosova është shtet vital, që ka përkrahje ndërkombëtare. Sa i përket anës së sigurisë, ka kapacitete të mjaftueshme. Nëse institucionet e Kosovës zbatojnë kushtetutën jam i sigur që Kosova lëre që fuqizohet, por fiton edhe përkrahjen ndërkombëtare”.

Sa i përket ndaljes së Ramush Haradinajt nga drejtësia franceze me një fletarrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, ai ka thënë se pret që Haradinaj shpejt të kthehet në vend dhe drejtësia franceze të korrigjojë gabimin e bërë.

“Po presim që Ramush Haradinaj të kthehet në Kosovë, sepse nuk ka pasur arsye as të ndalet; ngaqë ka të bëjë me një akuzë të vitit 2004. Neva na ka cuditur reagimi i drejtësisë së Francës, pse nuk e ka liruar menjëherë. Nëse ka bërë dikush gjenocid në Kosovë, është shteti serb i Sllobodan Millosheviqit. Franca si shtet me drejtësi të konsoliduar duhet që të mos bazohet në fletarreste të këtilla”. /klankosova.tv

Çka ndodhë me gjymtyrët që u hiqen pacientëve në QKUK? (VIDEO)

Posted: 17 Jan 2017 02:15 PM PST

Tema e Orës trajton një çështje goxha të ndjeshme.

Ajo përkon me disa operacione që kryhen në QKUK, e që mund të përfundojnë me ndonjë gjymtyrë të larguar nga trupi i pacientit, njofton Klan Kosova.

Çfarë ndodhë me këmbën, dorën, apo ndonjë pjesë tjetër që hiqet nga mjekët, mund ta kuptoni në kronikën e përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

https://www.youtube.com/watch?v=wMJ1n04iCn4&feature=youtu.be

 

Bakayoko drejt Premierligës

Posted: 17 Jan 2017 02:05 PM PST

Chelsea e ka identifikuar Tiemoue Bakayoko si zëvendësus ideal për Oscar.

Blutë pritet të ndajnë rrugët me brazilianin për një marrëveshje 60 milionë dollarëshe në janar.

Largimi i tij do të krijojë hapësirë në skuadrën e Antonio Conte dhe italiani është i përgatitur që atë ta mbushë me Bakayoko, që ka qenë edhe cak i Manchester United.

Pse të mbahet limoni në dhomën e gjumit?

Posted: 17 Jan 2017 02:00 PM PST

Limoni është një frut i njohur për vetitë e tij shëruese për organizmin.

Ai është i pasur me vitaminat C, A dhe E si dhe rolin e tij si një antioksidant i fortë kundër plakjes mund të shërbejë edhe për të përmirësuar gjumin tuaj.

Për të marrë sa më shumë të mira shëndetësore nga limoni është e rëndësishme që të vendosni prerë në feta anash shtratit tuaj në dhomën e gjumit. Lërini atje gjatë gjithë natës dhe do të shikoni çfarë përfitimesh do të merrni:

Është një freskues i mirë i ajrit dhe dhoma juaj do të jetë e freskët.

Do t'iu ndihmojë të merrni frymë më mirë.

Limoni trajton të ftohtin dhe astmën. Edhe mendja juaj do të ndjehet më e freskët dhe më mirë.

Largon dhimbjen e kokës nga të pirët dhe lodhjen.

Nëse do të keni limon në dhomën tuaj të gjumit do të zgjoheni duke u ndier të freskët, gjë që ndodh rrallë në ditët e sotme. Në këtë mënyrë do të jeni plot me energji përgjatë gjithë ditës, shkruan albeu. Kjo bile funksionon shumë më mirë se të gjithë pijet energjike që mund t'i blini në supermarket.

Provojeni dhe do t'i shikoni shumë shpejt rezultatet.

Që të jeni çift i shëndoshë, Ciara ka një sekret!

Posted: 17 Jan 2017 02:00 PM PST

Janë Ciara dhe Russell Wilson, çifti të cilët vendosën për të befasuar me një ide jo fort të zakonshme për njerëzit e tokës së famës.

Bëhet fjalë për vendimin e tyre që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale derisa të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë, shkruan Cosmopolitan.

Të paktën kështu thuhet të ketë ndodhur për vendimin e tyre, pothuajse për një vjet e gjysmë lidhje me fejesë për çiftin.

Ciara dhe Russell kanë bërë të ditur që gjatë kësaj periudhe në mendje kishin mardhëniet shoqërore për të realizuar synimin e tyre duke qenë një çift i shëndetshëm derisa do bëhen prindër.

Këngëtarja Ciara madje ka thëne se nuk do donte të ndryshonte asgjë në lidhje me veprimin e tyre të përbashkët edhe po që se do të kthente kohën prapa.

''Me vendimin që ne zgjodhëm të kalojmë jetën, mundësuam formimin e një lidhjeje të fortë, duke qenë madje miq të vërtetë'' ka shtuar Ciara për jetën e saj në lidhje me bashkëshortin e saj Russell me të cilin kishin vendosur që të mos kenë marrëdhënie seksuale derisa të martoheshin.

 

Realizoni ëndrrën tuaj për qerpikë të gjatë dhe të dendur!

Posted: 17 Jan 2017 02:00 PM PST

Qerpikët e gjatë dhe të dendur janë ëndrra e çdo femre.

Ata theksojnë vijëzimin e syrit të grimuar duke e bërë të duket më i plotë dhe më joshes.

Kjo është dhe arsyeja që i lyejmë vazhdimisht me rimel që të na duken më të gjatë. Por ndonjëherë nuk mjafton. Më poshtë do të gjeni disa maska natyrale për rritjen dhe forcimin e qerpikëve.

Vaj kastori dhe rozmarinë të freskët

Vaji i kastorit ndihmon zgjatjen dhe dendësimin e qerpikëve, duke qenë se hidraton dhe ushqen rrënjën. Ndërsa rozmarina jo vetëm që ndihmon në rritjen e tyre, por u jep atyre dhe shkëlqim. Ngroheni dy lugë çaji vajin kastori dhe hidhni më pas rozmarinë të freskët. Lëreni të tretet për pak kohë gati 15 minuta, ndërkohë që ftohet edhe vaji. E aplikoni atë me anë të një furçe për vetulla para se të flini, shkruan Living.

Çaji i gjelbërt

Çaji jeshil përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, që ndihmojnë kryesisht për rritjen e flokëve. Flavonidet e gjendura tek çaji jeshil ndihmojnë gjithashtu për rritjen e qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të.

Limon dhe vaji ulliri

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i duhuri për rritjen e qerpikëve, duke qenë se është i pasur me vitaminën E dhe antioksidantë, lëndë ushqyese këto që ushqejnë rrënjën. Lëngu i limonit gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës A dhe C, që ndihmojnë në rritjen e qimeve.
Hidhni në një kavanoz të vogël një filxhan vaj ulliri dhe lëkurën e një limoni të freskët. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës, në mënyrë që vaji i ullirit të thithë lëngun e lëkurës së limonit. Më pas e aplikoni atë gjatë ditës në një sasi të vogël tek vija mbi qerpikët; do ta vini re ndryshimin brenda pak javësh.

Ndëshkohet Mike Dean

Posted: 17 Jan 2017 01:58 PM PST

Mike Dean prej tash e tutje do të gjykojë në Championship, pas kritikave të mëdha për disa vendime të tij në ndeshjet e Premierligës gjatë dhjetorit.

Gjyqtari ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, pas vendimit për të përjashtuar Sofiane Feghouldi në përballjen e West Ham me Manchester United, dhe mospërjashtimit të Ross Barkely në përballjen Liverpool – Everton.

Kështu atij i është kërkuar që të gjykojë në një nivel më të ulët gjatë kësaj fundjave.

Dean do të gjykojë përballjen mes Leeds United dhe Barnsley, në derbin e Yorkshire.

 

United vendos për Valencian

Posted: 17 Jan 2017 01:52 PM PST

Antonio Valencia do të mbetet te Manchester United edhe për një vit.

Ish-anësori i Wigan me këtë mbetet në Old Trafford deri në qershor të vitit 2018.

"Edhe një vit më shumë mundësi për të dhënë çdo gjë për një klub kaq të madh botëror si Manchester United".

"I lumtur për të njoftuar se kam rinovuar kontratën edhe për një vit", ka thënë Valencia.

Ai ka qenë kyç për United që prej vitit 2009, kur kaloi nga Wigan Atheltic dhe që ka qenë zgjedhja e parë në krahun e djathtë për 271 paraqitje./Klan Kosova/

Reporteri i Blic: Me tren, pa frikë për çdo ditë nga Kraleva në Mitrovicë (FOTO)

Posted: 17 Jan 2017 01:40 PM PST

Pasagjerët udhëtojnë më tren nga Kraleva në Mitrovicë për çdo ditë, në dy termine dhe më së shumti përdoret nga fshatarët e luginës së Ibrit si dhe student, nis një artikull i Blic.rs, transmeton Klan Kosova.
treni
Fotografia e mësipërme është bërë në mëngjesin e një prej ditëve të janarit të ftohtë, në stacionin në Kralevë, ku një numër i udhëtarëve po presin që të nisen me linjën për Ibër, vazhdon teksti.

Në mesin e tyre është edhe një reporter i mediumit serb, që pritet të udhëtojë për në Mitrovicë.

Pasagjerët thuhet se nuk kanë frikë ani pse treni me ngjyra të Serbisë nuk u lejua të hynte në Kosovë.

Jasmina Ivkoviq një studente e Fakultetit Juridik në Mitrovicën Veriore ka thënë se normalisht udhëton nga Kraleva për në këtë qytet.

"Kurrë nuk jam ndjerë e shqetësuar".

"Lëreni këtë, mediat i kanë dhënë shumë zë. Ky tren funksionon normalisht nga Kraleva për në Mitrovicë", ka thënë ajo.

Ivkovic udhëton me këtë linjë tash e dy vjet dhe shton se nuk ka pasur asnjë problem asnjëherë.

Edhe një student tjetër, i vitit të katër në Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportive në Leposaviq, Mitar Rakonjac ka thënë se që prej kur udhëton me këtë tren nga Kraleva në Mitrovicë gjithçka ka qenë korrekte.
jarinje

Pensionisti Duro Andrijanic shpesh udhëton në mes Kralevës dhe Rashkës.

Ai ka thënë se nuk e kupton ngjarjes rreth trenit nga Beogradi që udhëtoi për mbi dhjetë orë në drejtim të Kosovës, por që ka shtuar se kjo tu mbetet politikanëve.
Në tekstin e Blic.rs thuhet se kjo linjë e transportit hekurudhorë është e hapur nga viti 2006 dhe ka qenë e rregullt.

Chelsea në ndjekje të një sulmuesi

Posted: 17 Jan 2017 01:30 PM PST

Chelsea ka vënë kontaktet me Middlesbrough për transferimin e anësorit Adama Traore.

Ish lojtari Barcelonës luan në fanellën e Boro për rreth pesë muaj, pas transferimit gjatë verës, por ka rënë në radarin e Bluve pas paraqitjeve të mira.

Mësuesja dhunon fëmijët e klasës së parë (VIDEO)

Posted: 17 Jan 2017 01:29 PM PST

Pamjet  e publikuara më poshtë, tregojnë momente shqetësuese të një mësueseje të klasës së parë teksa ushtron dhunë fizike ndaj nxënësve.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën ''Skënder Luarasi'' në Tiranë, derisa mësuesja përveç goditjes fizike që ka ushtruar ndaj fëmijëve, fjalori i saj ka qenë aq i padenjë dhe i nivelit të rrugës.

Videoja e plotë e këtij rasti është transmetuar në emisionin ''Stop'' të televizionit Klan.

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t'i përplas turinjtë.

Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.

Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s'kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s'të lë…

Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!

Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.

Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)

Mësuesja – "ME", sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka "me"?

Nxënësja – Një.

Mësuesja – Një moj, t'u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.

Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç'është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S'të vjen turp, s'të vjen!

Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?

Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?

Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!

Studimi i fundit për fjalët e para të foshnjave

Posted: 17 Jan 2017 01:20 PM PST

Sipas një studimi të fundit, fjalët e para që bebet i thonë, mund të parashikohen.

Një zbulim i tillë u bë gjatë një hulumtimi të zhvilluar në Universitetin Indiana.

Psikologët e këtij universiteti,  kanë treguar se fjalët e para të foshnjave janë të lidhura ngushtë përvojat e tyre vizuale (shqisën e të shikuarit), transmeton Klan Kosova.

Gjetjet gjithashtu sugjerojnë edhe mundësi të reja për trajtimin e fëmijëve me autizmëm dhe vështirësi në të folur.

Rezultatet e studimit zbuluan një lidhje të fortë midis objekteve më të shpeshta që shohin fëmijët dhe “emrave të parë”.

Pra nëse një fëmijë sheh për një kohë të gjatë nënën dhe dëgjon këtë fjalë, me shumë mundësi kjo do të jetë dhe fjala e tij e parë.

stern-baby-jpg-838x0_q80

 

EKSKLUZIVE: Flet shqiptari që ngjan me Zlatan Ibrahimoviq (VIDEO)

Posted: 17 Jan 2017 01:06 PM PST

Kosovari që jeton në Zvicër, Ahmet Morina është bërë shumë i famshëm në botën mediatike.

Së fundmi për të shkruajti edhe tabllloidi anglez Mirror për faktin se ai ngjanë shumë me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, njofton Klan Kosova.

Ndërsa për emisionin Minuta e Fundit ai tregon se si njerëzit e thërrasin atë me emrin e suedezit dhe si është jesh i ngjashëm më një futbollist kaq të famshëm.

Ai thotë se nuk do të ndalet derisa ta takoj Ibrahimoviqin.

Kronikë nga Naim Selmani.

 

Kosova në Top 4-she në ”Miss Universe”

Posted: 17 Jan 2017 12:46 PM PST

Kur pak muaj më parë, në një event që theu rekorde shikueshmërie e diskutimi u zgjodh si më e mira e Kosovës, Camila Barraza ngjalli shumë debat.

Fitorja e vajzës nga Argjentina shpërfaqi një realitet ngurrues të një pjese të popullsisë në Kosovë kur është fjala tek fitorja.

Ndonëse vetë ndiheshim krenar për bukuroshet shqiptare që triumfonin në Zvicër, Gjermani, Amerikë e gjetiu, për Camilan nuk është se rezervuam fjalët më të mira për një arsye të vetme – racizmin.

Por, vajza në fjalë duket se është në rrugë të mirë për t'u ranguar lartë në edicionin e sivjetmë të 'Miss Universe'.

Në pak ditë nga arritja në Manila të Filipineve, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e medias atje, konkurenteve por edhe personave që përcjellin me sy kritik eventin.

Falë paraqitjes tejet të kuruar, qëndrimit e stilit, Camila po rezulton të jetë një prej favoriteve potenciale për një rezultat shumë të mirë.

Në rangime të bëra nga blogje të ndryshme që e trajtojnë eventin e 'Miss Universe' deri në detaje, ajo po rangohet lartë, si në rastin e një pozicionimi të cilin e ka ndarë organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj në Instagram.

Në të shihet Camila në top katërshe, përkrah bukurosheve nga Venezuela, Rusia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se si realisht do jetë performanca e bukuroshes mbetet të shihet në pak ditë. Numërimi prapa deri në 30 Janarin e shumëpritur tashmë ka filluar, shkruan Prive.al, përcjellë Klan Kosova.

sdasd

“Debati për trenin simbolik dhe i panevojshëm”

Posted: 17 Jan 2017 12:46 PM PST

Opinionisti Andi Bushati, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se treni me simbole nacionaliste serbe që synonte të hynte në Kosovë më shumë ka qenë simbolik, dhe ka prodhuar një debat të këtillë, sesa një rrezik i vërtetë për integritetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Më duket si një nga ato ngjarjet tipike që thuhet që Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë. Krijohet një butafori, sepse as ai tren nuk do të mund të bënte dicka të madhe. Përvec simbolikës, cfarë rrezikonte ai tren? Në vendet tona kemi liderë që më shumë sesa përpiqen për aksione konkrete, duan simbolika dhe imponim përmes tyre. Në thelb kjo është lojë për të luajtur me emocionet e publikut. Përtej anës butaforike, ka edhe një anë reale, në kontekst ndërkombëtar”.

Ai ka deklaruar se duhet që tendencave ultra-nacionaliste të serbëve t’u përgjigjemi ndryshe, jo në të njëjtën formë, nëse duam një pozitë më të mirë për vendin.

“Kur armiqtë historik serbë na tregojnë anën e tyre më të keqe, nuk duhet t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Sepse po të thuash që shqiptarët kanë fituar kundër serbëve duke luftuar dhëmbë për dhëmë, do të ishte gabim i madh. Ajo që ndodhi në Beograd, në pasqyrën e një perëndimori normal, do të ishte më e lehtë të ngriste imazhin e një Serbië që ndryshon me vështirësi. Dhe po t’i përgjigjesim me të njëjtën monedhë, do të dukeshim edhe ne ballkanas të tipit të serbëve”.

Bushati më tutje ka theksuar se nuk duhet lëshuar në debate simbolike, pasi ato nuk cojnë tek kurrfarë zgjidhje e qëndrueshme.

“Në Prishtinë nuk u bë debat pse nuk lejohet në ndeshjet e Kosovës asnjë flamur kombëtar. Dhe mirë që nuk u bë, se do të ishte debat simbolesh. Por të mos u japim simboleve të Nishit rëndësi më të madhe”.

“Jam shumë kritik me Edi Ramën. Por nuk kuptoj si mund të kritikohet ai se anashkalon Kosovën në Beograd, dhe nuk e mbron në një rast tjetër”.

Sa i përket një momentumi të ri në politikën botërore pas zgjedhjes së Donald Trump president i ShBA-së, ai ka deklaruar se nuk beson të jetë real, por më shumë pjellë e mendësisë ballkanike.

“Ekziston njëfar bindje tek nacionalistët serbë sikur me ardhjen e Donald Trump mund të ketë një ndryshim të raporteve. Mund të ketë gjallërim të elementëve nacionalistë, por me tepër si rrjedhojë e paranojës ballkanike, sesa të një ndryshimi në politikën botërore”. /klankosova.tv

Mungesa e semaforëve po sjell telashe në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë (VIDEO)

Posted: 17 Jan 2017 12:41 PM PST

Disa shenja sinjalizuese kohë më parë u larguan nga rruga që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën.

Ato u larguan që nga koha kur filluan punimet për zgjerimin e asaj rruge, njofton Klan Kosova.

Por mungesa e këtyre shenjave apo mungesa e semaforëve po sjell plot telashe për ngasësit e mjeteve por edhe për këmbësorët.

Kronikë e zgjeruar nga gazetari Enis Reçica.

 

 

 

Avdyli: Vuçiqin më shokë po i lëshon rakia

Posted: 17 Jan 2017 12:37 PM PST

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka thënë se kryeministrin e Serbisë dhe shokët e tij, siç ka shtuar, ka nisur t'i lëshojë dehja.

Këtë Avdyli e ka lidhur me tentativën e Beogradit që të shtunën të fus një tren në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Ai e ka pohuar këtë pas takimit që ka pasur këtë të martë kryeministri serb me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Ky është postimi i Avdylit:

"Tuta i han dardhat e buta.
Por të shtunën Vuqiqi me shokë pat pi pak ma shume raki dardhe . Sot ka nis me i lëshu dehja.
Sa më fortë Amerika aq më fortë Dardania"

Keni probleme me herpesin – Ja si ta largoni

Posted: 17 Jan 2017 12:32 PM PST

Herpesi është një flluskë ose plagë që zakonisht krijohet në zonën përrreth buzëve. Në mënyrë që të shmangni përdorimin e vazhdueshëm të baranve antivirale, do t'ju paraqesim një mënyrë natyrale për zhdukjen e herpesit në 1 ditë.

Herpesi është një infeksion relativisht i padëmshëm, por nëse nuk kurohet mund të përhapet në shumë zona rreth fytyrës dhe trupit.

Ju duhet vetëm 1-2 thelpinj hudhre dhe aplikojeni mbi fluskë. Lëreni për 10 minuta mbi herpes dhe pastaj shpëlajeni zonën e infektuar me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë procedurë 5 herë në ditë dhe brenda 24 orësh, herpesi do të zhduket.

Nëse herpesi ka një përmasë më të madhe, atëherë do t'i duhet pak më shumë kohë për t'u eliminuar.

Hudhra rrit aftësinë e trupit për t'u mbrojtur. Ajo është e pasur me minerale të tilla si kalcium, squfur, fosfor dhe hekur, për këtë hudhra quhet si antibiotik natyral.

Veteranja e UÇK-së dokumenton krimet e luftës përmes fotografive (VIDEO)

Posted: 17 Jan 2017 12:27 PM PST

Përballja me portretet e serbëve që kryen krime në Kosovë i ktheu 17 vjet prapa banorët e Gjakovës.

Kjo pasi për të bëmat e serbëve gjatë luftës, në atë qytet u hap një ekspozitë, njofton Klan Kosova.

Në këtë ekspozitë u publikuan shumë fakte për krimet por edhe për ata që bënë ato.

E jo tek pak njerëz të Gjakovës, fotografitë e policëve e ushtarëve serbë rikthyen tmerrin e luftës.

Fotografitë nga masakrat e civilëve, shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe portretet e paramilitarëve serbë për t'i publikuar në këtë ekspozitë, i mblodhi veterania e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëndije Hoda.

Për më shumë, kronikë e realizuar nga gazetarja Mejreme Gashi.

 

Përkrahësi i Hillary Clinton, vesh Melania-n për inaugurimin e Donald Trump

Posted: 17 Jan 2017 12:26 PM PST

Politika të mbetet mënjanë, kur flitet për kostumin që do ta veshë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump në natën e inaugurimit të bashkëshortit të saj – Donald Trump si president.

Atë do ta dizajnojë, Ralph Lauren i cili ka dizajnuar në të kaluarën edhe veshjen e Hillary Clinton dhe që thuhet se është përkrahës i saj, transmeton Klan Kosova.

Kjo raportohet se do të jetë hera e parë që Lauren vesh Melania-n, por nuk do të jetë e para që dizajnët e tij të jenë kërkuar gjithandej.

Lauren ka dizajnuar shuam veshje për Clinton, përfshirë edhe atë "famëkeqin" të bardhin  për Konventën Kombëtare të Demokratëve.

City i ofron 100 milionë Barcelonës për Messi

Posted: 17 Jan 2017 12:13 PM PST

Derisa e ardhmja e Lionel Messi është e papërcaktuar, gjiganti anglez Manchester City është duke kërkuar që ta shfrytëzojë atë për ta sjell argjentinasin në Etihad.

Së fundmi shkruan se The Citizens kanë bërë gati 100 milionë funta për t'i bërë ofertë Barcelonës për futbollistin më të mirë të saj.

Një kalim i Messi në ishull, te City, lidhet me faktin se këtë skuadër nga ky edicion është duke e drejtuar trajneri Pep Guardiola, i cili në të kaluarën ka qenë bashkë me Messi te klubi katalanas, transmeton Klan Kosova.

Ora e Fundit: Transformimi i FSK-së dhe rasti Haradinaj

Posted: 17 Jan 2017 11:49 AM PST

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë me pjesë të trupit që u hiqen pacientëve në QKUK?!

Ku e si përfundojnë këmbët, duart, placentat? Cila prej tyre mund të përdoret për produkte kozmetike?

Ndiqeni në Temën e Orës të “Orës së Fundit” me fillim nga ora 23.

Në Ballë për Ballë do të intervistohet nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi.

Pse AAK-ja kërkon që FSK-së t'i zgjerohet misioni tani? Ku e shohin ata rrezikun? Çka do të ndodh me rastin e Haradinajt në Francë? Të gjitha këto dhe shumë informacione tjera i mësoni duke filluar nga ora 23:00.

Ndiqeni Orën e Fundit.

Qytetarët duan të blejnë armë për FSK-në (VIDEO)

Posted: 17 Jan 2017 11:48 AM PST

Për të ndihmuar FSK dikush mori iniciativë të mbledh para.

Me ato po synohet që kjo forcë të jetë gati për gjithçka, njofton Klan Kosova.

Por në këtë institucion po thonë se para pranojnë vetëm nga qeveria.

Kronikë e zgjuar nga gazetarja Arbresha Fazliu.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more