Klan Kosova : “Ky është vrasësi i arrestuar i 39 viktimave të natës së Vitit të Ri në Stamboll” plus 24 more
Klan Kosova : “Ky është vrasësi i arrestuar i 39 viktimave të natës së Vitit të Ri në Stamboll” plus 24 more |
- Ky është vrasësi i arrestuar i 39 viktimave të natës së Vitit të Ri në Stamboll
- Federata e Futbollit të Kosovës me objekt të ri (VIDEO)
- Nëse del mirë në provim, studenti mund të marrë pikë hua në bankë
- Morina: Shmangni vendet me qarkullim të dendur
- Kardashian ”e zhveshur” pranë Justin Bieber
- Situata e fundit në Kosovë – në çfarë rrethanash do intervenonte FSK-ja?
- Mërdhijnë skamnorët e Prishtinës, as këtë dimër s’kanë zgjidhje për strehim (VIDEO)
- Kanaqe-shitësi me dy euro në ditë mbanë gjithë familjen (VIDEO)
- Mësimi fillon me plotë telashe, Ministri Bajrami e thotë të kundërtën (VIDEO)
- Kuptojeni nëse keni probleme me zemrën
- Kapet vrasësi i Stambollit, sulmoi në natën e Vitit të Ri
- Zyrtare: Juventus ndryshon logon e klubit (FOTO)
- Mogherini me porosi për Kosovën dhe Serbinë
- Tiranë: Zjarr në një vilë të Vorës
- Basha nënshkruan memorandum për zgjedhjet e qershorit
- Hajduti i çmendur, shikoni ku e fsheh gjarprin e vjedhur (VIDEO)
- Pogba u përgjigjet kritikëve
- Largoni ftohjen me çokollatë
- Një Rose e bukur edhe pa make-up
- Zona B: A po sheh mundësi konflikti në vend Shkëlzen Maliqi?
- “Nëse Trump vazhdon kështu Kina do t’i heqë dorëzat”
- Shkëlzen Maliqi në Zona B: Plani serbo-rus dhe tendenca për barazim të Kosovës me Krimenë
- Treni i Kralevës hyn në Mitrovicë pa leje të autoriteteve kosovare (VIDEO)
- Kosova e gatshme për përballjen me sjelljet radikale të Serbisë (VIDEO)
- Vuçiq thotë se nuk e dinte çfarë vizatimesh kishte në trenin e nisur për Kosovë (VIDEO)
Ky është vrasësi i arrestuar i 39 viktimave të natës së Vitit të Ri në Stamboll Posted: 16 Jan 2017 03:23 PM PST I dyshuari kryesor në sulmin e Vitit të Ri në një bar nate në Stamboll, është arrestuar, njofton Klan Kosova. Abdulkadir Masharipov besohet të ketë ngritur sulmin në të cilin 39 njerëz u vranë në klubin e natës Reina. Ai thuhet se u kap në qarkun Esenyurt të Stambollit.
|
Federata e Futbollit të Kosovës me objekt të ri (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 03:18 PM PST Federata e Futbollit të Kosovës është zhvendosur plotësisht në objektin e ri që gjendet afër ngrohtores Termokos. Punën të hënën e nisi edhe kryetari Fadil Vokrri që thotë se kjo ishte shumë e nevojshme për institucionin e tij, njofton Klan Kosova. FFK në objektin te shtëpia e sporteve posedonte 3 zyra ndërsa tani ka 23. Kronikë nga Naim Selmani.
|
Nëse del mirë në provim, studenti mund të marrë pikë hua në bankë Posted: 16 Jan 2017 03:05 PM PST Provimet janë burim i madh ankthi tek qindra e mijëra studentë në mbarë botën, e veçanërisht në qoftë se ata ngelin. Por, një shkollë në Kinë është duke testuar një model të ri, duke u mundësuar nxënësve që të marrin pikë hua në një provim. Skema e re është ideuar nga shkolla e mesme Nanjing No 1 në Nanjing, në provincën Jiangsu. Ideja është futur në klasën e 10-të. Drejtori i shkollës, Kan Huang, tha se skema e re është një përpjekje për të vendosur theksin më shumë në rritjen e cilësisë së nxënësve dhe jo punën e tyre të provimit, duke vënë në dukje kulturën e tanishme ku gjithçka është e orientuar vetëm tek një provim i madh. Një mësues fizike përshëndeti skemën, duke thënë se qëllimi është që studentëve t'u jepet një shans i dytë. "Pesëdhjetë e nëntë pikë dhe 60 pikë në fakt nuk janë aq të ndryshme," tha mësuesi, duke shtuar se rezultati i parë është dështim dhe i dyti kalues për nxënësit. "Diferenca megjithatë, 'peshon rëndë mbi psikologjinë e nxënësve’", tha ai. Një total prej 13 nxënës nga 49 deri më tani kanë huazuar pikë nga bankat e klasës. Një prej studentëve nuk arriti të merrte pikët e duhura në provimin e fundit të Gjeografisë për shkak se ishte sëmurë. "Për shkak se isha i sëmurë, unë humba disa pikë. Nota e Bankës shpëtoi klasën time", tha ai. 'Bankë klasa', punon njësoj si me marrjen e parave në një bankë të vërtetë dhe kërkesa është për të paguar interes. Studentët duhet të paguajnë pikët në provimin e ardhshëm ku duhet të marrin pikë ekstra. Mund t'i shlyejnë pikët edhe me eksperimente laboratorike. Ashtu sikurse bankat me kredi, studentët mund të paguajnë pikët e tyre me këste dhe ata që nuk paguajnë borxhet nuk do të lejohen të marrin huamarrje në të ardhshmen, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova. |
Morina: Shmangni vendet me qarkullim të dendur Posted: 16 Jan 2017 03:03 PM PST Shkumbin Morina nga qendra e matjes së ajrit, ka kërkuar nga qytetarët që t'i shmangen sa më shumë vendeve ku ka qarkullim të dendur të komunikacionit. Morina dicka të tillë ka apeluar për shkak të ndotjes së madhe të ajrit që po bëhet si pasojë e uljes së temperaturave ku me këtë rast dhe po rritet përdorimi i sasisë së lëndëve djegëse, njofton Klan Kosova. Këto deklarime Shkumbin Morina i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, ku shtoi se cilësia e ajrit është më e mirë krahasuar me atë të vitit 2015 dhe '16. ”Cilësia e ajrit është më e mirë krahasuar me vitin 2015”. ”Ulja e temperaturave gjithmonë sjell ulje të parametrave ndotës”. ”Aplikacioni në fjalë i referohet vetëm një parametri matës e jo të gjithëve”. ”Ulja e temperaturave rrit konsumin e lëndëve djegëse, detyron njerëzit të shkojnë në punë me mjete të caktuar dhe shkaktojnë ndotjen e ajrit”. ”Ministria e Mjedisit ka bërë apel tek institucionet përgjegjëse, që të bëhet një kontrollim më i mirë i lëndëve djegëse dhe qytetarët të mos djegin mbeturina dhe lëndë të dëmshme për shëndetin të cilët shkaktojnë ndotje të madhe”. ”Të qëndrojnë sa më larg kur ka qarkullim në komunikacion të dendur”. |
Kardashian ”e zhveshur” pranë Justin Bieber Posted: 16 Jan 2017 02:48 PM PST Kourtney, njihet si motra më e urtë e fmailjes Kardashian, ndërsa Justin Bieber është gjithnjë gjaknxehtë dhe në mes të problemeve të shumta. E kujt do t`ia kishte marrë mendja se këto dy karaktere kaq të kundërta janë miq kaq të mirë? Kourtney Kardashian dhe këngëtari Justin Bieber janë fotografuar teksa shkojnë për të festuar. Gjithë botës i tërhoqi vëmendjen dicka në veçanti, veshja që Kourtney kishte zgjehdur. Mënyrën për të dal në ambjente publike pa recipeta, e nisi fillimisht motra e vogël e Kourtney Kendall Jenner. Por kjo ishte hera e parë që ylli 37 vjecar e praktikoi. Kjo nuk është hera e parë që e shohim Kourtney të shfaqet joshëse, pranë 22 vjecarit. Ndaj me të drejtë na ka shtyrë të mendojmë se ata janë në një lidhje. Gjë që për muaj të tërë nuk është adresuar, ndërsa më pas u shprehën se ishin vetëm dy miq të mire. Po ashtu përlfitet se Kourtney Kardashian është rikthyer sërish me Scot Disick, babain e 3 fëmijëve të saj Masin, Penelope, dhe Reign. Momentalisht ai ndodhet në Dubai, ku po shoqëron Kim Kardashian. Ishte një lajm i gëzueshëm që familja e Kourtney u bashkua, por ciftin nuk e kemi parë të kalojë momente larg familjes, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.
|
Situata e fundit në Kosovë – në çfarë rrethanash do intervenonte FSK-ja? Posted: 16 Jan 2017 02:46 PM PST Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazi, ka folur në Ora e Fundit në Klan Kosova për situatën e fundit të krijuar në raport me Serbinë dhe situatën e sigurisë në përgjithësi. Ilazi në Ora e Fundit i pyetur se a ka kapacitete FSK-ja që të përfshihet në mbrojtje të vendit, ai ka thënë se "FSK-ja në rrethana të caktuar duhet të jetë në shërbim të qytetarëve". Gjenerali është shprehur i bindur se "janë pjekur të gjitha kushtet që FSK-ja të marr mision të ri". "FSK-ja ka armë të lehta dhe janë të gatshëm për çdo sfidë". Por, megjithatë Ilazi ka pohuar se për momentin nuk është në mandatin e tyre, çfarë normalisht ka për detyrë një ushtri e mirëfilltët. Ilazi ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë. "Serbia drejtpërdrejt ka provokuar, por në aspektin strategjikë Serbia nuk ka mundësi që në këto rrethana të prek integritetin e Kosovës, sepse kufijtë i garanton KFOR-i, por tani kemi edhe institucionet tona, që nuk duhet të lejojnë asgjë ilegale të hyjë në Kosovë". "Treni ishte një provokim për t'i realizuar ata objektivat e veta që mund të shkaktojnë incidente të përmasa jo të vogla". "Por, për shkak të reagimit të Kosovës, qeveria serbe nuk ka arritur të realizojë objektivat e tyre, uroj që kështu të jetë edhe në të ardhmen. Kohëve të fundit, mos të themi edhe viteve të fundit, ka pasur disa provokime të cilat kanë filluar të intensifikohen". "Edhe muri, në njëfarë forme pos që simbolizon, jep idenë e ndarjes, pastaj arrestimi i Ramush Haradinajt, pastaj edhe retorika e tyre, shihet se po lëvizin gjërat jo në drejtimin e sigurisë dhe paqes në rajonin tonë". "Ne kemi pasur shumë sinjale edhe në rajon, për shembull në Bosnje, në Malin e Zi, gjithashtu shfrytëzohet Maqedonia, mirëpo pretendim kryesore dhe prapa kësaj qëndron Rusia, ndërsa sateliti i saj besnik po shihet se është Serbia". klankosova.tv
|
Mërdhijnë skamnorët e Prishtinës, as këtë dimër s’kanë zgjidhje për strehim (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 02:43 PM PST Temperatura e ftohta që po mbretërojnë në vend po rrezikojnë jetën e personave që jetojnë në kushte të rënda sociale në kryeqytet. Konkursi për të përfituar nga banesat sociale ende është në procesin e vlerësimit andaj as këtë dimër familjet në nevoje nuk mund t'i shpëtojnë të ftohtit, njofton Klan Kosova. Kronikë e realizuar nga gazetarja Iliri Pireva.
|
Kanaqe-shitësi me dy euro në ditë mbanë gjithë familjen (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 02:36 PM PST Azem Galiqi nga lagjja "Kodra e Trimave" për të mbet gjallë detyrohet që edhe në këto temperatura të ulëta të mbledh kanaqe edhe gjësende të tjera metali nëpër mbeturinat e kryeqytetit. Ai thotë se nga puna që bënë fiton vetëm 2 euro në ditë, ndërkaq sipas tij një kilogram kanaqe arrin ta shet vetëm 70 cent, njofton Klan Kosova. Madje Galiqi pohon se gjatë kësaj pune ai është prerë disa herë në duart e tij si pasojë e gjësendeve. Për më shumë kronikë e zgjeruar nga Arbresha Fazliu.
|
Mësimi fillon me plotë telashe, Ministri Bajrami e thotë të kundërtën (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 02:13 PM PST Tema e Orës sonte paraqet telashet me të cilat po përballen disa nxënës me shkollat, në fillim të gjysëmvjetorit të dytë. Diku mungon ngrohja, ndërsa edhe ngricat kanë shkaktuar probleme të mëdha për nxënësit, njofton Klan Kosova. Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetari Rilind Matoshi.
|
Kuptojeni nëse keni probleme me zemrën Posted: 16 Jan 2017 02:00 PM PST Nëse doni të dini për shëndetin e zemrës suaj atëherë është një metodë e thjeshtë e cila do t'ju ndihmojë të dalloni nëse keni probleme me zemrën apo jo. Kjo gjë do t'ju ndihmojë të parandaloni sulmet që mund të keni në zemër. Studimet e fundit thonë se njerëzit të cilët janë mjaftueshëm elastikë sa për të kapur gishtat e tyre të këmbës kanë një zemër të fortë dhe të shëndetshme. Testimi kryhet në këtë mënyrë: Fillimisht uluni në dyshemenë tuaj dhe shtrini këmbët, më pas provoni që të kapni majat e gishtave me duart tuaja. Nëse ju mund të kapni gishtat e këmbës me duar atëherë ju keni një zemër të shëndetshme. Duhet ta dini se çelësi i një jete të shëndetshme nis nga shëndeti i organit kryesor të trupit të njeriut zemrës./revistashije |
Kapet vrasësi i Stambollit, sulmoi në natën e Vitit të Ri Posted: 16 Jan 2017 01:41 PM PST I dyshuari kryesor në sulmin e Vitit të Ri në një bar nate në Stamboll, është arrestuar, njofton Klan Kosova. Abdulkadir Masharipov besohet të ketë ngritur sulmin në të cilin 39 njerëz u vranë në klubin e natës Reina. Ai thuhet se u kap në qarkun Esenyurt të Stambollit. Qytetarët e Izraelit, Francës, Tunizi, Liban, Indi, Belgjikë, Jordania dhe Arabia Saudite ishin në mesin e viktimave, dhe dhjetëra njerëz u plagosën në sulmin e natës së Vitit të Ri 2017, njofton Klan Kosova.
|
Zyrtare: Juventus ndryshon logon e klubit (FOTO) Posted: 16 Jan 2017 01:38 PM PST |
Mogherini me porosi për Kosovën dhe Serbinë Posted: 16 Jan 2017 01:32 PM PST Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia "ta evitojnë përshkallëzimin", pas tensioneve që janë shkaktuar me trenin e nisur të shtunën nga Beogradi për një pjesën veriore të Kosovës. "Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve – jo domosdoshmërisht shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt – pasi hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e kaluar, janë disi historikë", tha sot Federica Mogherini, në konferencën për media në Bruksel. Mëtutje, ajo ka theksuar se "ne ia dolëm të lëvizim shumë larg për perspektivën në BE për gjithë rajonin, pasi arritëm ta ndërtojmë dialogun pozitiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës". Në këtë kuadër ajo tha se sheh " te të dy palët përkushtim për vazhdim të dialogut". klankosova.tv
|
Tiranë: Zjarr në një vilë të Vorës Posted: 16 Jan 2017 01:27 PM PST Një vilë trekatëshe në Vorë të Shqipërisë u përfshi mbrëmjen e sotme nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje mbërritën tre ekipe zjarrëfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të tij. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Flakët kanë djegur pjesën e çatisë së banesës tre katëshe. Sakaq mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.
|
Basha nënshkruan memorandum për zgjedhjet e qershorit Posted: 16 Jan 2017 01:24 PM PST Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha foli për memorandumin që ka nënshkruar kjo forcë politike si dhe 22 parti të tjera opozitare. Memorandumi ka 5 kushte, realizimi i së cilave do të garantonte sipas tij një proces sipas standardeve ndërkombëtare në zgjedhjet e 18 qershorit. Kushti i parë për opozitën mbetet "realizimi i identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimi elektronik dhe numërimi elektronik i votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shkallë vendi që integron në një proces të tre komponentët e mësipërm". Kushti i dytë lidhet me "zbatimin me intensitet dhe shpejtësi të procesit të dekriminalizimit lidhur me kandidaturat" që do paraqiten në zgjedhjet e ardhshme, por dhe "dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminalë nga procesi zgjedhor, nga fushata dhe veçanërisht nga prania e tyre ditën e zgjedhjeve". Opozita në Shqipëri, kërkon gjithashtu "të ulet kostoja e fushatës zgjedhore nëpërmjet reduktimit drastik të shpenzimeve për fushatë, të bëhet transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, të forcohen ndalimet për financimin e partive dhe të forcohen penalitetet në Kodin Penal, përfshirë cilësimin e shit-blerjes së votës si krim i rëndë". Një tjetër kusht ka të bëjë me ndalimin e "përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike në fushatë apo strukturat zgjedhore partiake si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike". Ndërsa kushti i fundit është "garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik si dhe reduktimi dhe normimi i hapësirës publicitare në fushatë zgjedhore, me qëllim sigurimin e një fushate të drejtë". Në tekstin e memorandumit, partitë e opozitës theksojnë se "përmbushja e kushteve të mësipërme është një minimum i domosdoshëm dhe i pakapërcyeshëm për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, të besueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Mospërmbushja e tyre është tregues i qartë që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhjet që kërkojnë shqiptarët dhe që hapin rrugën e integrimit europian", shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova. |
Hajduti i çmendur, shikoni ku e fsheh gjarprin e vjedhur (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 01:13 PM PST Një video e publikuar tregon momentin kur një hajdut dëshmon se mund të jetë kryesuesi i kësaj lëmie.
Kjo pasi ai ka ilustruar më së miri se është plaçkitësi më guximtar që mund të keni parë, njofton Klan Kosova.
Personi në fjalë gjendet në Portland teksa po hynte në një dyqan kafshësh, pastaj për të nxjerr nga kubi i tij një gjarpër të llojit piton.
Gjarpëri në fjalë ka vlerën prej 200 dollarësh, por se ku e ka vendosur hajduti pitonin mund ta kuptoni në pamjet e më poshtme. |
Posted: 16 Jan 2017 01:12 PM PST Paul Pogba është gati të luftojë me kritikat pas veprimit të tij në ndeshjen e fundit kundër Liverpool-it, pasi shkaktoi penallti dhe i mundësoi golin kundërshtarëve, njofton Klan Kosova. "Punët e mu*i, por ndodh", ka postuar Pogba në Instagram. "Pikërisht në këto momente ne duhet të bëhemi të fort. Unë jam këtu, gati të luftoj dhe gati për sfidën e ardhshme". "Dua të falënderoj mbështetësit të cilët janë gjithmonë aty dhe vazhdojnë të besojnë në mua. Tek e fundit nuk humbëm. Kurrë nuk ndalemi së luftuari". klankosova.tv
|
Posted: 16 Jan 2017 01:01 PM PST Të gjithë kemi dëgjuar se mjalta dhe limoni, mund t'ju ndihmojnë që ta tejkaloni ftohjen. Mirëpo tani një ekspert i organeve respiratore, thotë se çokollata është edhe më e mirë. Profesori Alyn Morice, thotë se ka edhe studime që e dëshmojnë këtë gjë. Studimet e kanë vërtetuar se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe që për bazë kishin çokollatën, kanë pasur përmirësim të simptomave përbrenda dy ditësh. +Edhe studimet e kryera në Universitetin Imperial College në Londër, kanë zbuluar se një alkaloid që ndodhet në kokoa, është ilaç shumë i mirë për ta larguar të ftohurën. |
Një Rose e bukur edhe pa make-up Posted: 16 Jan 2017 12:57 PM PST E famshmja Amber Rose ka befasuar me një fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale. Kjo pasi qëndrojnë të rralla momentet kur Rose, shfaqet e thjeshtë pa grim, njofton Klan Kosova. Amber Rose është ylli të cilin jeni mësuar ta shihni çdo herë të grimosur dhe me shumë stil ndonëse në fotografinë e fundit duket e bukur edhe pa dicka të tillë. Rose e bukur dhe pa make-up! |
Zona B: A po sheh mundësi konflikti në vend Shkëlzen Maliqi? Posted: 16 Jan 2017 12:50 PM PST Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se pas sjelljeve të Serbisë në raport me Kosovën, ka gjasa që mund të ndodh një konflikt. Në Zona B të Klan Kosovës, Maliqi tha se një konflikt mund të ndodh por jo i përmasave të tilla si në vitin 1999. Analisti Shkëlzen Maliqi po ashtu ka komentuar dhe çështjen e Donald Trump si President i ri i SHBA-së, ku u shpreh optimist që nuk do të ketë ndryshime të mëdha ndonëse sipas tij do të ketë disa enigma rreth trajtimit të disa rasteve të cilat mund të jenë të rrezikshme për botën, njofton Klan Kosova. Maliqi ka analizuar dhe disa detaje në lidhje me konfliktin e mundshëm në veri të vendit por që tha se Serbia më nuk është me fuqi ushtarake si në kohën e ish-Jugosllavisë. ”Shqiptarët nuk kanë ndonjë projekt alternativ pos këtij që problemet të zgjidhen në kuadër të integritetit evropian”. ”Nuk besoj që në Ballkan apo në Kosovë mund të niset një konflikt i madh”. ”Serbia më lehtë e ka bashkimin e Kosovës me Serbinë pa veriun pa këto pjesë se sa ndonjë konflikt të mundshëm”. ”Deklaratat e fundit të Trump-it të gjitha mund të jenë të rrezikshme, e kjo ndoshta i jep shpresë këtyre qasjeve në Serbi duke menduar se konceptin etnik mund ta fitojë”. ”Kjo e provokon edhe krijimin e një Shqipërie të madhe”. ”Serbët e Malit të Zi janë bashkëpunues me pjesë të politikës së atij vendi. Ata nuk mund ta marrin pushtetin në formë kaq të pastër”. ”Bashkimi Europian është si projekt i Integrimit sa më të madh nuk i lëshon aq lehtë territoret”. ”Ushtria serbe është kthyer edhe më heret tek zona kufitare në veri”. ”Serbia ende nuk e ka të qartë për veten se nga do të shkojë, me lindjen apo perëndimin”. ”Në një dorë nuk është Serbia më si në kohën e ish-Jugosllavisë me atë fuqi ushtarake, nuk e ka dot më”. ”Si gjithmonë jemi ankuar në vendet e Ballkanit se fuqitë e mëdha po na përdorin për qëllime të veta”. ”Hyrja e trupave rus në veri ka qenë skenar i vitit '99 – të kur u arrit një kompromis në mes Perëndimit dhe Rusisë”. ”Por që rusët të vijnë në veri të Kosovës atëherë është një skenar i madh. Është e panjohur e madhe se çka do të ndodhë me politiken amerikane pas kësaj jave”. ”Nuk besoj që do të ketë ndryshime të mëdha por do të ketë enigma në lidhje me zbutjen në disa qëndrime Presidenti i ri apo do të vazhdojë me eksperimentet të cilat janë të rrezikshme për sistemin botëror”. ”Konfliktin e shoh por jo të mundshëm në atë form si të vitit 1999”. ”Disa probleme kemi mundur t'i zgjedhim përbrenda e sdo të kishin dal kështu”. ”Nuk mund të vazhdohet si deri tash, nuk është faktor përçarja por plogështia që po tregon elita politike. Më shumë janë të përkushtuar për pozitat e tyre se sa të tregojnë merita zhvillimore për një stabilitet të brendshëm të paktën”. ”Në kemi një bërthamë të ushtrisë, ndonëse ajo duhet të formohet. FSK-në e kemi si një bërthamë të saj”, ka përfunduar Maliqi në Zona B, njofton Klan Kosova. |
“Nëse Trump vazhdon kështu Kina do t’i heqë dorëzat” Posted: 16 Jan 2017 12:47 PM PST Kina "do t'i heqë dorëzat", dhe do të marrë aksione të forta nëse Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vazhdon ta provokojë Pekinin rreth Tajvanit, kur të fillojë udhëheqjen e shtetit, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova. Në një intervistë për Wall Street Journal të publikuar të premten, Trump tha se politika e njohur "një Kinë", duhet të rishikohet. Ndërsa ministri i jashtë i Kinës, në përgjigje të Trump, pohoi se "Një Kinë" është politika që ka lidhur Kinën me SHBA-të dhe nuk është e negociueshme. Trump këtë politikë e ka thyer kur ka folur në telefon me Presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, duke zemëruar kështu Pekinin, që e sheh Tajvanin si pjesë të veten. "Nëse Trump vazhdon kështu dhe të njëjtën qasje e përdorë edhe pasi të jetë në Shtëpinë e Bardh atëherë Kinës s'i mbetet gjë tjetër pos të heqë dorëzat", ka shkruar "China Daily", gazetë kineze në gjuhën angleze. klankosova.tv
|
Shkëlzen Maliqi në Zona B: Plani serbo-rus dhe tendenca për barazim të Kosovës me Krimenë Posted: 16 Jan 2017 12:26 PM PST Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka bërë një analizë në Zona B të Klan Kosovës rreth tendencave të Serbisë për aneksim të Veriut të Kosovës dhe planit të Rusisë së Vladimir Putinit për ta prezantuar të ngjashme Kosovën me Krimenë. "Muri, Treni dhe fletëarrestet janë një seri e provokimeve. Ata (serbët) po e përdorin strategjinë e tyre që të jenë me dy binarë, edhe me Europën edhe me Rusinë. Ideja e tyre për të blerë kohë nuk funksionin përmes dialogut, sepse në një moment ata duhet të pranojnë realitetin në Kosovë dhe ata këtë nuk e duan", ka thënë Maliqi. "Skenari i rrezikshëm është se Serbia mundet të provojë aneksimin e veriut duke thënë se kosovarët e iniciuan konfliktin". "Ata kanë njëfarë shprese se me Presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump, ndoshta do të ndryshojë, ndoshta është budallallëk ndoshta është e bazuar. Qëllimi i tyre është që Republika Serbe e Bosnjës t'i bashkohet Serbisë". "Ky skenari i Krimesë po duket i përdorshëm për Serbinë në Ballkan, që të bëjnë, nejse jo një Serbi të madhe, atëherë së paku ta bashkojnë Serbinë me Republikën Serbe dhe eventualisht ta shkoqisin këtë pjesën veriore të Kosovës". Maliqi ka folur edhe për planin e Rusisë për influencë në një rend të ri botëror pas ardhjes në krye të SHBA-ve të Donald Trump. "Ideja e Vladimir Putin që të paraqesë të njëjtë Kosovën me Krimenë. Kështu ai e proklamon edhe para perëndimit. Putni ka filluar t'i instrumentalizojë rusët që kanë mbetur jashtë rusisë kur u bë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik". "Besoj se në disa qarqe edhe në Rusi edhe në Serbi synohet njëfarë krijimi i një perandorie Ortodokse, nëse mund ta quajmë ashtu, dhe mendojnë se me ardhjen e Trump mendojnë se rendi i ri botëror do të ketë disa ndryshime". "Shohim se Putini edhe me Edoganin (presidentin e Turqisë) ka krijuar disa aleanca. Disa po flasin se ndoshta po krijohet një Jaltë e re – një ndarje e re e zonave të interesit". klankosova.tv
|
Treni i Kralevës hyn në Mitrovicë pa leje të autoriteteve kosovare (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 12:20 PM PST Treni që u nis nga Beogradi drejt veriut të Mitrovicës nuk ishte as i pari e as i fundit që mori rrugë drejt Kosovës nga shteti serb. Edhe para të shtunës por edhe dy ditëve të fundit, dy herë në ditë, një tren lëvizë nga Kraleva e Serbisë për në Mitrovicën e Veriut, njofton Klan Kosova. Kjo po ndodh madje pa lejen e autoriteteve kosovare. Kronikë e zgjeruar nga gazetari Avdyl Pajaziti.
|
Kosova e gatshme për përballjen me sjelljet radikale të Serbisë (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 12:09 PM PST Presidenca dhe Kryeministria e Kosovës po zotohen se janë të gatshëm të përballen edhe me sjellje më radikale të Serbisë, njofton Klan Kosova. Megjithatë jo në në ndonjë mënyrë tjetër përveç asaj të prirur të thërrasin për paqe e dialog. Kronikë e zgjeruar nga Blerta Ahmeti.
|
Vuçiq thotë se nuk e dinte çfarë vizatimesh kishte në trenin e nisur për Kosovë (VIDEO) Posted: 16 Jan 2017 11:49 AM PST Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se nuk e kishte ditur se në trenin e nisur për Kosovë kishte vizatime e slogane, njofton Klan Kosova. Madje Vuçiq tha se për herë të parë se treni ishte i mbuluar me ikonografi e mori vesh kur e pa në televizor. Ai tha se e ka qortuar Drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, që të mos ndërmarr vendime në të ardhmen pa u konsultuar fillimisht. Kronikë nga Enis Reçica. klankosova.tv |
You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: