Skip to main content

“Italiani Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i parlamentit Europian” plus 9 more Lajmet

“Italiani Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i parlamentit Europian” plus 9 more Lajmet


Italiani Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i parlamentit Europian

Posted: 17 Jan 2017 12:34 PM PST

Italiani Antonio Tajani, kandidati i Partisë Popullore Europiane është zgjedhur presidenti i ri i Parlamentit Europian pas një votimi 4-raundesh në Strasburg.

Tajani u zgjodh me 351 vota, ndërsa kandidati tjetër socialist i PSE, Gianni Pittella mori 282 vota

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Italiani Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i parlamentit Europian appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vlorë, vranë me thikë 32-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen 2 vëllezër

Posted: 17 Jan 2017 12:22 PM PST

Rreth orës 13:45, ka ndodhur një konflikt midis 3 personave për motive të dobëta, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjen në spital. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se në lagjen "Partizani" pranë rrugës së spitalit, për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi Armando Rrapaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas disa minutave ndërroi jetë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit Klevi Merkaj dhe Novruz Merkaj, ku njëri u arrestua në vendngjarje ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Shtetasi Klevi Merkaj, është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes policia ka vënë në pranga edhe shtetasin Novruz Merko, 20 vjeç, cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 32-vjeçarit

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, vranë me thikë 32-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen 2 vëllezër appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Brad Pitt e zëvendëson Jolie me Kate Hudson

Posted: 17 Jan 2017 12:16 PM PST

Beqari më i kërkuar i botës së Hollivudit, Brad Pitt duket se nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar ish- bashkëshorten e tij, aktoren e famshme, Angelina Jolie me një tjetër aktorë shumë të njohur. Bëhet fjalë për Kate Hudson, vajza e Goldie Hawn, aktore e shumë komedive romantike.

Thashethemet mbi një lidhje mes tyre qarkullojnë prej javësh, aq sa në muajin dhjetor revistat rozë flisnin se Hudson është shtatzënë dhe pret një fëmijë nga Pitt.

Por tashmë duket se lajmi është konfirmuar; një çift i ri i është shtuar botës së show bizit. 37-vjeçarja nënë e dy fëmijë është prej kohësh beqare pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, këngëtari Matt Bellamy.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Brad Pitt e zëvendëson Jolie me Kate Hudson appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gratë në Kenia kërcënojnë burrat: Nëse nuk votoni, nuk ka seks

Posted: 17 Jan 2017 11:46 AM PST

Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, nëse ata nuk regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit.

Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota.

"Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni. Është më e mira. Mos kryeni marrëdhënie seksuale me ta derisa nuk ju tregojnë kartën e votimit", tha Mboko. Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt.

Mboko tha se seksi është armë e fuqishme dhe se do t'i inkurajojë burrat hezitues të regjistrohen si votues.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Gratë në Kenia kërcënojnë burrat: Nëse nuk votoni, nuk ka seks appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Rokadë nigerianësh te Skënderbeu

Posted: 17 Jan 2017 11:21 AM PST

Skënderbeu vijon të mbetet mjaft aktiv në merkato. Në kampin korçar vijojnë punën për ti ofruar trajnerit Ilir Daja opsione të vlefshme veçanërisht në repartin e sulmit ku këtë të martë ka pasur një rokadë nigerianësh.

Nuk ka kaluar provën në Antalia sulmuesi Oniekaci Okafor i cili u aktivizua edhe në pjesën e dytë të miqësores me Karabakun, i cili ka lënë grumbullimin, ndërkohë që në vend të tij në provë te Skënderbeu vjen një tjetër nigerian, Barine Eko, i cili ka qenë pjesë e skuadrës Gau Cetinkaya e cila militon në Superligën e Qipros Turke. Skënderbeu ka një strategji të tijën me agjenci futbollistësh nigerianë pasi synon të zbulojë talente sa më të rinj në moshë, edhe pse ende të pakonfirmuar në arenën ndërkombëtare në tentativë për të përsëritur goditje si ajo e Peter Oluanikës.

Klubi ndërkohë pritet të marrë në orët e ardhshme një vendim edhe për futbollistët e tjere që kanë qenë në provë këto ditët e fundit në kampin e Ilir Dajës, mesfushorin rumun Predesku, kanadezin Hanson dhe sulmuesin tjetër nigerian Carles.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Rokadë nigerianësh te Skënderbeu appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kontrolle befasishme të policisë në të gjithë vendin

Posted: 17 Jan 2017 11:21 AM PST

Në kuadër të një plani masash për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave të shpallur në kërkim dhe parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle të befasishme në të gjithë vendin.

Kontrollet në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale. Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas.

Policia bën me dije se ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike. Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Kontrolle befasishme të policisë në të gjithë vendin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Nigeri, avioni bombardon aksidentalisht kampin e refugjatëve, 100 të vdekur

Posted: 17 Jan 2017 10:33 AM PST

Një avion luftarak nigerian ka bombarduar aksidentalisht një kamp refugjatësh, duke vrarë më shumë se 100 vetë, pasi i ngatërroi ata me terroristë të Boko Haram.

Mes të vrarëve janë edhe 10 punonjës të Kryqit të Kuq, të cilit ishin duke ndihmuar refugjatët, kur bombardimet nisën në qytetin verior të Rann, në kufi me Kamerunin.

Zyrtarët janë duke punuar për evakuimin e të plagosurve. Kjo besohet të jetë hera e parë që ushtria nigeriane pranon se ka bërë një gabim të tillë. Kampi në veri të Nigerisë ishte ngritur për njerëzit e mbetur të pastrehë nga Boko Haram.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Nigeri, avioni bombardon aksidentalisht kampin e refugjatëve, 100 të vdekur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Ngjarja në magazinën e hashashit, prokuroria: Është vrasje

Posted: 17 Jan 2017 10:20 AM PST

Prokuroria e Tiranës dyshon se Besnik Pudja nuk është vetëvrarë, por është vrarë për motive që mund të kenë lidhje me drogën.

Për këtë arsye, katër muaj pas ngjarjes, prokurori Alket Mersini ia ka deleguar dosjen për veprime të mëtejshme policisë së kryeqytetit, në sektorin që heton vrasjet e pazbardhura.

Prokuroria është e bindur për mënyrën se si ka humbur jetën 36-vjeçari pas një akt-ekspertize të përcjellë nga mjekësia ligjore, që thotë se viktimës nuk iu gjetën elementë të faktorëve plotësues në dorë.

Që do të thotë se, nëse Besnik Pudja do të ishte vetëvrarë, atëherë ekspertët do të konstatonin elementë të barutit në duart e tij, që do të kishin ngelur pas të shtënës me pistoletë.

Besnik Pudja u gjet i pajetë në fillim të muajit tetor 2016 në një kapanon në fshatin Kollagjesh. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia sekuestroi tre rrënjë bimë narkotike, çka forcoi dyshimet se ky ambjent po përdorej për tharje të bimëve, ndërsa viktima, sipas familjarëve, ishte punësuar si punëtor.

Policia e Tiranës arrestoi tre persona për moskallëzim krimi, pasi dy prej tyre dëshmuan se viktima, nën efektin e alkoolit, duke luajtur me armë ishte vetëvrarë, version ky që rrëzohet shkencërisht, sipas organit të akuzës.

Nga ana tjetër, megjithëse janë gjetur në vendngjarje 3 rrënjë kanabis, prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton edhe disa persona të tjerë për kultivim droge.

17 janar 2017 (Stilografi.com)/TCH

The post Ngjarja në magazinën e hashashit, prokuroria: Është vrasje appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Itali, sekuestrohen 520 kg hashash, në pranga 3 shqiptarë

Posted: 17 Jan 2017 09:19 AM PST

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 520 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë që e transportonin.

Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Guardia di Financa, e fshehur në 2 makina dhe një furgon.

Në pranga kanë rënë shtetasit shqiptarë L.A, 39 vjeç; P.A, 33 vjeç dhe M.F, 23 vjeç. Sipas policisë italiane droga ishte e destinuar për tregun në Lombardi.

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Itali, sekuestrohen 520 kg hashash, në pranga 3 shqiptarë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Trump, presidenti më pak popullor i zgjedhur: Gënjeshtra!

Posted: 17 Jan 2017 08:33 AM PST

Donald Trump po përgatitet të bëjë betimin si presidenti më pak popullor i zgjedhur i historisë së 40 viteve të fundit në SHBA. Kështu del nga një sondazh i "Washington Post/Abc". Vlerësimi për të nuk shkon më shumë se 40%: para betimit, popullariteti i Barack Obamës ishte 79%, ai i George W.Bush me 62% dhe ai i Bill Clinton 68%.

Por nuk ka munguar replika e shefit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë: "Të njëjtët persona që kanë bërë sondazhet false dhe u gabuan, tani po bëjnë sondazhe të tjera të rreme. Janë të trukuara si më parë", – ka shkruar ai në "Twitter".

Lideri republikan vuan kështu polemikat post-elektorale, gafat, çështja ndaj Rusisë për sulmin e hakerëve, akuzat e shtypit e FBI-së, sulmi ndaj Bashkimit Europian dhe Gjermanisë: 54% e amerikanëve të intervistuar, kanë shprehur në fakt një mendim të kundërt për punën e Trump pas fitores ndaj rivales Hillary Clinton.

Pikërisht deklaratat e fundit të Trump ndaj BE-së dhe NATO-s, kanë detyruar stafin e tij të korrigjojë shënjestrën. Trump kërkon një "marrëdhënie të shkëlqyer" me kancelaren gjermane Angela Merkel, sikundër e kërkon edhe me Putinin dhe Kremlinin.

Përfaqësuesi i ekipit tranzitor të Trump, Anthony Scaramucci, i cili përfaqëson presidentin e zgjedhur në "World Economic Forum" të Davosit, ka thënë kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë "është një njeri paqësor dhe i ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e aleancave afatgjata që kemi në Europë".

17 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Trump, presidenti më pak popullor i zgjedhur: Gënjeshtra! appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more