Skip to main content

INSAJDERI: “Vazhdon ofensiva kundër Shtetit Islamik në Irak” plus 19 more

INSAJDERI: “Vazhdon ofensiva kundër Shtetit Islamik në Irak” plus 19 more


Vazhdon ofensiva kundër Shtetit Islamik në Irak

Posted: 17 Jan 2017 10:26 AM PST

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se forcat irakiane kanë nisur "të lëvizin" kundër militantëve të Shtetit Islamik në perëndim të Mosulit – një pjesë e qytetit e cila vazhdon të jetë nën kontrollin e grupit ekstremist.

Njoftimi i Abadit në televizionin shtetëror të Irakut vjen pasi ushtria ka dëbuar militantët nga pjesa lindore e Lumit Tiger.

Abadi, megjithatë, nuk dha detaje për aksionet që i kanë ndërmarrë forcat irakiane në perëindim të qytetit.

Ofensiva për çlirimin e Mosulit ka nisur qysh në tetor të vitit të kaluar.

Ky qytet ka rënë nën kontrollin e organizatës terroriste qysh në vitin 2014, përcjell Rel.

Shtetet e Bashkuara janë duke kryer po ashtu sulme, në mbështetje të ushtrisë irakiane.

The post Vazhdon ofensiva kundër Shtetit Islamik në Irak appeared first on INSAJDERI.

Rey Manaj transferohet në Serie B

Posted: 17 Jan 2017 10:22 AM PST

Pas huazimit të dështuar te Peskara ku vuajti për të impresionuar në repartin ofensiv madje regjistroi në CV e tij futbollistike edhe dënime për shkak të disiplinës, sulmuesi Rey Manaj formalizon një tjetër transferim të përkohshëm.

Bomberi i skuadrës së Shpresave dhe ai që konsiderohet e ardhmja e Kombëtares shqiptare, do të luajë që nga ky muaj me fanelën e Pisa-s.

Sulmuesi nga Lushnja, i lindur në vitin 1997, ishte një prej protagonistëve të sezonit të kaluar me të rinjtë e Interit, skuadër që ka në pronësi dhe kartonin e Manajt. Por ky i fundit nuk pati fat me ekipin e Adriatikut ku u huazua, dhe tani do të luajë me ekipin e Piza-s, që drejtohet nga një emër i njohur i futbollit italian si  Gennaro Gattuso.

Trajneri italian ka kërkuar përforcime në repartin ofensiv dhe Manaj shihet si një lëvizje që mund të sjellë freski mes ekipeve të serisë B, dhe gjithashtu do të garantojë më shumë minuta për Rey Manaj. Formula e huazimit është e njëjtë me atë te Peskara, por pritshmëritë e shqiptarit janë krejt të ndryshme në krahasim me skuadrën bregdetare. Te Pisa, Manaj do të gjejë një tjetër shqiptar, sulmuesin Edgar Cani.

The post Rey Manaj transferohet në Serie B appeared first on INSAJDERI.

Komuna fajëson “përndjekjen serbe të shqiptarëve” për varfërinë në Mitrovicë

Posted: 17 Jan 2017 10:04 AM PST

Fakti se Komuna e Mitrovicës së Jugut ka numrin më të madh të familjeve të varfra që marrin asistencë sociale nga shteti, për drejtuesit e qeverisë lokale ka një shpjegim.

Janë afro 3 mijë familje të cilat marrin para nga shteti, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por sipas Komunës së Mitrovicës së Jugut numri i tyre që kanë nevojë është edhe më i madh.

E krejt kjo ka një arsye të fortë, sipas Komunës së Mitrovicës.

Sipas tyre, familjet shqiptare që kanë jetuar në veri të Mitrovicës janë detyruar të regjistrohen në komunën e Mitrovicës së Jugut, pasi e kanë pasur të pamundur jetesën në një komunë të udhëhequr nga serbët e në të cilën funksionojnë ende institucionet paralele të Serbisë.

"Situatën e ka rënduar akoma më shumë edhe përndjekja e shqiptarëve me dhunë nga ekstremistët serbë nga lagjet veriore të qytetit të Mitrovicës, ku tash është themeluar komuna e re", ka thënë për Insajderin, zyra për informim në Komunën e Mitrovicës.

Kësisoj, për komunën e drejtuar nga Agim Bahtiri, shkalla e varfërisë në këtë qytet nuk është e lidhur me mospunën e autoritete lokale por me faktorë të tjerë të jashtëm, sikurse gjendja politike dhe probleme nacionaliste në dy Mitrovicat.

Premtimi për hapjen e 15 mijë  vendeve të punës nga Agim Bahtiri kryetar i Mitrovicës Jugore, nuk është realizuar për shkak të pengesave ashtu siç i quan vet komuna si të qëllimta për punësim, por me gjithë atë ata thonë se janë hapur dy mijë vende pune që nga ardhja e Agim Bahtirit në krye të Komunës.

"Kryetari Agim Bahtiri kur i ka bërë premtimet, nuk ka menduar se asnjëherë se do të ketë pengesa të qëllimta për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe punësim, megjithëkëtë në Mitrovicë janë punësuar rreth 2.000 punëtorë", thuhet në përgjigjen e Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Zyrtarë të komunës jugore të Mitrovicës, megjithatë kanë thënë se së shpejti pritet të punësohen 465 persona në objektin afarist dhe qendrën multifunksionale.

Gjithashtu sipas komunës së Mitrovicës Jugore, pritet edhe punësimi i rreth 800 mitrovicasve.  Këta pritet të punësohen në fabrikën e dytë të kërpudhave në Gushafc, që pritet të përfundojë së shpejti.

Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re (AKR), udhëheqë me Komunën e Mitrovicës Jugore që nga viti 2013, i cili fillimit kishte hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo ky koalicion është prishur  ne 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Bahtiri hyri në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është një nga partitë më të zëshme kundër Qeverisë së Kosovës karshi gjendjes në Mitrovicë. /Insajderi.com

The post Komuna fajëson “përndjekjen serbe të shqiptarëve” për varfërinë në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI.

Çeku: Kisha frikë nga ballafaqimi i drejtëpërdrejt me Serbinë

Posted: 17 Jan 2017 09:55 AM PST

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, ka deklaruar se dita e ndaljes së trenit, do të mbetet në mendjen e qytetarëve të Kosovës, si ditë e cila përfundoi me epilog të suksesshëm për Kosovën.

Çeku këto komente i bëri sot në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

"Kjo ditë  i dha leksion kundërshtarëve të pavarësisë se Kosova është shtet dhe di të reagoj në kësi situata", ka thënë ai.

Sipas tij një zhurmë e madhe në media për të ndalur trenin, do të kishte pasur me shumë vështirësi dhe qasja e tillë publike, ka krijuar bindje tek serbët se treni do të vjen mirë.

"Unë besoja se treni nuk do të vinte këtu, edhe pse ka pasur heshtje, unë s'jam shqetësuar, pasi që kështu menaxhohet kriza. Unë kam pasur frikë nga ballafaqimi i drejtpërdrejt. Ky tren i dha mesazhe Serbisë. Ai tren u nis për mesazhin ndaj Kosovës, se ky vend është Serbi, por ajo që ndodhi e dha mesazhin e qartë se Kosova nuk është serbi, por shtet", ka thënë ai.

Sipas tij edhe Rusisë, si dhuruese e trenit, iu dha mesazhi i qartë se Kosova është shtet dhe nuk mund që të cenohet sovraniteti i saj.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, i cili ka qenë pjesëmarrës i luftës edhe në Kroaci ka thënë se serbët nuk dinë që të mbrohen.

"Serbët gjithë kanë humbur, ata nuk e kanë pritur këtu. Ata morën mesazh të qartë, edhe nga qytetarët e vet, pra vet serbët po kritikojnë vet liderët e tyre. Edhe ata e kanë kuptuar se Kosova është humbur dhe nuk është Serbi", ka thënë ai.

Çeku, ka thënë se rrethanat e krijuar nga ndalimi i trenit është një tregues për Kosovën, se ajo di të menaxhojë.

Sa i përket deklaratave të presidentin serb Nikoliq, për luftën e mundshme ndaj Kosovës, Çeku ka thënë se ato janë deklarata të kota, pasi që serbët i kanë humbur të gjitha betejat.

"Serbët kanë një qëllim që Kosovën ta paraqesin si shtet jo funksional, shtet me imazh jo të mirë. Kjo do të  bënte që çështja e Kosovës, të jetë prapë në diskutime politike, ku do të ketë edhe biseda për shtete tjera të rajonit", ka thënë ai.

The post Çeku: Kisha frikë nga ballafaqimi i drejtëpërdrejt me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Premtoi revolucion në bujqësi por Ramiz Kelmendi fiton vet grant nga Qeveria

Posted: 17 Jan 2017 09:32 AM PST

Kur biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ishte emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK, kishte dhënë një premtim të madh.

Kishte premtuar revolucion në fushën e bujqësisë.

"Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet", kishte thënë ai.

Tre muaj pasi Kelmendi është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit, dhe një muaj para se afati i biznesmenit për revolucion kalon, në fakt ka ndodhur një revolucion i biznesit të tij bujqësor.

Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka qindra mijëra euro grant nga buxheti i shtetit.

Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

Sipas listës së plotë të shtatë kompanive kosovare që së bashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme që e ka siguruar Gazeta Fjala, shihet se biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar 150 mijë euro grante.

Kompania "Elkos" ka fituar me projektin "Investime në pajisje për përpunimin e mishit" në vlerë prej 298 mijë e 600 euro, pjesa prej 150 mijë euro është grant i ministrisë që do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Nga grantet e Ministrisë më së shumti ka fituar kompania "Ada Group", e cila i prin listës për nga vlera e projektit. Në projektin "Investime në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore", kjo kompani prej 400 mijë eurove sa është në total projekti, ka përfituar grant 200 mijë euro kurse pjesa tjetër financim i vet kompanisë./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

The post Premtoi revolucion në bujqësi por Ramiz Kelmendi fiton vet grant nga Qeveria appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj fton në debat publik Shpend Maxhunin dhe prokurorin Islami

Posted: 17 Jan 2017 09:30 AM PST

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, pasi ka prezantuar këto ditë fakte që sipas tij tregojnë se aktivistët e partisë së tij të dyshuar për terroizëm janë të pafajshëm, ka ftuar në një debat publik drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, një zyrtar tjetër policor, Fatos Makollin, si dhe prokurorin e këtij rasti, Abdurrahim Islamin.

Këtë ftesë Molliqaj e ka bërë pasi sic thotë ai, policia dhe prokuroria janë duke heshtur pas provave që ai i ka paraqitur ditëve të fundit.

"Policia dhe Prokuroria që organizuan me dhjetëra konferenca për ta bindur publikun që aktivistët tanë janë terroristë, këto ditë janë strukur si strucat dhe asnjë koment nuk e dhanë për provat që i kam publikuar", ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

"I ftoj në debat publik Shpend Maxhunin ose Fatos Makollin nga Policia dhe Abdurrahim Islamin – prokurorin i rastit. Ose të tre bashkë. Mediumin le ta zgjedhin ata. Nëse dojnë edhe në mediumin e tyre, RTK-në", ka shtuar ai.

Sekretari i organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka publikuar dy ditët e fundit një raport të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, duke e paraqitur atë si argument se aktivistët e partisë të arrestuar për sulmin në Kuvend, janë akuzuar padrejtësisht.

Ndërsa të martën, ai ka demantuar provat e Policisë së Kosovës, prokurorisë dhe disa medieve, duke treguar se lokacioni nga është dërguar e-maili nuk janë dërguar nga lokacioni i dy aktivistëve të Vetëvendosjes – Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha, por nga rruga B, që nuk i bie të jetë nga dy aktivistët e kësaj partie.

 

 

The post Molliqaj fton në debat publik Shpend Maxhunin dhe prokurorin Islami appeared first on INSAJDERI.

Disa nga rrugët më të rrezikshme në botë

Posted: 17 Jan 2017 09:20 AM PST

Nuk ka asgjë më qetësuese se një shëtitje e ngadaltë me makinë nëpër fshat, larg zhurmës së mjeteve që lëvizin me shpejtësi të çmendur. Por veç rrugëve të qeta të fshatit, janë edhe këto rrugë të rrezikshme, ku eksperienca e udhëtimit nuk krahasohet me asgjë tjetër. Disa të ndërtuara me dorë, disa plotësisht të fshehura nga uji apo shkëmbinjtë, ja cilat janë 15 rrugët më të çmendura në botë.

Zoji La, Indi

Ladakh dhe Kashmir lidhen nga kjo rrugë 9 kiolmetërshe. Në krye të saj. kjo rrugë është shumë  e ngushtë, edhe pse në të duhet të shkëmbehen dy makina, pa marrë parasysh se aty duhet të kalojnë edhe bagëtitë.

RRUGA 2

Autostrada Dalton, Alaskë

Autostrada e Dalton është më e izoluara në botë. Ajo është 666 kilomtera e gjatë, dhe lidh vetëm 3 fshatra të vegjël. Kjo rrugë konsiderohet edhe si autostrada më e ngrirë në botë.

rrug212

Rruga e maleve Tianmen, Kinë

Kjo rrugë është 10 kilometër e gjatë dhe ka 99 kthesa. Duhet të kesh vërtetë nerva çeliku që të kalosh me sukses në këtë rrugë.

9

Rruga Yungas, Bolivi

Kjo rrugë është një nga më të rrezikshmet në botë. 200-300 persona në vit humbin jetën duke kaluar këtu. Në njërin krah të saj gjenden malet, ndërsa në tjetrin shkëmbinj një mprehtë. Është e frikshme të mendosh të kalosh me makinë në këtë rrugë.

 

5

Tuneli Guoliang, Kinë

Tuneli Guoliang është ndërtuar nga banorët vendas. Një rrugë që kalonte mes përmes malit ishte e vetmja mënyrë komunikimi mes fshatit dhe pjesës tjetër të botës. Më vonë qeveria ndërtoi një tunel me gjatësi prej 1200 metrash për të ndihmuar vendasit me transportin.

kina 2

Rruga e Kaukazit, Rusi

Kjo rrugë e ngushtë lidh Sochi dhe liqenin Ritsa përmes maleve. Është e frikshme dhe mbresëlënëse në të njëjtën kohë. Ja vlen të shihet të paktën një herë në jetë.

rusi 4

The post Disa nga rrugët më të rrezikshme në botë appeared first on INSAJDERI.

Në Kenia, burrat që nuk votojnë do të “privohen” nga seksi

Posted: 17 Jan 2017 09:19 AM PST

Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, derisa ata të mos regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit.

Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota.

"Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni. Është më e mira. Mos kini marrëdhënie seksuale me ta derisa nuk ju tregojnë kartën e votimit", tha Mboko.

Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt.

Mboko tha se seksi është armë e fuqishme dhe se do t'i inkurajojë burrat hezitues të resgjitrohen si votues.

The post Në Kenia, burrat që nuk votojnë do të “privohen” nga seksi appeared first on INSAJDERI.

LDK distancohet nga “anëtari rebel” i gatshëm të luftojë sërish me Serbinë

Posted: 17 Jan 2017 09:01 AM PST

Kishte qenë viti 1998 kur oficeri i pensionuar britanik, Jon Harrison, e kishte lënë Anglinë, për të ardhur në Kosovë, aty ku kishte krisur lufta.

Sipas rrëfimit që ai e kishte dhënë për mediat ndërkombëtare, vendimin e kishte marrë pasi kishte parë terrorin që po bëhej në Kosovë.

Kishte vendosur t'i bashkëngjitej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht brigadës 138 Agim Ramdani.  Fillimisht kishte ndihmuar në ushtrimin e manovrave për ushtarët e UÇK-së por edhe ishte në vijën e parë të fronit.

17 vite pas, kur Harrison gëzon statusin e veteranit të UÇK-së dhe librezën e anëtarësimit në partinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kur vendi po kërcënohet edhe me fjalorë lufte nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ish-oficeri britanik ka dalë përsëri vullnetar për të luftuar sërish kundër Serbisë.

"Unë do të luftojë me çdo qelizë të trupit tim dhe të atyre që mendojnë se unë flas me fjalë të kota …… edhe ju do të habiteni, do të luftoj për Kosovën time të dashur deri në vdekje. Unë kurrë nuk do ta lë agresioni serb ta fusë këmbën në tokën e Kosovës, e keni vrarë mjaftë në truallin kosovar. Kurrë, mbi trupin tim të vdekur", ka thënë Harrison gjatë ditës së martë.

Por një qëndrim i tillë, për partinë e kryeministrit Isa Mustafa, nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së karshi kërcënimeve të autoriteteve serbe.

LDK

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, duke folur për Insajderin, ka mohuar se një qëndrim i Harrioson, është zë që përfaqëson LDK-në.

"Jo, ai mund të jetë qëndrimi i tij personal por në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës", ka thënë Rugova.

Harrison ishte anëtarësuar në LDK me 19 dhjetor të vitit të kaluar, nga vet kryetari i kësaj partie, kryeministri Isa Mustafa. Emrin e Harrisonit e mbanë edhe një rrugë në Prizren.

Kur Harrison ishte anëtarësuar në UÇK para 17 viteve, LDK ka qenë partia  e cila ende këmbëngulte në zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes rrugës së paqes dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtarë.

Në atë kohë, strukturat e UÇK-së ishin kundër LDK-së që njihej si parti e paqes. 17 vite pas, drejtuesit e kësaj partie dhe ata të UÇK-së që formuan PDK-në janë në koalicion qeveritar, që si zgjidhje të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë e shohin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

The post LDK distancohet nga "anëtari rebel" i gatshëm të luftojë sërish me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Skepticizmi i Haradinajt rreth kthimit në Kosovë

Posted: 17 Jan 2017 08:51 AM PST

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po shfrytëzon qëndrimin e tij në Francë për t'u takuar me bashkatdhetarët, të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë që kur u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze.

Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj shihet teksa qëndron në këmbë në mes të njerëzve në një kafene, të cilëve u thotë se do të dëshironte t'i takojë përsëri para se të kthehet në Kosovë.

Por, ai nuk duket plotësisht i sigurt se do t'i mundësohet kthimi në Kosovë.

"U kënaqa që ju pash," thotë ai dhe shton: "Edhe para se me shku – nëse bëhet me shku –  kisha pas qejf me ju thënë faleminderit", u thotë Haradinaj njerëzve të mbledhur në kafenë.

"Por unë besoj që ka me u kry kjo punë," vazhdon ai, para se të ulet së bashku me të tjerët, dhe të ndezë një cigare.

Haradinaj u arrestuar nga policia kufitare e Francës bazuar në një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Gjykata në Francë e ka liruar atë me kusht, por nuk e ka lejuar që të kthehet në Kosovë, deri sa të vendoset për kërkesën e Serbisë rreth ekstradimit të tij.

Skepticizmi i Haradinajt rreth kthimit në Kosovë

The post Skepticizmi i Haradinajt rreth kthimit në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Zv.kryeministrja e Serbisë: Nikoliq e di shumë mirë pse nuk kemi ushtri në Kosovë

Posted: 17 Jan 2017 08:34 AM PST

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se "nga zyrtarët më të lartë të shtetit pritet që të përgjigjen me qetësi dhe urtësi ndaj provokimeve të Prishtinës".

Komunikata i është dërguar Presidentit, Tomsilav Nikolic, dhe në titull thuhet se është një “reagim i ashpër ndaj Nikoliqit, sepse ai sulmoi qeverinë serbe”, raporton agjensia Tanjug.

Ministrja vuri në dukje se ajo nuk pret që Presidenti Nikolic “të akuzojë qeverinë” pse nuk ka kërkuar kthimin e trupave serbe në Kosovë.

“Ajo që nuk pres është që Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, të akuzojë Qeverinë e Serbisë, e cila nuk ka kërkuar kthimin e trupave serbe në Kosovë. Sepse unë jam e bindur se Presidenti e di shumë mirë se pse ushtarët tanë nuk janë në Kosovë”, vuri në dukje në deklaratë Zorana Mihajloviq.

Ajo shtoi se nga Presidenti i Serbisë nuk pritet që të thotë se Qeveria e Serbisë do të heshtë për vrasjen e mundshme të serbëve në Kosovë dhe se për shkak të kësaj, disa muaj para zgjedhjeve, kërcënon me dorëheqjen e tij.

“Nga të gjithë politikanët në Serbi, veçanërisht nga zyrtarët më të lartë të shtetit pres që nga provokimet që vijnë nga politikanët shqiptarë të Kosovës të përgjigjën qetë dhe urtë. Pres që të mos përdorin serbët e Kosovës në fushatat e tyre dhe me deklarata të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve, të mos nxisin konflikte të reja”, vuri në dukje Mihajlovic.

Ajo theksoi se "politikanët në Serbi pritet që të sillen pikërisht si Kryeministri, Aleksandar Vucic, i cili i është përgjigjur provokimeve të shqiptarëve dhe parandaloi konfliktet në Kosovë, për ç'gjë ai është falënderuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Sipas saj, "Qeveria e Serbisë është duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve të saj në Kosovë dhe Metohi dhe për të parandaluar ndonjë konflikt, duke theksuar se 'është e bindur se këtë e di shumë mirë Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq'”. /Insajderi.com

The post Zv.kryeministrja e Serbisë: Nikoliq e di shumë mirë pse nuk kemi ushtri në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Rrëfehet Dua Lipa: Nga Kosova nuk kisha mundësi të depërtoja në botë

Posted: 17 Jan 2017 08:21 AM PST

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se shpërngulja e saj nga Kosova në Londër, në moshën 15-vjeçare i ka dhënë asaj "mundësi të mëdha" për të realizuar ëndrrat e saja.

21-vjeçarja nga Prishtina – e cila sapo ka publikuar këngën e saj të re "No Lies" në bashkëpunim me Sean Paul – ka deklaruar se largimi nga Kosova në vitin 2008 dhe lëvizja në Londër ka qenë momenti përcaktues i karrierës së saj.

Sipas Lipës, Kosova nuk i jepte mundësi që të depërtonte në tregun botëror të muzikës.

"Unë nuk doja që të vazdoja muzikën në Kosovë, sepse unë nuk paramendoja se nga atje kisha mundësi të tërhiqja një audiencë globale. Nëse unë do të realizoja disa këngë dhe të shpresoja për më të mirën – se dikush do të më dëgjonte dhe do të më merrte nga Kosova – kjo nuk duket edhe shumë realiste", ka thënë Lipa.

Këngëtarja nga Prishtina, në një intervistë me V Magazine ka thënë se lëvizja në Londër ka qenë hap shumë i rëndësishëm për karrierën e saj, njofton Insajderi.

"Mendoj se ajo periudhë e jetës sime me të vërtetë më bëri kjo që jam tani, sepse e dija arsyen se përse isha në Londër dhe çfarë kërkoja", është shprehur Dua Lipa. /Insajderi.com

The post Rrëfehet Dua Lipa: Nga Kosova nuk kisha mundësi të depërtoja në botë appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi dekoron Baroneshën Ashton me Medalje Presidenciale

Posted: 17 Jan 2017 08:05 AM PST

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në një takim ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton e cila po qëndron në Kosovë.

Baronesha Ashton është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në proceset e dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit, presidenti Thaçi ka vlerësuar përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se vendosmëria, durimi dhe vizioni i zonjës Ashton ka bërë që të arrihen marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vizioni evropian do të ngadhënjej në rajonin tonë pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës dhe e tërë Ballkanit perëndimor është një e ardhme euro-atlantike që të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, tha Thaçi duke shtuar se roli i i Baroneshes Ashton është madhor dhe historik.

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, ka thënë se dialogu do të ndihmojë që njerëzit të komunikojnë mes vete.

Ajo, ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si mënyra më e mirë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë.

Më tepër nga Dosja Grande

Lakmia e Grupit të Ukë Rugovës për tenderin 600 milionësh të autostradës

Presidenti Thaçi dekoron Baroneshën Ashton me Medalje Presidenciale

The post Presidenti Thaçi dekoron Baroneshën Ashton me Medalje Presidenciale appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i CIA-s nuk pranon kritikat e Donald Trumpit

Posted: 17 Jan 2017 08:01 AM PST

Drejtori në largim i Agjencisë Qendrore të Zbulimit John Brennan, e hodhi poshtë sugjerimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump se ai ishte personi që ka nxjerrë në media një raport të pabazë që përfshin pretendime se zyrtarë të fushatës së presidentit Trump kishin patur kontakte me operativë rusë.

Një artikull i gazetës Wall Street Journal të hënën citonte zotin Brennan të thoshte se ai “nuk kishte asnjë interes” t'i kushtonte dokumentacionit më shumë vëmendje dhe se zyrtarët e zbulimit e informuan zotin Trump rreth tij gjatë një takimi më 6 janar, pasi besonin se ai duhet të informohej për këtë dokumentacion.

Zoti Trump e ka kritikuar ashpër komunitetin e zbulimit gjatë javëve të fundit dhe ai ka patur edhe disa retorika me zotin Brennan.

“Agjencitë e zbulimit asnjëherë nuk duhet të lejojnë lajme të rreme të dalin në publik. Donin të më godisnin për herë të fundit. A jetojmë në Gjermaninë naziste?” – shkroi zoti Trump në Twitter javën e kaluar.

Drjetori i CIA-s Brennan i tha gazetës Wall Street Journal, se presidentët pritet që t'i sfidojnë konkluzionet e komunitetit të zbulimit, por se ai nuk i pranon akuzat për pandershmëri dhe mungesë të integritetit.

“Thuaju familjeve të atyre 117 oficerëve të CIAs që janë përjetësuar përgjithmonë në piedestalin e nderit, se të dashurit e tyre që dhanë jetën janë të ngjashëm me nazistët", – tha Brennan.

Brennan tha në një intervistë të dielën se zoti Trump nuk e kupton sa duhet kërcënimin që përbën Rusia për botën dhe nënvlerësoi dëshirën e tij për të folur dhe për të shkruajtur mesazhe në twitter, duke thënë se kjo nuk është në interesat amerikane.

The post Drejtori i CIA-s nuk pranon kritikat e Donald Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Qeveria: Rrëzimi i murit në Mitrovicë është i panegociushëm

Posted: 17 Jan 2017 07:56 AM PST

Rrënimi i murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, është vendim i panegociueshëm, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Ndërtimi i këtij muri në muajin dhjetor, nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, është pasuar me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e Kosovës, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për rrënimin e këtij muri. Në anën tjetër, autoritetet lokale në Mitrovicë të veriut, por edhe Beogradi zyrtar, kanë kundërshtuar rrënimin e murit.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Qeverisë së Kosovës, Ferat Shala, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i ekzekutivit për çështjen e murit është i qartë dhe se ai do të zbatohet.

"Puna e vendimit është e panegociueshme, sepse është rezoluta e Kuvendit dhe instancat më të larta të shtetit tashmë kanë qëndrim të qartë për këtë problematikë. Ne nuk kemi kompetenca që ta komentojmë, por ne jemi të obliguar që ta zbatojmë”.

“Sa i përket çështjes së funksionalitetit të murit, teknikisht, ai nuk ka asnjë arsyeshmëri as teknike, as funksionale, as urbanistike e as si objekt fizik. Do të thotë, është jashtë çdo logjike të shëndoshë shkencore, por edhe politike, sociale, mjedisore dhe të planifikimit hapësinor", ka thënë ministri Shala.

Megjithatë, ministri Shala nuk ka precizuar ndonjë datë të saktë se kur muri i kontestuar nga autoritetet e Kosovës si ndërtim jolegal, mund të rrënohet.

Datë të saktë nuk ka precizuar as kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili të hënën ka thënë se do të rrënohet muri në Mitrovicë të veriut.

"Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më datën 1 apo më 17 shkurt, por, ai do të rrënohet", ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka theksuar se u takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë.

"Askush të mos provojë që me dhunë të rrënojë murin", ka porositur Rakiq.

Por, njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se muri i ngritur në Mitrovicën është një nga veprimet e muajve të fundit, të cilat po e provokojnë situatën në Kosovë. Megjithatë, heqja ose jo e murit në Mitrovicë të veriut, sipas tij, nuk do të varet vetëm nga autoritetet e Kosovës.

"Tani, nuk e di se çfarë qëndrimi kanë autoritetet ndërkombëtare këtu, sepse pa ta, ne nuk mund të marrim ndonjë vendim kaq të madh. Në fund të fundit, këtu nuk është puna e një muri, por është çështja se çfarë do të ndodh me veriun. Tanimë kemi filluar të dëgjojmë zëra se ka edhe një tentim për ndarjen e veriut dhe t'i bashkëngjitet Serbisë”.

“Ky ka qenë gjithmonë synim i Beogradit. Prandaj, këtu do të kemi lojtarë të ndryshëm, të mëdhenj, të përfshirë dhe të shohim, sepse muri dhe qëndrimi ndaj murit apo çfarë do të bëhet me murin, do të jetë ndoshta një shenjë se çfarë do të ndodhë me veriun".

Ibrahimi ka shtuar se në qoftë se autoritetet e Kosovës nuk do ta kenë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, atëherë nuk do të arrijnë ta heqin murin në Mitrovicë të veriut.

Por, edhe nëse Beogradi, nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, pranon të ndikojë tek serbët e veriut që ta heqin murin, megjithatë, sipas Ibrahimit, asgjë nuk është e sigurt, marrë parasysh politikën jo konstruktive të Serbisë.

"Tani e kanë mundësinë (autoritet lokale të Mitrovicës së veriut) ndoshta që ta vendosin këmbën fortë dhe të mos pranojnë që të hiqet muri dhe ndoshta të shkohet në konflikt pak të zgjeruar. Por, megjithatë, të parashikosh veprimet e Qeverisë së Beogradit është pak e vështirë, sepse nuk kanë konstruktivitet, nuk ka një logjikë racionale, e cila e ndjek atë vendimmarrje atje. Ne e dimë cili është qëndrimi dhe qëllimi i qeverisë së Beogradit, mirëpo veprimet e tyre shpesh janë të pakuptimta dhe nuk mund të parashikohen".

Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.

Madje ata e kanë cilësuar atë si provokim edhe më të rëndë se sa treni i ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb dhe me freskat ortodokse serbe, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dhe për shkak të së cilit ka pasur përplasje verbale mjaft të ashpër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë. /REL

The post Qeveria: Rrëzimi i murit në Mitrovicë është i panegociushëm appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Enis Alushi bëhet me skuadër të re, largohet nga Gjermania

Posted: 17 Jan 2017 07:35 AM PST

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Enis Alushi është larguar nga Nurnberg pas vetëm një gjysmë sezoni.

Ai tashmë është huazuar për pjesën tjetër të sezonit te skuadra nga Izraeli, Maccabi Haifa.

"Pas lëndimit në pjesën e parë të sezonit Alushi nuk u kthye ashtu siç pritej. Tashmë ai duhet të tregojë vetën diku tjetër për t'u kthyer sërish", tha Drejtori Sportiv i Nurnbergut, Andreas Bornemann. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Enis Alushi bëhet me skuadër të re, largohet nga Gjermania appeared first on INSAJDERI.

Opozita deklaratat e Veselit nuk i merr seriozisht, pret respektimin e afatit për murin

Posted: 17 Jan 2017 07:19 AM PST

Opozita thotë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk mund t'i mbivendoset rezolutës që është nxjerrë në Kuvend më 29 dhjetor 2016, e cila kërkon nga Qeveria ta rrënojë murin në veri brenda muajit janar të këtij viti.

Veseli dje ka deklaruar se muri do të rrënohet, por nuk ka dhënë datë të saktë, duke përmendur 1 dhe 17 shkurtin e këtij viti.

"Murin do ta heqin Institucionet e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë jeni të sigurt për këtë", ka thënë dje Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Por për vetë iniciuesin e kësaj rezolute – shefin e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, deklaratat e Veseli janë për arsyeje që të mos tregohet data e rrënimit të murit.

"Unë mendoj se z. Veseli ka votuar për rezolutën dhe nuk mendoj që ka menduar ta shtyjë datën, por e ka thënë në mënyrë sipërfaqësore ndoshta me 1 apo me 17 që mos të tregojë datën e rrënimit të murit. Përndryshe nuk do ketë kuptim", ka thënë Lekaj për Gazetën Insajderi.

Lekaj, më tutje ka thënë se, pavarësisht gjendjes së krijuar dhe tensioneve, muri duhet të rrënohet brenda afatit.

"Qeveria e Kosovës duhet të veprojë në bazë të Kushtetutës së vendit dhe rezolutës që është miratuar dhe fare nuk duhet të shikohen shkaqet e tjera që mund të ketë ngritje tensionet, sepse muri është ngritur ilegalisht dhe duhet të rrënohet në mënyrë urgjente", ka shtuar Lekaj.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, ka thënë se kryetari Veseli nuk ka mundësi t'i mbivendoset rezolutës së Kuvendit.

"Për ne nuk është i habitshëm një veprim i tillë i qeverisë sonë, duke ditur që ky regjim është i nënshtruar ndaj Serbisë dhe e ka sakrifikuar vazhdimisht shtetësinë e Kosovës. Tashmë kemi një rezolutë nga Kuvendi që parasheh rrënimin e këtij muri brenda janarit, dhe Kadri Veseli nuk mund t’i mbivendoset kësaj rezolute", ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se urgjenca më e madhe këtu është ndërprerja e dialogut, e cila është e vetmja mundësi për të ndalur Serbinë, që çdoherë e më shumë po bëhet agresive ndaj Kosovës.

Kurse deputeti i Nismës për Kosovës, Zafir Berisha, deklaratat e Veselit ai i sheh si politikë ditore.

"Deklaratat e Veselit janë të politikës ditore dhe nuk i marr serioze, sepse me thanë dhe me vepru janë dy gjëra të kundërta. Kjo rezolutë nuk është dashur të nxirret fare, sepse është dashur të funksionohet me ligjet në Kosovë, sepse ka shumë rezoluta të nxjerra dhe nuk kanë asnjë funksion dhe kurrfarë vlere", ka thënë Berisha.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë që "assesi të mos provohet që rrënimi i murit të bëhet me dhunë"./Insajderi.com

The post Opozita deklaratat e Veselit nuk i merr seriozisht, pret respektimin e afatit për murin appeared first on INSAJDERI.

BE i hap Serbisë kapitullin e 26-të në negociatat për anëtarësim

Posted: 17 Jan 2017 07:12 AM PST

Bruksel – Kroacia dhe Bullgaria kanë dhënë zyrtarisht “dritën jeshile” për të hapur kapitullin 26 në negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE.

 

“Vecernje Novosti” më parë i ishte thënë se grupi punues për zgjerim (KOEL) ka arritur më në fund pajtueshmërinë për hapjen e kapitullit 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën, raporton B92.

Përfaqësuesit e Kroacisë dhe Bullgarisë në grupin punues të Këshillit të BE-së, që kanë të bëjnë me çështjet e zgjerimit dhe vendeve kandidate, tani kanë mbështetur zyrtarisht hapjen e kapitullit të ri në negociatat me Serbinë.

Me këtë është arritur më në fund konsensusi i të gjitha 28 vendeve anëtare, që është i nevojshëm për të hapur një kapitull të ri në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kroacia vitin e kaluar bllokoi hapjen e kapitullit 26 duke paraqitur rezerva përsa i përket pakicës kroate, kur është fjala për arsimin në gjuhën amtare në Serbi.

Ndërkohë, Zagrebi mori “qartësimin” e kërkuar nga Komisioni Evropian dhe kishte dhënë pajtueshmërinë politike, ndërsa tani edhe formale, se janë plotësuar kushtet për hapjen e kapitullit 26 në procesin e anëtarësimit të Serbisë.

Përveç kapitullit tashmë të konfirmuar 26, përmendet edhe kapitulli 20 – ndërmarrjet dhe politika industriale si dhe kapitulli  29 – unioni doganor.

Burimet diplomatike të agjensisë Tanjug në Bruksel vlerësojnë se plani i këtij viti në negociatat e anëtarësimit të Serbisë është që të hapen gjashtë ose shtatë kapituj, hapja e të cilëve duhet të vendoset në të paktën tri konferenca për anëtarësim gjatë vitit 2017.

The post BE i hap Serbisë kapitullin e 26-të në negociatat për anëtarësim appeared first on INSAJDERI.

Apeli miraton pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin Tolaj-Bukoshi

Posted: 17 Jan 2017 07:11 AM PST

Kolegji i Gjykatës së Apelit në përbërje me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it ka lëshuar aktgjykimin e datës 13 shtator 2016 në lëndën e Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Hajrullah Fejza, Bujar Bukoshi, Ismet Hyseni, Zenel Kuqi, Bekim Fusha.

"Ankesa e parashtruar nga PSRK është miratuar pjesërisht. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të H.F. është refuzuar si e pabazë. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të I.T. pjesërisht është refuzuar si e pabazë dhe pjesërisht është shpallur si jo relevante. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të A.P. është shpallur si jo relevante", thuhet në njoftimin e Apelit.

Sipas Apelit, Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013, lidhur me disa pikat e akuzës është anuluar dhe është kthyer për rigjykim, kurse sa i përket pikave të tjera të akuzës, është vërtetuar.

Lënda penale ka të bëjë me procesin e tenderimit të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2007 si dhe 2010-2011.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013.

 

The post Apeli miraton pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin Tolaj-Bukoshi appeared first on INSAJDERI.

Bayern Munich në garë për yllin e PSG-së

Posted: 17 Jan 2017 06:47 AM PST

Carlo Ancelotti i ka kërkuar drejtuesve të Bayern Munich që të transferojnë mesfushorin italian të Paris Saint Germain, Marco Verrati.

Pasi e ka stërvitur futbollistin më parë tek PSG, Ancelotti beson se mesfushori italian do të ishte zëvendësuesi ideal i mesfushorit Xabi Alonso.

Verrati momentalisht është në një marrëveshje me PSG-në deri në vitin 2021, shkruan sot Transfermarketweb.

Për Verratin janë të interesuara edhe Chelsea dhe Juventus. /Insajderi.com

The post Bayern Munich në garë për yllin e PSG-së appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more