Skip to main content

“Është koha e fundit për ta formuar ushtrinë!” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Është koha e fundit për ta formuar ushtrinë!” plus 2 more Gazeta Tribuna

Është koha e fundit për ta formuar ushtrinë!

Posted: 18 Jan 2017 12:45 AM PST

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka mirëpritur reagimin shtetëror të Kosovës për ndalimin e trenit ilegal serb në territorin tonë pavarësisht që, sipas tij, ky vendim ka qenë me vonesë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Qehaja ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme karshi provokimeve të Serbisë. Sipas tij, qëllimi parësor i Serbisë është ta aneksojë veriun e Kosovës. Në këtë kontekst Qehaja ka vlerësuar se është koha e fundit që Kosova të bëhet me ushtri. Po ashtu, ai u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit ta "ngrijnë" procesin e bisedimeve me Serbinë deri në krijimin e një platforme të re.

Qehaja ka theksuar se BE-ja gjithnjë do t'ia mbajë anën Serbisë por, sipas tij, Kosova, edhe pse është shtet i vogël, duhet të ketë qëndrim parimor duke potencuar se "ne zbatojmë Kushtetutën tonë dhe pikë".

"Epoka e re": Z. Qehaja, Serbia është duke e provokuar në vazhdimësi Kosovën. Fillimisht u ndërtua muri ilegal në veri, pastaj u arrestua lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në bazë të një fletarrestimi serb. Së fundi pati një tentim për futjen e një treni ilegal në Kosovë. Cili është qëndrimi juaj për këto provokime?

Qehaja: Provokimet e fundit duhen shikuar në retrospektivë. Pra, prej çlirimit e këndej, me intensitet të madh apo të vogël kemi pasur shumë situata, ku Serbia na ka kërcënuar dhe shantazhuar. Kjo çfarë po ndodh në kohën e fundit, më tepër ka të bëjë me situatën e përgjithshme politike dhe diplomatike në rajon. Ka të bëjë me marrëdhëniet Serbi – Kroaci, marrëdhëniet Serbi – Bosnje, marrëdhëniet Kosovë – Serbi si dhe marrëdhëniet Serbi – Maqedoni. Është një ofensivë diplomatike dhe politike e Serbisë kundër Kosovës për ta dobësuar shtetësinë e saj me provokime të ndryshme.

Provokimi ka filluar me arrestimin e z. Haradinaj, pastaj me lejimin e një muri në veri dhe, së fundi, ishte treni me ikonografi mesjetare nacionaliste serbe i nisur prej Beogradit për Kosovë. Ky tren kishte për qëllim provokimin dhe destabilizimin e situatës në Kosovë. Kurse Kosova është në defensivë në planin politik, diplomatik dhe në ndërmarrjen e masave konkrete të sigurisë për parandalimin e disa gjërave për të treguar se është shtet.

The post Është koha e fundit për ta formuar ushtrinë! appeared first on Gazeta Tribuna.

Është koha e fundit për ta formuar ushtrinë!

Posted: 18 Jan 2017 12:43 AM PST

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Dy fytyra të Vuçiqit

Posted: 17 Jan 2017 05:33 AM PST

Gazetari i të përditshmes "Frankfurter allgeimeine Zeitung" Michael Martens shkruan për "Dramën hekurudhore në Kosovë", me fjalët se "disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar".

Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte. "Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq ka kërcënur me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë, tha ai.

Por në Serbi ekziston vetëm një politikan i cili e respekton Nikoliqin – vet Nikoliqi! Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidentit të tyre t'i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku. Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiqi, i cili vendosë për të gjitha gjërat në Beograd. Ai e ka ndalur trenin e nacionalizmit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmërimet e fundit."

"Vuçiqi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyese në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmërimi ka dhënë efektet e veta. Vuçiqi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimin e gjendjes. Por pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe. Vuçiqi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombëtare, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtetë edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiqi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreton në një formë permanente nacionaliste."

Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë. Në këtë linjë qarkullojnë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga policia e Kosovës. Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po. Gazeta Danas e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Millosheviqit. Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiqit nuk ishte i mirë."

Ende nuk ka paqë të qendrueshme

Kryeredaktori i portalit Telepolis Florian Rechler shkruan: "Jo vetëm Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria janë vende në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjeve ushtarake. Për suksesin e ndërhyjreve ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrur pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore."

„Së bashku me ministrin e Mbrojtes Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm Joscha Fisher asokohe thoshte se Jugoslavia me presidentin Sllobodan Millosheviq ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin "Patkoi", ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut… […] NATO e ka mbështetur njësinë paramilitare UÇK. UÇK ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardimet nga ajri. Bombardimeve të NATO-s u kanë paraprilë luftimet mes UÇK dhe ushtrisë jugosllave. UÇK ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë…", shkruan Telepolis.

„Edhe 17 vjet pas stacionimit të NATO-s në Kosvë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësië (2008)… në këtë rajon ende nuk ka paqë të qendrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve."

The post Frankfurter Allgemeine Zeitung: Dy fytyra të Vuçiqit appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more