Skip to main content

“Analiza e mediave gjermane për krizën e re Kosovë-Serbi” plus 9 more - Gazeta Dita

“Analiza e mediave gjermane për krizën e re Kosovë-Serbi” plus 9 more - Gazeta Dita


Analiza e mediave gjermane për krizën e re Kosovë-Serbi

Posted: 16 Jan 2017 01:47 AM PST

Pas incidentit me trenin serb, ku lexohej parulla, “Kosova është Serbi”, tensionohen sërish marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Gjuha e përdorur nga politika analizohet edhe në mediat gjermane.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj të së hënës (16.01) për zhvillimet në Ballkan vëren se “gjuha marciale, që u përdor në fundjavë mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale. Nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve. Por incidenti tregon, se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Grindja për një tren mes Beogradit dhe pjesës veriore të Kosovës nuk është pozë, por simptomë e një krize.”

Ndërsa gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” vëren se Serbia dëshiron të dërgojë një tren me parulla provokuese në Kosovë, por e ndal atë pak para kufirit. Vuçiç tha në Beograd, se “ai donte të pengonte trazira të dhunshme. Ai akuzoi Prishtinën, se ka dërguar forca policore në kufi, për ‘për të provokuar një konflikt më të gjerë’. Serbia do të destabilozojë Kosovën, u shpreh e ngarkuara për çështjet e dialogut, Edita Tahiri.” Por Serbia kundërpërgjigjet me ministrin serb për Kosovën, se ka ndërkohë edhe shumë lidhje me autobus mes Serbisë dhe Kosovës.”

Në analizën e saj “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “Presidenti serb, që e ndali trenin, pak para kufirit e shiti këtë gjest si gjest paqeje…sa banal është ky provokim, dhe sa absurde inskenimi si faktor paqeje, ky tren nuk ishte një pozë. Ai na kujton, se paqja në Europë është rezultat i kompromiseve të dhimbshme.”

“Provokim i dëshiruar”

Gazeta gjermane “taz” e titullon artikullin e saj “Kosova është Serbi- shkruhej në çdo vagon”. Në analizën e saj, gazeta gjermane i kthehet festimeve në Beograd për rivënien në punë të trenit që do të lidhte Mitrovicën me Beogradin, një tren rus me lidhje interneti dhe kameriere me funde të shkurtër. Treni brenda ishte zbukuruar me ikona serbo-ortodokse, me motive nga manastiret ortodokse në Kosovë. I pyetur, nëse autoritetet kosovare këtë do ta marrin si provokim, kreu i zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç u shpreh se ‘pse duhet që pamjet e një trashëgimie kulturore botërore të paraqesin një provokim? …Por për Prishtinën, ‘treni-manastir’ përbënte një provokim serb. Një tren me parulla serbo-nacionaliste shkel kushtetutën e Kosovës, e nuk lejohet të udhëtojë, u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu në analizën e saj “Provokim i dëshiruar” gazeta “tageszeitung” pyet, se çfarë mendoi Beogradi, kur nisi një tren me parullën “Kosova është Serbi”. “Sigurisht ishte një provokim i menduar…njeriu i fortë i Serbisë kërkon të tregojë, se ai di të veprojë edhe ndryshe….i vetmi shpjegim për provokimin serb me trenin është që Vuçiç do ta vërë nën presion BE-në, për t’iu përgjigjur kërkesave serbe. Por kjo është një lojë me zjarrin me pakicën serbe në Kosovë dhe me pakicën shqiptare në jug të Serbisë.”/DW

E RRALLE: Fiton 140 milionë në Telebingo, por nuk paraqitet!

Posted: 16 Jan 2017 01:41 AM PST

Dikush ka blerë një biletë Telebingo që e bën milioner, por…

Më datën 1 Janar është hedhur shorti Special për Vitin e Ri i TeleBingos Shqiptare. Gjatë emisionit të njohur të së dielës në TV Klan me Ardit Gjebrenë, u fituan shumë cmime te medha si Apartament, Makina etj. ndersa super cmimi i Bingos prej 14.035.750 lekesh te reja ra ne Tirane.

Shorti i rradhes se Telebingos ishte dje, të dielën e 15 Janarit dhe ne kete shorte te gjithe prisnin te njiheshin me fituesit e cmimeve te dates 1 Janar, e sidomos me fatlumin që ka fituar mbi 100 mijë euro me një biletë.

Por fituesi i bingos se madhe nuk është paraqitur.

Të pyetur nga DITA organizatorët e Telebingos thonë se pas verifikimeve ka dalë që bileta fituese është shitur në një nga tezgat ambulante të promocionit në rrugët e Tiranës, ku qytetarët shohin shpesh vajza të hijshme që shesin biletat e Telebingos.

Pra një biletë me numrat e së dielës rezulton e shitur, por blerësi fitues milioner nuk është paraqitur për të terhequr shumën e madhe.

Prezantuesi i lojes Ardit Gjebrea ka deklaruar se kompania qe organizon lojen TeleBingo Shqiptare ka vendosur qe kete fond do ta shperndaje nese fituesi nuk paraqitet brenda afatit te percaktuar.

Zyra e Shtypit e Telebingos e konfirmoi për DITA këtë deklarim.

Fituesit misterioz do ti jepen 90 ditë kohë të "mbledhi mendjen" dhe të shkojë të marë paratë. Nëse as pas 90 ditësh fituesi nuk paraqitet Telebingo do ta shpërndajë këtë shumë për fituesit e tjerë.

"Duhet te paraqitet brenda 90 diteve per te terhequr cmimin ne te kundert 140 milione leket e këtij cmimi do shperndahen ne 14 fitues me nga 10 milion secilit ne nje shorte special ne fillim te muajit Maj. Te gjithe ata qe kane blere bileta te shortit special tek vajzat e promocionit te kontrollojne mire se mund te jene bere milionere. Per te verifikuar biletat mund te paraqiteni ne cdo pike shitje te biletave TeleBingo Shqiptare ose ne facebook tek Telebingo Shqiptare – thotë kompania në një njoftim publik.

Defekti në Kashar, zonat pa energji mbeten dhe pa ujë të pijshëm

Posted: 16 Jan 2017 01:33 AM PST

Defekti në nënstacionin e Kasharit ka sjellë edhe probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. UKT njofton dhe zonat që do të kenë kufizime.

Djegia e 20 fiderave në nënstacionin e Kasharit ka prekur edhe stacionet e pompimit në Bërxull dhe Laknas, ku tashmë mungon energjia elektrike. Kufizime në ujë të pijshëm do të ketë Yzberishti, kashari, Kodër Kamëz, rruga dytësore në autostradën Tiranë- Durrës, Fushë- Mëzes, fshatrat Bërxull, Domje dhe Laknas.

OSHEE-së dhe UKT-së po punojnë maksimalisht për rikthimin e situatës në normalitet.

Rinis bora, akset kryesore të gjitha të kalueshme

Posted: 16 Jan 2017 01:32 AM PST

Reshjet e dëborës që kanë nisur këtë të hënë nuk kanë sjellë problem të mëdha në qarkullim, ku akset kryesore janë të kalueshme dhe në pjesë të caktuara kërkojnë përdorimin e zinxhirëve.

Reshje bore ka pasur në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës.

Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve në disa zona ku ka munguar energjia elektrike.

Në të gjitha zonat e prekura nga dëbora Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale Shtetërore ka shpërndarë e ndihmave ushqimore dhe materiale. Ditën e sotme do të dërgohen ndihma në fshatrat Theth, Ketë, Çajë dhe Selishtë.

Situata në qarqe paraqitet si më poshtë:

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme pa probleme. Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në disa akse rurale të këtij qarku.

Të qarkullueshme me zixhirë janë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal ,Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë – Bene ,Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak,  Qafë Çele – Pukë – F.Arrëz, Qafë Qerret – Qelëz- Bardhet – Iballë dhe Shkodër – Bregu Lumit – Theth

Aksi rrugor Shkodër – Theth është i kalueshëm  deri në Qafë Thore

QARKU KUKËS

Të gjitha akset kombëtare në shkallë qarku qarkullohen pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapotit-Shishtavec.

Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon i bllokuar.

Po punohet për hapjen e rrugëve që paraqesin probleme për lidhjen e fshatrave me qendrën administrative.

Në Njësinë administrative Gjinaj ka pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike.

QARKU DIBËR

Në akset rrugore  Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Kuben – Vasie, Ura e Qytezës – Zerqan dhe  Ura e Çerenecit – Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Kurbnesh- Lurë.

Për hapjen e akseve rrugore problematike po punohet me forca dhe mjete.

QARKU KORÇË

Në qarkun e Korçës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Aksi rrugor Korçë – Boboshticë  – Dardhë  është i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi Korçë-Ersekë është i kalueshëm me zinxhirë në pjesë të caktuara.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në fshatin Mollas të bashkisë Kolonjë.

Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme

Nis hetimi për pasurinë e Alfred Pezës

Posted: 16 Jan 2017 01:30 AM PST

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), ka filluar kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit Alfred Peza.

Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë nga bashkëshortja e deputetit, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003 të Alfred Pezës.

Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.

Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.

Telebingo-Shqiptare / Shorteu 15 janar 2017

Posted: 16 Jan 2017 01:28 AM PST

Çmimi i madh shkon  Lushnjefituesi merr 2,244,400 lekë

Dhjetëra fitues të dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave,kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Shkodra, Divjaka, Tirana, Korça, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.

Ndonëse makina "Volkswagen Up", nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës, që do të hidhet të dielën e datës 22 janar. Me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit e çmimeve të dala nga shorteu i goglave për bingon e madhe të javës që lamë pas.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, familjen Demirasi në qytetin e Korçës, e cila ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh.

Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Shkodrës, duke përzgjedhur si fituese të radhës Manuela Brahimin. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shansin e dhënë "2 herë fat", Manuela ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Një tjetër e përzgjedhur si fituese, kësaj here në kryeqytet, ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos.

Me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, Razia ka fituar 35,000 lekë. Iliri në Divjakë, ishte fituesi i radhës nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej makina "Volkswagen Up".

Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e bërë, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh, si dhe 2 orë të ofruara dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Gazmira në kryeqytet ishte dhe fituesja e fundit e lojës telefonike, që ka tentuar të gjejë se ku mund të fshihej makina.

Por, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Gazmira ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 2,244,400 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të shkojë në qytetin e Lushnjes, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 28762 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 627 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,070 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

3

Situata në Kosovë, Basha: Qeveria jonë të bëjë më shumë

Posted: 16 Jan 2017 01:22 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parrulla "Kosova është Serbi".

"Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook", deklaroi Basha.

Kreu i opozitës shtoi: "I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon".

Qindra serbë protestuan dje në Mitrovicën veriore për trenin e  nisur nga Beogradi që u ndalua të hynte në Kosovë. Atyre iu drejtua edhe zv/kryeministri dhe ministrat serbë të qeverisë së Prishtinës. Presidenti Nikoliç akuzon administratën e Obamës dhe thotë se shqiptarët duan luftë. Ndërkohë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në reagimin e tij shprehet se qëllimet e Serbisë sot janë të njëjta me ato të Milosheviçit.

Amnistia për gjobat, cilat detyrime do të falë qeveria

Posted: 16 Jan 2017 12:41 AM PST

Ministria e Financave ka hartuar draftin final të amnistisë për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore.

Përmes këtij propozimi,  falen gjithë detyrimet e gjobat e para vitit 2011, ndërsa pas këtij viti falen gjobat dhe 30% e detyrimit, me kusht që të paguhet 70% e detyrimit deri në mars 2017.

Për kontributet e sigurimeve shëndetësore e shoqërore falen vetëm gjobat, pra kusht për periudhën e para 2011 dhe për periudhën pas 2011, falen gjobat me kusht që të paguhen kontributet dhe kamatëvonesat.

Nga kjo amnisti përfitojnë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv, pasiv ose tatimpagues të çregjistruar, për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore; Tatimpaguesit debitorë ndaj administratës doganore dhe pronarët e mjeteve të transportit.

Ndërsa nuk përfitojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore/ doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash dhe evazion tatimor dhe doganor, ose kontrabandë.

 

Deri në dhjetor 2011, detyrimet e gjobat falen pa kusht

Sipas draftit falen pa kusht detyrimet tatimore (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të  lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo), që rezultojnë të papaguara, dhe që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë, pavarësisht datës së konstatimit apo evidentimit të tyre, por që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesve në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Falen pa kusht dënimet administrative (gjobat) për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të aplikuara sipas ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë.

Janë gjithashtu objekt i faljes sipas këtij neni, detyrimet tatimore të mëposhtme që janë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pavarësisht periudhës që i përkasin:

  1. a) detyrimet tatimore përfshirë tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për tatimpaguesit persona fizikë ose juridike të cilët rezultojnë të çregjistruar nga QKR/ QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruara në administratën tatimore.
  1. b) Dënimet administrative (gjobat) tatimore përfshirë edhe dënimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar sipas nenit 113 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.08.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë";
  1. c) Janë objekt i kësaj pike edhe dënimet administrative për deklarata të padorëzuara me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 31.12.2016.

Nga janari 2012 falen 30% e detyrimeve dhe gjobat, pjesa tjetër të paguhet brenda marsit. Amnistia parashikon faljen me kusht të detyrimeve e gjobave të krijuara nga janari i vitit 2012. Sipas përcaktimit në draft "Detyrimet tatimore të papaguara (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të  lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo), që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janar 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70 % të tatimit /taksës dhe kamatëvonesës përkatëse".

Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe i përkasin periudhës pas Dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017.

Dënimet administrative të aplikuara sipas nenit 119, pika 2 të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, i nënshtrohen faljes sipas kësaj pike me kushtin që të jenë të evidentuara ose të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri në datën 31 Korrik 2016.

Dënimet administrative (gjobat) që nuk aplikohen mbi një lloj tatimi/kontributi/takse të papaguar, të cilat janë dënime për kundërvajtje administrative tatimore sipas kreut XIV të ligjit nr. 9920 date 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i  ndryshuar si dënime pa tatim, ose dënime të aplikuara sipas ligjeve të veçanta tatimore, që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janari 2012, të evidentuara ose regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri me datën 31 Korrik 2016.

Me qëllim përfitimin e faljes së gjobave sipas këtij neni, kushti i pagesës së detyrimit tatimor të papaguar prej 70%, llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të tatimit dhe kamatëvonesës, për të gjitha detyrimet që i përkasin të njëjtit tatimpagues.

 

Detyrimet doganore falen pa kusht para 2011

Drafti i amnistisë parashikon që falen detyrimet e pagueshme në doganë, të papaguara ndaj administratës doganore, që i përkasin periudhave deri në 31 Dhjetor 2011.

Detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,  falen,  nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70 % e shumës së detyrimeve  të pagueshëm në doganë pa gjobat. Kushti i pagesës së detyrimit të pagueshëm në doganë prej 70% llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të detyrimeve të pagueshme në doganë për të gjitha vendimet që i përkasin një tatimpaguesi.

Drafti parashikon edhe faljen e dënimeve/gjobave që janë pjesë e detyrimeve të pagueshme në doganë për mjetet të cilat kanë hyrë në territorin doganor shqiptar në mënyrë të parregullt nën regjimin e lejimit të përkohshëm, me kusht që detyrimet që paguhen në import, interesat e lidhura me to të paguhen brenda datës 31.03.2017.

Sipas përcaktimit të ligjit, "Detyrime të pagueshme në doganë", përfshijnë detyrimet që tatimpaguesit kanë ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni, gjobat, kamatëvonesat, interesat kompensuese.

 

Si do çregjistrohet mjetet dhe do falen detyrimet

Drafti parashikon çregjistrimin e të gjitha mjeteve e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011.

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave.

Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.03.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.

Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.

Nëse brenda datës 31.03.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar  mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete. Lista e mjeteve me targat përkatëse të ç'regjistruara sipas këtij  ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Klubet e futbollit me rritjen më të madhe të ndjekësve në rrjetet sociale në 2016

Posted: 16 Jan 2017 12:35 AM PST

Skuadrat e futbollit janë mjaft të ndjekura në rrjetet sociale. Facebook, Twitter, Instagram, por jo vetëm. Kjo prezencë është thelbësore për të gjithë klubet sportive që dëshirojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngushtë me tifozët dhe synojnë që të promovojnë brandin duke shfrytëzuar internetin. Result Sports ka bërë një klasifikim të rritjes së ndjekësve në të gjithë rrjetet sociale në vitin 2016 për klubet kryesore europiane.

 

 

Real Madrid CF

 

Real Madrid +34,4 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 94.115.872 ndjekës
Twitter: 21,7 mln ndjekës
Instagram: 42,7 mln ndjekës

Barcelona

Barcelona +30,3 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 95.539.957 ndjekës
Twitter: 19,6 mln ndjekës
Instagram: 44,1 mln ndjekës

Manchester United

Manchester United +15,4 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 72.229.894 ndjekës
Twitter: 9,79 mln ndjekës
Instagram: 15,4 mln ndjekës

Bayern München

Bayern München +12,4 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 40.427.342 ndjekës
Twitter: 3,24 mln ndjekës
Instagram: 8,8 mln ndjekës

Arsenal

Arsenal +9,6 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 37.487.389
Twitter: 8,86 mln ndjekës
Instagram: 8,6 mln ndjekës

Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain +9,4 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 26.198.335 ndjekës
Twitter: 4,11 mln ndjekës
Instagram: 7,2 mln ndjekës

Chelsea

Chelsea +8,5 mln ndjekës

Facebook: 47.260.678 ndjekës
Twitter: 7,78 mln ndjekës
Instagram: 8,2 mln ndjekës

Juventus

Juventus +8,1 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 25.208.090
Twitter: 3,79 mln ndjekës
Instagram 5,7 mln ndjekës

Leicester_City

Leicester City +7,9 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook 6.557.377 ndjekës
Twitter: 907 mijë ndjekës
Instagram: 1,4 mln ndjekës

Manchester City

Manchester City +7,2 mln ndjekës

Numri aktual i ndjekësve në rrjetet sociale përkatëse:
Facebook: 22.579.581 ndjekës
Twitter: 3,91 mln ndjekës
Instagram: 4,2 mln ndjekës

Sa kushton jetesa në Shqipëri dhe në rajon

Posted: 16 Jan 2017 12:29 AM PST

Keni në plan të bëni një udhëtim në vendet e rajonit, përfshirë Italinë e Greqinë? Ju ndihmojmë me një "tur virtual" për krahasimin e çmimeve në bare e restorante, supermarkete e tregje, fitnes, kosto transporti, makina  e deri tek qiraja mujore.  Por kujdes! Me pagat mujore, që janë ndër më të ulëtat, duhet të mateni mirë para se të udhëtoni, sidomos në Mal të Zi, Itali e Greqi.

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë dy vendet që kanë çmime më të lira të produkteve ushqimore dhe kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com.

Më e lira është Kosova, me koston e jetesës 16.06% më të ulët se në Shqipëri (të dhëna të agreguara për të gjitha qytetet, qiraja nuk merret në konsideratë). Ndonëse ka çmime më të lira, qiraja në Kosovë është 27.43% më e lartë se në Shqipëri (të dhëna mesatare për të gjitha qytetet).

Kosto e jetesës në Maqedoni është 4.64% më e ulët në se në Shqipëri (të dhëna të agreguara për të gjitha qytetet, ku qiraja nuk merret në konsideratë. Qiraja në Maqedoni është 4.84% më e ulët se në Shqipëri (të dhëna mesatare për të gjitha qytetet).

Kosto e jetesës në Serbi është 4.85% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Serbi  është 15.79% më e lartë se në Shqipëri.

Kosto e jetesës në Mal të Zi është 21.49% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Mal të Zi është 53.14% më e lartë se në Shqipëri.

Në shtetet e zhvilluara fqinjë, kosto e jetesës është shumë më e lartë, por normalisht këto vende kanë dhe të ardhura shumë më të larta, që amortizojnë këto kosto.

Sipas Numbeo, kosto e jetesës në Itali është 161.72% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Itali është 245.10% më e lartë se në Shqipëri.

Kosto e jetesës në Greqi është 73.45% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Greqi është 62.91% më e lartë se në Shqipëri.

Kafe e restorante, ku shpenzoni më pak…

Një drekë për dy persona, në një restorant mesatar, me tre pjata, mund ta konsumosh më lirë në Maqedoni me rreth 13 euro, në Kosovë 15 euro dhe në Shqipëri rreth 16 euro. Më e shtrenjta nga rajoni është Mali i Zi me 25 euro, ndërsa për një drekë me dy persona në Itali duhet të matesh mirë, pasi mund të shpenzosh mesatarisht 50 euro.

Shqipëria e ka më të lirë birrën e importuar, në rreth 1.1 euro, ndërsa në Itali shkon deri në 4 euro. Një kapuçino është më e lirë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri  9rreth 1 euro)dhe më e shtrenjtë në Greqi (gati 3 euro).

Në supermarkete, sa shtrenjtë në Shqipëri

Qumështi dhe buka janë ndër më të shtrenjtat në rajon, në Shqipëri, sipas tabelave krahasuese. Buka është më e shtrenjtë vetëm në Mal të Zi. Nuk janë marrë në konsideratë këtu Italia dhe Greqia.

Më të lira në tregjt shqiptare  janë djathi, mishi i pulës, veza, por gjithsesi më e lira në vlerë absolute për këto produkte është Kosova.

1 kg banane është më e shtrenjta në rajon në Shqipëri. Me 4.36 euro, një shishe verë mesatare, vlerësohet më e shtrenjta në rajon, ndërsa në Itali e Greqi është 6 euro.

Cigarja  (malboro) është më e lirë në Maqedoni, me 1.95 euro një paketë, ndërsa në vendet e tjera luhatet mes 2.2 dhe 2.4 euro. Më e shtrenjtë është në Itali, me 5.4 euro.

Transporti, për naftën paguajmë më shumë se gjithë rajoni, makinat e reja më lirë

Shërbimi i transportit publik është më i lirë në Shqipëri, ndonëse cilësia e tij lë për të dëshiruar. Por, të shtrenjta janë taksitë, ku tarifa normale minimale është 2.2 euro (më e larta në rajon, duke përjashtuar Italinë e Greqinë), ndërsa në Maqedoni është 0.65 euro.

Edhe për naftën, me 1.23 euro për litër, Shqipëria mban rekord në rajon. Taksat e larta bëjnë që shqitarët të harxhojnë për karburante më shumë se në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Kosovë, që paguajnë rreth 1 euro, ose dhe më pak për këtë produkt.

Në krahasim që Numbeo bën për makinat, për dy modelet e marra në konsideratë, Volkswagen Golf 1.4 dhe Toyota Corolla 1.6l, ato janë më të lira në Shqipëri  dhe Kosovë.

Shtëpitë dhe qiratë

Të blesh një apartament në Shqipëri kushton ende më lirë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, por jo në kryeqytet. Në Tiranë, çmimet po mbërrijnë mesataren e rajonit, me rreth 1200-1500 euro për metër katror (brenda qendrës). Më lirë është Maqedonia, ku çmimet janë ende nën 1000 euro. Më të shtrenjtat mbeten Italia (me rreth 5000 euro/m2 dhe Greqia, rreth 4000 euro).

Por, periferia në qytetet shqiptare, me rreth 500 euro për metër katror, është më e lira në rajon.

Qiratë luhatet mesatarisht nga 110-330 euro në varësi të numrit të dhomave dhe vend-ndodhjes, të krahasueshme me Maqedoninë, por më të lira se në Mal të Zi e në Serbi.

Pagesa mujore për shërbimet bazë (ujë, drita e ngrohje për një apartament 85 m2) kushtojnë më lirë në Shqipëri, më pas vjen Kosova dhe më shtrenjtë u kushton serbëve.

Veshjet më të lira në Kosovë

Nga të dhënat e Numbeo rezulton se të gjitha llojet e veshjeve të marra në krahasim (këpucë, fustan, xhinse, atlete) i gjen më lirë në Kosovë. Më pas renditen Maqedonia e Shqipëria.

Kujdesi për veten kushton  shtrenjtë në Shqipëri, ku tarifa mujore në një qendër fitnesi është rreth 24 euro, ndërsa në Maqedoni 15 euro e në Serbi 20 euro. vetëm në Mal të zi, kjo tarifë është rreth 28 euro./Monitor

0

10

11

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more