Skip to main content

Zëri: “Skandal në Francë: Ndërpritet ndeshja, sulmohet portieri (Video)” plus 29 more

Zëri: “Skandal në Francë: Ndërpritet ndeshja, sulmohet portieri (Video)” plus 29 more


Skandal në Francë: Ndërpritet ndeshja, sulmohet portieri (Video)

Posted: 03 Dec 2016 02:34 PM PST

Ndeshja ndërmjet Metz dhe Lyon është ndërprerë pas vetëm 30 minutave, pasi tifozët vendës kanë goditur me fishekzjarrë. Portieri i Lyonit, Anthony Lopes e ka pësuar shumë keq në ndeshjen kundër Metzit, e cila po zhvillohej në kuadër të Ligue 1. Kur po zhvillohej minuta e 30, tifozët kanë gjuajtur me fishekzjarrë, e cila ka shpërthyer në trupin e portierit Lopez. Gjyqtari më në fund vendosi të shtynte ndeshjen, pas shtesës prej 45 minutave. Kujtojmë se para se të ndodhte ky incident, Metz......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha mesazh ngushëllimi kundërshtarit të tij të betuar

Posted: 03 Dec 2016 02:23 PM PST

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani, i cili ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Në mesazhin ngushëllues në Facebook, Berisha thotë se Andrea Stefani ishte kritik dhe kundërshtar e tij dhe ndarja nga jeta do t’i mungojë debatit politik në vend. Mesazhi i ngushëllimit i ish-Kryeministrit Sali Berisha: Ngushellim! Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Kosova burim i paqes dhe stabilitetit në rajon

Posted: 03 Dec 2016 02:07 PM PST

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është burim i paqes dhe stabilitetit në rajon. Këto komente ai i ka bërë pasi e ka marrë çmimin “Premio Bonifacio”. Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook: Kosova është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kështu po na vlerëson edhe bota dhe dëshmi për këtë është edhe çmimi “Premio Bonifacio”, të cilin e pranova sot nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventusi iu rikthehet fitoreve (Video)

Posted: 03 Dec 2016 01:40 PM PST

Juventusi e ka mposhtur 3:1 Atalantan në “Juventus Stadium” Juventusi u është rikthyer fitoreve në Serie A, pas humbjes shokuese nga Genoa javën e kaluar, shkruan Gazeta Express. Në xhiron e 15’të, “Zonja e Vjetër” e mposhti 3:1 Atalanta në “Juventus Stadium”. Golat për ekipin e Allegrit i shënuan Alex Sandro, Daniele Rugani dhe Mario Mandzuki, derisa golin e nderit për Atalantan e shënoi Remo Freuler. Pas kësaj fitoreje, Juve ka grumbulluar 36 pikë, shtatë më shumë se Roma e Milan, që të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Telashet e politikanëve me vizitat në veri (VIDEO)

Posted: 03 Dec 2016 01:29 PM PST

Kryeministri Isa Mustafa nuk është i vetmi zyrtar shtetëror që pati telashe të dalë në veri, njofton Klan Kosova. Më herët në vendin e njëjtë u pengua edhe vartësi i tij, Avdullah Hoti. Derisa ish-kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati edhe ishte baltosur vetëm për të thënë se ka dalë në pjesën që qeveriset nga komunat e dominuar me serbë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e dini se çka do të thotë shkurtesa Wi-Fi?

Posted: 03 Dec 2016 01:27 PM PST

Fjalën ‘Wi-Fi’ me siguri e keni dëgjuar shumë shpesh kohët e fundit. Megjithatë, shtrohet pyetja se a e dini se çfarë do të thotë ky akronim? Wi-Fi nuk është shkurtesë e fjalisë së Wireless Fidelity, ashtu sikur se shumëkush mendon. Në fakt, as edhe akronim. Emri i vërtetë i këtij lloji të komunikimit pa tel është IEEE 802.11b Direct Sequence ndërsa kompania e marketingut Interbrand e ka propozuar këtë emër në mënyrë që njerëzit lehtësisht ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk ka reduktime derisa Drenasi voton (Video)

Posted: 03 Dec 2016 01:16 PM PST

Për ditën e votimeve në komunën e Drenasit për të zgjedhur të parin e kësaj komune, janë bërë të gjitha përgatitjet që të mos ketë reduktime me energji elektrike Zëdhënësi i KED-sit , Viktor Buzhala i ka thënë Tribuna Channel, se janë bërë përgatitjet për furnizim të rregullt me energji elektrike.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Destinacioni i fundit: Mijëra tifozë homazhe lojtarëve të Chapecoense

Posted: 03 Dec 2016 01:12 PM PST

Trupat e pajetë të viktimave të aksidentit ajror në Kolumbi që u mori jetën 71 personave kanë mbërritur në qytetin e tyre ku është zhvilluar edhe një homazh masiv në stadium. 50 arkivolë të cilët mbanin brenda trupat e pajetë të lojtarëve, trajnerëve dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të klubit të Chapecoense janë dërguar nga aeroporti në stadiumin ku vetëm 10 ditë më parë emocionin tifozët me lojën e tyre. Ushtarët dërguan arkivolët në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu ishte takimi CR7-Messi në tunel para ndeshjes (Video)

Posted: 03 Dec 2016 12:59 PM PST

Kjo ishte një ndeshje e shumë pritur, jo vetëm që dy ekipet më të mira aktualisht në botë luanin në mes vete, por edhe dy lojtarët më të mirë. Fotoja e vitit, dy lojtarët më të mirë në planet të buzëqeshur afër njëri tjetrit. Në këtë ndeshje dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dukeshin shumë miqësorë. Kjo më së miri tregohet edhe me përshëndetjen e tyre para ndeshjes. /Telegrafi/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thënie inteligjente nga Ibrahim Rugova

Posted: 03 Dec 2016 12:45 PM PST

Në 72 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, sjellim vetëm dhjetë thënie nga ai, prej karrierës së tij si studiues e politikan shteti. Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete. Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti. Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë. Kosova sot është më pranë Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore. Si president i Kosovës, unë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Capital T dhe Jonida Vokshi në një lidhje? Më në fund reagojnë vetë protagonistët

Posted: 03 Dec 2016 12:32 PM PST

Ka më shumë se dy fundjava që qarkullon lajmi në portale dhe rrjete sociale, se moderatorja e “Thurje” e njëkohësisht protagonistja e filmit “7 Ditë” Jonida Vokshi dhe reperi Capital T, janë në një lidhje dashurie. Sipas mediave Jonida dhe Capital T kanë kaluar disa ditë të bukura në Londër ku janë parë duke u puthur. Megjithatë, vetë moderatorja dhe reperi asnjëherë nuk janë shprehur lidhur me këtë deri në momentin që vendosën të rrëfejnë të vërtetën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirika, flutura që s'fluturon dot

Posted: 03 Dec 2016 12:29 PM PST

Lirika Berisha është një vajzë që sot mbush dhjet vjeç, dhe që nuk dallon shumë nga moshatarët e saj. Ajo nuk e di se ç'do të thotë ndjesia e të ecurit, sepse nuk e ka provuar kurrë. Ka lindur me dy sëmundje që ia kanë pamundësuar ecjen, dhe karroca lëvizëse tani është pjesë e pandashme e saj. Nëna që nuk dorëzohet Aida është nëna e Lirikës, dhe raporti mes tyre është më tepër se kaq, sepse ato janë gati të pandara. Jeta e tyre është e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Wanderlust: 5 arsyet për të vizituar perlën e pazbuluar të Kosovës (Foto)

Posted: 03 Dec 2016 12:22 PM PST

Revista e njohur britanike për turizëm, Wanderlust, ka shkruar për pesë arsyet e vizitës në perlën e Kosovës, Prizrenin. Me një trashëgimi të pasur kulturore, kulturë të kafesë dhe sfondin e saj malor, Prizreni është sekreti më së miri i mbajtur në Kosovë. Ja pse duhet ta vizitoni vendin dhe qëndroni pak më gjatë në të… Është një vend i mahnitshëm Xhamia e Sinan Pashës I ndodhur mes maleve të Sharrit nga njëra anë dhe rrënojat e një kështjelle......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pirja e tepërt e ujit është e rrezikshme, paralajmërojnë mjekët

Posted: 03 Dec 2016 12:15 PM PST

Duke u thënë njerëzve që të “pinë shumë lëngje”, kur janë të sëmurë, mund të jetë e rrezikshme, kanë paralajmëruar mjekët. Ekspertët në “King’s College Hospital” në jug të Londrës, vunë në pyetje rekomandimin pas trajtimit të një gruaje 59-vjeçare që pinte ujë aq shumë sa që ajo u sëmur rëndë. Gruaja, emri i së cilës nuk u publikua, pinte tepër ujë, pas zhvillimit të simptomave të një infeksioni të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie numri i kosovarëve që i bashkohen ISIS-it

Posted: 03 Dec 2016 12:09 PM PST

Numri i shtetasve të Kosovës, të cilët kanë tentuar të shkojnë në vend-luftimet e huaja, në Siri dhe Irak, por që janë arrestuar nga organet e rendit, gjatë këtij viti ka shënuar rënie. Të paktën, kështu vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e lirë. Sipas tyre, faktorët që kanë ndikuar për rënien e këtij numri, janë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historia/ Rrëfimi i anglezit: U martova me shqiptaren por ishte prostitutë

Posted: 03 Dec 2016 11:56 AM PST

Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshinë një vajzë shqiptare. Një 39­-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-­vjeçare nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para. Letra e 39-­vjeçarit: “Nuk i rezistoj dot......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Driton Kuka kujton momentin emocionues që i kishte ndodhur midis Rusisë

Posted: 03 Dec 2016 11:40 AM PST

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka e ka postuar në Facebook një fotografi, ku shihet flamuri i Republikës së Kosovës duke u ngritur midis Rusisë, i përshëndetur nga garda ruse, kur shkëlqenin garuesit e tij në qytetin e Kazanit, shkruan zeri.info. “Viti 2016 ka shënuar momente të çmueshme për Sportin. Kazan Rusi Fituam dy medalje në Evropian ishte paralajmërim për medaljen e artë Olimpike. E bukur ishte pamja atë ditë në Rusi”, ka shkruar Kuka. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ali Ahmeti: Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët

Posted: 03 Dec 2016 11:37 AM PST

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur disa takime me banorët e Gostivarit, ndërsa kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti në Debresh të Gostivarit e ka filluar fjalimin e tij me thënien e famshme të Faik Konicës, ”Ruaje Zot Shqipninë prej shqiptarëve se prej të huajve e ruajmë vetë”. “Faik Konica këto thënie i ka bërë në rrethana shumë specifike e të ndërlikuara gjatë vitit 1913, pas shpalljes së gjysmë pavarësisë. Aso kohe në Londër vajtën 5 delegacione shqiptare që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventus – Atalanta, këto janë formacionet zyrtare

Posted: 03 Dec 2016 11:34 AM PST

Juventusi do të luajë sonte ndaj befasisë Atalanta, e cila vjen pas gjashtë fitoresh radhazi në kampionatin italian, shkruan zeri.info. Të dyja ekipet i kanë bërë zyrtare formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen sonte nga ora 20:45. JUVENTUS (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Sturaro; Pjanic; Mandzukic, Higuain. ATALANTA (3-4-1-2): Sportiello; Toloi, Caldara, Masiello; Conti, Kessie, Freuler, Spinazzola; Kurtic; Petagna, A. Gomez. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëpunëtori i Rugovës tregon se a vdiq ai si Ibrahim apo si Pjetër (Video)

Posted: 03 Dec 2016 11:27 AM PST

Ish presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, u tha se ishte pagëzuar me emrin Pjetër. Këtë detaj e bëri publik kryeministri shqiptar Edi Rama, në një përkujtim për të. Përkatësia fetare e Rugovës ishte diskutuar edhe në të gjallë të tij. Por, njeriu i tij më i afërt sa ishte në krye të LDK-së e Kosovës, Adnan Merovci, tha se ai ishte mysliman, por simbolik. “Feja e Rugovës ka qenë Zoti. Rugova, dhe këtë gjë e them me kompetencë të plotë sepse edhe kam hulumtuar,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sanchez e mund i vetëm West Hamin

Posted: 03 Dec 2016 11:22 AM PST

Alexis Sanchez e ka mundur i vetëm West Ham Unitedin, shkruan zeri.info. Sulmuesi kilian ka realizuar tre gola në fitoren 5:1, të cilën e regjistroi sonte ekipi i Arsene Wengerit. Ish-futbollisti i Udineses dhe Barcelonës ka asistuar për golin e parë të Mesut Ozilit, ndërsa më pas ka shënuar ‘hat-trick’, e një gol tjetër për Topçinjtë e shënoi Alex Oxlade-Chamberlain. Për vendësit, golin e vetëm dhe të nderit e ka realizuar zëvendësuesi Andy Carroll. Me këtë fitore, Arsenali kaloi në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bleona ia arrin qëllimit! Në fokusin e mediave botërore (Foto)

Posted: 03 Dec 2016 11:08 AM PST

Prej kohësh këngëtarja Bleona Qereti ka investuar mjaft sa i përket karrierës së saj në Amerikë. Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar në versionin audio këngën e saj më të re me titull “Still in Love”. Por mesa duket ka ditur të tërheqë vëmendjen e mediave botërore të cilat kanë shkruar për të. Përmes një kolazhi me tituj të nga revista të ndryshme që kanë shkruar për të. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi: Po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për veteranët!

Posted: 03 Dec 2016 10:58 AM PST

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka theksuar se janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje për veteranët. Ai në një shënim në Facebook tha se do të vazhdojnë “konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme edhe më të madhe për veteranët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së”. Shënimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Valon Berisha shënoi gol spektakolar (VIDEO)

Posted: 03 Dec 2016 11:05 AM PST

Valon Berisha ka shënuar gol spektakolare, në fitoren e Salzburgut që është shumë afër ta sigurojë ndaj Altach, pasi po fiton 4:0, shkruan zeri.info. Futbollisti kosovar ka shënuar në minutën e 51-të nga jashtë 16 metërshit pasi e mori një top nga e djathta. Shikojeni këtë ‘perlë’ të futbollistit të përfaqësueses së Kosovës. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

2po2 dhe Ermal Fejzullahu publikojnë projektin e përbashkët (Video)

Posted: 03 Dec 2016 10:47 AM PST

Reperi 2po2 dhe këngërtari i njohur Ermal Fejzullahu e kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët. ‘Palaço’ mban titullin kënga më e re, teksin e së cilës e ka shkruar vetë 2po2. Me video janë marrë Max Production ndërsa muzikën e kanë punuar Mixey dhe Authentic Entertainment. Në brendi të këtij teksti ka shumë mesazhe ashtu siç 2po2 preferoj t’i transmetoj te fansat. Kjo këngë në minutat e parë të publikimit ka filluar të pëlqehet e dyshja mbeten si më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyka shkëlqeu me dy gola

Posted: 03 Dec 2016 10:47 AM PST

Jahmir Hyka ka shkëlqyer në fitoren e Luzernit ndaj Vaduzit, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 3:0, shkruan zeri.info. Futbollisti shqiptar ka realizuar në minutat 51 e 58, ndërsa një tjetër gol për vendësit e shënoi Markus Neymayr (41’). Duhet cekur se krahas Hykës, tek Luzerni luajti edhe mesfushori kosovar, Hekuran Kryeziu, që u paraqit për 90 minuta. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia i përgjigjet grekëve pas deklaratave për Shqipërinë

Posted: 03 Dec 2016 10:46 AM PST

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit… Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmia tronditëse e burrit që vrau gruan: E zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja

Posted: 03 Dec 2016 10:45 AM PST

Dyshoja tek gruaja ime. U zumë, debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”.   Kështu ka deklaruar para oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit të gatshëm Fredi Ruko 52 vjeç, autori i  vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana Ruko 43 vjeçe. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orën 15 e 45 minuta të pasdites së të shtunës në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Komshinjtë kanë dëgjuar zënka, debate me zë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ua tregoi gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës, ky është vendimi i lojtarit të Realit (FOTO)

Posted: 03 Dec 2016 10:42 AM PST

Dani Carvajal e ka bërë një gjest aspak të hijshëm në barazimin e Real Madridit ndaj Barcelonës, në El Clasicon që nuk solli fitues, pasi përfundoi 1:1, shkruan zeri.info. Në fakt, mbrojtësi i djathtë i Los Blancos ua ka treguar tifozëve të Barcelonës gishtin e mesëm kur madrilenët e barazuan rezultatin. E pas ndeshjes, përmes një postimit në rrjetin social, Twitter, përfaqësuesi spanjoll ka kërkuar falje, siç mund ta shihni më poshtë shkrimin në gjuhën spanjolle. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skenderaj shënon ditën të Personave me Aftësi të Kufizuara

Posted: 03 Dec 2016 10:34 AM PST

Sot në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, për nder të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos-Sk mbajti aktivitet për të shënuar këtë ditë, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Handikos-Sk dhe familjarëve të tyre, ishin edhe zëvendëskryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, strukturat komunale si dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Ganimete Musliu. Aktiviteti filloi me Vallen e Rugovës, ku përformuan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more