Skip to main content

Mesazhi.com: “Fadil Demaku jep dorëheqje nga posti i deputetit të PDK-së: Vendimi i gjykatës i montuar dhe skandaloz” plus 9 more

Mesazhi.com: “Fadil Demaku jep dorëheqje nga posti i deputetit të PDK-së: Vendimi i gjykatës i montuar dhe skandaloz” plus 9 more


Fadil Demaku jep dorëheqje nga posti i deputetit të PDK-së: Vendimi i gjykatës i montuar dhe skandaloz

Posted: 25 Oct 2016 08:48 AM PDT

Fadil Demaku, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës, për shkak të vendimit që ka dhënë shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit, duke vërtetuar dënimin e shkallës së parë për rastin "Drenica 2".

Demaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi është krejtësisht i montuar dhe e ka quajtur skandaloz dhe pa asnjë fakt.

Demaku ka thënë se lufta e UÇK-së, është vlerë kombëtare, që ka rezultuar me bërjen e shtetit të Kosovës, duke shtuar se është krenar për këtë.

Ky është postimi i plotë i Demakut në Facebook:

"Të nderuar miq dhe qytetarë pas vendimit të djeshëm të gjykatës së apelit me saktësisht misionit EULEX për të na dënuar, gjoja për krime lufte në një proces krejtësisht të montuar, skandaloz pa asnjë fakt të vetëm , kundër gjitha normave juridike të drejtësisë dhe të motivuar ne forma të ndryshme edhe prej shumë qarqeve të caktuara të cilat nuk mund ta ndryshonin voten e lirë të qytetareve për ne.

Sot kam dhenë dorëheqja nga pozita e Deputetit ne Parlamentin e Kosovës .

Dua të falenderoj me krejt qenien time të gjithë ata që me votuan për dy mandate si deputet ne Parlamentin e Kosovës. Dua të falenderoj të gjithë ata që na perkrahin ne të drejtën tonë të padiskutueshme .

Lufta e UÇK-së është vlera jonë me e madhe kombetare duke rezultuar edhe me bërjen e shtetit tonë. Jam krenarë që isha pjesë e saj me gjithë familjen time. Te sakrifikosh per atdhe kur është i roberuar është detyrë e çdo qytetari të ndershëm edhe pse është mision tejet i veshtirë .

Askush nuk do arrijë të kontestojë vlerat dhe idealet e UÇK-së përmes inskenimeve të tilla dhe shfrytezimit të gjykatave misionare pa asnjë llogaridhënje e që abuzojnë me drejtësinë.

Besimi i qytetareve ndaj nesh është me i fortë se çdo inskenim i çfaredo lloji qofte.

Koha do të jetë deshmitar i pathyeshëm i veprimeve të çdonjërit prej nesh. Pavarësisht të gjithave e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjejë", shkruan ai.

The post Fadil Demaku jep dorëheqje nga posti i deputetit të PDK-së: Vendimi i gjykatës i montuar dhe skandaloz appeared first on Mesazhi.com.

Përfundon takimi i liderëve për Demarkacionin, nuk ka marrëveshje

Posted: 25 Oct 2016 08:43 AM PDT

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes liderëve politikë lidhur me Demarkacionin.

Pas këtij takimi, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka thënë para gazetarëve se ndoshta këto bisedime do të vazhdojnë.

"Sot kemi pritur ne si opozitë që të nënshkruhet marrëveshja dhe të ecet më tutje. Procedimi i kësaj çështje në Kuvend pas ditës së sotshme është e pa arsyeshme", ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se e vetmja çështje që është diskutuar ka qenë rishikimi i marrëveshjes dhe se pozita nuk ka qenë e gatshme të bëjë një gjë të tillë.

Në anën tjetër lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se nuk kanë arritur ta nënshkruajnë marrëveshjen për rishqyrtimin e Demarkacionit pasi që koalicioni qeverisës kishte ndryshuar qëndrim, transmeton Telegrafi.

"Mendoj që këto takime do të vazhdojnë nëse Naim Rashtiti dhe grupi i tij kanë qëllim që ti vazhdojnë, por kjo mënyrë e ndryshimit të qëndrimeve brenda natës është një problem i jashtëzakonshëm në Republikën e Kosovës", ka thënë Ymeri, duke shtuar se koalicioni qeverisës e pengoi që kjo marrëveshje të arrihet.

Ai ka shtuar se kanë qenë të pajtuar edhe me draftin që kanë pasur më herët edhe me ndryshimin e vogël që është bërë që fjala shqyrtim është kthyer në rishqyrtim.

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ka thënë se opozita kishte kërkesë që të rishqyrtohet procesi dhe se kjo ka qenë pengesë.

Ai ka theksuar se janë në presion të kohës nga ana e Bashkimit Evropian që Demarkacioni të ratifikohet më shpejtë si kusht për liberalizimin e
vizave.

The post Përfundon takimi i liderëve për Demarkacionin, nuk ka marrëveshje appeared first on Mesazhi.com.

Kushtetuesja refuzon kërkesën e Listë serbe për Ligjin e Trepçës

Posted: 25 Oct 2016 07:21 AM PDT

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e listës Serbe për vlerësimin e kushtetushmërisë për Ligjin e Trepçës duke e cilësuar se Gjykata nuk mund të vendosë për një lëndë.

"Gjykata ka vlerësuar se nuk është përmbushur obligimi kushtetues lidhur me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohet sipas nenit 113.5, meqë parashtruesit e kërkesës nuk kontestojnë ndonjë ligj apo ndonjë vendim të miratuar në Kuvend, por kanë kontestuar paragrafët 2, 3 dhe neni 4 të Udhëzimit Administrativ të nxjerrë nga Ministria e MPMS-së

Kohavision ka mësuar se Gjykata do të ndjekë praktikën e njëjtë edhe për Ligjin për investime strategjike që e ka droguar në Kushtetuese po ashtu Lista Serbe.

The post Kushtetuesja refuzon kërkesën e Listë serbe për Ligjin e Trepçës appeared first on Mesazhi.com.

OVL e UÇK: Institucionet e Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare

Posted: 25 Oct 2016 07:07 AM PDT

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me konfirmimin e dënimit të të akuzuarve në rastin e njohur si "Drenica II".

OVL e UÇK përmes këtij reagimi ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare.

Reagimi i plotë:

"Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si "Drenica II", dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar.

Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë."(sic.)

The post OVL e UÇK: Institucionet e Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare appeared first on Mesazhi.com.

Policia konfiskon mbi 33 kilogramë marihuanë

Posted: 25 Oct 2016 07:05 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar dy operacione të ndara me ç'rast ka konfiskuar mbi 33 kg marihuanë.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Ferizajt, ku njësitë policore të DHTN-së kanë kontrolluar në një oborr dhe në objekte përcjellëse në tri vende të ndara kanë gjetur dhjetë kavanoza të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Pas matjes pesha e përgjithshme e substancës narkotike të llojit marihuanë së bashku me kavanoza është 13 kilogramë e 598 gramë.

Në vendin e ngjarjes Forenzika ka bërë vendshikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale, të cilat do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Në rastin e dytë, DHTN-ja gjatë punëve operative në terren ka siguruar informacione se dy të dyshuar janë duke u marrë me trafikim të substancave narkotike.

Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, me ç'rast është gjetur sasi e konsideruar e narkotikëve.

Gjatë bastisjes në kulmin e shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur 19 paketime të llojit marihuanë.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur gjithsej 19 kilogramë e 699 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt.

The post Policia konfiskon mbi 33 kilogramë marihuanë appeared first on Mesazhi.com.

Suedia ndanë 3.5 miliardë kruna për refugjatët

Posted: 25 Oct 2016 06:20 AM PDT

STOCKHOLM (AA) – Ministrja e Kulturës dhe Demokracisë e Suedisë, Alice Bah Kuhnke, tha se në vitin 2017 shteti i saj do të ndajë një buxhet prej 3,5 miliardë kronash (përafërsisht 361 milionë euro) për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për ndihmat e Suedisë për refugjatët në deklaratën për gazetarin e AA-së, Kuhnke tha: "Investimet tona kulturore për refugjatët që kanë ardhur në Suedi nga vende të ndryshme të botës do të vazhdojnë deri në vitin 2017. Veçanërisht, zyrtarë nga prefekturat dhe komunat dhe Ministria e Kulturës do t'i vizitojnë personalisht kampet e refugjatëve, dhe do të hedhin hapa për aktivitete kulturore duke u konsultuar me ta. Qeveria ka ndarë buxhet prej 3,5 miliardë kronash për refugjatët për vitin 2017. Një pjesë e këtyre parave do të shpenzohet për aktivitetet kulturore të refugjatëve".

The post Suedia ndanë 3.5 miliardë kruna për refugjatët appeared first on Mesazhi.com.

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzën kundër Azem Sylës dhe grupit të tij

Posted: 25 Oct 2016 04:03 AM PDT

Një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës në lidhje me krim të organizuar dhe korrupsion ndaj grupit të udhëhequr nga ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas njoftimit për media, në aktakuzën e parë akuzohen 22 të pandehur, ndërsa në aktakuzë janë renditur 46 pika të akuzës për vepra penale duke përfshirë krim të organizuar, pastrim i parave, marrje të mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Ndërsa, në aktakuzën e dytë akuzohen 17 të pandehur për pastrim të parave.

"Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë", thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Në njoftim theksohet se anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t'i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

"Palët e dëmtuara janë buxheti shtetëror i Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës të drejtat e të cilëve mbi parcelat e tokës ishin keqpërdorë nga ky grup i organizuar kriminal", thuhet tutje në njoftim.

Gjatë këtyre hetimeve, në fund të muajit prill 2016 është realizuar një operacion në kuadër të së cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë. Udhëheqësi i pretenduar i këtij grupi, Azem Syla, ish-deputet, ishte arrestuar më 29 prill 2016 dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, njësoj si edhe dy të pandehur të tjerë.

Tre të pandehur të tjerë aktualisht janë duke i vuajtur dënimet me burgim për shkak të veprimtarive kriminale të mëparshme.

Këto hetime, sipas PKRK-së, kanë përfshirë edhe një bashkëpunim efektiv me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

The post Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzën kundër Azem Sylës dhe grupit të tij appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin me burg Sami Lushtakut

Posted: 25 Oct 2016 03:39 AM PDT

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me burgim edhe Sami Lushtakut, kanë thënë burime të Insajderit brenda kësaj Gjykate.
Përveç vërtetimit të dënimit për vrasjen e një civili shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë, Gjykata ia ka rritur dënimin prej 12 vjetësh kryetarit të paraburgosur të Skenderajt.

Lushtaku, që ka qenë komandant i Zonës Operative të Drenicës është dënuar dhe po mbahet në paraburgim së bashku me bashkëluftëtarë tjerë të "Grupit të Drenicës". Midis tyre edhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Selimit ndërkohë i është vërtetuar dënimin në rastin "Drenica 2". Do të vuaj gjashtë vjet burgim. Ai, e ka të hapur procesin edhe në "Drenica 1" së bashku me Lushtakun dhe të tjerët.

"Edhe në rastin 'Drenica 1' nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë", ka thënë një burim brenda Gjykatës së Apelit.

The post Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin me burg Sami Lushtakut appeared first on Mesazhi.com.

Nexhat Demaku jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Drenasit

Posted: 25 Oct 2016 03:04 AM PDT

Nexhat Demaku, nga sot nuk është më kryetar i komunës së Drenasit.

Demaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si 'Drenica 2', raporton KTV.

Vendimin për dorëheqje e ka konfirmuar vet kreu i kësaj komune, por Demaku ka thënë se detajet e tjera do t'i jap në një konferencë për media që ka thirrur për orën 14:00.

The post Nexhat Demaku jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Drenasit appeared first on Mesazhi.com.

Lista Serbe nuk ka vullnet të negociojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Posted: 25 Oct 2016 02:23 AM PDT

Lista Serbe, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me 11 deputetë, është duke e mbajtur nën bllokadë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Kështu thonë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, duke konstatuar se ky subjekt politik, që përfaqëson komunitetin serb, nuk ka dhënë pëlqimin për votën e tij në mbështetje të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Për themelimin e Forcave të Armatosura është i nevojshëm një ndryshim kushtetues, i cili, sipas ekspertëve, mund të bëhet vetëm nëse sigurohet edhe mbështetja prej dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë.

Aktualisht, Forca e Sigurisë së Kosovës besohet se i ka plotësuar standardet e parapara që të shndërrohet në Ushtri, përkatësisht në Forca të Armatosura, duke marrë përsipër edhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të vendit.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë se FSK-ja tashmë ka realizuar gjithë programin e saj dhe është e gatshme për transformim të mëtejmë.

Sipas tij, për transformimin e FSK-së janë bërë plane me faktorët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, ku është konstatuar se janë krijuar kapacitetet për shndërrim në ushtri.

"Ne jemi të gatshëm, por jemi në pritje të vendimmarrjes politike. Ajo çka tanimë është e ditur është se deputetët e komunitetit serb, të cilët janë në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë shprehur ende gatishmërinë e tyre, por mendoj që me zhvillimet politike dhe me bashkë bisedimet, respektivisht me qasjen pro-aktive ndaj tyre, ne do ta kemi edhe votën e tyre", thotë Demolli.

Megjithatë, ministri Haki Demolli mendon se procesi i transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura nuk do të mund të ndalet nga askush.

"Kosova do t'i ketë forcat e armatosura të veta, sepse kështu është e paraparë edhe me pakon e Ahtisari, po kështu është edhe një rekomandim konkret që ka dal nga rishqyrtimi i strategjisë së sektorit të sigurisë", thekson Demolli.

Formimi i këtyre forcave, megjithatë, nuk e mbështesin deputetët e Listës Serbe, grupi parlamentar i të cilëve numëron 11 deputetë.

Ata, aktualisht, e kanë "ngrirë" pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri, për shkak të miratimit të Ligjit për Trepçën. Sipas tyre, me këtë ligj nuk janë respektuar interesat vitale të popullit serb.

Nenad Rashiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, thotë se pas asaj që ka ndodhur me Trepçën, në këtë moment nuk ekziston 'hapësirë manovruese brenda koalicionit dhe marrëveshjes për koalicion', për çfarëdo bisedimesh për Forcat e Armatosura të Kosovës.

"Ne, madje nuk kemi bërë asgjë lidhur me temat të cilat i kemi prekur më herët dhe kulminacioni erdhi me Ligjin për Trepçën. Në këtë moment, unë nuk shoh asnjë hapësirë për çfarëdo bisedimesh për krijimin e ushtrisë ose çfarëdo tjetër".

"Do të ishte iluzion të besohet që tash është koha për çfarëdo inicimi të kësaj çështjeje, sepse ne nuk po mund të merremi vesh rreth çështjeve që janë ashtu, formulative apo që kanë reflektuar kinse si mjaft të thjeshta dhe më të lehta për tu marrë vesh, e jo për temat serioze. Prandaj, në këtë moment ka vërtetë pak hapësirë që të bisedohet çfarëdo qoftë për këtë", ka thënë Rashiq.

Nga ana tjetër, deputeti Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se nuk duhet të pritet më që çështja e Ushtrisë së Kosovës të zvarritet.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me Listën Serbe dhe në rast se ata nuk kanë dëshirë të votojnë në procesin e plotësim ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, atëherë duhet të shkohet në mundësinë e dytë për votimin e një ligji nga Kuvendi për formimin e ushtrisë.

"Beogradi po manipulon me Listën Serbe dhe përmes Listës Serbe po e kushtëzon Qeverinë e Kosovës. Prapë se prapë, unë mendoj se kapacitetet e FKS-së sot janë të një strukture të mirë organizative. Kanë kapacitete të plota."

"Por, krejt çka kërkohet është ndërrimi i misionit. Për ndërrimin e misionit natyrisht që kërkohen ndërrimet kushtetuese, por nëse ne nuk kemi një marrëveshje me Listën Serbe për të marrë nga ta besimin (mbështetjen), atëherë ne duhet të votojmë një ligj të thjeshtë, i cili i mundëson kapacitete të plota dhe detyra të reja FSK-së", tha Haradinaj.

Pa mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të bashkësive pakicë, është e pamundur që të miratohen ndryshimet kushtetuese, të cilat do t'i hapnin rrugë formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Këto forca, sipas ekspertëve të çështjeve ushtarake dhe sigurisë, do të formohen gradualisht dhe nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e plotë të NATO-s brenda 5 deri 10 vjetët e ardhshëm, ngjashëm siç ka ndodhur edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë pasardhëse të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë më shumë kompetenca të ndërhyrjeve emergjente sesa ushtarake.

Forcat e Armatosura mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.

The post Lista Serbe nuk ka vullnet të negociojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more