Skip to main content

Bota Sot: “Shtat?vje?arja p?rlot bot?n, rr?fen ?do dit? tmerrin q? sheh me syt? e saj” plus 21 more

Bota Sot: “Shtat?vje?arja p?rlot bot?n, rr?fen ?do dit? tmerrin q? sheh me syt? e saj” plus 21 more


Shtat?vje?arja p?rlot bot?n, rr?fen ?do dit? tmerrin q? sheh me syt? e saj

Posted: 17 Oct 2016 09:58 AM PDT

Kjo vajzë 7-vjeçare mund të jetë fytyra e luftës civile në Siri. Vogëlushja Bana Alabed ka postuar në twitter shpërthimet e vazhdueshme të ndodhura në qytetin e Aleppos me ndihmën e nënës së saj mësuese, Fatemah. Postimet në anglisht të vajzës pasqyrojnë një tabllo të gjallë të jetës në Aleppo dhe tmerret e dëshmuara nga qytetarët e saj. Por, kur shihen me sytë e një vajze 7-vjeçare sulmet vdekjeprurëse duken akoma më tragjike. Bana dhe nëna e saj, Fatemah......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirohen gjasht? nga 20 t? arrestuarit, Dikiq mbetet n? burg

Posted: 17 Oct 2016 06:09 AM PDT

Gjashtë nga 20 shtetas serbë të arrestuar në Malin e Zi, janë liruar sot. Shtetasit serbë të dyshuar për terrorizëm kanë dalë sot para Gjykatës në Podgoricë. Gjashtë nga 20 të arrestuarit në Mal të Zi janë liruar nga paraburgimi ndërsa për Bratisllav Dikiqin është caktuar masa e ndalimit për 72 orë, shkruan media serbe. Ata janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë planifikuar sulme terroriste ndaj institucioneve të Malit të Zi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra do t? vazhdoj? mb?shtetjen ndaj Kosov?s

Posted: 17 Oct 2016 03:36 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, njofton kumtesa nga Kuvendi. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës deh Zvicrës. Veseli e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën. Ai tha se Institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alarmi vjen nga Turqia: Lufta e Tret? Bot?rore ?sht? e pashmangshme, n?se vazhdon konflikti sirian

Posted: 17 Oct 2016 03:35 AM PDT

Turqia ka paralajmëruar se bota do të zhytet në një konflikt global me Amerikën dhe Rusinë në anët kundërshtare në qoftë se nuk zgjidhet çështja e luftës në Siri. Siç shkruajnë mediat e huaja, zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus i ka bërë këto komente pasi tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës u rritën javëve të fundit me SHBA-të. Deklarata e Kurtumlus vjen pasi vendi i tij dhe aleatët perëndimorë i kanë bërë thirrje presidentit sirian Bashar al-Assad të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti 1998: Kur serb?t kryenin masakra n? Drenic?

Posted: 17 Oct 2016 03:20 AM PDT

E shkuara duhet lënë pas, por a duhet harruar ajo? Ky është një debat i ndezur së fundmi online pas një ‘përplasje’ mes Prishtinës dhe Tiranës për çështjen se si duhet të vijë pajtimi me Serbinë. Në mesin e këtij debati vjen ky koleksion me foto nga Alex Majoli, realizuar në Kosovë në marsin e vitit 1998, pas sulmit të forcave serbe në Prekaz. Fotot tregojnë edhe protestat që pasuan masakrën në zonën e Drenicës. Pamjet janë shumë të rënda, prandaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja video e vrasjes s? dyfisht? e dy t? rinjve n? Prishtin? (+18)

Posted: 17 Oct 2016 03:05 AM PDT

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj. Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj. I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook. Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pozita dhe opozita pretendojn? shumic?n pas p?rfundimit t? zgjedhjeve problematike

Posted: 17 Oct 2016 02:05 AM PDT

Edhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në pushtet e kryeministrit n, Milo Gjukanoviq edhe opozita këmbëngulin se kanë shumicën e vendeve në Parlament për të qeverisur vendin. “Rezultatet tregojnë se opozita ka fituar duke pasur 42 vende në parlament”, deklaroi Emilo Labudoviq, anëtar i Frontit Demokratik (DF), forca kryesore e opozitës. Parlamenti malazez ka 81 vende. Lexo edhe këtë: Koalicioni shqiptar merr vetëm një deputet, Milo Gjukanovic ka nevojë për ish partnerët e SDP dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse Putini nuk e do Clintonin? Sipas CNN, k?to jan? arsyet!

Posted: 17 Oct 2016 12:43 AM PDT

Nuk është vetëm Donald Trump, ai që medoemos kërkon që Hillary Clinton të mos bëhet presidente, por me republikanin në këtë kauzë duket se është bashkuar fuqishëm edhe Vladimir Putin. Sipas një editoriali të publikuar nga CNN, presidenti rus i druhet faktit që ish-Sekretarja e Shtetit të marrë në duar postin më të lartë drejtues të Shteteve të Bashkuara. Dëshmi e kësaj është rritja e sulmeve kibernetike të Rusisë ndaj serverave amerikane, vetëm për të minimizuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Java p?r t? drejtat e viktimave t? krimit

Posted: 16 Oct 2016 10:18 PM PDT

Nën patronazhin e kryeprokurorit të shtetit, do të organizohet në Prishtinë, java për të drejtat e viktimave të krimit. Në një njoftim për media, bëhet e ditur se me shënimin e kësaj jave, do të mbahet një konferencë me moton “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”. Konferenca do të jetë dyditore dhe do të mbahet më 17 tetor 2016, duke filluar nga ora 10:00 dhe më 18 tetor 2016, duke filluar nga ora 09:30  në Prishtinë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sh?nohet Java Nd?rkomb?tare e Shkopit t? Bardh?

Posted: 16 Oct 2016 10:11 PM PDT

Shoqata e të Verbërve të Kosovës sot organizon akademi solemne me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë”. Ky organizim mbështetet edhe  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Me këtë rast Shoqata e të Verbërve të Kosovës do të ndaj çmimin “Haxhi Leti” drejtorit të Muzeut Kosovës, Skender Boshtrakaj, për kontributin e dhënë për komunitetin e të verbërve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sot Dita Nd?rkomb?tare Kund?r Varf?ris?

Posted: 16 Oct 2016 10:10 PM PDT

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush do ta formoj? Qeverin? e re n? Mal t? Zi?

Posted: 16 Oct 2016 03:45 PM PDT

Partia Demokratike e Socialistëve e kryeministrit të deritanishëm malazias, Milo Gjukanoviq, pas fitores në zgjedhjet e së dielës, ku fituan 41.1 për qind të votave, apo 35 ulëse në Parlament, pretendon se tashmë i ka numrat e mjaftueshëm për te formuar edhe qeverinë e re. Por edhe Fronti Demokratik, grupacioni i dytë politik që të dielën morën 20.8 për qind të votave, apo përkthyer në mandate 18 sosh, thonë se i kanë numrat për ta formuar Qeverinë e re. Ka qenë Predrag Sekulic, që ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Malazez?t dhe serb?t e paguar me para ruse u mposht?n nga Gjukanoviqi pro-evropian”

Posted: 16 Oct 2016 03:13 PM PDT

Partia Liberal-demokratike e Çedomir Jovanoviqit i ka uruar sonte Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të kryeministrit Millo Gjukanoviq fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. “Suksesi i DPS-it është shumë i veçantë për orientimin euro-atlantik të Mali të Zi. Megjithë presionet e deritashme të nacionalistëve malazezë dhe serbë të paguar me para ruse, qytetarët e Mali të Zi nuk lejuan që edhe Mali i Zi të kthehet në vitet e 90-ta, të kthehet i tërë Mali i Zi”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E jasht?zakonshme: Shqiptar?t ia mund?sojn? fitoren Millo Gjukanoviqit

Posted: 16 Oct 2016 02:11 PM PDT

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi. Gjukanoviq ka siguruar 42 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS. Edhe pse kanë mbetur edhe pak vota për t’u numëruar, DPS-ja e Gjukanoviqit ka grumbulluar 41 për qind të votave ose 36 mandate, derisa Fronti Demokratik pro serb dhe pro rus, ka arritur të mbledh 20.4 për qind ose mandate. Parlamenti i Mali të Zi ka 81 deputetë, kurse për formimin e qeverisë duhet së paku 41 deputetë. E duket se Gjukanoviqin edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

P?r?arja e shqiptar?ve n? Mal t? Zi i nd?shkon ata, mbesin vet?m me nj? deputet

Posted: 16 Oct 2016 02:03 PM PDT

Pas numërimit të 77 për qind të votave, partia e Millo Gjukanovit, DPS, po shkon drejt fitores së sigurt, por pa fituar shumicën për të krijuar e vetme qeverinë e re. DPS-ja ka marrë 41.1 për qind të votave ose 36 mandate, derisa Fronti Demokratik 20.4 për qind, ose 18 mandate. Në anën tjetër, shqiptarët në fillim të numërimit të votave i kishin dy deputetë, mirëpo tash kanë mbetur vetëm me një. Bëhet fjalë për koalicionin Forca që ka grumbuluar 4500 vota ose 1.20 për qind, derisa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kthehet Viber-i dhe WhatsApp-i n? Mal t? Zi

Posted: 16 Oct 2016 01:05 PM PDT

Viber dhe WhatsApp janë duke punuar përsëri në Mal të Zi bën të ditur Agjencia për Komunikime Elektronike. Gjatë ditës këto dy aplikacione ishin ndaluar me vendim të agjencisë pasi që siç thuhet qytetarëve të Malit të Zi filluan t’u vinin porosi nga Britania e Madhe dhe Kina. Agjencia për komunikim elektronik në Mal të Zi kishte urdhëruar të gjithë operatorët telefonikë që të shkyç mundësinë e shfrytëzimit të aplikacionit Viber, WhatsApp dhe aplikacioneve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish shefi i xhandarm?ris? serbe operonte edhe n? Kosov?

Posted: 16 Oct 2016 12:58 PM PDT

Emri i Bratisllav Dikiqit i arrestuar sot në Podgoricë, si i dyshuar për sulme terroriste nuk është i panjohur në Kosovë. Ish- shefi i xhandarmërisë serbe kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe që po mbaheshin në Kosovë më 4 nëntor të vitit 2013.  Ai në atë kohë, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë serbe ishte akuzuar  nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.  Këto......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Edi Rama n? Serbi ruhej nga 2 000 polic?'

Posted: 16 Oct 2016 12:50 PM PDT

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij të zhvilluar në Serbi, ku mori pjesë në Forumin për Sigurinë dhe u takua me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë të qarta qëndrimet e Shqipërisë lidhur me Kosovën, teksa theksoi se mes dy vendeve duhet të ketë bashkëpunim ekonomik dhe se integrimi në BE është rruga e përbashkët e të dyja vendeve. Rama është parë teksa ruhej nga 2 000 forca të policisë. Gjithashtu, klima nuk ka qenë kaq e tensionuar nga dy vjet më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

?ka ndodhi q? n? Kosov? ra numri i atyre q? i bashkohen ISIS-it

Posted: 16 Oct 2016 12:38 PM PDT

Numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve. Sipas ekspertëve, kthesa vjen pas një goditjeje të qeverisë ndaj rekrutimit të ekstremistëve në Kosovë, një fushate edukimi për të treguar të këqijat e grupeve radikale, dhe një rënieje të thirrjeve për militantizëm nga Shteti Islamik. “Kosova......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Num?rimi i 29% t? vendvotimeve: Shqiptar?t n? Mal t? Zi sigurojn? 2 deputet?!

Posted: 16 Oct 2016 12:36 PM PDT

Pas numërimit të 29 për qind të vendvotimeve, dy koalicionet shqiptare qe garuan në zgjedhjet e sotme parlamentare në Mal të Zi, kanë marrë nga 1.20, respektivisht 1.10 të votave, që atyre ua siguron vetëm dy vende në parlamentin e ri malazez. Bëhet fjalë për koalicionin shqiptar “Forca” që ka marrë deri me tash 4 mijë e 700 vota ose 1.20 për qind dhe koalicionin tjetër “Me të vetmin qëllim” që ka marrë 4 mijë e 100 vota ose 1.10 për qind. Në anën tjetër, Lidhja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

U?K mund t? akuzohet p?r spastrim etnik , ja kush jan? komandant?t q? do t? akuzohen nga Gjykata Speciale

Posted: 16 Oct 2016 12:14 PM PDT

Emisioni Zona Express ka transmetuar sonte pjesën e parë të dokumentarit “Gjahu në UÇK”; ku janë transmetuar rrëfime dhe dëshmi se kush janë komandantët dhe për çfarë do të akuzohen ata nga Gjykata Speciale. Klikoni në këtë video për të kuptuar se pse disa komandantë të njohur të luftës mund të akuzohen me akuzën e rëndë të spastrimit etnik. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milaim Zeka ‘shuplak?’ Mulla Osmanit n? emision: Po ti bre hoxh? po shkon n?…

Posted: 16 Oct 2016 12:09 PM PDT

Këtë javë mysafirë në emisionin n’Kosovë Show, i cili transmetohet sonte nga ora 20:30, në televizionin First Channel është Sabri Fejzullahu, Milaim Zeka e Mulla Osmani nga Drenasi. Ja momenti i perplasjes se 1.15 minuta. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more