Skip to main content

Tirana Observer: “Dhuna ndaj libanezit, Crowford: Ngjarja, ndikim tek ardhja e investitorëve” plus 9 more

Tirana Observer: “Dhuna ndaj libanezit, Crowford: Ngjarja, ndikim tek ardhja e investitorëve” plus 9 more


Dhuna ndaj libanezit, Crowford: Ngjarja, ndikim tek ardhja e investitorëve

Posted: 25 Sep 2016 09:43 AM PDT

mark-crawfordDhoma Amerikane e Tregtisë bën apel për krijimin e një ambjenti më të sigurt për investitorët e huaj.Pas largimit të investitorit amerikano-libanez pas dhunës së ushtruar ndaj tij, Marc Crowford  shprehet se shqetësim është fakti se ky rast mund të ndikojë tek  ardhja e investitorëve të tjerë. Sipas Crowford, siguria është një ndër elementët më të rëndësishëm në thithjen e investimeve pas nivelit të taksave.

Biznesi amerikan në Shqipëri e sheh me shqetësim faktin e largimit të investitorit amerikano-libanez nga Shqipëria.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, shprehet se është e rëndësishme që të krijohet një ambjent i sigurt pasi kjo ngjarje mund të ndikojë tek investitorët që duan të vijnë në vend.

Marc Crowford thote se: "Duhet të krijojmë një imazh pozitiv për Shqipërinë dhe çdo gjë që na pengon ne të krijojmë një imazh pozitiv është shqetësim. Jo vetëm për ato 450 milion euro që do të humbasim tani, por dhe nëse krijohet një ftohje për sektorin. Nëse ai do të kishte realizuar projektin e tij me sukses do të ishte si një magnet për të tjerët. Do vinin dhe restorante, shërbime rreth e rrotull."

Siguria sipas Crowford është një ndër elementët më të rëndësishëm për investitoret pas nivelit të taksave. Ndërkohë që kërkon të zgjidhet edhe problemi i pronave.

"Kemi qenë konstant duke kërkuar të jemi konkurent me rajonin me taksat, por duhet siguri. Nëse kemi një taksë shumë të mirë apo taksë zero, por nëse nuk kemi imazh pozitiv në siguri nuk vinë investitorët. Shqipëria nuk është vendi i vetëm në botë që ka bregdet," tha me tej Marc Crowford.

Edhe Shoqata e Investitorëve të huaj si dhe biznesi vendas i kanë  kërkuar Qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla, ndërsa shpresojnë që reforma në drejtësi të zgjidhë disa probleme, si në çështjet e korrupsionit administrativ dhe pronësisë.

Monika Lubonja bën një deklaratë tronditëse për aktoren e Teatrit të Kukullave

Posted: 25 Sep 2016 09:19 AM PDT

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja ka bërë një deklaratë aspak të hijshme gjatë emisionit "Zonë e Lirë". E ngacmuar nga Arjan Çani se cilin koleg do të donte "të zhdukte nga qarkullimi" në një tjetër jete, ajo përmendi emrin e një aktorjeje të Teatrit të Kukullave. Nderkohe moderatorja Fiori Dardha, ish-prezantuese e 'Fiks Fare' e ka cilësuar kete deklaratë të papërgjegjshme të një titullareje insititucioni publik.screenshot_8-24

Pjesë e intervistës te "Zonë e Lirë":

Monika Lubonja, në një jetë tjetër, cilën nga koleget e tua do doje ta zhdukje nga qarkullimi?

Ah sa kam unë, po… Ata që janë intrigantë dhe mosmirënjohës.

Kjo s'do të thotë asgjë. Është një gjë e drunjtë që e përdorin politikanët…

Jo, jo, s'ka lidhje. Lëri politikanët, se nuk marr vesh fare nga politika. Ta them një emër. Ta marr guximin ta them një emër? Lëre se s'po e them se do më hidhen se i kam dhe në punë. E kuptojnë vetë ata.

A janë njerëz të panjohur?

Jo, janë njerëz të njohur. Unë flas për njerëz të njohur publikisht.

Thuaje, thuaje…

Ta them? Shegushe Bebeti.

Një sekondë tani, ky është emër i dëgjuar për mua. Po kjo zonja është aktore tek Teatri i Kukullave. Dale një sekondë tani, ti je drejtoreshë, pse nuk e heq?

Nuk e heq, sepse është "Mjeshtre e Madhe e Punës".

Po ndërkohë ti nuk e do?

Unë mund të mos e dua, por është aktore e mirë. Do luajë, do interpretojë. Nuk ka rëndësi.

Statusi i Fiori Dardhës:

"Pyetjes se cilën kolege do të doje të zhdukje nga qarkullimi, një drejtoreshe/artiste e një instucioni shtetëror i përgjigjet duke artikuluar emrin e vartëses se saj. Nuk po diskutoj fare faktin që vartësja e saj është një artiste e madhe, e vlerësuar me çmimet më të mëdha artistike e profesionale në vend, por jam e skandalizuar nga deklarata totalisht e papërgjegjshme e kësaj drejtoreshe.

Këtu nuk flitet për marrëdhënie njerëzore, por institucionale. Ata LART arrijnë ta kuptojnë se sa e rrezikuar është kjo vartëse që është e detyruar të durojë edhe të tilla deklarata publikisht? Arrijnë ta kuptojne se ç'dhunë psikologjike mund të ushtrohet mbi këtë artiste? Arrijnë të kuptojnë së ç'mund t'i bëjë kjo drejtoreshë e mllefosur çdo ditë? Tmerr! Ku jetojmë!"

Reagimi i Shegushe Bebetit:1

"Fiori të falenderoj për vlerësimin e dashur. Të them të drejten nuk jam aspak e frikësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të titullares, sepse unë e kam bërë karrierën me talent, përkushtim dhe punë të palodhur.

Edhe pse për momentin shtanga kur ma thanë, pasi e pashë në ritransmetim, thashë me vete që Zoti i rregullon gjërat me dorë.

Duhej të dilte publikisht që publiku ta njoh  dhe ta kuptojë se kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, "Teatrin e Kukullave". Mjerim"

Ushqimet që duhet të konsumojmë në dimër

Posted: 25 Sep 2016 09:05 AM PDT

1825225_1437743253-600x356Duke shtuar në dietën tuaj ushqime të caktuara, ju do ta ndihmoni veten ta kaloni stinën e ftohtë të dimrit pa stres.

Studiuesit e Washington University" kanë renditur disa super ushqime për shëndetin, të cilat na ndihmojmë të pushojmë më mirë si dhe mposhtim ankthin.

Sipas tyre, ushqimet më të preferuara për këtë stinë janë buka integrale (e përbërë me drithëra të plota), çaji i ngrohtë, çokollata e zezë, frutat arrore (p.sh. bajamet), si dhe ushqimet e pasura me vitaminë C, siç janë agrumet. Sigurisht nuk duhet harruar përfshirja në menu e peshkut, pastaj karotave, selino dhe sa më shumë ujë.

Të gjitha këto ushqime veç që ofrojnë lëndë të ndryshme ushqyese që janë të dobishme për këtë stinë, po ashtu krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe ulin ankthin. Ato ulin dëshirën për të ngrënë më shumë, e cila shtohet në këto ditë të ftohta kur ne qëndrojmë më shumë mbyllur dhe merremi me më pak aktivitete fizike.

Ushqimet e përmendura më lartë ruajnë edhe nivelet normale të sheqerit në gjak dhe rritin nivelin e serotoninën, hormonit i cili është i lidhur me ndjenjë pozitive.

Komunikimi i javës,Rama: Raundi i parë i regjistrimeve në Universitete, ishte një sukses

Posted: 25 Sep 2016 08:52 AM PDT

rama-25Komunikimin javor për këtë të diel me ndjekësit e tij në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta fokusojë tek problematika që patën maturantët në fazën e parë të regjistrimit në Universitet.

Për Ramën e gjithë zhurma dhe konfuzioni u orkestrua nga opozita për qëllime të saj politike. Fajtore në këtë mes gjen dhe median, kryesisht atë online, që sipas Ramës u bë pjesë e manipulimit me ose pa dashje.

Duke e cilësuar një sukses mbylljen e fazës së parë të pranimit në Universitete, Kryeministri thotë se Universitetet publike kanë edhe 19 500 kuota të lira në dispozicion të maturantëve për fazën e dytë.

Deklarata e Rames

"Është mbyllur raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrimeve në Universitete, një sukses mu ashtu siç e kemi paraparë në reformën në arsim, siç e kemi përgatitur me plan zbatimin e  reformës për këtë fillim vit akademik dhe siç e kemi shpjeguar gjatë kësaj periudhe ku ca për shkak të risisë së madhe që solli ky ndryshim dhe ca më shumë fatkeqësish për shkak të politikës që u përfshi për të nxjerrë një përfitim nga turbullira e shkaktuar prej shkundjes me themel të sistemit të vjetër, u krijua një ndjesi frike dhe konfuzioni tek shumë maturantë dhe prindër.

Mbyllja e raundit të parë tregon qartë si drita e diellit se pas plot çerek shekulli batërdi në dëm të meritës, transparencës dhe natyrisht të ardhmes së të rinjve dhe të vetë vendit, reforma jonë çel një epokë të re.Pikërisht për meritën, transparencën dhe gjeneratën tjetër.U dha më të mirëve të drejtën e mohuar prej 25 vjetësh që të jenë ata që të zgjedhin të parët dhe të tjerëve u thamë hapur që duhet të prisni që ata që e meritojnë të parë, të bëjnë zgjedhjen e tyre.Por i garantuam se asnjëri që e meriton nuk do të mbetet pa hyrë në Universitet.

Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe mu ashtu siç i garantuam të gjithë të tjerët, jo vetëm nuk i zunë të gjitha vendet por kanë zënë vetëm ¼ e tyre. Konkretisht pas raundit të parë janë regjistruar 7152 maturantë, ndër të cilët 5540 në Universitetet publike ku mbeten të lira 19 500 kuota të tjera në dispozicion të të gjithë atyre që do të hyjnë në raundin e dytë. Pra e gjithë frika ishte e paarsyeshme, e gjithë zhurma ishte e nxitur politikisht dhe i gjithë konfuzioni ishte thjesht një moment kalimtar. Mund të kishte qenë shumë më i lehtë për maturantët dhe prindërit e tyre nëse opozita nuk do të kishte synuar manipulimin e tyre për qëllimet e saj dhe nëse pjesa më e madhe e mediave, sidomos online nuk do të ishin bërë me ose pa dashje pjesë e këtij manipulimi të ulët.

7152 maturantë që sot janë zyrtarisht studentë të vitit të parë me degën që kanë zgjedhur me të drejtë dhe meritë të plotë ajën dëshmi e gjallë e një ndarje historike me të shkuarën e errët të Universitetit. Nuk i ndaj në të nënës dhe të njerkës ata 5540 që janë tanimë student të Universitetit publik nga ata që janë studentë të Universiteteve private, sepse ata janë njësoj, fëmijë të Shqipërisë dhe jam krenar që me reformën tonë kemi garantuar nga njëra anë konkurencë, transparencë, meritë në hyrjen e Universitetit publik, nga ana tjetër përgjegjshmëri publike dhe morale në hyrjen në  Universitetet private.

Taksa “e fshehtë”, 10 euro për çdo person që kalon kufirin

Posted: 25 Sep 2016 08:18 AM PDT

rinas-aeroporti-800x393Në kostot që paguajnë shqiptarët për të fluturuar, një vend te rëndësishëm zënë edhe tarifat që ka vendosur shteti. Një prej tyre është taksa 10 euro që jep çdo person, për të kaluar kufirin, një detyrim ky, i cili zbatohet vetëm ne Shqipëri.

Për ekspertet e fushës është qeveria ajo e cila duhet te japë shembullin e pare te uljes se këtyre kostove, duke hequr taksen 10 euro, e me pas t'i kërkohet koncesionarit të Rinasit, të bëjë të njëjtën gje.

Nëse do t'u referohemi te dhënave, nga 1,8 milion pasagjere qe kane përdoruar aeroportin "Nene Tereza" ne vitin 2015, janë plote 18 milion euro qe buxheti përfiton, para te mjaftueshme për te vene ne pune aeroportin e Kukësit.

Por duket se qeveria, nuk e ka ne plan te rishikoje këtë takse, edhe pse nder vite është premtuar heqja e saj. Ndërkohe qe nje detyrim i tille, nuk paguhet per pasagjeret qe zgjedhin te udhëtojnë me transport detar apo me makine. Këto kosto se bashku edhe me ato qe ofron kompania koncesionare kane qene pengesa kryesore qe ne Shqipëri, nuk kemi kompani fluturim "low cost".  V+

Çani nuk gjen rehat me asistentet, ja kush është “Sofia” e re

Posted: 25 Sep 2016 08:12 AM PDT

11026791_873567346024136_1234692701663153514_n 11102681_810651542315717_8998905211091762890_n 11350569_837013076346230_6492764468662858761_n 10612939_908017525912451_7563581124711581350_nDuket se Çani nuk po bie 'rehat' me 'Sofinë' e emisionit të tij "Zonë e Lirë". Edhe këtë edicion 'Sofia' ka ndryshuar fytyrë. Vajza e re 'Sofi' është bionde, si të gjitha 'Sofitë' e tjera. Ajo quhet Lori Danaj dhe është modele. Me sa duket, moderatori nuk ka qenë komod me asistenten e tij të parë dhe është detyruar ta ndryshojë. Ashtu si edhe vetë Çani, edhe ne shpresojmë që kjo Sofi t'ia fitojë zemrën Arian Çanit dhe ta shikojmë gjatë çdo të premteje mbrëma.

 

Rusët e akuzuar për trafik organesh hapin klinikë në Tiranë

Posted: 25 Sep 2016 08:02 AM PDT

kullatNjë shtetas rus i akuzuar për trafikim të organeve në Izrael, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014 nga një tjetër shtetas rus.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekustro preventive të llogarive bankare të klinikës "A New Life 4U" sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske.

Nga monitorimi i vazhdueshëm rezulton se në llogarinë e shoqërisë "A News Life 4U" sh.p.k. ka mbërritur një transfertë në vlerën e rreth 40 mijë dollarëve me përshkrimin "faturë 2001 shërbime mjekësore" nga shteti i Izraelit e më konkretisht nga shtetasi, Boris Igor Volfman.

Sipas Prokurorisë ky shtetas rezulton i përfshirë në transplantimin ilegal të organeve. Nga verifikimet e bëra ky shtetas ka llogari bankare në një tjetër bankë "të nivelit të dytë në Tiranë, në emër të kompanive që ai zotëron, konkretisht shoqëritë "Justsavelife" dhe "A.V.S. Investment Group".

Po kështu transaksione rezultojnë të jenë kryer edhe me shtetasin Renato Mezini, i cili rezulton se në muajin Janar 2010 është ndaluar nga autoritetet italiane në Pescara si pjesë e një bande që trafikonte lëndë narkotike.

Sipas Prokurorisë nisur nga të dhënat e siguruara, konkretisht përfshirja e shtetasit Robert Shpolinske në transaksione me shtetasit e tjerë e për të cilët ka të dhëna në përfshirjen e tyre në aktivitete të jashtëligjshme atëherë ka dyshime të bazuara në prova se pasuria e luajtshme në emër të shtetasit Robert Shpolinske janë rezultat i këtij aktiviteti kriminal.

Klinika ishte hapur që prej vitit 2014 në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, tek kullat binjake, në një apartament. Me objektiv fushën e turizmit mjekësor, gjithë shërbimet administrative dhe shoqëruese për turizëm mjekësor me sferë kryesore të veprimtarisë transplantimin e organeve.

Dy shtetasit e huaj po hetohen nga Prokuroria për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale."

Erdogan ‘urdhëroi’ anulimin e koncesiont të Rrugës së Kombit, zbardhet letra

Posted: 25 Sep 2016 07:40 AM PDT

Zbardhet e vërteta e anulimit të koncesionit për mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës. Ky koncesion është anuluar pas një letre të qeverisë turke për qeverinë shqiptare.

Anulimi ka ndodhur më 7 shtator, mirëpo "Top-Channel" disponon të plotë një letër të Erdogan që është dërguar kohë më parë për qeverinë shqiptare, se firma turke "Vendeka Bigli" ishte e lidhur me Fetullah Gylen.

Letra është pa vulë dhe pa firmë, por që Top-Channel e disponon me burime të sigurta, se ajo është dërguar nga Erdogan.

Në një intervistë për Top Channel në muajin gusht, ambasadori turk Hidajet Bajraktar deklaroi se Ankaraja priste nga qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Fethullah Gulen në Shqipëri.

Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Top Channel ka mësuar pak kohë më parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk u ka dorëzuar autoriteteve shtetërore qendrore një dokument "non paper", pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që "Vendeka" kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria.

Thuhet se qeveria shqiptare i ka rezistuar këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të rëndësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi.

Por duket se akuzat për firmën "Vendeka" kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.

Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të "Vendeka Bilgi Teknolojieri", Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij "FETO", të cilësuar si terroriste nga ky dokument.

I njëjti dokument, dorëzuar autoriteteve shqiptare, citon emrin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të "Vendeka"-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.

Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë që disponohet nga Top Channel është për Husein Kizmaz, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën "Vendeka", i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat, me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës "FETO" të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.

Bëhet fjalë për ngjarjet e 17 dhjetoit 2013, ose ajo që nga Erdogan është cilësuar si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dhjetëra zyrtarë, ministra, djem ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuan apo hetuan lidhur me një shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz. Sipas letrës, edhe pronari i "Vendeka"-s, pas këtyre ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin "Hacetepe" në Ankara.

Ajo që ka ndodhur menjëherë pasi kjo letër denoncuese e shtetit turk për firmën "Vendeka", që kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, dihet. Tenderi u anulua dhe zyrtarisht iu gjetën shkelje të mëdha, ndaj dhe ai iu dha një konsorciumi tjetër shqiptar.

Tenderi ishte akti i parë publik që anulohej pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Haxhinasto, por burimet i thanë Top Channel se dy ngjarjet kanë pak, ose aspak lidhje. Lidhja e vetme është mes letrës së Ankarasë dorëzuar autoriteteve shqiptare, si dhe akti i parë i suksesshëm i asaj që mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.

Grushti i shtetit në Turqi në korrikun e shkuar, duket se me kalimin e muajve nuk po e shuan, por forcon armiqësinë e presidentit Erdogan, me kundërshtarin që ai e akuzon si autor të puçit, Fethullah Gulen. Udhëheqësi fetar, përveç kërkesës së drejtpërdrejtë për ekstradim Uashingtonit, po përballet me goditjen e interesave të njerëzve të tij kudo në botë. Përjashtim duket se nuk ka bërë as Shqipëria./TCH

Fëmijët e Joli-Pitt, flasin dadot: Janë të çmendur, mbajnë thika dhe nuk mësojnë

Posted: 25 Sep 2016 07:34 AM PDT

38b5a27c00000578-3805833-image-a-4_1474749911788 389d02da00000578-3798712-image-a-46_1474396788562 c_2_fotogallery_3005140_1_image-2Zbulohen fakte të reja, që flasim për një nga divorcet më të famshme në botë, atë të Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ato që kanë folur së fundmi për këtë janë dadot e gjashtë fëmijëve të çiftit shkruan Daily Mail.

Një nga detajet që kanë zbuluar ato është një thikë që djali i tyre i adoptuar ka marrë si dhuratë kur mbushi 7 vjeç. Midis dy aktorëve më i rrepti ka qenë Brad, por njëra nga dadot ka treguar, së në shtëpi është një kaos i madh dhe se të dy prindërit nuk kanë asnjë kontroll ndaj fëmijëve.

Ato kanë thënë se fëmijët e çiftit nuk shkojnë rregullisht në shkollë dhe vrapojnë e ulërasin nëpër shtëpi në çdo orë të ditës apo natës. Në shtëpinë e Jolie-Pitt punojnë një "ushtri" me dado. Për një periudhë kohe ato ishin 6, secila kujdesej për një fëmijë.

E para gjë që kanë treguar ato është se Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox e Vivienne, shkojnë rrallë në shkollë e nuk kanë pasur kurrë një frekuentim të rregullt. Ndërsa një – ish-dado ka thënë se dy djemtë më të mëdhenj, kanë një karakter shumë të keq. Ndërsa vajza Shiloh, e cila tani është 10 vjeçe, dëshironte të vishej si djalë që kur ishte 3 vjeçe e gjysmë, dhe e quan veten John.

Djali i madh Maddox kur ishte 9 vjeç ka pirë verë dhe i ka dhënë makinës brenda rezidencës së familjes."Nëna ime ma bleu një dhuratë të tillë ku isha 11- 12 vjeçe, ndaj dhe unë mora një për Maddox", shpjegoi aktorja pas dhuratës domethënë thikës, që i bëri të birit, Maddox.

Aktorja amerikane Angelina Jolie disa ditë më parë i paraqiti kërkesën e divorcit bashkëshortit të saj, Brad Pitt, dhe tashme cdo dite po flitet per ta…

 

FOTOLAJM/ Gjesti i kamerierit shqiptar i përlot të gjithë, ushqen klientin e sëmurë

Posted: 25 Sep 2016 07:23 AM PDT

11148405_1070234159676714_2125594456972726664_nPak kohë më parë u bë hit fotografia e një kamerieri të huaj, i cili po ushqente një klient me aftësi të kufizuara. Të gjithë folën për atë kamerier, e vlerësuan dhe uruan më të mirën për të. Mirëpo, kur një gjest të tillë e bën një kamerier shqiptar, krenaria është më e madhe. Laurim Selmani është djali nga Tetova, i cili punon kamerier në një lokal. Ditën e djeshme ai pati një klient shumë të veçantë, Qamilin, një burrë me aftësi të kufizuara. Por problemi i tij nuk e kufizoi të konsumonte një ëmbëlsirë në lokal, pasi kamerier Laurimi u tregua i gatshëm ta ushqente. Të gjithë klientët janë emocionuar nga gjesti i tij dhe nuk kanë nguruar ta fotografojnë.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more