“Studimi i ri: Duhani e dëmton përgjithmonë ADN-në njerëzore” plus 1 more Shëndetësia |
Studimi i ri: Duhani e dëmton përgjithmonë ADN-në njerëzore Posted: 23 Sep 2016 02:33 PM PDT Një studim ka zbuluar se pirja e duhanit mund ta dëmtojë ADN-në përgjithmonë, duke i ndryshuar 7,000 gjene të cilat kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve që ndërlidhen me konsumimin e duhanit. Shumica e dëmeve mund të shërohen përgjatë kohës, por disa janë krejtësisht të pashërueshme. Studimi i publikuar të martën ka treguar se duhani i lë "gjurmët" e veta në gjenome përmes metilacionit, proces ku qelizat e kontrollojnë shprehjen e gjeneve, transmeton Telegrafi. Hulumtuesit besojnë se ky proces mund të zbulojë historinë e individit me duhanin dhe ndihmon në identifikimin e targeteve potenciale për terapi. "Këto rezultate janë të rëndësishme sepse metilacioni – si mekanizëm i rregullimit të shprehjes së gjeneve – ndikon në atë se cilat gjene duhet të aktivizohen, gjë që ka implikime për zhvillimin e sëmundjeve që ndërlidhen me pirjen e duhanit", thotë Stephanie J. London, autore dhe zëvendësdrejtore e Epidemiology Branch. Ky zbulim është i rëndësishëm sepse edhe pasi që dikush të ketë ndaluar konsumimin e duhanit, ne prapë do të kemi mundësi t'i shohim efektet e duhanit në ADN-në e tyre. Sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afër 40 milionë të rritur në SHBA konsumojnë cigare. Duhani është përgjegjës për një në pesë vdekje të njerëzve, ose afërsisht 480,000 vdekjeve në vit vetëm në SHBA. /Telegrafi/ The post Studimi i ri: Duhani e dëmton përgjithmonë ADN-në njerëzore appeared first on Telegrafi. |
Shkencëtarët në Amsterdam sapo kanë shkatërruar kancerin për vetëm 11 ditë, pa kimioterapi Posted: 23 Sep 2016 05:50 AM PDT Secila ditë ku një studim tregon potencial për gjetjen e ilaçit kundër kancerit është ditë e mirë, dhe shkencëtarët në Evropë sapo mund të kenë zbuluar shërimin e kancerit në gji – kanceri më i zakonshëm tek gratë, ku një në 8 gra amerikane do ta zhvillojnë këtë sëmundje gjatë jetës së tyre. Hulumtimet janë prezantuar nga profesori Nigel Bundred në Amsterdam dhe është zbuluar se kanë testuar efektivitetin e ilaçeve të njohura si Herceptin (trastuzmab) dhe Lapatinib, transmeton Telegrafi. Këto ilaçe veçse përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë ku ato janë kombinuar së bashku dhe janë përdorur para kirurgjisë dhe kimioterapisë. Shkencëtarët kanë zbuluar se janë të aftë t'i eliminojnë disa lloje të kancerit të gjirit për vetëm 11 ditë. Ata kishin pasur synim t'i përdorin ilaçet në fjalë për të luftuar proteinën e quajtur HER2, e cila ndikon në rritjen dhe divizionin e qelizave të kancerit. Ndër gjërat më të mira të këtij tretmani është fakti se e eliminon nevojën për kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjike. Edhe efektet e përkohshme anësore si rënia e flokëve, vjelljet dhe lodhja shmangen, duke e bërë këtë tretman të ketë më pak ndikim në trup. Rezultatet e studimit kanë qenë me të vërtetë pozitive dhe ky është hap i madh drejt luftimit të njërës nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. /Telegrafi/ The post Shkencëtarët në Amsterdam sapo kanë shkatërruar kancerin për vetëm 11 ditë, pa kimioterapi appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Shendetesi Lajme – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: