Skip to main content

Mjekët po braktisin Kosovën

 

 

Shumë mantelbardhë nga Kosova po i japin fund kontratës së punës duke kërkuar punësim jashtë vendit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani rreth 400 mjekë dhe infermierë nga Kosova,  janë larguar nga vendi dhe po ushtrojnë profesionin në vendet e Evropës.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se interesimi për të punuar jashtë vendit në sektorin shëndetësor po shënon rritje. Për shumë infermierë nga Kosova, pikë referimi është Gjermania. Shumë nga ta kanë gjetur vend pune në institucionet publike shëndetësore të këtij vendi.

Njëra nga të interesuarat, njëherësh studente e infermierisë, tregon arsyet pse do ta lëshojë Kosovën.
“Arsyeja pse kemi ardhur të studiojmë në “Qeap Hemirer” është që të shkojmë të punojmë jashtë, kjo ka qenë edhe arsyeja e ime dhe e shumë kolegeve të mia. Për shkak të pagës dhe mungesës se vendeve të punës që ofron Kosova”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku,  i ka thënë Radio Kosovës se aktualisht në vendet e BE-së ka një numër të  madh të punëtorëve shëndetësorë.

Por,  Sadiku  po  shpreson se ata do të kthehen prapë në vendin e origjinës dhe eksperiencën e tyre ta bartin në Kosovë.

Ndërsa këtë javë në Kosovë u inaugurua Programi Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, të organizuar nga “Qeap-Heimerer”,i  cili ofron  punësim për 250 infermierë të rinj nga Kosova në Gjermani.

Ky program për Ministrin e  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është një imazh i mirë për Kosovën. Sipas tij, këtë herë kosovarët nuk po shkojnë si azilkërkues, por si profesionistë shëndetësorë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more