Skip to main content

“Kryeministri i Hungarisë sugjeron ngritjen e një qyteti refugjatësh në Libi” plus 5 more Lajmet

“Kryeministri i Hungarisë sugjeron ngritjen e një qyteti refugjatësh në Libi” plus 5 more Lajmet


Kryeministri i Hungarisë sugjeron ngritjen e një qyteti refugjatësh në Libi

Posted: 25 Sep 2016 12:27 PM PDT

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka theksuar se Bashkimi Europian duhet të ngrejë një qytet gjigand të refugjatëve në bregdetin e Libisë.

Orban, i cili ka një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, sugjeroi që një qeveri e re e Libisë të drejtojë këtë kamp. Këto komente ai i bëri në samitin e Vjenës, ku morën pjesë lider të Europës dhe Ballkanit.

Kryeministri i Hungarisë i ka mbyllur kufijtë e shtetit që ai drejton me tela, ka vënë policë roje, madje edhe qenë-rojë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve. Ndër të tjera ai deklaroi se BE duhet të rimarrë kontrollin e plotë të kufijve të saj të jashtëm. Libia është përfshirë nga kaosi që pas kryengritjes së vitit 2011.

25 shtator 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Kryeministri i Hungarisë sugjeron ngritjen e një qyteti refugjatësh në Libi appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Derbi Partizani-Tirana, mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë

Posted: 25 Sep 2016 11:08 AM PDT

Ka përfunduar në barazim pa gola në "Elbasan Arena" pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga dy tifozëritë, të cilat në këtë takim kanë zgjedhur të vendosen pas portave.

Në tribunën VIP nuk mungojnë as politikanët. Braçe e Klosi janë duke e ndjekur derbin pranë njëri tjetrit.

Duhet të vinte minuta e 14 e ndeshjes për të pasur rastin e parë të rrezikshëm. Një prej lojtarëve të Partizanit goditi fort nga distanca, por portieri Lika i Tiranës reagoi bukur duke e dërguar topin në këndore.

Në minutën e 31-të, Tirana i pati të gjitha mundësitë të kalonte në avantazh me anë të Merveille, por futbollisti hezitoi të godiste në momentet e fundit kur ishte i vetëm me portierin Hoxha.

Një mundësi i artë për Torasën, dy minuta para fundit. Por edhe këtë herë lojtari nuk është treguar i saktë para Likës.

Formacionet e dy skuadrave

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Bertoni, Vila, Trashi, Batha, Torasa, Ekuban

Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Daja, Merveille, Moises, Edeh.

25 shtator 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Derbi Partizani-Tirana, mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

“Vendeka”, “vendetta” e Erdogan? Letra e Ankarasë për Qeverinë…

Posted: 25 Sep 2016 10:41 AM PDT

Në një intervistë për Top Channel në muajin gusht, ambasadori turk Hidayet Bayraktar deklaroi se Ankaraja priste nga qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Fethullah Gulen në Shqipëri.

Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Top Channel ka mësuar pak kohë më parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk iu ka dorëzuar autoriteteve shtetërore qendrore një dokument "non paper", pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që "Vendeka" kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria.

Thuhet se qeveria shqiptare i ka rezistuar këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të rëndësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi.

Por duket se akuzat për firmën "Vendeka" kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.

Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të "Vendeka Bilgi Teknolojieri", Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij "FETO", të cilësuar si terroriste nga ky dokument.

I njëjti dokument, dorëzuar autoriteteve shqiptare, citon emrin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të "Vendeka"-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.

Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë që disponohet nga Top Channel është për Husein Kizmaz, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën "Vendeka", i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat, me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës "FETO" të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.

Bëhet fjalë për ngjarjet e 17 dhjetoit 2013, ose ajo që nga Erdogan është cilësuar si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dhjetëra zyrtarë, ministra, djem ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuan apo hetuan lidhur me një shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz. Sipas letrës, edhe pronari i "Vendeka"-s, pas këtyre ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin "Hacetepe" në Ankara.

Ajo që ka ndodhur menjëherë pasi kjo letër denoncuese e shtetit turk për firmën "Vendeka", që kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, dihet. Tenderi u anulua dhe zyrtarisht iu gjetën shkelje të mëdha, ndaj dhe ai iu dha një konsorciumi tjetër shqiptar.

Tenderi ishte akti i parë publik që anulohej pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Haxhinasto, por burimet i thanë Top Channel se dy ngjarjet kanë pak, ose aspak lidhje. Lidhja e vetme është mes letrës së Ankarasë dorëzuar autoriteteve shqiptare, si dhe akti i parë i suksesshëm i asaj që mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.

Grushti i shtetit në Turqi në korrikun e shkuar, duket se me kalimin e muajve nuk po e shuan, por forcon armiqësinë e presidentit Erdogan, me kundërshtarin që ai e akuzon si autor të puçit, Fethullah Gulen. Udhëheqësi fetar, përveç kërkesës së drejtpërdrejtë për ekstradim Uashingtonit, po përballet me goditjen e interesave të njerëzve të tij kudo në botë. Përjashtim duket se nuk ka bërë as Shqipëria.

25 shtator 2016 (Stilografi.com) T.CH

Keni lexuar: " "Vendeka", "vendetta" e Erdogan? Letra e Ankarasë për Qeverinë… appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Refugjatët, Merkel: Gjermania ka bërë mjaftueshëm, vendet e tjera të BE-së të hapin dyert

Posted: 25 Sep 2016 09:58 AM PDT

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se shteti i saj ka bërë mjaftueshëm për emigrantët dhe tashmë është detyrë e vendeve të tjera të Bashkimit Europian që të hapin dyert për ta. Merkel theksoi se vendet e BE-së duhet të pranojë refugjatët për të ulur numrin e emigrantëve që kanë ngecur në juglindje të vendeve të Bllokut.

Duke folur nga një takim i mbajtur në Vjenë kancelarja pohoi: "Shumë refugjatë kanë mbërritur në Europë dhe vendet e tjera të BE-së duhet të bëjnë më shumë për ta".

Merkel, e cila u hapi dyert rreth 1.1 milionë refugjatëve vitin e shkuar tha se duhet të inkurajohen edhe vendet e tjera që të pranojnë refugjatë.

25 shtator 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Refugjatët, Merkel: Gjermania ka bërë mjaftueshëm, vendet e tjera të BE-së të hapin dyert appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Derbi Partizani-Tirana, policia “blindon” Elbasanin

Posted: 25 Sep 2016 09:07 AM PDT

Me qindra efektivë të policisë kanë blinduar qytetin e Elbasanit në prag të derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana, i cili për herë të parë në histori do të luhet jashtë Tiranës, në Elbasan.

Forca të shumta të policisë janë vendosur rreth stadiumit "Elbasan Arena", ndërsa situata paraqitet e qetë në prag derbi.

Qindra tifozë, si të Partizanit, ashtu edhe të Tiranës, me rreth 50 autobusë janë nisur drejt "Elbasan Arena"-s, për të mbështetur skuadrat e tyre.

Policia kërkon nga ana e tifozëve që të jenë të pajisur përveç biletës edhe me kartë identiteti, ndërsa do të ndalojë hyrjen në stadium të sendeve të forta, shishe, fishekzjarre dhe monedha e metale të çdo lloji.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të nisë në orë orën 19:00.

25 shtator 2016 (Stilografi.com) T.CH

Keni lexuar: " Derbi Partizani-Tirana, policia "blindon" Elbasanin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Sulmi në Siri, sekretari britanik: Rusia mund të ketë kryer krim lufte

Posted: 25 Sep 2016 07:59 AM PDT

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson kritikoi Rusinë duke e akuzuar se e ka bërë edhe më të tmerrshëm konfliktin e brendshëm në Siri. Ai tha se po përballen me një stituatë tragjike në Aleppo dhe se qyteti po bombardohet në mënyrë barbare.

"Regjimi i Putin nuk i zgjat vetëm pistoletën Assad, por Putin në të njëjtën kohë shkrep edhe pistoletën. Duhet të verifikojmë nëse ka pasur apo jo goditje të qëllimtë, edhe pse dihej fare mirë se cilët ishin civilët e pafajshëm në shënjestër. Ky është krim lufte", tha Johnson për BBC.

18 kamionë dhe një depo u shkatërruan nga sulmi i së hënës, ku humbën jetën 20 vetë. Rusia mohoi çdo përgjegjësi, duke ua faturuar sulmin rebelëve apo edhe ndonjë "drone"-i amerikan. Shtetet e Bashkuara reaguan pas ngjarjes, duke thënë se në goditjen e autokolonës ishin përfshirë dy avionë rusë.

25 shtator 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Sulmi në Siri, sekretari britanik: Rusia mund të ketë kryer krim lufte appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more