Skip to main content

“Koci: Specialen e sollëm vetë (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Koci: Specialen e sollëm vetë (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Koci: Specialen e sollëm vetë (Video)

Posted: 24 Sep 2016 02:08 PM PDT

Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk mund të fajësohet as UNMIK-u e as EULEX-i për krijimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, kjo gjykatë është rezultat i mungesës së një politike të mençur.

"Ne nuk kemi bërë asgjë për të ndjekur krimet që supozohet që janë kryer nga shqiptarët. Serbia është treguar më e mençur. Ka bërë disa procese të rrejshme por në aspektin ndërkombëtarë ka përfituar", ka thënë Avokati Koci në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit.

Sipas tij, Gjykata Speciale është diskriminuese vespe do të merret vetëm me krimet që supozohen se janë kryer nga shqiptarët. Ndërsa, shton se UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë kryer punën e tyre.

Të dy këto misione, sipas Kocit, do të ishin më të suksesshme sikur të kishin më shumë komunikim dhe bashkëpunim me vendësit. Ndryshe, për rrethanat në të cilat kanë funksionuar, thotë se që të dy misionet kanë qenë të suksesshme.

Koci megjithatë shprehet se Tribunali i Hagës ka qenë gjykata më e mirë për të akuzuarit potencial. /Telegrafi/

The post Koci: Specialen e sollëm vetë (Video) appeared first on Telegrafi.

Sali Berisha thotë se shtëpia e tij në Tropojë ishte bazë e UÇK-së

Posted: 24 Sep 2016 02:04 PM PDT

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se shtëpia e tij në Tropojë, prej nga edhe ai ka prejardhjen, është vënë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë në TV Klan, Berisha tha se shtëpia e tij është dëmtuar nga predhat e ushtrisë serbe.

Berisha restauron shtëpinë ku lindi, ja si duket kulla në Viçidol Berisha restauron shtëpinë ku lindi, ja si duket kulla në Viçidol

Ish-kryeministri shqiptar tha se nuk e ka ndërmend që shtëpinë e tij ta shndërrojë në muze, por se është duke planifikuar që ta rrënojë ose rindërtojë.

"Ajo ose duhet rrafshuar fare ose duhej rindërtuar. Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK-së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127-she sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash ndaj edhe ajo shpëtoi", tha Berisha.

The post Sali Berisha thotë se shtëpia e tij në Tropojë ishte bazë e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Arianit Koci, tash në “Personale” të TV Dukagjinit: Specialja është diskrimunese (Live)

Posted: 24 Sep 2016 01:38 PM PDT

Gjykata Speciale është diskriminuese, sepse do të merret vetëm me krimet që supozohen se janë kryer nga shqiptarët, ka thënë avokati Arianit Koci, në një intervistë në emisionin "Personale që po transmetohet tash në TV Dukagjini. Ai ka folur për rrethanat që kanë quar deri në krijimin e kësaj gjykatë.

Djali i kompozitorit Akil Koci dhe këngëtares Xhejlane Broqi tregon si asnjëherë më parë se si është jeta e të qënit djali i një çifti që i takon besimeve të ndryshme – katolike dhe myslimane.

Në të njëjtën intervistë, Koci flet për dashurinë e tij për qentë, ambiciet e tij politike, si dhe si vlerëson liderët e partive aktuale.

Për më shumë, ndiqeni intervistën. /Telegrafi/

The post Arianit Koci, tash në "Personale" të TV Dukagjinit: Specialja është diskrimunese (Live) appeared first on Telegrafi.

Baba i zëvendësministrit Branimir Stojanoviq, që tre muaj e bllokon një rrugë në Hajvali (Video)

Posted: 24 Sep 2016 01:13 PM PDT

Gjithçka kishte shkuar për së mbari, derisa një ditë në rrugë nuk u pa i ati i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq. Ai vetëm kishte ardhur aty për të treguar se një pjesë e rrugës shtrihet në pronën e tij. E, kaq kishte mjaftuar për t'u ndërprerë punimet.

Kështu rrëfejnë banorët e lagjes Hajvalia në Prishtinë, të cilët po i vuajnë pasojat e bllokimit të punimit të rrugës, që tre muaj rresht.

Zenel Gashi, banor në këtë lagje, përkujton se Stojanoviqi ka ardhur në fillim të punimeve duke thënë se rruga do të shtrohet. Mirëpo, sipas tij, ai më pas ka kërkuar kompensimin. /Tribuna Channel/

The post Baba i zëvendësministrit Branimir Stojanoviq, që tre muaj e bllokon një rrugë në Hajvali (Video) appeared first on Telegrafi.

Sonte në TV Dukagjini: Arianit Koci rrëfen në “Personale” (Video)

Posted: 24 Sep 2016 12:58 PM PDT

Avokati Arianit Koci do të tregojë sonte në emisionin "Personale" të RTV Dukagjinit, sfidat e të qenit avokat.

Në këtë intervistë ai tregon detajet se si erdhi deri tek Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Djali i kompozitorit Akil Koci dhe këngëtares Xhejlane Broqi, tregon si asnjëherë më parë se si është jetë e të qënit djali i një çifti që i takon besimeve të ndryshme: katolike dhe myslimane.

Në të njëjtën interviste, Koci tregon për dashurinë e tij për qentë, ambiciet e tij politike, si dhe vlerëson liderët e partive aktuale.

Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com duke filluar nga ora 22:30.

Personale me autore Krenare Vokshi Shalën është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre. /Telegrafi/

The post Sonte në TV Dukagjini: Arianit Koci rrëfen në "Personale" (Video) appeared first on Telegrafi.

Luftoi për lirinë e Kosovës, e sot për mbijetesë (Video)

Posted: 24 Sep 2016 12:39 PM PDT

Kur ishte koha për ta mbrojtur vendin dhe popullin, veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk e zhveshi atë deri në ditën e lirisë – ani pse ishte plagosur rënd gjatë luftës. Por, pas luftës pakkujt i ra ndërmend të kujtohet për të.

Është ky Nezir Xhemajli nga fshati Abri i komunës së Drenasit, që tash e sa vjet jeton në kushte të mjerueshme ekonomike.

Familja e tij pesë-anëtarëshe vështirë ia del të mbijetojë, pasi shteti nuk i jep as ndihmë sociale. Ndërsa, vendi ku banon familja Xhemajli është pronë shtetërore.

Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga Tribuna Channel.

The post Luftoi për lirinë e Kosovës, e sot për mbijetesë (Video) appeared first on Telegrafi.

Për tre ditë, mbi dymijë gjoba trafiku Video)

Posted: 24 Sep 2016 12:31 PM PDT

Gjobat nga Ligji i ri i Komunikacionit rrugor shihen si të papërballueshme, ndërsa vetëm në tri ditët e fundit janë shqiptuar mbi 2220 tiketa.

Policia e Kosovës bënë të ditur se ky ligj do të kontribuojë në një siguri më të madhe në komunikacion.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t'ju përmbahen rregullave që dalin nga Ligji që shmangen aksidenteve në trafik, e të kontribuojnë për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion. /Tribuna Channel/

The post Për tre ditë, mbi dymijë gjoba trafiku Video) appeared first on Telegrafi.

Mustafa e Veseli në fillim të tetorit ftojnë opozitën në takim, “mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve”

Posted: 24 Sep 2016 12:27 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeparalementari Kadri Veseli, do të ftojnë në takim drejtuesit e partive opozitare në Kosovë, në fillim të muajit tetor, për të diskutuar për çështjen e projektligjit për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu ka bërë të ditur vet kryeministri Mustafa, në një lidhje telefonike për televizionin publik të Kosovës.

Ai tha se për problematikën e krijuar në vend për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka biseduar edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ku tha se këta të fundit janë të shqetësuar me situatën në vend.

Mustafa tha se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të thërrasin në një takim udhëheqësit e partive opozitare, për t'ju përcjellë shqetësimin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje.

"Do të bëjmë përpjekje që të veprojmë mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve", tha Mustafa, duke shtuar se ia ka bërë me dije faktorit ndërkombëtar se Kosova nuk ka probleme me Malin e Zi, ashtu siç është pasqyruar në publik, por se ka opozitën në vend e cila vazhdon të besojë se Kosova humb territor me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

The post Mustafa e Veseli në fillim të tetorit ftojnë opozitën në takim, "mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve" appeared first on Telegrafi.

Ligji i ri po i disiplinon shoferët!

Posted: 24 Sep 2016 11:38 AM PDT

Pak ditë prejse ka nisur zbatimi i ligjit të ri në komunikacion, ka filluar edhe shqiptimi i gjobave.

Pjesëmarrësit në komunikacion kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Disa thonë se është dashur më herët që të ndryshohet ligji për komunikacion, e disa të tjerë kundërshtojnë shumën e madhe të gjobave të cilën e ndërlidhin me standardin e jetës në Kosovë.

"Është shumë në rregull, përderisa rregullohet komunikacioni", i ka thënë një qytetar RTK-së.

"Derisa e ki ni rrogë normale këtu prej 250 deri në 400 euro, atëherë ni gjobë deri në 900 euro… nuk e di unë qysh e kanë parapa k'ta", tha një tjetër.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se edhe pse është pak herët për t'u parë ndryshimet, nga zbatimi i këtij ligji shprehen se ka rënë numri i aksidentet në trafik.

"Numri i aksidenteve është më i vogël në krahasim me ditët e tjera", tha majori Jeton Rexhepi.

Ai shtoi se do të organizohen kampanja informuese rreth plotësim ndryshimit, të cilat do të mbështeten edhe nga Ministria e Infrastrukturës si financuese e këtij projektligji.

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane varirojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë për më shumë se 50 kilometra në orë, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

The post Ligji i ri po i disiplinon shoferët! appeared first on Telegrafi.

Reagon LDK: Sondazhi është porositur nga VV dhe është bërë nga një kioskë që s’ka lidhje me hulumtim

Posted: 24 Sep 2016 11:18 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas një sondazhi të publikuar në media. Sipas këtij sondazhi, partia e Isa Mustafës radhitet partia e tretë pas PDK-së dhe Vetëvendosjes. Mirëpo, LDK vlerëson se sondazhi është i porositur.

Sondazhi i 'Ubo Consulting': PDK e para, VV e dyta, LDK e treta Sondazhi i 'Ubo Consulting': PDK e para, VV e dyta, LDK e treta

"Një medium kosovar është vënë 24 orë me 24 në shërbim të një partie politike. Përveç propagandës së përditshme mediale në shërbim të kësaj partie, ajo sot e paska publiku një sondazh të porositur e të blerë në një 'kioskë' .UBO Consulting është kioska e cila më së paku ka të bëjë me hulumtimin e opinionit. Uliks Osmani (burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tenderë, përveç kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin, mikun e Shpend Ahmetit. Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO) dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tenderë nga Komuna e Prishtinës. Sondazhi i vetëm për neve si parti qeverisëse dhe me parime institucionaliste janë zgjedhjet dhe vota e qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të kryej detyrën e saj , që qytetarët i’a kanë besu (jo sondazhet) – qeverisjen e vendit", thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

The post Reagon LDK: Sondazhi është porositur nga VV dhe është bërë nga një kioskë që s'ka lidhje me hulumtim appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more