Skip to main content

Klan Kosova : “A po zhvendoset Angelina Jolie në Londër?” plus 24 more

Klan Kosova : “A po zhvendoset Angelina Jolie në Londër?” plus 24 more


A po zhvendoset Angelina Jolie në Londër?

Posted: 24 Sep 2016 02:00 PM PDT

Angelina Jolie ka vënë syrin drejt Londrës.

Ajo është duke menduar të zhvendoset aty me qëllim të zgjerimit të karrierës së saj politike, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Aktorja 41 vjeçare, e cila së fundi ka kërkuar divorcin nga Brad Pitt, ka qenë e hapur për dëshirën e saj që të bëj ndryshim nëpër botë përmes politikes.

Ndërsa Ian Halperin, autor i Brangelina, ka thënë që aktorja është një grua me agjendë, e cila dëshiron të punoj në Britaninë e Madhe dhe dëshiron të futet tek Dhoma e Lordëve.

Ajo tashme ka kontaktet e saja këtu, duke përfshirë sekretarin e punëve të jashtme William Hague, dhe baroneshën Arminka Helic, të cilët konsiderohet shoqëri e ngushtë e Jolie.

Cilat janë përfitimet e Vajit të Arganit?

Posted: 24 Sep 2016 02:00 PM PDT

Vaj Arganit ka një fuqi të unike dhe është përdorur për vetitë e tij si zbutës, hidratues, ushqyes, anti­rrudhë dhe forcon elasticitetin e lekurës (lufton strijet dhe përdoret shumë nga gratë shtatzëna).

Vetite e dobishme e këtij vaji i çmuar janë njohur për mijëvjeçarë, gratë e përdorin atë gjithmonë për bukurinë e trupit dhe e flokëve të tyre, sepse ngadalëson fillimin e shenjave tradicionale të plakjes.

Eshte e pasur me acid oleik dhe linoleik (I cili përdoret për trajtimin e celulitit), dhe vitamina E, A dhe F, është i dobishëm për elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës, është anti­radikal dhe anti­oksidant, aleatët e çmuar kundër plakjes së lëkurës, ka veti shëruese dhe mbron lëkurën nga agresioni i jashtëm duke neutralizuar radikalet e lira.

Gjithashtu është e rekomanduar për të ushqyer flokët pa vitalitet, për forcimin e thonjëve, shpërndarjen e muskujve të kontraktuar dhe për të ushqyer lëkurën shumë të thatë. Duke përdorur vajin arganit për masazh, lëkura bëhet elastike dhe e qetë.

Në disa qendëra SPA Vaj i Arganit përdoret i ngrohtë për trajtimin dhe lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe reumatizmale.

Një aleat i vërtetë i bukurisë! I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, jo i yndyrshëm, thithet ose absorbohet menjëherë nga lëkura dhe efektet e saj janë të
menjëhershme.

Kufizime

Vaj Argan nuk ka kufizime, kështu që është gjithashtu i përshtatshëm për fëmijët dhe të moshuarit. Ka gjithashtu një efekt zbutës në trup dhe është efektiv kundër
stresit dhe tensionit. Një ari i lëngshëm: kështu emri I tij quhet ndryshe ari I shkretëtirës “GOLD DESERT”.

Si Përdoret?

1. Pas dushit: Për të zgjatur kënaqësinë e banjës dhe të kujdeset për trupin tuaj, aplikoni 6 ose 7 pika vaj mbi lëkurë të lagur, duke bër të mundur absorbimin me
anë të një masazhi të butë.
2. Në vaske ose dush: Pasurojeni ujin me 6 ose 7 pika vaj dhe ai do të kontriubojë në pastrimin e papastërtive duke e lënë lëkurën e butë dhe të pastër ose hidhni
6 ose 7 pika vaj në shampo.
3. Fytyre: Duke patur një përqendrim të lartë të vitaminës E një pikë vaj në mengjes dhe një pikë në darkë është e mjaftueshme për të luftuar në mënyrë efektive
formimin e rrudhave shëmtuar dhe për të parandaluar proceset e plakjes. Gjithashtu redukton aknet duke pasur një sebum­balancues të shkëlqyer (anti inflamator
kundër pucrave).
4. Flokë: Shtoni 8 ose 10 pika vaj në shampon tuaj dhe shkundeni fort shishen për disa minuta (kështu që ju do të keni vaj Argani në shampo tuaj Argan pa pasur
nevojë të paguani peshën e tyre në ar!). Ose lyeni duart tuaj me disa pika të vajit të arganit masazhoni lehtë flokun. Mos e shpëlani për të paktën një orë dhe pastaj
vazhdoni me pastrimin e zakonshëm.
4.1 Krehër: Lyeni krehërin tuaj me vajin e Arganit, dhe rezultati do të jetë një flok i ndritshëm dhe i fortë.
5. Striet: Është e mjaftueshme përdorimi i një pikë vaj në mengjes dhe një pikë në darkë duke e masazhuar me në lëvizje rrethore zonën me strie.
Thonjtë dhe duart: Miksoni disa pika të vajit me lëng limoni. Mbani duart zhytur në përzierje për rreth 10 minuta . Trajtimi këshillohet një herë në javë, për rreth dy
muaj. Ju do të fitoni forcimin e thonjëve tuaj si dhe lëkura do të jetë e mirë­ushqyer dhe do të kenë një pamje te shëndetëshme dhe të kuruar.
6. Rroje: Disa pika para dhe pas rroje do ta lën lëkurën me një hidratim të përkryer (përdoret para dhe pas rroje ose pas depilimit).
7. Gjirit: Për të ruajtur elasticitetin e lëkurës të hollë dhe të brishtë gjirit është e rëndësishme të bëhet një masazh i butë me disa pika nga Vaji i Arganit.
8. Psoriasis: Eleminon kruarjet dhe irritimet nga 40 deri në 80%. Aplikohet dy herë në ditë. Rezultat i ndjeshëm pas dhjetë ditësh.
9. Bedsores: Aplikoni atë dy herë në ditë.
10. Buzët: Kaloni disa pika të Vajit në buzët e dehidratuar. Duke përzier disa pika vaj me sheqer ju do të merrni një masë kremi delikate për buzët e plasaritura.
11. Masazh: Shërben për masazh për lehtësimin dhimbjes reumatizmale.

Bukuritë e Italisë

Posted: 24 Sep 2016 02:00 PM PDT

Marcin Sobas ka arritur të bëj disa fotografi të ralla të Toskanës në Itali.

Ai fotografitë i ka realizuar gjatë udhtimeve të tij në Itali, por skaji verior i Toskanës e kishte lënë pa frymë më natyrën që ofronte.

"Toscana – vendi më idilik dhe rural që unë kam vizituar".

"Unë kam hulumtuar këtë zonë të mahnitshme për rreth 8 vje. Nga ai moment unë kam qenë atje shumë herë dhe patjetër do të vazhdojë ta vizitojë atë zonë".

Sipas Sobas, ky është një vende nga pak vende në tokë që ju duhet t'i vizitoni para se të vdisni, transmeton Klan Kosova.

Aty mund ta shijoni secilën stinë me bukuritë që ofrojnë.

itali2

itali3

itali4

itali5

itali6

Juventus: Një autogol për kreun

Posted: 24 Sep 2016 01:30 PM PDT

Juventus nuk shkëlqen, por në fushën e Palermos realizoi objektivin, duke marrë tri pikët falë një autogoli të lojtarëve zirozë. Me Dybala në stol, që nuk luajti asnjë për minutë në ish-stadiumin e tij, bardhezinjtë vuajtën më tepër nga sa parashikohej në "Renzo Barbera", megjithatë ruajnë kryesimin e Serisë A.

Pa yllin argjentinas, Juventusi paraqitet gjithmonë me pak ide, pa rrezikshmërinë e zakonshme dhe shënon më pak. "Zonja e Vjetër" zbriti në fushë me skemën me dy sulmues dhe për të shfrytëzuar karakteristikat e lojës në ajër të Higuain dhe Mandzukic, trajneri Allegri preferoi Dani Alves në krah përpara Lichtsteiner.

Por, ndërsa priste asistët e mbrojtësit, braziliani rezultoi lojtari vendimtar për suksesin, pasi goditja-kros e tij në minutën e 49-të, u devijua nga Goldaniga dhe përfundoi në rrjetë.

Pasi zhbllokuan shifrat, bardhezinjtë mund të kishin dyfishuar me Mandzukic, që shpërdoroi disa raste të mira për shënim, me kroatin që nuk arriti të realizonte golin e parë sezonal.

Juventusi regjistroi fitoren e dytë radhazi, pavarësisht se e mbylli sfidën me 10 lojtarë prej dëmtimit të Asamoah, ndërsa tashmë mund të përqendrohet në Champions, për trasfertën në Zagreb ndaj Dinamos, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Arrestohet në Greqi shqiptari i shumëkërkuar për vrasje

Posted: 24 Sep 2016 01:19 PM PDT

Policia greke këtë të shtunë ka arrestuar në ishullin e Kretës një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Sipas një njoftimi zyrtar, është arrestuar shtetasi Karafil Beqiri, 54 vjeç nga fshati Hormovë i Tepelenës. Beqiri, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, rezulton i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për veprat penale “vrasje” dhe “grabitje të dhunshme”, shkruan albeu.com

Ai u ndalua në qytezën Kisamo të Kretës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. Burime pranë policisë helene thanë për Top Channel se, fillimisht Beqiri është përpjekur të mashtrojë agjentët duke paraqitur identitet të rremë, por pas verifikimit të gjurmëve të gishtave ai ka pranuar identitetin e vërtetë.

Ditën e hënë 54-vjeçari do të paraqitet në një gjykatë të Kretës për nisjen e procedurës së ekstradimit, e cila do të zgjasë rreth 2 muaj, e më pas do të dërgohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Ja pse u sulmua Gigi Hadid

Posted: 24 Sep 2016 01:10 PM PDT

Supermodlja Gigi Hadid ka pasur një incident ditë më parë, ku një person e ka sulmuar atë duke e kapur, i cili largohet disa sekonda pas sulmit.

E autori i këtij veprimi, Vitalii Sediuk, ka treguar arsyet pse e bëri këtë.

Përmes një e-mail të cilin e ka dërguar tek The Associated Press, ai e ka konfirmuar që ka kapur modelen Hadid, dhe ka thënë që këtë gjë e ka bërë si shenjë proteste kundrejt përdorimit të modeleve të famshme.

Sediuk kishte bërë gjeste të tilla edhe më herët me Kim Kardashian, Brad Pitt dhe America Ferrera.

Madhështore çfarë bën tifozët e Arsenalit për Granit Xhakën

Posted: 24 Sep 2016 12:55 PM PDT

Arsenali fitoi në "Derbin e Londës" ndaj Chelseat me rezultat 3-0.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 32-të pas lëndimit të Francis Coquelin.

Dyshja shqiptare edhe këtë herë ishin në mesin e më të mirëve në fushë.

Por, ajo që çuditi të gjithë është atmosfera e krijuar nga tifozët e Arsenalit në Emirates. Në momentin kur Xhaka kishte topin në këmbë dhe ishte në gjysmëfushën e Chelseat të gjithë Topçinjtë njëzëri bërtisnin "SHOOT (godit)", shkruan albeu.com

Pas takimit kjo gjë është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale pasi një gjë e tillë nuk ishte parë, posaçërisht nga tifozët e klubit londinez.

Vlen të theksohet se të dy golat e Xhakas me Arsenalin kanë ardhur nga largësia dhe kjo ishte arsyeja pse tifozët i kërkonin shqiptarit të gjuajë drejt portës së Bluve.

Mustafa: “Po punojmë për të miratuar demarkacionin në Kuvend”

Posted: 24 Sep 2016 12:50 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se "institucionet në Prishtinë po punojnë në zgjidhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi", me qëllim që "marrëveshja të miratohet së shpejti".

Në një intervistë me të përditshmen malazeze Pobjeda, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa tha se "institucionet e Kosovës po punojnë që të arrijnë një numër të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës".

Qeveria e Kosovës e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në Vjenë në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen, shkruan Radio Europa e Lirë.

Marrëveshja ka ngjallur reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku ka përdorur gazin lotsjellës për të parandaluar votimin, dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe protesta në rrugë, me pretendimet se Kosova me marrëveshje humb pjesë të territorit të saj.

Së fundi, Komisioni Evropian, me rekomandimin për liberalizimin e vizave, ka kushtëzuar Kosovën me miratimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi dhe me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit.

Gjergji vdes me libër në dorë – 24.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 24 Sep 2016 12:47 PM PDT

Kujtohet mjeku Lec Gradica: Ndihmoi luftëtarët gjatë luftës – 24.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 24 Sep 2016 12:47 PM PDT

Vizitat nga Serbia që po e “sulmojnë” shtetin e Kosovës – 24.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 24 Sep 2016 12:46 PM PDT

Domate si kjo nuk keni parë – 24.09.2016 – 2016

Posted: 24 Sep 2016 12:45 PM PDT

Artistët pikturojnë bukuritë e Rugovës – 24.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 24 Sep 2016 12:45 PM PDT

Pejë: Kompania më e shtrenjtë fitoi tenderin për ekskursionin e nxënësve – 24.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 24 Sep 2016 12:44 PM PDT

Hakohet llogaria e Pippa Middleton

Posted: 24 Sep 2016 12:41 PM PDT

Policia është duke hetuar në lidhje me dyshimet që janë paraqitur se llogaria e motrës së Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton, është hakuar dhe i janë vjedhur fotografi personale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

The Sun ka raportuar që ka pranuar një ofertë për këto fotografi, ku ndër të tjera përfshihen edhe fotografi të fëmijëve të princit George dhe princeshës Charlotte.

Gazeta në fjalë ka deklaruar që persona anonim i kanë ofruar këto foto dhe kanë kërkuar 50,000 funta brenda 48 orëve.

Ndërsa policia ka deklaruar që është duke i zhvilluar hetimet dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Opozita ftohen nga Mustafa e Veseli për tu takuar në tetor

Posted: 24 Sep 2016 12:29 PM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeparalementari Kadri Veseli, do të ftojnë në takim drejtuesit e partive opozitare në Kosovë në fillim të muajit tetor, për të diskutuar për çështjen e projektligjit për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu ka bërë të ditur vet kryeministri Mustafa në një lidhje telefonike për RTK-në.

Muatafa tha se për problematikën  e krijuar në vend për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka biseduar edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ku tha se këta të fundit janë të shqetësuar me situatën në vend.

Ai tha se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, do të thërrasin në një takim udhëheqësit e partive opozitare, për t’iu përcjellë shqetësimin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje.

"Unë do të ftoj në një takim përfaqësuesit e opozitës në fillim të tetorit, së bashku me kryetarin e Parlamentit, përkatësisht partnerin kryesor të koalicionit, do të bisedojmë me ta. Do t’iu ofrojmë edhe njëherë informatat që kemi marrë nga terreni dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për gjendjen faktike në terren. Do të bëjmë përpjekje që të veprojmë mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve", tha Mustafa.

Ai ka shtuar se ua ka bërë me dije faktorit ndërkombëtar se Kosova nuk ka probleme me Malin e Zi, ashtu siç është pasqyruar në publik, por ka opozitën në vend, e cila vazhdon të besojë se Kosova humb territor me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Samiti i Vjenës: BE-Ballkan dakord për zgjidhjen e krizës

Posted: 24 Sep 2016 12:23 PM PDT

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian premtuan se do të gjejnë zgjidhje për të t'i dhënë fund sagës së bllokimit të mijëra refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar në Greqi.

Kancelari austriak Christian Kern, ai që mblodhi në samitin e Vjenës kryeministrat e Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Maqedonisë me përfaqësuesit e tjerë të Unionit, dha edhe konkluzionet e bisedimeve që u zhvilluan me dyer të mbyllura.

"Ne kemi nevojë për të rimarrë në duar kontrollin e kufijve tanë të jashtëm. Ne dhe jo trafikantët jemi ata që duhet të vendosim se kush duhet të hyjë në Europë. Gjithashtu, prioritet është edhe mbrojtja e kufijve të brendshëm të Europës, kryesisht kufiri midis Greqisë dhe Maqedonisë", deklaroi Kern.

Për presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, mbyllja e rrugës për refugjatët nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe, shkruan Top Channel.

"Ne duhet të përmirësojmë efikasitetin e veprimeve tona. Kemi nevojë që të konfirmojmë politikisht se rruga e Ballkanit perëndimor është e mbyllur për një qëllim të mirë, për të shmangur emigracionin e paligjshëm dhe e përgëzoj kancelarin Kern që na mblodhi bashkë për këtë iniciativë", deklaroi Tusk.

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kthimi në vendet e tyre të emigrantëve që nuk kanë marrë statusin e azilantit është një tjetër objektiv i rëndësishëm.

"Ne biseduam sot për domosdoshmërinë e përfundimit sa më shpejtë të marrëveshjeve me vendet e treta, sidomos me Afrikën, Pakistanin dhe Afganistanin, me qëllim qe ata të cilët nuk mund të qëndrojnë në Europë për arsye humanitare do të kthehen në vendet e tyre. Po ashtu, Gjermania i ofron mbështetje Greqisë dhe Italisë, pasi çdo muaj do të marrë qindra emigrantë nga të dyja vendet", tha Merkel.

Në samitin e Vjenës ishte edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama. "Shqipëria ka pozicionin e saj të qartë të shprehur që në fillim. Marrim pjesë në këtë përpjekje nëse është e përbashkët, e koordinuar dhe mirorganizuar nga të gjitha vendet. Shqipëria nuk mund të çelë kufijtë apo të veprojë si disa vende që tradhëtojnë vlerat e BE-së", tha Rama.

Alban Skënderaj, trajneri i ri i “The Voice of Albania”

Posted: 24 Sep 2016 12:20 PM PDT

Alban Skënderaj është zyrtarisht një prejt rajnerëve të "The Voice of Albania 6". Artisti u rikthye në majat e klasifikimeve këtë vit dhe realizoi disa prej koncerteve më të bukur të vitit.

"Artisti Mashkull i Vitit" në "Top Awards" do të jetë ulur në karriken e kuqe për të zbuluar zërin më të mirë të shqiptarëve. Alban Skënderaj është një prej kantautorëve e kompozitorëve më të suksesshëm.

Karriera muzikore e tij mori hov të menjëhershëm pas pjesëmarrjes në "Top Fest 2", nga ku doli dhe triumfues. Që nga ajo kohë ai nuk ka rreshtur kurrë së bëri muzikë, duke fituar lavdi kudo që shkel, shkruan Top Channel.

Mund të thuhet me plotë gojën se Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të dashur të dekadës për publikun e gjerë dhe kjo falë devotshmërisë së tij ndaj muzikës pa kompromise.

Duke ardhur gjithmonë origjinal, Skënderaj ka lëvruar në disa zhanre muzikore. Numëron 3 albume, dhjetëra këngë, si dhe disa bashkëpunime. Skenderaj është fitues i disa çmimeve prestigjoze muzikore.

Alban Skënderaj, trajneri i ri i

Koncerti recital "Tingujt e Ditarit Tim", që konsiderohet një prej turneve më të mirëfilltë realizuar ndonjëherë në Shqipëri e Kosovë, festoi 10-vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Vetëm vitin e fundit ai ka publikuar katër këngë, të cilat janë kthyer menjëherë në hit, si "Unë dhe Ti", "Duart Lart", "Kam Nevojë" dhe "Engjëll".

Snap (pa chat) në gjurmët e Google

Posted: 24 Sep 2016 12:05 PM PDT

Ndoshta nuk kanë teknologjinë e Google, por është hapi i parë i kompanisë drejt prodhimit të pajisjeve teknologjike dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Snapchat prezantoi syzet e pajisura me kamera nga të dyja anët, që pritet të hidhen në treg brenda këtij viti.

Kompania thotë se modeli fillestar do të jetë në gjendje që të filmojë vetëm 30 sekonda kohëzgjatje kundrejt një çmimi prej 130 dollarësh, shkruan Top Channel.

Testimin e parë të këtyre syzeve e ka bërë vetë Evan Spiegel, themeluesi i Snapchat, kompani që ka zgjeruar ambiciet dhe synon që brenda viteve të ardhshme të dalë nga guacka e shërbimit të limituar që ofron deri më tani; atë të komunikimit përmes mesazheve dhe fotove në aplikacionin që ka.

Pikërisht këtij objektivi, shkruan Wall Street Journal, i shërben edhe ndryshimi i emrit të kompanisë, që ka hequr dorë nga "Chat" dhe nga sot e në vazhdim do të quhet vetëm "Snap".

5 arsye përse po ju krijohen rrudha (që nuk kanë lidhje me moshën)

Posted: 24 Sep 2016 12:00 PM PDT

Rrudhat në pjesën e syve, vijat gjatë buzëqeshjes dhe rrathët që krijohen në qafë duken të gjitha si pjesë të paevitueshme me rritjen e moshës. Ndonjëherë jo vetëm kalimi i moshës është përgjegjës për formimin e këtyre rrudhave dhe ndonjëherë nuk është as shkaku kryesor. Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vetë, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje. Ja cilat janë 5 arsyet më kryesore.

Kremit tuaj të  përditshëm i mungon një element kyç

"90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë", tregon Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në "Shkollën e Mjekësisë Yale".

"Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke ngarë makinën".

Teksa një sasi kaq e vogël e diellit nuk shkakton dëme të mëdha, si djegie , kur ajo mblidhet ndikon në formimin e rrudhave. Pra, këshilla më e mirë do të ishte të mos dilnit asnjëherë nga shtëpia pa vendosur krem kundra diellit.

Jeni duke konsumuar  shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e  efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës. Kjo është një arsye tjetër për të zëvendësuar bukën e bardhë dhe makaronat me bukë të zezë.

Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë.  Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga  tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha.  Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm. Po ashtu këshillohet edhe përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë antioksidues, si për shembull vitamina C.

Rrini zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormone stresi që merr pjesë në krijimin e rrudhave. Lëkura gjithashtu rigjeneron vetveten teksa jeni duke fjetur, kështu që, nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, jeni duke e humbur një pjesë të këtij procesi.

Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër. Vetëm  veprimi i rrumbullakosjes së buzëve tuaja rreth një cigareje ndikon në formimin e vijave në pjesën e buzëve. Për më tepër, edhe dëmi kimik që shkaktohet nga tymi e bën lëkurën të humbasë ngjyrën dhe elasticitetin, shkruan shendeti, transmeton Klan Kosova.

15 fotografitë më mbresëlënëse (FOTO)

Posted: 24 Sep 2016 12:00 PM PDT

"Një fotografi sa një mijë fjalë", është thënia që më së miri i shkon 15-të fotografive të mëposhtme.

Ndoshta nuk do të besoni, por në to nuk është përdorë photoshop, transmeton Klan Kosova.

Shikoni vetë dhe knaquni!


ЕЁ у Ё ё У 2 519 кладя ч








д в а а ш ш н ш








Pejë: Kompania më e shtrenjtë fitoi tenderin për ekskursionin e nxënësve (VIDEO)

Posted: 24 Sep 2016 11:38 AM PDT

Në Pejë disa kompani të transportit po ankohen se përzgjedhja e agjencionit për ekskursionin e nxënësve të shkollave të kësaj komune u bë me dallavere.

Diçka të tillë mohon kompania fituese, njofton Klan Kosova.

Por, policia për krime ekonomike ka filluar hetimet.

Kronikën e plotë e ka përgatitur gazetari Vullnet Krasniqi.

Arsenal mund Chelsea 3-0

Posted: 24 Sep 2016 11:37 AM PDT

Chelsea ka parë ferrin ne krahun tjetër të Londrës, në Emirates Stadium, perballë Arsenalit. Në fakt ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme e topçinjve që shkatërruan në 45 minuta formacionin e drejtuar nga Antonio Conte.

Në ninutën e 11 një top i kthyer keq nga Cahill u kthye në assist për kilianin Sanchez që me nje parabël e dërgoi topin në fundin e rrjetës. Pa u shuar jehona e golit të parë, një aksion koral i topçinjve e zbertheu sërish mbrojtjen e Chelsea dhe shifrat u bënë 2-0 për Arsenalin, transmeton Klan Kosova.

Skuadra e Contes nuk ka asnjë orientim dhe Arsnal bën pëe shumë minuta një presinf të lartë. I dëmtuar në minutën e 32 Coqoelin i ka vendin shqiptarit Granit Xhaka. 8 minuta më vonë një kundërsulm i iniciuar nga Ozil, në kombinim me Sanchez i dha gjermanit autorërinë e golit të tretë.

3-0 u mbyll pjesa e parë, por agresiviteti i Arsenal nuk pushoi. Conte ndryshoi dhe rreshtinin duke u kthyer në skemën e tij të vjetër 3-5-2, por asgjë nuk ka funksionuar për blutë londinezë.

Si përfundim Arsenal fitoi 3-0, ndërsa për tu veçuar se Chelsea bëri vetëm 2 gjuajtje në portën e Arseal. Një ndeshje të shkëlqyer luajti dhe shqiptari tjetër i Arsenal, Shkodran Mustafi./Top Channel/

Artistët pikturojnë bukuritë e Rugovës (VIDEO)

Posted: 24 Sep 2016 11:34 AM PDT

Në Pejë është bërë një organizim i cili ka për qëllim që të mbledh artistë nga vende të ndryshme, të pikturojnë bukuritë e bjeshkëve të Rugovës.

20 piktore janë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Kjo është hera e gjashtë që po organizohet kjo koloni artistesh, derisa ky aktivitet që mbështet nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Pejës, pritet të vazhdoj edhe vitet e ardhshme.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi

Domate si kjo nuk keni parë (VIDEO)

Posted: 24 Sep 2016 11:29 AM PDT

Madhësinë e një peme në oborrin e Shukri Retkocerit në Ferizaj e ka arritur një trup i vetëm i domates që ky e mbolli në pranverë.

Burri që veshjen tradicionale e ka të zakonshme, thotë se ujit domaten çdo ditë nga dy litra ujë, prandaj edhe pret të rritet akoma, përderisa në rritje ndikon edhe plehu i shpezëve, prandaj edhe i këshillon të tjerët që ta përdorin atë.

Domatet në kushte normale mund të rriten deri në 3 por edhe 4 metra. Veçse kur arrijnë tek kjo gjatësia e fundit, bëhen edhe lajm bote.

Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga Enis Reçica

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more