Skip to main content

Klan Kosova : “16 dizajne manikyri për ato që punojnë në zyrë (FOTO)” plus 24 more

Klan Kosova : “16 dizajne manikyri për ato që punojnë në zyrë (FOTO)” plus 24 more


16 dizajne manikyri për ato që punojnë në zyrë (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 01:57 PM PDT

Ka shumë dizajne dhe ngjyra të manikyrit që mund të provohen. Por po që se punonin në zyrë, ose mjedis të tillë ka rregulla që përcaktojnë se çfarë lloji të dizajnit mund ta bëni dhe çfarë jo, transmeton Klan Kosova.

Nëse punoni në mjedis më relaksues, shanset janë që të mund të përdorni çfarëdo lloji të llakut të thonjve dhe çfarëdo dizajni.

Por nëse punoni në zyrë ku duhet respektuar një kod i veshjes, atëherë duhet të jeni të vëmendshëm se çfarë lloji manikyri bëni.

Më poshtë keni 16 fotografi me dizajne të ndryshme që mund të ju shkojnë për shtati për punën që bëni:














Të mirat e konsumimit të boronicës

Posted: 25 Sep 2016 01:53 PM PDT

Ndryshe nga luleshtrydhet që vijnë nga Franca, fruti i boronicës është me origjinë nga Amerika e Veriut.

Boronicat janë përdorur kryesisht si një burim i ushqimit dhe energjisë.

Megjithatë, amerikanët kanë përdorur boronicat për vlerën e tyre mjekësore dhe kanë gjetur gjithashtu se boronicat janë një burim i madh për ngjyrosjen e rrobave.

Boronicat përpos që përdoren për vlerat e tyre mjekësore dhe aftësitë për ngjyrosje, ky frut është përplot me vitamina dhe minerale.

Është provuar gjithashtu se boronicat kanë aftësi shumë të mëdha antioksiduese dhe ndihmojnë shumë organizmin, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim një listë me përfitimet shëndetësore që ju sjell ky frut.

  • Ulja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare
  • Parandalimi i rritjes së qelizave kancerogjene
  • Lufton infeksionet e traktit urinar
  • Ndihmon shëndetin mendor
  • Ka aftësi anti plakje

McPhee i lë pak imagjinatës (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 01:52 PM PDT

Vjeshta mund të ketë filluar këtë javë, por aktorja Katharine McPhee shfaqet ende me diskonim veror.

Ajo është parë në një pishinë në Miami Beach, ku i ka lënë pak hapësirë imagjinatës sa i përket linjave të saj trupore, shkruan DailyMail.

32 vjeçarja duket në bikini me ngjyrat bardh dhe zi, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë keni disa fotografi nga momenti kur McPhee u kap në pishinë:
Cooling off: On Saturday, Katharine McPhee was spotted taking a dip in the swimming pool in Miami Beach
When you got it: The 32-year-old wore a skimpy and intricately patterned bikini
Testing the waters: She was spotted gripping a pair of white railings as she dipped a foot into the pool
Keeping up: As she rested on a blue and white towel, she checked her phone
Frankness: In an interview with Open Drive last month, she spoke candidly on her feelings about her body
Tinkering: She conceded that 'I don't have super long legs, so if I could ever trade up, I'd add an extra half an inch to my legs'
Gracefully: When discussing plastic surgery, she said that 'I think that there is nothing more unattractive than someone who just refuses to age'

Ronaldo prezanton anëtarin e ri të familjes (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 01:50 PM PDT

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është dukur tejet i dëshpëruar pas zëvendësimit që i bëri, trajneri Zinedine Zidane të shtunën.

Por jashtë fushës portugezi nuk duhet aspak kështu.

Ai ka gjetur kohë për të birin e tij që jo rrallë herë e shfaq nëpër rrjetet sociale.

Por përveç kësaj ai këtë herë ka prezantuar, siç ka thënë edhe anëtarin më të ri të familjes, të cilin mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme:
ronaldo

Ekskluzive: Donjeta Sadiku i premton Kosovës medaljen e artë

Posted: 25 Sep 2016 01:45 PM PDT

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka thënë se meçi gjysmëfinal në Kampionatin Evropian të boksit për femra ka qenë i vështirë për të.

Në një prononcim për Klan Kosova, Sadiku ka thënë se ajo kishte kualitete të larta.

"Me forcat e mija arrita fitoren kundër saj. Ajo kishte përvojë mjaftë të madhe. Anglia njihet se ka shuam bokisere të forta."

"Nesër në finale kam  përball një garuese nga Ukraina. Nesër besoj në fitore dhe në medaljen e artë."

"Besoj se do të shkojë hapave të Majlina Kelmendit dhe t'i sjell Kosovës edhe medalje olimpike", ka thënë Sadiku, njofton Klan Kosova.

Shevchenko: Nuk dihet çka na pret me Kosovën

Posted: 25 Sep 2016 01:36 PM PDT

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur për sfidën e 9 tetorit kundër Kosovës.

"Ndeshja me Kosovën është po as e rëndësishme sikur të tjerat."

"Këto ndeshje do të zhvillohen ne terren neutrale. E di se tifozët tanë do të jenë prezent aty edhe nëse luajmë në Australi."

"Secili në Evropë di pak për këtë ekip. Në disa raste është vështirë të thuhet se çfarë mund të pritet nga një kundërshtarë i tilla", ka thënë Shevchenko.

Kosova ndeshjen me Ukrainën e zhvillon me 9 tetor, kurse ata para kësaj do të përballen me Turqinë./Klan Kosova/

Podolski: Trajtimi i Mourinhos ndaj Schweini i padrejtë

Posted: 25 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë në futboll, Lukas Podolski ka kritikuar menxhaerin e Manchester United për trajtimin që është duke i bërë mesfushorit Bastian Schweinsteiger.

"Kur shikon karrierën e Bastian, mendoj se ajo çfarë po ndodh tash nuk është aspak e drejt në raport me Schweini."

"Nuk e di se çfarë ka diskutuat Mourinho me Bastian. Por është e qartë se nuk është në rregull për ta lënë atë në bankën rezervë."

"Një trajner gjithmonë duhet ta mbajë hapur derën për futbollistët, dhe veçanërisht ndaj atyre si Schweini", ka thënë Podolski./Klan Kosova/

Përfundon votimi në “Republika Srpska”, 51.17% pjesëmarrja

Posted: 25 Sep 2016 01:07 PM PDT

Serbët e Bosnjës kanë votuar sot në referendum, proces i cili ky ka qenë i papranuar nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi.

Madje për këtë ata rrezikojnë që të përballen edhe me sanksionet e Perëndimit, kundër autonomisë së këtij regjion si dhe me akuza për krime lufte ndaj liderëve.

Ky proces votimi ka qenë paraparë që të mbahet me 9 janar, në përvjetorin e vitit 1992 ku serbët e Bosnjës shpallën themelimin e shtetit të tyre.

Sipas autoriteteve pjesëmarrja e votuesve në referendum ka qenë 51.17%, kurse rezultatet preliminare pritet që të dalin pas mesnate, shkruan Abcnews, transmeton Klan Kosova.

Kamëz: Ndërron jetë polici, u përplas nga vetura

Posted: 25 Sep 2016 01:06 PM PDT

Ndërroi jetë një nga efektivët e policisë që u përplasën gjatë patrullimit në Kamëz.

Dy të tjerë janë rëndë në spital. Vetura e llojit xhip i aksidentoi dy punonjësit e policisë gjatë momentit që ata ndodheshin në furgon, në Bulevardin Blu në Kamëz.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti si rezultat i shpejtësisë së lartë ka përplasur furgonin e policisë dhe disa makina të tjera, shkruan Lapsi.al.

Të plagosur kanë mbetur punonjësit e policisë N. Hoxha dhe E. Haxhiraj dhe një punonjës tjetër i komisariatit, që janë transportur në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

Largoni kilogramët e tepërt me këtë recetë të thjeshtë

Posted: 25 Sep 2016 01:00 PM PDT

Humbja e peshës është shumë e vështirë për shumë njerëz. Të largosh kilogramët e tepërt nuk është e lehtë, duhet shumë punë e dedikim, vendosmëri por edhe kjo ndonjëherë nuk ndihmon.

Nëse jeni në mesin e atyre që keni provuar gjithçka por akoma keni shumë kilogramë për të humbur, atëherë ne kemi një recetë për ju.

Bëhet fjalë për një recetë e cila ndihmon që ju të shkrini dhjamin dhe rrafshon barkun tuaj për vetëm pak ditë.

Pija përmban të gjithë përbërësit që stimulojnë shkrirjen e dhjamit, dhe bëjnë detoksifikimin (largimin e helmeve) nga trupi juaj, transmeton Klan Kosova.

Kjo pije do t'i japë trupit tuaj vitaminat e nevojshme ndërsa nuk ka asnjë efekt anësor.

Më poshtë është receta.

2.5 litra ujë

1 limon

2 portokaj

1 limon të gjelbër

3 lugë gjellë uthull molle

3 lugë gjelle xhenxhefil të grirë

Përgatitja:

Prejini limonin, portokajt dhe limonin e gjelbër në gjysmë dhe shtrydhini lëngun e tyre. Më pas përzini ato me ujë, dhe shtojeni uthullën e mollës dhe xhenxhefilin dhe përzieni të gjitha së bashku.

Vendoseni këtë përzierje në një shishe, mundësisht qelqi dhe konsumojeni atë gjatë ditës. Përsëriteni këtë proces për pesë ditë, ndërsa nëse ndjeni se keni nevojë akoma të humbni peshë, pushoni tri ditë dhe përsëriteni sërish.

Johnny Depp po e mbështetë Angelina Jolie gjatë divorcit

Posted: 25 Sep 2016 01:00 PM PDT

Aktorja e njohur, Angelina Jolie është duke u ngushëlluar nga kolegu i saj, Johnny Depp në prag të ndarjes së saj nga Brad Pitt.

Jolie, nëna e gjashtë fëmijëve dhe aktori Deep kanë luajtur në trillerin romantik "The Tourist" së bashku në vitin 2009 dhe thuhet se kanë mbetur miq që atëherë.

Dyshja po ashtu ndajnë të njëjtin avokate të divorceve, Laura Wasser, e cila e kishte përfaqësuar edhe aktorin në divorcin e tij me Amber Heard, transmeton Klan Kosova.

53 vjeçari Deep thuhet se e rekomanduar Laura e cili ka punuar me një varg të klientëve të famshëm të profilit të lartë në të kaluarën.

Vetë aktorja e kishte mbështetur kolegun e saj gjatë divorcit të tij.

“Angelina e ka idolizuar Johnny për vite të tëra para se ajo ka punuar me të në filmin "The Tourist"" ka thënë një burim për The Sun.

"Të dy  kanë qëndruar në kontakt qysh prej kohës kur kanë punuar bashkë dhe kanë folur rregullisht edhe gjatë kohës sa Johnny po ndahej me Amber", ka përfunduar burimi.

Mos i hudhni kutitë e zbrazëta, krijoni gjëra kreative me to (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 12:30 PM PDT

Ne të gjithë kemi disa kuti të zbrazëta në shtëpinë tonë.

Ne zakonisht i vëmë ato në rafte së bashku me gjërat e tjera të padobishme, ose thjesht i hedhim.

Por, para se duke ju të shpëtoni prej këtyre kutive, vetëm pauzoni për një moment dhe mendoni se si ju mund të ju jepni jetë të re atyre, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju paraqesim disa ide se si t'i ktheni kutitë e vjetra në gjëra të bukura dhe të dobishme për shtëpinë tuaj dhe jetën e përditshme.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për “barbarizëm” në Aleppo

Posted: 25 Sep 2016 12:14 PM PDT

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara ka akuzuar Rusinë për “barbari” gjatë bombardimit të qytetit sirian të Aleppos.

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Samantha Poëe tha se Rusia i kishte thënë gënjeshtra Këshillit në lidhje me sjelljen e saj në Siri.

Ajo tha se Rusia dhe regjimi sirian "po e shkatërrojnë atë që mbetur nga një qytet ikonik në Lindjen e Mesme”.

Rusia kishte thënë se forcat siriane ishin duke u përpjekur për të larguar terroristët nga Aleppo duke dëmtuar sa më pak qytetarë që të jetë e mundur, transmeton Klan Kosova.

Ambasadori Vitaly Churkin nuk kishte thënë se forcat ruse ishin të përfshirë.

Por ai kishte thënë se sjellja e paqes në Siri është “pothuajse një detyrë e pamundur”.

Ai akuzoi gjithashtu grupet e armatosura opozitare për sabotimin e armëpushimit.

Qyteti verior i Aleppos është bërë një fushëbetejë kyçe në pesë vjetët e luftës civile të përgjakshme në Siri.

Donjeta Sadiku arrin në finale të Kampionatit Evropian (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 12:07 PM PDT

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka kaluar gjysmëfinalen pa asnjë problem në kampionatin evropian për femra që po mbahet Turqi, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka mposhtur anglezen Ellie Scotiney me rezultat unanim te gjyqtarëve.

""Edhe pse rundi i pare i takoi anglezes Dinjeta nga raundi i dytë nisi furishëm luftën dhe filloi ta bombardojë me seri te grushteve dhe kështu si luanesh vazhdoi edhe 3 raundet tjera duke sulmuar gjithnjë dhe ne fund unanimisht shpallet fituese dhe siguron medaljen e argjendtë", njofton Federata e Boksit,

Në finale Sadiku do të ndeshet me ukrainasen Marija Cherednichenko.
donj

2016, viti i ndarjeve të çifteve në Hollywood

Posted: 25 Sep 2016 12:00 PM PDT

Ishte një vit i vështirë për çiftet e të famshmëve.

Megjithëse lidhjet e dashurisë në Hollywood nuk njihen për jetëgjatësinë e tyre, viti 2016 duket se këtë mendim e dërgoi në një nivel tjetër, transmeton Klan Kosova.

Kishte ndarje, divorce dhe madje edhe akuza për abuzim…prej atyre që as nuk i prisnim.

Angelina Jolie and Brad Pitt

Angelina Jolie and Brad Pitt

Brooklyn Beckham and Chloe Moretz

Brooklyn Beckham and Chloe Moretz out and about, New York

Johnny Depp and Amber Heard

Johnny Depp and Amber Heard

Taylor Swift and Tom Hiddleston/Calvin Harris

Iggy Azalea and Nick Young

Iggy Azalea with her boyfriend Nick Young

 

Lila kapiten, por ndëshkohet me të kuq

Posted: 25 Sep 2016 11:40 AM PDT

Ndeshjen e tij të parë si kapiten te Pas Janina, Andi Lila e përfundoi përpara kohe. 30-vjecari shqiptar bëri debutimin e tij në këtë sezon të kampionatit grek pikërisht në sfidën mes Pas Janinës dhe Platanias takim që përfundoi në barazim pa gola.

Në këtë takim Andi Lilës iu besua shiriti i kapitenit, me futbollistin kavajas që u aktivizua si mesfushor qëndre nga trajneri Petrakis në skemën 3-5-2. Lila bëri një paraqitje pozitive edhe pse në minutën e 89-të mori kartonin e dytë të verdhë duke i lënë të tijët me një lojtar më pak në fushë në castet e fundit të ndeshjes.

Andi Lila është duke zhvilluar sezonin e tij të 6-të me Pas Janinën në kampionatin grek dhe ai është një nga futbollistët që luan prej më shumë kohësh te kjo skuadër. Për të falenderuar drejtuesit e klubit që i dha mundësinë të mbajë në krah shiritin e kapitenit por edhe tifozët për mbështetjen, në përfundim të sfidës ndaj Platanias, futbollisti i kombëtares shqiptare në profilin e tij në Instagram, postoi një foto nga dhomat e zhveshjes së stadiumit Zosimades ku shfaqej fanella me numër 3 e Lilës me Pas Janinën si dhe shiriti i kapitenit, shkruan SuperSport.al.

Në Serinë B italiane ndërkohë Berat Gjimshiti mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi, vazhdon të përcjellë siguri në prapavijën e Avellinos. Gjimshiti ishte një nga më të mirë në fushë për skuadrën e trajnerit Toskano në barazimin pa gola që Avellino arriti në fushën e Vicenzas. Shtatlarti shqiptar në përfundim të takimit u vlerësua me notën 6.5 .

Lëngu që përmirëson qarkullimin e gjakut

Posted: 25 Sep 2016 11:30 AM PDT

Në qoftë se ju ndiheni të lodhur dhe të dobët me siguri keni problem me qarkullimin e dobët osë jo të mirë të gjakut.

Ne po ju sjellim një recetë më përbërës natyral që përmirëson qarkullimin tuaj të gjakut si dhe ju sjell më shumë energji dhe vitalitet për trupin tuaj, transmeton Klan Kosova.

 Përbërësit: 

• 1 kg rrepë e kuqe

• 0.5 kg karrota

• Lëngu i një limoni

• 2-3 portokaj

• 2 mollë të tharta

• 1 kavanoz mjaltë

Përgatitja:

Qërojini rrepët, karrotat dhe mollat. Më pas prejini ato në copa të vogla dhe vendosini të gjitha së bashku në një shtrydhëse frutash e perimesh.

Portokajt dhe limonin shtrydhyni me dorë dhe më pas lëngun shtojeni në përzierjen e mëhershme dhe në fund shtojani kavanozin e mjaltit duke e përzier mirë.

Këtë lëng ose sirup vendoseni në shishe të qelqit i cili qëndron 15 deri 20 ditë.

Pijeni këtë lëng çdo mëngjës në stomakun bosh në sasi të vogël  duke llogaritur që 1 litër nga ky lëng duhet të ju zgjasë 15 deri 20 ditë.

Mustafa nga Amerika fton opozitën në takim, këta vënë kushte (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:30 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa i çoi selam opozitës nga Amerika.

Ai tha se do t’i ftojë në takim krerët e subjekteve politike opozitare për të diskutuar rreth marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

E në Prishtinë opozita nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim të ftuar nga shefi i qeverisë. Mirëpo, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë një kusht, tërheqjen e marrëveshjes.

Pozicion pak a shumë njëjtë karshi propozimit të Mustafës kanë edhe në lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Zgjim Hysenit, anëtar i kryesisë në këtë subjekt opozitar, pa shfuqizim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dialog nuk ka.

Hyseni madje mendon se kjo ftesë nga kryeministri Isa Mustafa është e vonuar.

Një vendim sa i parkete pjesëmarrjes apo jo në takimin e paralajmëruar publikisht nga kryeministri nuk e kanë marr ende ne subjektin Nismës për Kosovës.

Më poshtë të plotë mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi.

Sali Berishës iu dogj shtëpia nga serbët në vitin 1999 (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:27 AM PDT

Shumë shtëpi u granatuan e u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë.

Forcat serbe disa here granata hodhën edhe përtej kufirit në territorin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Bile gjatë vitit 1999 cak ishte edhe shtëpia e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këtë e beri të ditur vet Berisha në emisionin Xing me Ermal Mamaqin që u transmetua në Klan Kosova mbrëmjen e së shtunës.

Ish-kryeministri i Shqipërisë bëri me dije se shtëpinë e tij në shërbim të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dha me gjithë dëshirë.

Kontribut familja Berisha në luftën e Kosovës kishte dhënë edhe në forma tjera.

Berisha bëri me dije se tani shtëpia në Tropojë po restaurohet.

Të plotë më poshtë mund ta ndiqni kronikën e gazetares Merita Neziri.

U kthyen nga Haxhi, presin e përcjellin mysafirë (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:26 AM PDT

Nga afër e panë vendin e shenjtë 860 kosovarë. E me t'u kthyer nga Haxhi, rendi e do që haxhinjtë të presin mysafir.

Këta të fundit nuk janë të pakët që po vizitojnë Ramiz Sopjanin në Hajvali, pas udhëtimit më të rëndësishëm të jetës së tij.

E derisa ky qëndroi në vendet e shenjta nuk harroi familjarët e miqtë e tij, madje në haxh, Ramiz Sopjani u lut edhe për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Fqinjët e Ramiz Sopjanit në konak i shkuan edhe Kadri Makollit.

Ashtu siç e do zakoni asnjë vizitor nuk kthehet duarthatë. Atyre u dhurohen edhe dhurata simbolike si tespi e parfume të sjella nga Arabia Saudite.

Kronikë nga Enis Reçica.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho duartrokitet nga publiku spanjoll (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:26 AM PDT

Publiku spanjoll pëlqeu tej mase zërin e një shqiptareje.

Sopranoja, Ermonela Jaho të shtunën ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut të atjeshëm, njofton Klan Kosova.

Mijëra qytetarë të këtij vendi mbushen sheshet për ta ndjekur operën "Otello", ku artistja shqiptare interpretoi rolin kryesor të Desdemonës përkrah tenorit Gregory Kunde që luajti Otellon.

Dhjetëra qytete dhe qendra kulturore anë e mbanë Spanjës u bashkuan me transmetimin e drejtpërdrejtë të operës e cila është shfaqur përmes ekraneve në 140 mjedise publike.

Kronikën e përgatitur nga gazetarja Mejreme Gashi e gjeni më poshtë me të gjitha detajet.

 

Ndërron jetë piktori Gjelosh Gjokaj – Pikaso i Ballkanit (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:24 AM PDT

Autori i veprave që dikush i krahason me ato të Pikasos nuk jeton më.

Gjelosh Gjokaj ndërroi jetë të dielën në moshën 83-vjeqare në një spital të Bayernit, njofton Klan Kosova.

Sëmundja e rëndë që e kishte piktori e mundi atë. Por, la mbrapa vetes mbi  tre mijë vepra arti në pikturë e grafikë.

Lajmi për vdekjen e tij, i la të pikëlluar shumë artistë kosovarë që e cilësojnë si një figurë të rëndësishme jo vetëm shqiptare.

E ekspozitën që Mulliqi e Gjokaj do ta hapnin pas disa ditëve, tani do ta bëjë pa "Pikason e Ballkanit"

 E piktorja Zake Prelvukaj ashtu si Luan Mulliqi tregonë se si Gjokaj nuk e kishte harruar vendlindjen e tij.

Prelvukaj shtoi se Gjelosh Gjokaj ka qenë frymëzim i saj se si ajo e sheh pikturën dhe se këtë frymëzim do ta mbajë gjithmonë jo vetëm ajo por shumë artistë të rinj shqiptar.

Kronikë nga gazetari Halil Berisha.

 

Kodra e Trimave: Banorët nuk lejojnë punimet në rrugë, kanë vërejtje (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:24 AM PDT

Që nga pranvera e këtij viti nuk është punuar në rrugën e Vlorës në Kodrën e Trimave pasi banorët nuk po e lejojnë kompaninë që të vazhdojë ndërtimin e rrugës.

Sipas tyre kompania ndërtimore  "Gashi ING", nga Suhareka, nuk po i kryen punimet si duhet derisa kanë vërejtje edhe për nivelin e zhavorit të shtruar.

Klan Kosova ka provuar ta kontaktojë kompaninë "Gashi ING", por kontakti me ta ka qenë i pamundur për tre ditë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, Hysen Durmishi, drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, nuk është se tregoi nëse kanë ndërmarr diçka për ngritjen e kualitetit të punimeve në rrugë, por i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit se cilësia matet përmes atesteve.

Sipas tij, vetëm problemet pronësore mund të jenë problem, pasi që gjithçka pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Kronikë nga Valon Rashiti.

Ambasadori amerikan Donald Lu takim me Ramën në Kryeministri

Posted: 25 Sep 2016 11:22 AM PDT

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu po zhvillon një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi i Donald Lu me Ramën në Kryeministri ka nisur në orën 19:30. Nuk dihet arsyeja e këtij takimi mbrëmjen e të dielës, porn ë prononcimin e fundit public, Lu foli për situatën e kanabisit në vend dhe për Reformën në Drejtësi.

Ambasadori vuri shenjën e barazimit mes qeverisë së Ramës dhe asaj të Berishës, kur bëhej fjalë për trafikun e drogës, shkruan Lapsi.al.

"Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së", u shpreh Lu dy ditë më parë.

Me biçikleta për trashëgiminë (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:18 AM PDT

Promovimi i trashëgimisë u bë edhe në një formë tjetër këtë të diele.

Një grup çiklistësh udhëtuan nga Peja në Dresnik të Klinës për t’i parë gjetjet arkeologjike, njofton Klan Kosova.

Në këtë anë ata vizituan edhe pika tjera turistike.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more