Skip to main content

Gjermania ofron 46 mijë vende pune. Ja si aplikohet online në Agjencinë e Punësimit

Gjermania ofron 46 mijë vende pune. Ja si aplikohet online në Agjencinë e Punësimit

 

46.608 vende pune ofrojnë kompanitë gjermane për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë. Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit. Kjo faqe në internet përditësohet shumë shpesh dhe kompanitë hedhin automatikisht kërkesat e tyre për profesionistë të fushave të ndryshme.
PORTALI ONLINE Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë. Të gjithë ata që jetojnë jashtë vendeve të BE-së, pra përfshi Shqipërinë, Kosovën a po Maqedoninë mund të aplikojnë për punësim legal në Gjermani. Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.
Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë: http://www.make-it-in-germany.com/en. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.
“Ekziston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit. Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267,144 vende të lira pune.
SI MERRET VIZA NE AMBASADE Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punë-dhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.
UDHEZIMI PER PROCEDUREN Në mënyrë që kërkesa juaj për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim. Para se të caktoni një takim për aplikim për vizë, ju duhet të keni dokumentacionin në vijim:
– Ofertën me karakter detyrues të vendit të punës apo kontratën tashmë të nënshkruar të punës ose kualifikimit profesional me një punëdhënës konkret apo ndërmarrje, që ofron kualifikimin profesional në Gjermani.
– Miratimin paraprak të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.
Hapi i 1-rë: Kërkimi i një vendi pune apo një vendi për kualifikim profesional tek një punëdhënës konkret, përkatësisht, tek ndërmarrja që ofron kualifikim profesional në Gjermani.
Për të udhëtuar në Gjermani duhet të keni një ofertë pune me karakter detyrues apo ofertë kualifikimi profesional nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë kombëtare.
Nëse keni gjetur një punë të përshtatshme, kërkoni prej punëdhënësit ofertën e punës, përkatësisht kontratën konkrete të kualifikimit profesional. Kjo duhet të përmbajë të dhëna të plota për punëdhënësin dhe punëmarrësin (emrin e plotë të punëmarrësit dhe punëdhënësit përkatësisht të kompanisë, adresën, të dhënat e kontaktit) dhe të marrëdhënies së punës (fillimi i kontratës- jo para datës 01.01.2016), lloji i kontratës, paga bruto, orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e vëçanta). Këshillohet të përpilohen së paku tri kopje të njëjta (të nënshkruara nga punëdhënësi i ardhshëm dhe ju personalisht) të ofertës së punës me karakter detyrues, përkatësisht të kontratës së punës ose kualifikimit profesional.
Hapi i 2-të: Marrja e pëlqimit nga autoritetet gjermane kompetente për punësim. Në mënyrë që më vonë të mund t’ju jepet viza, nga autoritetet gjermane kompetente kërkohet miratimi për punësimin. Për punëdhënësin tuaj pikë direkte kontakti është – sipas rastit – ose Zyra Federale e Punës ose Zyra për të Huajt. Se cila nga dy autoritetet është përgjegjëse, varet nga fakti nëse ju keni qëndruar më parë për një kohë të gjatë në Gjermani (p.sh. si azilkërkues ose i toleruar, për shkollim ose studime, punë, kurs gjuhe mbi 3 muaj).
Prandaj, ju duhet që punëdhënësit tuaj t’i jepni informacione gjithëpërfshirëse rreth qëndrime ve tuaja të mëhershme në Gjermani. Ju lutemi kini parasysh, që këto informacione do të verifikohen gjatë procedurës së mëpasshme për pajisje me vizë, dhe të dhënat e mangëta apo të pasakta mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë, përkatësisht në stërzgjatjen e kohës së përpunimit të kërkesës tuaj.
DISA NGA PROFESIONET QE KERKOHEN NGA GJERMANIA – Asistent teknik – Inxhinier mekanik – Elektricist – Instalues elektrik – Elektricist për ndërtimin – Hidraulik – Teknik i ngrohjes – Punëtor pa kualifikime për ujë – Shofer – Monitorim i infrastrukturës hekurudhore – Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat – Infermierë në pediatri – Infermierë në kirurgji – Infermierë në klinikë – Anesteziolog – Ndihmës anesteziolog – Kujdestarë për të moshuar – Specialistë në klinika gjeriatrike – Specialistë në onkologji – Specialistë në endoskopi – Specialistë në nefrologji – Specialistë në rehabilitim – Profesionistë të shëndetësisë – Teknikë kompjuterash – Hidraulikë – Muratorë – Mekanikë makinash – Gomistë
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more