Skip to main content

Gjermania, në kërkim të infermierëve nga Kosova

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kanë përkrahur punësimin ligjor në Gjermani të rreth 250 infermierëve të diplomuar në shkollat profesionale në Kosovë, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar me spitalet në Gjermani.

Një numër i infermierëve të diplomuar në shkollat e Kosovës, të kërkuar për punë ligjore në Gjermani, do të pajiset me leje pune. Ata infermierë do të kenë mundësi të qëndrojnë në shtetin gjerman për dy vjetët e ardhshëm.

Njëri nga infermierët, (emri i njohur për redaksinë ) që ka vendosur të shkojë në Gjermani, thotë se “çështja e pagës është ajo që më së shumti ka ndikuar të largohet nga Kosova”.

“Sado që arrin të kryesh shkollim adekuat, në Kosovë do të jesh i barabartë me infermierët që kryejnë shkollën e mesme. Unë kam kryer Fakultetin e Infermierisë dhe tashmë jam në studime master. Në qytetin e Prizrenit jam takuar me shtetasit gjerman, të cilët kanë ardhur për të marrë infermierë nga Kosova. Tashmë kam vendosur të shkoj atje, dhe sigurisht gjatë testimeve u ka pëlqyer puna jonë dhe nuk ka dalluar nga infermierët që punojnë në institucione shëndetësore në Gjermani’’,thotë ai.

Por, kthimi nga Gjermania, kurdo që të mund të ndodhë, as bashkëbiseduesit dhe asnjërit nga 250 infermierët që mund të punësohen atje, nuk do t’u mundësojë punësim në institucionet spitalore të Kosovës, pavarësisht edukimit profesional dhe përvojës së fituar në punë.

Aktualisht, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka rreth 613 mjekë dhe 1,833 infermierë, të punësuar, por numri tyre nuk është aspak në përputhje me nevojat dhe kërkesat e popullatës së Kosovës.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë garanci që stafi i mesëm shëndetësor do të punësohet në Kosovë me kthimin nga Gjermania, kurdo që kjo të ndodhë.

“Infermierët do të kenë kontrata të punës në Gjermani dhe ne e përkrahim iniciativën. Por, infermierët nuk e kanë të garantuar se do të punësohen pasi të kthehen. Sigurisht, kjo varet nga buxheti. Kosova ka nevojë për ta, por nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në Gjermani, mund ta bëjnë një gjë të tillë’’, thotë Sadiku.

Ndonëse sistemi publik shëndetësor ka nevojë për më shumë staf mjekësor, e posaçërisht për infermierë të shkolluar, zyrtarë qeveritarë thonë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përcaktuar numrin e të punësuarve dhe nuk ka lejuar rritjen e stafit.

 Sindikata e shëndetësisë thotë se institucionet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë që të punësojnë edhe më shumë 5 mijë infermierë.

Blerim Syla, nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, konsideron se përkrahja nga ana e Qeverisë së Kosovës, për t’i dërguar infermierët jashtë vendit, shihet si një diskriminim profesional.

“Këtë e argumentoj vetëm me një çështje. Në Kosovë kemi nevojë për 5 mijë infermierë, në anën tjetër i dërgojmë jashtë vendit ata që i kemi shkolluar këtu. Nëse ky është sukses, atëherë unë nuk e di çfarë ndjenja morale kemi! Po e shfrytëzojnë trurin tonë dhe po i dërgojnë jashtë vendit. Ky është një manipulim i radhës i disa kompanive që vijnë nga Evropa dhe lidhin marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, i marrin kuadrot e shkolluar dhe pas dy vjetësh i hedhin në rrugë ata”,konsideron Syla.
Por, zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë thotë se ndonëse institucionet e vendit janë në dijeni për mungesën e infermierëve, por mospunësimi i tyre ndodh për shkak të mungesës së buxhetit.

Duke marrë parasysh diplomimin e madh të të rinjve në sektorin e shëndetësisë, ne kemi përkrahur marrëveshjen që të marrin përvojë në Evropë dhe pas dy vjetësh të kthehen në Kosovë”, shprehet Sadiku.

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare referente për gjithë
Kosovën, sipas profesionistëve shëndetësorë është mbingarkuar me punë dhe mungesë stafi, njëherësh është institucioni prej nga më së shumti ikin, si mjekët, po ashtu edhe infermierët.

Më herët, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, këtë e pati konfirmuar edhe vetë drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani. Ai pati deklaruar se shumë mjekë e infermierë tashmë janë në kurse të gjuhës gjermane, pasi që Gjermania ka kërkesë të madhe sidomos për infermierë.

Kosovarët, pati thënë ai, janë të interesuar të punojnë atje për shkak të kushteve më të mira të punës dhe pagës më të madhe.

“Kemi informata që një pjesë e stafit mjekësor, mjekë dhe infermierë, po e mësojnë gjuhën gjermane. Por, ne nuk duhet lejuar që njerëz profesionistë të ikin nga vendi, pasi që për ata njerëz ka nevojë Kosova”, kishte thënë Lenjani gjatë intervistës.

Ndryshe, Kosova, për t’i përmbushur standardet evropiane, duhet që t’i punësojë në institucionet publike shëndetësore edhe dy mijë mjekë e pesë mijë infermierë aq sa edhe nevojiten për kokë banori.(REL)
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more