Skip to main content

“Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

“Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën

Posted: 25 Sep 2016 08:31 AM PDT

Futbollisti i lindur në Kosovë, Përparim Hetemaj, ka vendosur që të luaj për kombëtaren e Finlandës dhe nuk do të luaj për Kosovën, ka njoftuar Asociacioni Futbollistik i Finlandës. Përparim Hetemaj, që është figura kryesore në kombëtaren e Finlandës prej vitit 2009, nuk pat luajtur kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Kupës Botërore, më herët këtë muaj, dhe kjo pat shkaktuar spekulime se ai mund ta ndryshoj fanelën dhe të përfshihet në kombëtaren e Kosovës, raporton Reuters nga Helsinki. Por, kryetrajneri i Finlandës, Hans Backe, dje e ka përfshirë emrin e Hetemajt në kombëtaren finlandeze për duelet kualifikuese kundër Islandës dhe Kroacisë, duke e konfirmuar zgjedhjen e lojtarit. "Ky vendim është i përhershëm", i tha sot agjencisë Reuters një zëdhënës i Asociacionit Futbollistik të Finlandës. Përparim Hetemaj aktualisht luan në Serinë A të Italisë për klubin, Chievo Verona. Në ndeshjen e saj të parë për gara zyrtare në histori, Kosova si mysafire kundër Finlandës luajti baras 1:1. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohet vrasja e liderëve talibanë pakistanezë

Posted: 25 Sep 2016 08:04 AM PDT

Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë. Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror. Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë. Një zyrtar i lartë në grupin Khan Said e ka konfirmuar vrasjen e Azam Tariqut. Ministria e mbrojtjes e Afganistanit i ka konfirmuar sulemet ajrore nga të cilat ajo tha se janë vrarë tre komandantë të al-Kaidës dhe 6 pjesëtarë të tjerë. Mohammad Radmanish, nga ministria e mbrojtjes e Afganistanit, i tha Radios Evropa e Lirë, se me gjasë Tariq është në mesin e të vrarëve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda dhjetë vjetësh, rroga mesatare rritet vetëm 30 euro

Posted: 25 Sep 2016 06:21 AM PDT

Bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave rroga mesatare në Maqedoni për 6 vjet  me radhë ka shënuar rritje vetëm prej rreth 2 mijë denarësh, përkatësisht 32 eurove, duke u betonuar në 22 mijë e 334 denarë (rreth 360 euro).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova përsëri drejt UNESCO-s

Posted: 25 Sep 2016 05:50 AM PDT

Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë

Posted: 25 Sep 2016 05:47 AM PDT

Policia në qytetin amerikan, Sharlotë në Karolinën Veriore, e ka publikuar videon ku shihet vrasja e një personi zezak, javën e kaluar. Policia, po ashtu, i ka publikuar 24 fotografi të revoles dhe marihuanës, që policia thotë se i ka poseduar personi i vrarë, Keith Scott. Oficeri i policisë, po ashtu, afrokano-amerikan, e ka qëlluar për vdekje personin Scott, më 20 shtator, duke shkaktuar protesta të dhunshme. Familja e të vrarit thotë se ai ka pasur libër e jo armë. Por, shefi i policisë në qytetin Sharlotë, Kerr Putney, tha se ai kishte "absolutisht në posedim revole". Putney, po ashtu, tha se Scott, 43 vjeçar, kishte kryer edhe krim tjetër, për të cilin ai nuk ka elaboruar më tepër. Në një video të xhiruar me telefon nga bashkëshortja e të ndjerit Keith Scott, ajo dëgjohet duke u thënë policëve se ai nuk ka revole. Kjo vrasje ishte e fundit në vargun e të shtënave fatale të policisë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar tmerr dhe debate të ashpra për racën, varfërinë dhe raportet policore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ban: Sulmet në Alepo, “ditë e zezë” për mbrojtjen e civilëve

Posted: 25 Sep 2016 04:43 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është "i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak alarmues" në Alepo të Sirisë, ka thënë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, nëpërmjet një kumtese.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA dhe aleatët: Durimi ndaj Rusisë “nuk është i pakufizuar”

Posted: 25 Sep 2016 04:04 AM PDT

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet evropainë thonë se i takon Rusisë që ta sjellë armëpushimin në Siri, duke tërhequr vërejtjen se durimi ndaj Moskës nuk është "i pakufizuar". Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, e kanë mbajtur mbrëmë vonë një mbledhje në Nju Jork. "Ngarkesa është në Rusinë, që ajo të provoj se ka gatishmëri dhe është e aftë për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për shpëtimin e përpjekjeve diplomatike për ripërtritjen e ndaljes së armiqësive, lejimin e ndihmës humanitare të papenguar dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara për tranzicionin politik", thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit të mbrëmshëm. Ministrat, po ashtu, i kanë bërë presion Këshillit të Sigurimit të OKB-së për "ndërmarrje të hapave të mëtejmë urgjentë për shqyrtimin e brutalitetit të këtij konflikti", veçanërisht përshkallzimin ushtarak në qytetin verior sirian, Alepo.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët e Kosovës, mbi 200 mijë blerje online

Posted: 25 Sep 2016 02:55 AM PDT

Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Raportohet për vrasjen e tre lidererëve talibanë

Posted: 25 Sep 2016 02:37 AM PDT

Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë. Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror. Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë. Ndaj këtyre raporteve nuk kanë reaguar as grupi Khan Said e as autoritetet afgane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ban Ki-moon i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak në Alepo

Posted: 25 Sep 2016 01:44 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është "i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak alarmues" në Alepo të Sirisë, ka thënë mbrëmë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, nëpërmjet një kumtese. "Prej shpalljes para dy ditësh të ushtrisë siriane për ofensivë për ta marrë pjesën lindore të Alepos, ka pasur raporte të përsëritura për sulme ajrore me involvimin e armatimit zjarrvënës dhe municionit të avancuar, siç janë bombat kundër bunkerëve", thuhet në kumtesën e zëdhënësit Dujarric. Për sulme të reja në Alepo është raportuar dje, derisa ushtria e Sirisë, e mbështetur nga Rusia, ka depërtuar në pjesën veriore të qytetit, gjatë ofensivës së saj për ta rimarrë kontrollin në hapësirat ku tash gjenden kryengritësit. Kjo ofensivë më e re është lansuar pasi javën e kaluar u shkatërrua armëpushimi. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 45 vetë, në mesin e tyre 10 fëmijë, janë vrarë dje në pjesën lindore të Alepos. Konsiderohet se më se 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të rinjtë, aktivë në mediet sociale

Posted: 25 Sep 2016 01:31 AM PDT

Të rinjtë nga Kosova, si në shumë vende të ndryshme të botës, janë përdorues të internetit në masë të madhe. Për rubrikën e përjavshme "VOX", të Radios Evropa e Lirë, disa nga të anketuarit thonë kryesisht klikojnë Facebook-un për qëllime profesionale, komunikim, por edhe për të marrë informacione rreth shokëve të tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungari: Nga eksplodimi në Budapest – dy policë të plagosur

Posted: 25 Sep 2016 01:24 AM PDT

Dy oficerë të policisë janë plagosur nga një eksplodim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit Budapest në Hungari. Policia tha sot se nga ky eksplodim, që ka ndodhur mbrëmë vonë, janë plagosur dy policë, që ishin duke patrulluar në këmbë. Kjo hapësirë është bllokuar dhe policia po zhvillon hetime për këtë shpërthim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Është arrestuar i dyshuari për të shtënat në qendrën tregtare

Posted: 25 Sep 2016 01:14 AM PDT

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se i dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në një qendër tregtare në qytetin Bërlington, të shtetit Uashington, është zënë. Zëdhënësi i policisë në Uashington, Mark Francis, tha mbrëmë vonë se është zënë personi, Arcan Cetin, 20 vjeçar, banor në Oak Harbor në Uashington. Pesë vetë janë vrarë kur personi i armatosur ka hapur zjarr vonë në mbrëmje më 23 shtator, brenda një qendre tregtare në Bërlington, që është 100 kilometra në veri të qytetit Sietël. Pas të shtënave, policia e pat filluar një kërkim masiv. Motivi për këtë incident tragjik është i paqartë, por autoritetet thanë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të rinjtë, përdorues aktivë të medieve sociale

Posted: 25 Sep 2016 01:10 AM PDT

Sado me vonesë që është përfshirë Kosova, vlerësohet se ka hyrë fuqishëm, nëse merret parasysh numri i përdoruesve të rrjeteve dhe medieve sociale. Përfshirja e shpejtë e Kosovës në këto media ka pasuar zhvillimin e shpejtë të internetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rriten tensionet ndërsa serbët e Bosnjës mbajnë referendumin e ndaluar

Posted: 25 Sep 2016 12:38 AM PDT

Pyetja e referendumit për votuesit në Republikës Serbe nëse e mbështesin propozimin që "Dita e shtetësisë" të jetë më 9 janar, përputhet me një festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvënësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pavarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 24 Sep 2016 09:27 PM PDT

Radio Evropa e Lirë sjell fotogalerinë me fotografitë më karakteristike të disa prej ngjarjeve që shënuan javën që po lëmë pas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more