“Edhe një humbje e KF Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press |
- Edhe një humbje e KF Ferizaj
- Tashmë në WhatsApp mund të etiketoni miqtë tuaj
- Instagram ju lejon t’i ruani fotot tuaja për t’i publikuar ato më vonë
- Edward Snowden për Allo : “Mos e përdorni”
- Google në bisedime për të blerë Twitter
- Në vend të xhamisë te Ura e Ibrit ndërtohet fushë tenisi, Spahiu kërkon burgosjen e Isa Mustafës
- Johnson: Rusia mund të ketë kryer krime lufte në Siri
- Përsëri ankesa drejt Samsung, tashmë për pajisjet e zëvëndësuara
- Këtë vjeshtë Snapchat do të prezantojë syzet smart të pajisura me kamera
- Studentët nesër me aktivitet simbolik para kishës serbe në Kampusin e Universitetit
Posted: 25 Sep 2016 08:22 AM PDT Futbollistët e Ferizajt kanë pësuar edhe një humbje nga Drenica me rezultat 2:3. Edhe pse është pritur që në ndeshjen e sotme Ferizaj ti kthehet normalizimit pas një serie të humbjes së ndeshjeve por pa sukses. Që nga fillimi i sezonës Ferizaj ka fituar vetëm ndeshjen e parë dhe ka të tubuara vetëm 3 pikë.
|
Tashmë në WhatsApp mund të etiketoni miqtë tuaj Posted: 25 Sep 2016 07:53 AM PDT Në mediat sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram dikush mund të përdorë simbolin "@" për t'ju etiketuar në fotot apo postimet e tyre. WhatsApp sapo ka sjellë të njëjtën veçori në versionin e saj beta. Sapo të shtypni simbolin "@", një listë emrash do të shfaqet për të zgjedhur cilin nga ato doni të etiketoni. Ajo punon vetëm në grupet e bisedave pasi në komunikimet individuale njoftimi vjen gjithsesi. Lista e emrave ofrohet nga ato që janë të përfshirë në grup, pra jo nga e gjithë lista e kontakteve në celularin tuaj. Ajo punon gjithashtu me përdoruesit që nuk përfshihen në listën e kontakte, për shembull disa grupe në WhatsApp mund të përmbajnë një numër të cilin nuk e keni ruajtur në celularin tuaj. Është raportuar se tashmë cilësia ofrohet live në iOS dhe Android. |
Instagram ju lejon t’i ruani fotot tuaja për t’i publikuar ato më vonë Posted: 25 Sep 2016 07:51 AM PDT Mund të ketë qenë cilësia më e kërkuar pas asaj për të zmadhuar fotot dhe videot në Instagram dhe më në fund është gati. Përditësimi i fundit i Instagram ju lejon ti ruani postimet e papërfunduara si skica të cilave mund t'i ktheheni më vonë për t'i publikuar. Instagram e ka bërë zyrtare veçorinë dhe e lajmëroi sot përmes Twitter-it. Sapo ju të përgatitini një foto dhe të klikoni mbi butonin 'back' në menynë Edit, do të shfaqen dy opsione për ta ruajtur apo për ta fshirë dokumentin. Duke klikuar mbi 'Save Draft', fotoja ruhet dhe herës tjetër që klikoni mbi butonin e kamerës së Instagram fotoja do të shfaqet në sektorin "Drafts". Përditësimi ofrohet tashmë live në iOS dhe Android. |
Edward Snowden për Allo : “Mos e përdorni” Posted: 25 Sep 2016 07:48 AM PDT Pas lançimit të aplikacionit të mesazheve 'Allo' nga Google dhe bot-it të tij ndihmës i pajisur me sistem IA, ekspertët e sigurisë thonë se më këtë, Google ka shkelur pretimin e bërë më parë për mbrojtjen digjitale të përdorueseve të tij. Profesionisti Edward Snowden reagoi menjëherë pas daljes së aplikacionit të mërkurën, duke thënë se ai nuk ishte gjë tjetër veç se një mjet tjetër për surveimin e shtetasve të Shteteve të Bashkuara. Deklarata bie në kundërshtim me konferencën I/O të mbajtur nga Google në Maj. Atje Google demonstroi aplikacionin e ri, duke premtuar se Allo mund të kodonte mesazhet e përdorueseve për t'i bërë ato më të sigurtë, dhe të palexueshëm. Ai ka edhe opsionin 'inkonjito' i cili siguron privatësi maksimale sipas Google. Madje mund të zgjidhni edhe opsionin për t'i fshirë mesazhet sapo personi ku i keni dërguar t'i lexojë ato. Megjithatë Snowden konsiston në mospërdorimin e këtij aplikacioni, pasi e konsideron atë më të pasigurtë se aplikacionet tradicionalë të mesazheve si WhatsApp dhe Messenger. |
Google në bisedime për të blerë Twitter Posted: 25 Sep 2016 07:44 AM PDT Twitter ka pasur pak vite me rritje të ngadaltë kur doli në fillim në vitin 2006, por me suksesin e viteve të fundit ka pasur mjaft oferta të mira për blerje. Një raport nga e përditshmja amerikane CNBC, tregon se Google dhe Salesforce janë dy nga pretendentët kryesorë për të blerë Twitter. Por ka edhe kompani të tjera të mëdha teknologjike që kërkojnë ta blejnë rrjetin e madh social, i vlerësuar i dyti pas Facebook, për sa i përket numrit të përdorueseve. Blerja e Twitter nga Google është përfolur edhe më parë. Një veprim i tillë do të ishte një mbështetje e madhe për të fituar përparësi përkundrejt Facebook, pas dështimit relativ që pësoi Google+. Sipas bordit drejtues të Twitter aktualisht po realizohen bisedime, por nuk është vendosur akoma nëse marrëveshja do të realizohet apo jo. As Google dhe as Salesforce nuk komentuan në lidhje me këtë. |
Në vend të xhamisë te Ura e Ibrit ndërtohet fushë tenisi, Spahiu kërkon burgosjen e Isa Mustafës Posted: 25 Sep 2016 07:44 AM PDT "Sot vizitova punimet në Urën e Ibrit dhe pashë se po ndërtohej fusha e tenisit në trollin e Xhamisë së Ibrit, Xhamisë më të vjetër në Mitrovicë, që qëndronte aty me shekuj, të djegur e rrënuar nga forcat serbe në prill 1999", thotë Spahiu, transmeton lajmi.net. Sipas tij, kjo është bërë në bazë të marrëveshjes së Brukselit. "Çdo popull normal për këtë akt do t'i dënonte me burg të përjetshëm Isa Mustafën, Edita Tahirin, Blerim Shalën, Naim Tërrnaven, për tradhti të lartë ndaj atdheut, shkatërrim të kulturës etj", ka thënë ai në fund. /Lajmi.net/ |
Johnson: Rusia mund të ketë kryer krime lufte në Siri Posted: 25 Sep 2016 07:43 AM PDT Johnson tha për BBC se është në rregull të pyetet nëse forcat ruse kanë në shënjestër civilët dhe atë e bëjnë qëllimisht, transmeton lajmi.net. Ndryshe, 18 kamionë u shkatërruan gjatë sulmit të hënën, në të cilën u vranë 20 persona. Rusia ka mohuar përgjegjësinë, duke fajësuar granatimet rebel apo amerikane. Për shkak të sulmit mbi karvanin humanitar të OKB-së janë pezulluar ndihma për në Siri. /Lajmi.net/
|
Përsëri ankesa drejt Samsung, tashmë për pajisjet e zëvëndësuara Posted: 25 Sep 2016 07:43 AM PDT Si duket Samsung nuk do të pushojë as edhe një moment. Para tre javësh, u zbulua se një defekt i baterisë ishte përgjegjës për një numër të madh shpërthimesh të Galaxy Note 7, të ndodhura gjatë kohës që ato kishin qenë duke u karikuar. Sapo Samsung e konfirmoi problemin, premtoi se do t'i zëvendësonte të gjithë telefonët e blerë me të rinj të cilët do të ishin të sigurtë dhe nuk do të kishin më probleme me baterinë. Samsung e zbatoi këtë dhe filloi programin e zëvendësimit të telefonave, ku tashmë janë realizuar më shumë se gjysma e tyre. Sidoqoftë, disa konsumatorë në Korenë e Jugut të cilët ishin pjesë e programit të shkëmbimit, kanë raportuar përsëri probleme të celularit të tyre, tashmë të atij të riut, të zëvendësuar. Problemet konsistojnë në nxehjen e pajisjes gjatë kohës së karikimit dhe humbjen e shpejtë të energjisë rezerve të celularit. Numri i saktë i ankesave drejt Samsung nuk dihet akoma, sidoqoftë, firma komentoi të Premten mbi këtë duke thënë se "problemi është krejtësisht i palidhur me baterinë," dhe e referoi incidentin si 'rast i veçantë' e lidhur kjo me prodhimin në masë. Samsung ka filluar gjithsesi një 'ekzaminim të imët' mbi problemin. |
Këtë vjeshtë Snapchat do të prezantojë syzet smart të pajisura me kamera Posted: 25 Sep 2016 07:41 AM PDT Snapchat do të prezantojë këtë vjeshtë syzet smart të quajtura 'Spectacles', të pajisura me kamera që mund të regjistrojë video 10 sekondëshe. CEO i kompanisë, Evan Spiegel e dha lajmin dje përmes The Wall Street Journal. Syzet përbëhen nga lente që 'shohin' nën kënd 115 gradë, të përafërt me gjerësinë pamorë natyrale të syrit të njeriut. Çdo klikim mbi butonin e montuar në pjesën e sipërme të lentës, regjistron një video tjetër të re. Në 2014, Snapchat bleu laboratorin Vergence Labs, ku prodhoheshin syze të ngjashme me Google Glass, të cilat regjistronin video dhe çdo gjë që përdoruesi shihte. Në 2015, kompania formoi ekipin e studimit të Snapchat, një skuadër e përbërë nga shkencëtarë dhe inxhinierë të specializuar në vizionin digjital dhe sistemet e IA. Spiegel është vënë re në publik teksa kishte veshur një prototip të syzeve Spectacles . |
Studentët nesër me aktivitet simbolik para kishës serbe në Kampusin e Universitetit Posted: 25 Sep 2016 07:33 AM PDT Organizata “Demokracia Studentore”, ka njoftuar se nesër do të mbajnë një aktivitet simbolik para kishës ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Aktiviteti do të fillojë në ora 11:30, dhe do të prezantohen masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: