Skip to main content

250 infermierë kosovarë çdo vit do të punësohen në Gjermani


















BPrAL “qeap-heimerer”, në bashkëpunim me WBS Expert Solutions nga Gjermania, kanë bërë inaugurimin e Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, i cili mundëson punësimin e mbi 250 profesionistëve kosovarë të fushës së infermierisë në spitalet gjermane.

Mbështetës të programit dhe pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësuesi i WBS Expert Solutions nga Gjermania, Sascha Buchinger, përfaqësues institucionesh vendore, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku e pjesëmarrës tjerë.

Përfaqësuesi i WBS Expert Solutions tha se ndihemi shumë të lumtur që kemi filluar bashkëpunimin me qeap-heimerer, dhe ndihemi të lumtur që gjetëm kaq shumë përkrahje si nga politika po ashtu edhe interesim të madh nga studentët dhe profesionistët.

“Ne si WBS Expert Solution, në bashkëpunim me qeap-heimerer, do të ofrojmë punë legale dhe profesionale për infermierë nga Kosova në Gjermani”, tha Buchinger.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, u shpreh se pasuria më madhe e Kosovës është rinia dhe ky program tregon se perspektiva e programeve të tilla janë e ardhmja, dhe kjo mundësi e krijimit të kuadrove profesionale për tregun gjerman.

“Kjo ka nisur si ide edhe me Ambasadën Gjermane, që të bëjmë shkëmbime të organizuara të punëtorëve shëndetësorë për tregun gjerman, dhe një pjesë e tyre që do të kthehen do të krijojnë parakushte që të ndryshohet sistemi shëndetësor në Kosovë dhe do të krijohet mundësia e krijimit të një lidhjeje të natyrshme mes Kosovës dhe BE-së. Ky program dëshmon se kemi shkolla që ofrojnë cilësi dhe kapacitetet jo vetëm për tregun kosovar, por edhe atë ndërkombëtar”, theksoi Sadiku.

Ndërkaq, Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, tha se ndihet shumë i lumtur që ajo çka është punuar për një vit, sot po konkretizohet.

“Kjo iniciativë ka filluar si iniciativë vullnetare mes nesh dhe z. Petrit Beqiri, për të gjetur forma të ofrimit të punësimit legal të të rinjve kosovarë. Është lobuar nga Qeveria që të ju ofrohet mundësi qytetarët tanë të shkojnë në Gjermani në mënyrë të barabarte si të gjithë qytetarët tjerë të Evropës dhe jo si azilantë dhe këta profesionistë të kthehen në Kosovë me përvojë të cilën nuk mund ta marrin tek ne për shkak të sistemit. Takimi me Petritin ka qenë frymëzim për mua që të angazhohemi si Qeveri e të fillojmë procesin e punësimit legal. Dhe për fat të mirë, në fund të këtij viti u njoftuam nga qeveria gjermane se kosovarët mund të punojnë si profesionistë në Gjermani”, theksoi Abrashi.

Ai shtoi se ndihet krenar që Kosova, përmes këtij programi dhe institucionit qeap-heimerer, përmes shkollimit të veçantë, ka mundësi të tregojë se Kosova ka kapacitete.

“Ky Program është dëshmia më e mirë e konkretizimit të punës sonë të përbashkët dhe është një imazh i ri për Kosovën si dhe një mundësi e jashtëzakonshme”, potencoi ministri Abrashi, duke inkurajuar të rinjtë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfitojnë nga studimet cilësore në qeap-heimerer dhe “përvoja që ju ofrohet në Gjermani, të kthehen në Kosovë me ide kreative që ta ndihmojnë Kosovën”.
Kurse Drejtori i qeap-heimerer, Petrit Beqiri, tha se programet e tilla janë mundësi reale e shtetit që të rinjtë e Kosovës të bëhen pjesë e bashkësisë evropiane.

“Kosova ka njerëz të aftë dhe të mjaftueshëm për të punuar në tregun e huaj. Dhe për fat të mirë, mundësitë për të dërguar profesionistë shëndetësorë jashtë Kosovës janë reale. Ne, përmes këtij programi do të mundësojmë që të rinjtë profesionistë të Kosovës të jenë të barabartë me profesionistët ndërkombëtarë”, u shpreh z. Beqiri.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nait Hasani, tha se qëllimi i institucioneve të Kosovës është që të punojnë në përgatitje të dokumentacioneve dhe legjislacioneve në mënyrë që profesionistët dhe studentët ta kenë më të lehtë të ndjekin procedurat për në Gjermani.

“Qeveria është e interesuar që këtë program ta mbështes me të gjitha ligjet e mundshme dhe të japim mundësi që ne t’i nderojmë ata dhe vendin tonë me programe të cilësisë dhe karrierës”, deklaroi para të pranishmëve, deputeti Hasani.

Interesimi për punë ishte i jashtëzakonshëm nga studentët dhe profesionistët shëndetësorë. Pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur me punën që është bërë nga institucioni i arsimit të lartë “qeap-heimerer” dhe bashkëpunimin e arritur me WBS Expert Solutions nga Gjermania, i cili bashkëpunim do të kontribuojë sado pak në zbutjen e papunësisë në vend.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more