Të lexosh artikujt mbi shëndetin, të bën të ndjehesh i sëmurë Shëndetësia |
Të lexosh artikujt mbi shëndetin, të bën të ndjehesh i sëmurë Posted: 29 Aug 2016 02:55 PM PDT Leximi i artikujve në lidhje me shëndetin dhe sëmundjet mund të bëjë që ju të ndjeheni i sëmurë. Sipas një studimi të ri, tregimet e frikshme për sëmundjet mund të shkaktojnë simptomat e tyre, në disa njerëz. Njoftimet e medieve rreth substancave që konsiderohen të "rrezikshme" për shëndetin mund të shkaktojnë te njerëzit 'e ndikueshëm' një zhvillim të simptomave edhe pse në të vërtetë nuk ka asnjë arsye objektive për ta bërë këtë, transmeton Telegrafi. Hulumtuesit kanë studiuar fenomenin të njohur si mbindjeshmëria elektromagnetike, i cili është i lidhur me përdorimin e telefonit celular. Parashikimi i lëndimeve të mundshme mund të shkaktojë dhimbje apo çrregullime. Studimi ilustron se raportet mediatike rreth rreziqeve shëndetësore mund të shkaktojnë ose amplifikojnë efekte 'nocebo' në disa njerëz. Për shembull, njerëzit të cilët janë të ndjeshëm ndaj fushave elektromagnetike raportojnë simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje, djegie apo ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurën e tyre, pas shikimit ose leximit të raporteve të rreziqeve shëndetësore. /Telegrafi/ The post Të lexosh artikujt mbi shëndetin, të bën të ndjehesh i sëmurë appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Shendetesi Lajme – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: