Skip to main content

Ora News: “Frutat dhe perimet që mund të konsumohen me lëkurë” plus 9 more

Ora News: “Frutat dhe perimet që mund të konsumohen me lëkurë” plus 9 more


Frutat dhe perimet që mund të konsumohen me lëkurë

Posted: 28 Aug 2016 11:49 PM PDT

Shumica prej frutave dhe perimeve që ne konsumojmë çdo ditë mund të përdoren bashkë me lëkurën e tyre dhe mund te jenë 2 fish më të shëndetshme. Disa nga frutat dhe perimet që mund të konsumoni pa frikë sëbashku me lëkurën e tyre i gjeni më poshtë!

Kungulli: i pasur me zink, prandaj është i shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Po ashtu as farat nuk duhet t'i hidhni pasi janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëkura duhet të pastrohet mire me ujë të ngrohtë, t'i fusni në furrë për 20 minuta dhe t'i konsumoni.

Patatja: Shumica prej nesh përpiqen ta evitojnë lëkurën e patates pa kuptuar se është tepër e shëndetshme, por shumica prej tyre nuk e dine pse. Ajo është e pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.

Ananasi: lëvorja e ananasit mund të duket tepër e ashpër por mund të thuhet se është tepër e shëndetshme, për shkak të vlerave ushqyese që përmbën. Veç vitamines C, ajo ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëkurën e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në frut.

Hudhra: Lëkura e hudhrës përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës./shëndeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria e Kolumbisë armëpushim pas 52 vitesh me rebelët e FARC

Posted: 28 Aug 2016 11:47 PM PDT

Qeveria kolumbiane dhe grupimi rebel, i njohur si Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi duke i dhënë fund kështu një konflikti që zgjat prej 52 vitesh. Lajmi është komunikuar nga Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, si dhe nga lideri i guerilasve, Rodrigo Londono. Gjatë përplasjeve mes palëve për më shumë se gjysmë-shekulli përllogaritet se kanë humbur jetën afro 250.000 persona.

Pas më shumë se 52 vitesh armiqësi, qeveria kolumbiane dhe grupimi guerrilas i njohur si Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë kanë pranuar që t’i japin fund një konfliktit të armatosur. Vendimi është marrë në Kubë pas shumë orësh negociatash mes palëve, teksa marrëveshja përfundimtare e armëpushimit. Lideri i grupimit gueril, Rodrigo Londono, ose sic njihet ndryshe, Tomoleon Jimenez, u dha urdhër rebelëve që të ndalojnë zjarrin. Në deklaratën e tij të parë për mediat pas arritjes së marrëveshjes ai u shpreh se që prej këtej e tutje, prindërit nuk do të varrosin më djem dhe vajza që janë vrarë në luftë. Londono nënvizoi se të gjitha armiqësitë dhe rivalitet do të mbeten në të shkuarën.

Ndërkohë, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, më herët firmosi një dekret i cili i ndalon ushtarët nga kryerja e operacioneve të mëtejshme ndaj rebelëve. Nëpërmjet një deklarate, ai e cilësoi marrëveshjen e armëpushimit si një arritje historike. Sipas tij, arritje e paqes pas më shumë se 52 viteve mbyll nëj prej kapitujve më të dhimbshëm në historinë e Kolumbisë.

Forcat e Armatosura Revolucionare kanë qënë një grup mjaft me influencë në vend që prej vitit 1964. Ata përkrahin idetë komuniste dhe kanë patur nën kontrrol afro një të tretën territorit kolumbian deri në vitin 2002. Bisedimet për paqe me qeverinë kanë nisur në vitin 2012 në Havana të Kubës por përfunduan vetëm pas katër vitesh negociata. Në përplasjet mes palëve kanë humbur jetën në total afro 250.000 persona. Grupim gueril pritet të integrohet së shpejti në politikën vendase.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Erdogan: Do të luftojmë kurdët njësoj si Shteti Islamik

Posted: 28 Aug 2016 11:32 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të luftojë kurdet në Siri njësoj siç lufton militantët e Shtetit Islamik.

Duke folur në Gaziantep, Erdogan tha se "opercaionet kundër organizatave terroriste do të vazhdojnë deri në fund".

Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve në qytet, Erdogan deklaroi se ishte “i gatshëm dhe i vendosur për të pastruar rajonin nga grupe terroriste.”

“Ne absolutisht nuk do të lejojmë asnjë aktivitet terrorist në afërsi të kufijve tanë,” tha Erdogan.

Turqia ka nisur javën e kaluar ofensivën në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicivë kurde. Të dielën është raportuar për së paku 25 persona të vrarë nga sulmet ajrore turke.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet për prostitucion motra e Mariah Carey

Posted: 28 Aug 2016 11:25 PM PDT

Motra e këngëtares së njohur, Mariah Carey, është arrestuar nën akuzën e prostitucionit.

Alison Carey u arrestua  për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale pas një hetimi të fshehtë.

Ajo u dënua nga gjykata me burg ose mund të përfitojë lirinë me kusht nëse paguan 1000$.

Alison gjente klientët nëpërmjet internetit. Ajo postonte foto të ndryshme në të cilat shkruante: "Jam një zonjë e bukur në kërkim për djem që duan argëtim dhe kënaqësi. Këto mund t'jua ofrojë vetëm një grua me aftësi".

245303 245302 245300

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Egjipt, vriten 12 persona në një aksident rrugor

Posted: 28 Aug 2016 11:20 PM PDT

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në Egjipt dhe dy të tjerë u plagosën pasi një autobus u përplas me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Sohag të Egjiptit, i cili ndodhet në Sohag Governorate, në pjesën qendrore të vendit.

Dy personat e plagosor janë transportuar në spital me dëmtime të rënda.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Egjipti është vendi i 10-të më i keq në botë në aksidente rrugore për shkak të pakujdesisë dhe kushteve të këqija të rrugëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim me bombë në Institutin e Kriminalistikës në Bruksel

Posted: 28 Aug 2016 10:29 PM PDT

Një bombë ka shpërthyer në ambientet e jashtme të Institutit të Kriminalistikës në Bruksel, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëes 02:30 të mëngjesit sipas orës lokale, shkruan BBC duke iu referuar mediave lokale belge.

Një makinë ka hyrë në parkingun e Institutit, kur një ose më shumë persona thuhet se shpërthyen një bombë pranë laboratorit.

Alarmi i terrorizmit në Belgjike mbetet në nivelin e trete që nga sulmet në Aeroportin e Brukselit  dhe në metronë e qytetit, të cilat janë ndërmarrë nga shteti islamik.

fotot e shperthimit

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta kundër demarkacionit edhe në Tiranë

Posted: 28 Aug 2016 10:00 PM PDT

Protesta kundër demarkacionit ka marrë dimensione edhe jashtë territorit të Kosovë, duke u shtrirë edhe në Tiranë. Një grup profesorësh dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar mbatjen e një proteste sot në orën 12:00 përara Ambasadës së Kosovës.

Në këtë tubim aktivistët do të shprehin shqetësimin e tyre sa i takon Marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë muajit dhjetor 178 intelektualë, studiues e profesioni i ishin drejtuar opinionit me vërejtjet e shqetësimet sa i takon kësaj marrëveshje.

Po ashtu gjatë qershorit u në Tiranë u organizua konferencë shkencore me studiues shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë ku u paraqitën fakte e argumente ku sqarohej humbja e 8200 hektarëve tokë në dëm të Kosovës.

Po gjatë kësaj kohe një grup prej 139 akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, ushtarakë, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me anulimin e marrëveshjes aktuale të Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mali i Zi patrulla antiterror në kufirin me Kosovën

Posted: 28 Aug 2016 01:44 PM PDT

Mali i Zi ka vendosur njësitë antiterror në kufi me Kosovën.

Vendosje e tyre është bërë për të kontrolluar për armë për shkak të një konflikti të mundshëm, shkruan gazetar "Vijesti" duke cituar burime të sigurisë.

Informacionet e besueshme bëjnë me dije se duke nisur nga data 23 gusht, rreth 30 anëtarë të njësisë speciale janë vendosur në vijën kufitare.

Grupi udhëhiqet nga komandanti Mirko Banoviç. Vendimi që trupat antiterror të patrullojnë në zonën kufitare është miratuar nga shteti, pas informacioneve për përshkallëzim të mundshëm të situatës në territorin e Kosovës për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së demarkacionit.

Gazeta shkruan se janë vendosur kulla vrojtimi, ndërsa informacione jozyrtare bëjnë me dije se trupat e SWAT kanë planifikuar edhe kontrollin e automjetit të KFOR-t që hyjnë nga Kosova në Malin e Zi.

"Të gjithë që kanë udhëtuar nga Rozhaja për Pejë i kanë parë anëtarët e armatosur deri në dhëmbë", thotë burimi.

"Vijesti" shkruan se kufiri midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe Malit të Zi është vizituar edhe nga ministri i Brendshëm Goran Daniloviç.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije gjithashtu sipas artikullit në fjalë se shërbimet e sigurisë malazeze janë në gatishmëri.

“Tensionet pritet të ketë më 1 shtator, kur Kuvendi i Kosovës duhet të përpiqet edhe një herë për të miratuar marrëveshjen. Pas vizitës së zv/Presidentit amerikan Joe Biden në Prishtinë, situata është qetësuar disi, por protestat pritet të vazhdojnë", ka thënë një burim i sigurisë për gazetën në fjalë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I dashuri i Angela Martinit: Mos i posto fotot, shumë seksi

Posted: 28 Aug 2016 01:38 PM PDT

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini është duke shijuar pushimet e saj romantike në Ibiza.

Bukuroshja ka ndarë disa momente me fansat e saj në Instagram.

Ajo nuk e ka dëgjuar këshillën e të dashurit të saj për të mos publikuar fotot, meqë ato janë shumë seksi.

"Ai më tha të mos e postoja këtë sepse është shumë seksi . Kurrë mos e dëgjo" shkruan 30 vjeçarja krahë njërës fotografi ku shfaqet me bikini të bardha.

73467848

a2_1472412463-399585 a3_1472412465-9944880

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aurela Gaçe heq filtrat: Duhet të jemi “të vërtetë”

Posted: 28 Aug 2016 01:25 PM PDT

Aurela Gaçe ka reaguar pas akuzave për botox. Këngëtarja e njohur shqiptare ka postuar një foto pa filtra në Instagram, teksa ka bërë krahasimin me atë ku ka përdorur filtra.

Ja çfarë shkruan ajo:
“Me vrau ndergjegjia per” filtrin e perdorur” 😉 . Duhet te jemi te “vertete ” me veten 😉😆
JO per gje po se na akuzuan per botoxera e ku di une se cfare kane mesuar nga keto anonimet qe i behen fytyrave 😂. . Grate shtatezana nuk MUND te perdorin asgje . Keshtu qe tani per tani kemi shendetin e lumturine e shkelqimin e te qenurit NENE. Ja te Pyesim @vipat_e_bllokut2016 he ju si eksperte te kesaj fushe , flisni e aman . Ja dr @skerdi.faria c’mendim ka per kete teme te nxehte”.

876067806

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more