“Arrin në Kosovë pasardhësja e Skënderbeut” plus 9 more Ferizaj Press |
- Arrin në Kosovë pasardhësja e Skënderbeut
- Vdes personi i dytë që u plagos pas incidentit tek Parku i Qytetit
- Zgjatet orari i punës në sektorin e tatimit në pronë
- Ambasada Amerikane kundër dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë
- I dyshuari për atentatin që vrau një dhe plagosi një tjetër person në Prishtinë është nga Shqipëria
- ARMATOSJA E SERBËVE CIVILË TË FERIZAJT E KOSOVËS, PARA VITIT 1999
- Bëhet inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë
- Një muaj paraburgim shtetases së Serbisë për vrasjen e 90 vjeçares
- Thoni lamtumirë kollit, kelbazës dhe pastroni mushkëritë me këtë recetë popullore
- “Rugovasit” marrin përsipër sulmin tek shtëpia e Mentor Shalës
Arrin në Kosovë pasardhësja e Skënderbeut Posted: 29 Aug 2016 08:34 AM PDT Ka arritur në Kosovë pasardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, Sofie Kastrioti. Stërmbesa e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe kryesuesi i këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu. Ajo u prit edhe nga përfaqësues të StoneCastle, partnerit gjeneral të festivalit. Vet Sofia u shpreh shumë e ngazëllyer që po qëndron në Kosovë dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016. "Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest", u shpreh ajo, transmeton Klan Kosova. |
Vdes personi i dytë që u plagos pas incidentit tek Parku i Qytetit Posted: 29 Aug 2016 08:26 AM PDT Ka ndërruar jetë Arianit Gashi i plagosuri i dytë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Pos Arianit Gashit, jetë ndërroi edhe Eron Agaj. Viktimat janë plagosur pas një gjuajtje me armë pas një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme tek Parku i Qytetit në Prishtinë. |
Zgjatet orari i punës në sektorin e tatimit në pronë Posted: 29 Aug 2016 07:55 AM PDT Sektori i tatimit në pronë do të punojë me orar të zgjatur 8:00 – 18:00 deri më 2 shtator, për t'ua mundësuar sa më shumë qytetarëve që t'i shlyjnë obligimet tatimore. Komuna e Ferizajt njoftoi se Drejtoria e Financave, sektori i tatimit në pronë, prej sot e ka zgjatur orarin e punës nga ora 8:00 deri në orën 18:00, me qëllim që t'u shërbejë qytetarëve që duan t'i shlyejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për faljen e borxheve. |
Ambasada Amerikane kundër dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë Posted: 29 Aug 2016 07:17 AM PDT Ambasada e SHBA-ve dënon pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë, të cilën dhunë e kemi parë ditëve të fundit. Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën. Demokracia ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë. Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t'u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato. Policia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm dje pasi në pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe ne i përgëzojmë ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bëjnë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Kosovë mbesin të pazgjidhura çështje serioze por zgjidhja e tyre nuk afrohet pas këtyre protestave të dhunshme. Shumë punë është bërë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një shtet bashkëkohor dhe demokratik. Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e pjesës së madhe të këtij përparimi. Kosova mund të presë lëvizje drejtë integrimit evro-atlantik vetëm nëse të gjitha palët ripërkushtohen ndaj dialogut paqësor, demokracisë, dhe sundimit të ligjit. |
I dyshuari për atentatin që vrau një dhe plagosi një tjetër person në Prishtinë është nga Shqipëria Posted: 29 Aug 2016 07:15 AM PDT Burime policore për Express bëjnë të ditur se i dyshuari që vrau Eron Agajn dhe plagosi Arianit Gashin është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai është në kërkim të Policisë aktualisht. Burimet policore kanë bërë me dije se i dyshuar ka afro një vit që është në Kosovë, dhe i njëjti sipas informacioneve fillestare ka pasur një zënkë para dy ditësh me viktimat. Ai sot dyshohet se e ka kryer atentatin duke i plagosur rëndë viktimat me armë zjarri, plagë këto që morën jetën e Agajt. Burime policore i kanë thënë Express'it se viktimat kanë pasur disa raste në Policinë e Kosovës. |
ARMATOSJA E SERBËVE CIVILË TË FERIZAJT E KOSOVËS, PARA VITIT 1999 Posted: 29 Aug 2016 07:02 AM PDT (Dëshmi nga shënimet dhe përjetimet e kohës) Besim Zymberi -Historia e armatosjes së serbëve vendorë të Kosovës nga shteti Jugosllav e serb, nuk fillon vetëm në fillim të viteve '80-të e '90-të të shekullit të kaluar. Qëllimi i këtij shkrimi është vetëm rikrijimi i pamjes reale të armatosjes kriminale të civilëve serb, nga vetë shteti serb, në periudhën e lartshënuar me qëllim të kryerjes së aktit përfundimtar gjenocidar ndaj shqiptarëve të Kosovës. OFENSIVA ANTISHQIPTARE E KISHËS SERBE DHE AKADEMISË SERBE TË SHKENCAVE E ARTEVE ÇARMATOSJA E MBROJTJES TERRITORIALE TË KOSOVËS DHE SERBIZIMI I PLOTË I SAJ ARMATOSJA E FËMIJËVE SERBË PAS VITIT 1990 |
Bëhet inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë Posted: 29 Aug 2016 06:27 AM PDT Banorët e zonës së Hani i Elezit, Gorancës dhe Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidhë këto vendbanime. Me këtë rast Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në fshatin Gorancë bënë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë. Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave tha Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku . Ai tha se ka qenë kërkesë e Kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazit që kjo rrugë të vendoset në prioritetet e tyre të zhvillimit të infrastrukturës publike dhe unë urojë banorët e dy komunave dhe fshatrave që do të përfitojnë nga ky projekt tha z.Zharku. Ndërsa për kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma kjo rrugë paraqet ndër segmentet më të rëndësishme të komunës së Hanit të Elezit. Për kryetarin Suma kjo rrugë jo vetëm që do të lidhë dy fshatra atë të Gorancës dhe Glloboqicës por do të lidhë dy komuna të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut por edhe dy pika të rëndësishme kufitare që lidhin Kosovën dhe Maqedonin. Andaj rëndësia e kësaj rruge mundë të vlerësohet si rrugë strategjike për interes të vendit. Të njëjtit mendim ishte edhe kryetari i komunës së Kaçanikut z.Besim Ilazi i cili tha se tha se përveç karakterit të një projekti të infrastrukturës publike kjo rrugë do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik të kësaj ane të të dy komunave. Inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë për komunën e Hanit të Elezit është bërë në një ditë të shënuar, 29 Gushtin "Ditën e Dëshmorëve" të Hanit të Elezit. Pjesëmarrësit në inaugurimin e fillimit të punimeve Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me këtë rasst bënë homazhë të Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 mijë e 381 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra. |
Një muaj paraburgim shtetases së Serbisë për vrasjen e 90 vjeçares Posted: 29 Aug 2016 06:16 AM PDT Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt , duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurës N. N shtetase e Serbisë. E pandehura N.N dyshohet se me datë 27.08.2016, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, ka privuar nga jeta,tani të ndjerën D.N nga Komuna e Shtërpcës e moshës 90 vjeçare. Me këto veprime e pandehura N.N. dyshohet se ka kryer veprën penale ,vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës N.N, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 27.08.2016 dhe do të zgjas deri më 26.09.2016 në ora 16.00. |
Thoni lamtumirë kollit, kelbazës dhe pastroni mushkëritë me këtë recetë popullore Posted: 29 Aug 2016 04:40 AM PDT Kjo recetë është jashtëzakonisht efektive për trajtimin e kollit të vazhdueshëm, e gjithashtu është njëqind për qind natyrale dhe e sigurt për t'u përdorur nga fëmijët dhe të rriturit. Karotat janë shumë të shëndetshme për personat me diabet, si dhe tek persona që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, transmeton Telegrafi. Çfarë i bën karotat të shëndetshme për njeriun? – E përmirësojnë imunitetin – E përmirësojnë shëndetin kardiovaskular – E ulin kolesterolin – Parandalojnë kancerin – I zvogëlojnë aknet – Përmbajnë kalcium, gjë që e përmirëson tretjen – Janë burim i shkëlqyeshëm i vlerave ushqyese të cilat janë të nevojshme për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme Përbërësit: – Gjysmë kilogrami karote – Pak ujë – Tri deri katër lugë gjelle mjaltë organike I qëroni karotat dhe i zieni derisa të zbuten. Lëngun e fituar nga zierja e përzieni me karote. Pastaj, i shtoni lugët me mjaltë në tasin ku gjendet lëngu i karotës. Produktin e fituar e vendosni në një vend të ftohët dhe e përdorni si shurup, nga tri deri katër lugë gjelle në ditë. Shurupi do ta eliminoj mukozën në mushkëri dhe do ta zbusë kollin menjëherë! |
“Rugovasit” marrin përsipër sulmin tek shtëpia e Mentor Shalës Posted: 29 Aug 2016 04:04 AM PDT Rugovasit sërish kanë marrë përsipër sulmin ndaj shtëpisë së Mentor Shalës. Dërguesi, me emrin e njëjtë ka dërguar një email në redaksinë e Telegrafit, ku thuhet se marrin përsipër sulmin ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala. Email adresa me të njëjtin emër ka marrë përsipër edhe sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Murat Mehës, RTK-së dhe tash kundër drejtorit të RTK-së. Në email thuhet se sulmi ndaj Shalës ishte veç paralajmërim dhe nëse nuk jep dorëheqje nga RTK-ja, jeta e tij është në rrezik. Lexoni të plotë njoftimin e tyre: "Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik. Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise. Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt. I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima" (sic). /Telegrafi/ |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: