Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2014

Një njeri i devotshëm

Një njeri i devotshëm, sa herë që e këshillonte djalin e tij, ia thoshte këto fjalë: A dëshiron të tregoj për një fuqi që nuk mposhtet kurrë? Djali i përgjigjej: Po, si jo! Prindi ia kthente: Mbështetu vetëm në Allahun. Burimi: Valdet Kamberi

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan, edhe pse nesër do të dëshmojnë për çdo dëshmi të kësaj bote që i përkiste të vërtetës dhe gënjeshtrës. Ndërsa Zoti është Ai që e pranon dëshmor atë që duhet, atë që me të vërtetë kishte qenë dëshmitar i një ngjarjeje madhështore! Burimi: Iljasa Salihu

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për...

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për dituri, thirrje, mësim dhe edukatë, sesa që ka nevojë për gjykatës. Ndërsa sot fatkeqësisht kemi shumë pakë besimtarë që veprojnë si mësues, thirrës, edukatorë, ndërsa kemi shumë që veprojnë si gjykatës. Burimi: Senad Ramadani

Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Nga java e ardhshme, pensionistët do të mund të udhëtojnë pa para me autobusët e linjës 3 dhe 4 të Trafikut Urban. Ky ka qenë premtim i kryetarit Shpend Ahmeti, i cili do të nis së funksionuari nga muaji i ardhshëm. Ky premtim është konfirmuar në emisionin 038 të KTV-së, nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. Të moshuarit që udhëtojnë çdo mëngjes për në parkun e “Gërmisë” me linjën 4, kanë thënë se janë të lumtur që kryetari Ahmeti ka mbajtur premtimin dhe se do ishte mirë që rregulli në të ardhmen të vlejë edhe për linjat tjera. E kjo mund të ndodh vetëm kur të bëhet riformatizimi i tërë Trafikut Urban, një prej premtimeve kryesore të kryetarit Ahmeti

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit se ata ishin që i zbuluan shqiptarët e Rekës së Epërme, duhet të turpërohen po të njëjtit njerëz për dëbimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre dhe fashitjen e kulturës dhe historisë shqiptare përgjatë mbajtjes së pushtetit nga ana e tyre. Me qindëra shqiptarë ia mbathin prej vendlindjes si rrjedhojë e kushteve të rënda që i krijuan të pushtetshmit, ndërsa tani që zbuluan “ujin e ngrohtë” desh fluturuan, përkundër që edhe në këtë rast nuk janë të çiltër, ngaqë edhe ashtu vetë këta “shqiptarë” po e mohojnë kombësinë e tyre shqiptare. Sidoqoftë, shpresojmë t’i rikthehen natyrshmërisë së tyre! Burimi: Iljasa Salihu

Kur Vetvendosje...

Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i. Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor kundër teje. Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s'bajnë, na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n'terasë të kafiqit. Sot Serbia hala zullimin s'ta ndalë. Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s'po sheh. Sot po të sillet dhoma kur po të vjen fatura e rrymës. Kur i rrotullojke VV do tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike, që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000 euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin. Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma

Gaspër Pali - Biografia

                                 Jeta e Gaspër Palit nuk qe thjesht një ekzistencë, por në radhë të parë një esencë. U lind në Shkodër, në një shtëpi dy katesh të lagjes Serreq, me 14 gusht 1916, kur në të gjitha pemët ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bënte rrugën e parë nga materniteti, nëpër kalldrëme trokiste djegaguri . . . Nëna, Luçia – shtëpiake, ishte bijë e familjes Daberdaku. Babai Kola – çikërrimtar në rrënim e sipër, punonte në pazarin e Shkodrës. Bashkëshortët nxorrën në dritë plot 11 fëmijë, të fundmin Gasprin. Emri qe i përsëritur, mbasi vëllai i madh, që vdiq rreth të njëzetave quhej po ashtu. I lindur më tepër në një komunitet, se sa në një familje, Gaspri u rrit me ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe me atë të përkujdesjes së të tjerëve ndaj tij. Babai qytetar, ndonëse kishte për të ushqyer një ekip fëmijësh, u dha që të gjithëve arsim në vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije të thella në shkollimin e lartë jashtë shtetit.

Ese: Në kërkim të vërtetës shkruar nga Gani Bytyçi

Nje dite vjeshte e njoha nje grua. Gjate nje udhetimi. Ashtu siç e kisha njohur dikur Loren, veçse atehere ishte pranvere. Jo, kete tjetren e kisha takuar para se te mirrja trenin. Me duket se e kisha shikuar pa dashje. Ndoshta edhe jo. Nuk jam fare i sigurt, ngase me jane ngaterruar kohet, stinet. Sidoqofte ajo kishte qeshur. I isha afruar dhe e kisha pyetur se perse qeshte. Me duket se keshtu kishte ndodhur. Keshtu me kishte ndodhur disa here kohet e fundit. Kur shihja njerez duke qeshur, kisha deshire te kuptoja se ku e gjenin ata motivin per te qeshur, ngase une kahere e kisha humbur kete ndjenje. Ajo nuk e fliste gjuhen e atij qyteti. Me foli ne nje gjuhe tjeter. Edhe une, si ne enderr, u perpoqa t`i flisja ne gjuhen tjeter. Ne te vertete, ajo dy a tri here vetem e perseriti emrin e qytetit Z, per ku ishte nisur. I thashe se edhe une udhetoja per atje. Vertet isha nisur per ate qytet, sikur shkoja te kerkoja diçka qe e kisha humbur qysh ne antike. Ne tren u ngji

Ese : Rrugicat e Tiranës shkruar nga Kostandin Dhamo

Ende ka ne Tirane rrugica te ngushta me kalldrem dhe shtepi te uleta aneve, te cilat çdokush i ndertoi sipas trilleve te veta arkitekturore.Muret rrethues prej qerpiçi te oborreve jane te lyer me gelqere lebyrese dhe, persiper i mbrojne nga rrebeshet e shirave tjegullat me myshk dhe me nje bimesi te çuditshme si e shkretetirave, ku rreshqet ndonje mace syndezur, apo ku çukit ndonje gjel i fryre pendekuq si prush i dafurruar… Neper telat e shtyllave elektrike qe pingulen pergjate rrugicave, ngecin ende balonat e kalamajve si re te harruara dhe, mblidhen ne çastin e mberritjes, apo te shtegtimit dallendyshet e hareshme, per te cilat, krahasimi me notat muzikore eshte aq i gjetur dhe i bukur sa, kot te perpiqesh te gjesh nje tjeter. Po çatite ? Te purpurta dhe te pjerreta, me tjegullat qe valezojne e valezojne, aq sa po ta perqendrosh veshtrimin, te merren mendte, ato humbasin skajeve pas degeve te shtrira te pemeve, duke te nxitur plot fantazi te perfytyrosh vatrat e

Ese: Nën qiellin e Mesdheut shkruar nga Arturo Perez Reverte

Eshte nje nate mesdhetare dhe e qete, toka nuk duket, me zhurmen e ujit fosforeshent ne vijen e varkes dhe profilin e sigurte te pemes dhe velave te ngritura qe lekundet ngadale ne qiellin plot me mijera yje. Nje prej atyre neteve ne te cilat nuk te vjen keq te mos e tymosesh, sepse do te ishte bukur ta ndizje nje cigare i mbeshtetur tek mbeshtetesja, prane timonit, me tre oret para teje ne fund te turnit te rojes, llampa e busulles qe ndriçon dobet orientimin lindje juglindje dhe larg, dritat e nje anije tregtare itinerari i se ciles te mbajti te palevizur nga radari dhe qe me ne fund largohet, duke te te lene te lire nga rreziku dhe duke te lene te gjithe detin dhe qiellin per veten tende. Eshte nje nga ato nete ne te cilen ndodhesh ne bord prej pese ditesh egoiste qe duken njezet dhe gjithçka qe lidhet me token duket kaq larg, saqe nuk te intereson fare; dhe e kupton qe prej nje shekulli nuk degjon llogje radiosh, nuk lexon nje gazete, nuk shikon televizor, nuk te

Ese: Vjeshtë në Vjenë – shkruar nga Monika Stafa

Do te kisha dashur ta beja me heret, shume me shpejt se te gjitha kryeqytetet e Europes me pare. Por jo, mundesia me ish dhene tani. Tani kur gjysmen tjeter te lumit qe kalonte mes permes saj e kisha vizituar disa here, ne nje tjeter kryeqytet madheshtor. Isha ndalur mendueshem se kjo tallazitje e tij e shtruar ne mengjes a mund te kish qene po e njejta ne anen tjeter te saj. Ndoshta kurioziteti e kish glorifikuar, ndoshta pamundesia per ta prekur e kish tjetersuar ne perfytyrim, por nje gje ish e sigurt, Vjena tani do te ish mes meje dhe saj. Me Danubin ne mes, asgje s’do ish me e kriptuar si me pare. Mendja ma thosh, por jo te gjitha shqisat ishin njesh me te. Udhetimet e mia s’di pse i ndertoja me kete kryeqytet europian ne mendje. Ndoshta shenjat historike te qytetit me kishin mbetur ne heret ne kujtese kur endesha mes bukurive femerore te Sisit, princeshes se dinastise habsburgase dhe lojerave dashurore te saj, pasionit per artet dhe historine. Hajdit, vogelushes

Ese – Durrësi, porta e Europës - shkruar nga Vladimir Shyti

Kur bie muzgu ne ate lagje, eshte ajo ore e bukur e dites kur i ke dhene fund gjumit te pasdites dhe perpara teje shtrihet nje mbremje me argetime dhe biseda. Ajo lagje duket krejt e zeze ne sfondin e qiellit dhe ne te gjitha sendet mbi toke. Qielli s’eshte i zymte, por i shndritshem si kujtimet e embla. Te zymte e bejne rrugen ata qe varen pas koshave te plehrave, qofshin njerez me ngjyre e te tjere, qe i japin lagjes dramen tragjike te varferise se tejskajshme. Qente dhe macet rrugaçe qe u vijne nga pas dhe kerkojne se bashku ushqimin e jetes. Kembet e nje pijaneci qe ndal ne mes te rruges dhe u bertet shofereve te automjeteve qe u bien borive papushim, ku ne ate çast te keq ai ka pushuar se qeni. Ai njeri pinte vetem per inat te realitetit, kurre me pare se kishin pare rruges te dehej. Nuk kishte patur, nuk ka, as do te kete shpirt me te delire se ai njeri ne ate lagje, por mjerimi po e dergon ne rrugen e ferrit. Dhe kjo rruge, ne dukje si lagjja e zezakeve te Z

Ese – Gjurme - shkruar nga Melina Kabo

Çdo veprim apo mendim i yni le nje shenje si per te thene pergjithmone se ke ekzistuar dhe nuk mund te humbase nga vjetersia, por as ta fshije dashakeqesia, heshtja apo harresa. Ne çdo hap tonin informacione qe ngelen si gjurme te se shkuares vertetojne ate çka kemi bere ose ate qe donim te benim duke mos mundur ta realizojme. Krijohet keshtu nje memorie gjitheperfshirese, ku gjithkush s’mund te nderhyje, e askush s’mund ta harroje. Çdo gje regjistrohet per te mos humbur kurre, si per t’i vertetuar botes se ti ke ekzistuar fizikisht dhe shpirt, e do te vazhdosh te ekzistosh pergjithnje ne formen e perjetimeve qe ke krijuar e shkaktuar me pare. Kjo eshte kostoja e te ekzistuarit ne kete jete. Eshte gjurma jote qe deshmon te verteten kudo dhe kurdo here. Askush s’mund ta ndaloje te verteten te njihet, sepse ajo le gjurme te bardha qe nuk humbasin kurre. Eshte e pashprese tentativa per ta fshehur te verteten. Ajo ekziston perjetesisht ndersa ti, une, ne, perkohesisht. Ajo ng

Ese – Peshorja e jetës - shkruar nga Melina Kabo

Kur hyjme ne kete jete, zeme nje vend qe dikur i ka perkitur dikujt tjeter, apo secili nga ne sjell ne kete bote nje njesh te ri?! Shoqerojme nje mesazh per te mos humbur kurre?! Apo krijojme secili mesazhin tone?! Ingranohemi ne kete udhetim per te permbushur çdo funksion te saj?! Po ne jemi “ushtaret e jetes”! Idete tona praktikohen si rregulla qe gjithkush i vendos per te udhetuar sa me i sigurt, apo gjithkush e çdo gje ka nje kosto, ka nje harte rruge?! Ndaj ne mundohemi te gabojme sa me pak, por armiku i pashmangshem, “egoizmi” nuk na lejon te jemi perhere te vendosur ne rruge te drejte e te paster. E pikerisht ne kete pike gjithkush gabon. Ne mundohemi te mashtrojme me neglizhence apo pakujdesi ate, “peshoren e madhe” dhe decizive JETEN. Veprojme me ligesi dhe duam ta fshehim e ta zbukurojme ate me se miri. Arrijme te behemi te besueshem per syte e sinqerte e naiv, per shpirtrat qe pranojne miresine, por nuk ndodh te mos regjistrohen te gjitha e te mos peshohen thel

Ese: Një rreth - Melina Kabo

Nje jete e plote ose jo e tille pershkon nje rrugetim, te gjate ose te shkurter. Ka nje fillim dhe nje mbarim, here ndjek nje udhe pa krye, e here ndjek me motivin qe ndien dhe me inercine e mesuar nder breza. Ndodh qe rrugetimet nuk jane pjese e njera-tjetres, por ky eshte perceptimi yne. Çdo hallke e ketij misioni eshte pjese e nje rrethi qe na shoqeron kudo dhe ne çdo kohe. Ka nje rreth njerezish qe na krijojne ambientin formues. Ka nje te tille ne çastin e simbolizimit te dashurise e ndaj ka gjithmone nje te tille rreth, per te mos iu shmangur dot jetes, pasojave, pergjegjesive… Ti i vjen qark per t’i kerkuar fundin dhe pa kuptuar e prek ate pafundesisht. Rruga drejt tij te ben te kuptosh se jeta ka ulje dhe ngritje. Ti prek fundin tend dhe me shume vrull takon majen tende kulmore dhe ti ende vazhdon e kerkon deri sa nje çast ti ndahesh prej saj dhe kupton se jeta eshte nje rreth pa fund… eshte vdekja ajo qe te shkeput ty nga ajo, jeta, ky rreth i shndritshem! Burim

Top 6 Vitaminat për dimër

Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar. Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar. Burimi kryesor i vitaminave është ushqimi, por, më shumë se 65% e popullatës në shumë vende të zhvilluara vuajnë nga mungesa e vitaminave kryesisht nga shkaku që konsumojnë shumë ushqime të procesuara, përderisa konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët. Vitamina A: Forco Sistemin e Imunitetit Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në mirëmbajtje të një sistemi imuniteti të shëndetshëm. Burimi ushqimor më i mirë me vitaminë A është mëlçia, por, ushqime tjera që kanë vitamina A janë gjiza, të verdhët e ves, qumështi dhe produktet e qumështit. Doza ditore e rekomanduar është 4000-5000 IU. Vitamina B: Për Sistem Nervor të Shëndetshëm Vitamina B luanë rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin qelizor. Ajo ndihmon në mirëmbajtje të niveleve të glukozës nën kontroll dhe është jetësore për funksionin e mirëfilltë të qelizave

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ?

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ? Plumbi nuk gjendet i lirë në natyrë por gjendet ne form të mineraleve të ndryshme. Xeherori më i rëndësishëm i tij është galeniti PbS. Në sasi me te vogla gjendet edhe ne formë të ceruzitit PbCO3,DHE ANGLEZITIT PbSO4.

Çka është sulfati i bakrit dhe çfarë veprimi ka ?

Çka është sulfati i bakrit dhe çfarë veprimi ka ? Eshte komponimi më i rëndësishëm i bakrit. Kjo kripë e bakrit ka veprim si fungicid që ka qenë i njohur qysh nga fundi i shek XIX.Ky veprim bazohet ne atë se jonet e bakrit (II) bllokojn reaksionet enzimatike ne poret e kërpudhave. Në këtë mënyrë pengojn mbirjen e tyre.

Cilat janë vetitë e bakrit ?

 Bakri ne gjendje te paster ka ngjyrë të kuqërremtë të çelët. Ka temperaturë të shkrirjes 1083C dhe dendesitet 8,93 kg/m3(meterkub).Eshte mjaftë i fortë por më i butë se hekuri shumë i telëzueshëm dhe i petëzueshëm. Qëndrueshmëria kimike e bakrit rredh nga pozicioni i tij ne vargun elektrokimik te elementeve ku gjendet pas hidrogjenit.

Cilat janë aliazhet e bakrit ?

Cilat janë aliazhet e bakrit ? Aliazhet e tipit te bronzeve janë aliazhe te bakrit me kallajin.Aliazhet e bakrit te cilat permbajn zink dhe me pak se 78% baker quhen tungje. Argjendi i ri eshte aliazh i bakrit nikelit e i zinkut. Metalet kryesore me te cilat bakri formon aliazhe janë : Plumbi,zinku,kallaji,nikeli ,ari etj.

Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek fëmijët

  Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi janë sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë. Le të rendisim disa nga shkaqet dhe lehtësimet për hundët e zëna Ftohja: hunda e zënë mund te jetë pasojë e Ftohjes së zakonshme, vetëm nëse ajo shoqërohet me dhimbje fyti, temperaturë, dhimbje gjoksi dhe kollë. Gripi: hundët e mbyllura mund të shkaktohen infeksionet e gripit, nëse fëmija ka shenjat e ftohjes normale, por plus tyre shtohen dhe të përzierat, të vjellat dhe humbja e oreksit. Alergjia: ku

Arrat i thonë “stop” rrudhave dhe shenjave të plakjes

Për të parandaluar rrudhat, diabetin dhe për të mos pasur humbje të kujtesës, mjekët këshillojnë që ne të konsumojmë arrat. Në sajë të kërkimeve të ndryshme që janë kryer në këtë drejtim është vënë re se arra, ka një efekt mjaft të rëndësishëm për organizmin tonë. Kërkuesit kanë vënë re se gratë që konsumonin 28 gramë arra dy herë në javë, ishin 24% më pak të rrezikuara për të zhvilluar diabetin. Të mirat e tyre nuk kanë fund, pasi ato janë të pasura me vitamina B dhe me antioksidantë, të cilët e ruajnë lëkurën tuaj nga dëmtimi prej radikaleve të lira dhe parandalojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes. Studiuesit janë marrë edhe me kontrollin emocional. Ata kanë vënë re se personat që nuk hanin arra, vuanin nga humbje të mëdha në kujtesë, fizik dhe kontroll emocional. Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavanoidet tek arrat ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme që shkaktojnë çmendurinë.

Si të ushqeni lëkurën e fytyrës në kushte shtëpie

Nëse jeni mërzitur me produktet kozmetike të cilat nuk japin efektin që ju dëshironi, zgjidhja do te është që ju të përgatisni diçka në kushtet shtëpiake. Nëse dëshironi që të ushqeni lëkurën, një maskë do të ishte përdorimi i vezës dhe sheqeri pluhur. Maska në fjalë me dy produkte, bën që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar, pa shpenzime. Për këtë na duhen: - 1 e bardhë veze - 1 lugë gjelle sheqer pluhur. Mënyra e përgatitjes: Në fillim merrni një pjatë, hidhni të bardhën e vezës, rrihini mirë me anë të një piruni. Pastaj shtoni sheqerin, përzieni mirë dhe më pas mund të aplikoni maskën në fytyrë. Maskën lëreni të qëndrojë 10-15 minuta. Për ta hequr maskën mjafton të keni ujë të bollshëm. Më pas lyeni fytyrën me një krem me përbërës qumështi, që të marrë shkëlqimin e duhur.

Nga rënia në peshë te hipertensioni, arsyet pse duhet të përdorni limonin

Lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore. Përveç se është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore. Humbja në peshë Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit. Gurët biliarë Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të je

Dieta, ja ushqimet që mund t’iu prishin punë

Kujdes, jo çdo ushqim përshkruar ne një diete mund te jete i shëndetshëm prandaj disa duhen shmangur me patjetër. Sa here fillojnë një diete bëjmë një liste me ushqimet qe duhen shmangur dhe ato qe duhen përdorur me tepër. Por ndonjëherë, pa e ditur bëjmë zgjedhje te gabuara. Disa produkte mund te jene te dëmshme. Kosi Mendojni shpesh se duke konsumuar vetëm një tas kos ne mbrëmje, bini ne gjumë me stomakun bosh? Kujdes, kjo gjë ndodh kur konsumoni kos natyral, ndërsa nëse kosi juaj përmban fruta apo përbërës te tjerë mund te jete plot yndyrna bimore. Duhen shmangur gjate dietave. Drithërat Thuajse te gjitha drithërat qe shiten neper supermarkete përmbajnë një sasi te konsiderueshme sheqeri. Edhe pse mund te kenë fibra këto ushqime nuk do ju ndihmojnë aspak te ruani linjat. Lëngu i portokallit Nuk duhet tepruar me lëngun e portokallit gjate një dite sepse shpesh ai sjell doza te mëdha sheqeri dhe është njësoj sikur te pini një pije kalorike te gazuar. Sushit Për

Përdorimet alternative të çajit

    E shkëlqyer si pije, efikas si mënyrë natyrale për shtëpinë dhe shëndetin. Përdorimi i tij ne shume mënyra e bën edhe me te veçante aleat i pastërtisë se shtëpisë dhe mirëqenies psikofizike, ku mund ta përdorni ne çdo moment te ditës. Ja përdorimet alternative, me shume apo me pak te njohura por shume efikase. 1- Mënyrë për pastruar tapetin Te mirat e çajit janë te shumta dhe janë shume vlefshme edhe nen profilin e higjienës. Gjethet e aromatizuara te çajit janë shume te mira për te pastruar tapetin, është e mjaftueshme te shpërndani gjethet ne sipërfaqe lëreni për disa ore dhe me pas fshijeni. 2- Shkëlqyes për dysheme dhe mobilie druri ne ngjyre te erret Çaji i zi është shume i mire për ti dhënë shkëlqim dyshemesë dhe mobilieve prej druri te erret. Fusni disa bustina çaj ne një ene me ujë te vaket me pas kalojeni ne sipërfaqet qe dëshironi me një cope te pambukte. 3- Aromatizues për duart Nuk është shume e vështirë te largoni aromat e këqija nga duart nëse

Shkencëtarët në Harvard zhvillojnë një stemë qelizore që vret kancerin

Në Harvard, një ekip shkencëtarësh kanë zhvilluar një mënyrë për të luftuar kancerin. Shkencëtarët nga Harvardi kanë zhvilluar një mënyrë për të luftuar kancerin, e ajo është përmes qelizave burimore. Duke përdorur qelizat burimore që janë projektuar posaçërisht për të nxjerrë toksina kancer-vrasëse, një grup i studiuesve kanë zhvilluar një formë të trajtimit që mund t'i synojë vetëm qelizat kanceroze pa i dëmtuar qelizat normale të shëndosha. Independent raportoi të shtunën se qelizat burimore gjentikisht të inxhinjeruara dëshmuan se janë shumë efektive në minj sa që ekspertët tani besojnë se trajtimi mund të bëhet një përparim i madh në hulumtimin e kancerit. Përderisa përdorimi i toksinave për të luftuar kancerin është mjaft i zakonshëm, shkencëtarët besojnë se ndërtimi i qelizave burimore nga ata jo vetëm që vendos llojin e duhur të toksinës, por nuk i dorëzohet efekteve nga vetë toksina. Toksina gjithashtu është e sigurt për shëndetin e qelizave të njer

Dy zgjidhje natyrale kundër rënies së flokëve

Stina e vjeshtës është ndër më problematiket për shkak të rënies së flokëve. Për parandalimin e një problematike të tillë vjen në ndihmë rozmarina e cila frenon dhe ngadalëson rënien e flokëve.  Në një enë me ujë të ngrohtë lini për një orë disa gjethe rozmarinë, deri sa të lëshojnë lëng. Pasi të keni larë flokët me shampo, në fund shpëlajini flokët me lëngun e rozmarinës. Një tjetër zgjidhje është përmes hithrës, e cila i forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre. Disa gjethe hithrash vendosen në një enë prej afro dy litrash ujë të valuar, për rreth 20 minuta. Më tej kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet. Pasi ti keni larë flokët me shampo dhe balsam, shpëlarjen e fundit bëjeni me lëngun e hithrës. Një veprim të tillë përsëriteni një herë në javë.

Ju “lumtë” mediave në gjuhën shqipe!

Ju “lumtë” mediave në gjuhën shqipe! Vdiq shkrimtari dhe poeti i madh, z. Qerim Pllana, asnjë medium në gjuhën shqipe nuk e pa të udhës t’i shkruajë nja pesë rreshta për këtë kolos. Dreqi e marrtë, qenka aksidentuar gruaja e Daçiçit, duke i marr ca gërvishje të vogla prej këtij aksidentit, brufullueshëm shumë media po e japin si kryelajm këtë ngjarje. Fundja, nëse dikush është gëzuar për këtë ngjarje, le të thotë se është gëzuar dhe jo t’i bëhet kaq shumë nam një gruaje krimineli! Burimi: Iljasa Salihu

Agresori në zemër me fytyrë të viktimës

Pasi kishte bërë krime të rënda në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe së fundmi në Kosovë, Serbia u bombardua nga NATO-ja, ngaqë nuk kapërdiheshin më krimet e saja që kishin arritur kulmin, madje edhe oxhakun. Bombardimi qe një gjë e mirë, edhe pse në çdo bombardim kemi derdhje të gjakut, kur dihet mirëfilli se derdhja e gjakut është diçka e trishtueshme. Më vjen keq, por e kishin kërkuar, vetë e kishin krijuar një lebeti të tillë. Ndërsa më vjen keq, edhe për një gjë; Serbia nga të qenit agresor arriti të paraqitet përpara botës si viktimë e bombave të NATO-s, duke harruar se bombat ishin vetëm një spërkatje e tërë asaj që kishte bërë me dekada të tëra. Ajo si viktimë, tashmë po kërkon shumë në shkëmbim të asaj që i kishte ndodhur në vitin 1999. Fatkeqësisht, bota sikur e kuptoi njëmend si viktimë. E mikloi shumë këtë bushtër që kishte aktruar se ishte zbutur. Ajo fitoi liberalizmin e vizave përpara Kosovës, viktimë kjo e tmerrit të Serbisë. Ajo ka mundësi shpejt

Derisa këta servilët tanë andej e këndej kufinit i thejnë kambë e duer me shkue n'Beligrad

Derisa këta servilët tanë andej e këndej kufinit i thejnë kambë e duer me shkue n'Beligrad, Serbia vazhdimisht punon me i barazue krejt të zezat e saj me neve. Ky vendimi i UEFA-s s'është kurrgja, në krahasim me punën e mundin që sistematikisht Serbia po e ban për me e barazue luftën e UÇK-së me gjenocidin e saj. Edhe po i dhezë, bile, sepse po perballen me fort do amatera knej. Burimi:  Fisnik Ismaili

Artur Zheji, që më duket se aktron një pijanec të papërmirësueshëm

Artur Zheji, që më duket se aktron një pijanec të papërmirësueshëm, gabon rëndë dhe i nënçmon thellë shqiptarët e Maqedonisë kur i bashkon në një thes islamizimin, injorancën dhe getoizimin. Artur Zhej, fillimisht më vjen keq se i drejtohem njërit që luan rolin e pijanecit, ju nuk e njihni fare realitetin në Maqedoni, ju flisni pikërisht ashtu siç flasin Llatasi, Milenko dhe qentë e tyre kundrejt neve. Alkoolizmi, kurvëria, kriminaliteti, gënjeshtra, koprracia, shthurja, bixh ozi, cigarja, droga, vjedhja, tradhëtia, dalldia, idhujtarizmi, idiotizmi, radikalizmi, eksremizmi, analfabetizmi, dembelizmi, racizmi, shovinizmi janë të kundërta të islamizimit, madje ky udhërrëfim ofron edhe mënyra të qarta për parandalimin dhe luftimin e këtyre veseve shkatërruese për shoqërinë, madje që janë në përputhje të plotë me natyrën e njeriut. Islamizmin ju nuk e njihni, aq më tepër kur ju nuk i njihni fillimisht themelet e fesë islame, ngaqë aktroni një pijanec dhe në anën tjetër dërdël

U tmerrova nga lajmi për sulmin ndaj Milot Hasimjës.

U tmerrova nga lajmi për sulmin ndaj Milot Hasimjës. Po tmerrohem kur po e shoh sa poshtë jemi duke ra si shoqni, ku çdo gjë po zhvlerësohet, e ma së shumti jeta e njeriut. E vetmja shpresë po mbetet te drejtësia, e cila as ajo, fatkeqësisht, nuk funksionon qysh duhet. Gëzohem që nuk u ba më keq, Milot, edhe shërohu sa ma shpejtë, se na duhesh. Kemi shumë shumë punë për me e kfillë këtë shoqni. Burimi: Fisnik Ismaili

Nuk i mjaftoi një problem, janë mësuar me bollëk

Lexojmë se pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2010, Belgjika ka qenë pa qeveri përplot 535 ditë. Ky argument duket se po i sjell fllad politik shtetit pa pushtet të Kosovës, duke pohuar se nuk është tragjike të qenit pa qeveri, duke e marrë si shembull Belgjikën. Ndërsa qëllimisht harrohet fakti se Kosova në asnjë segment nuk mund të përputhet me Belgjikën. Le të bëhet njëherë Kosova si Belgjika, pastaj populli i saj le t’i s hijojë edhe ditët e lumtura pa qeveri. Kosova më ngjanë me një familje të mbushur gjer në fyt me broxhe, kurse i zoti i shtëpisë duke mos qenë në gjendja ta durojë këtë kapërthim lebetitës, vendos të vetëvritet. Tanimë, edhe më tej problemet do të rriten. Borxhet sërish do të ngelin të pa kthyera dhe të kërkuara prej huadhënësve, si dhe dhimbja për të parin e shtëpisë do ta rëndojë edhe më tej çështjen në familje. Tani të merren me borxhet apo me dhimbjen për të parin e familjes? Burimi: Iljasa Salihu

Japonezi në futsall, gol për me t'kall

  Një gol tejet i bukur në futsall është shënuar në ndeshjen e futsallit ndërmjet Japonisë dhe Guatemalës. Yuki Murota arriti të rrëmbejë një top në mesin e fushës për të poshtëruar portierin me një veprim magjik duke i shënuar një gol fantastik.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more