Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2013

Çka është Utopia?

Çka është Utopia? 1. Utopia është përfytyrim ideal i shoqërisë njerëzore ose i një rendi shoqëror të përsosur pa shfrytëzim dhe pa luftë klasash; ëndërrim i parealizueshëm, ëndërr, fantazi. Është (mbetet) utopi. E quan utopi. Ra në utopi. 2. let. Utopia është vepër në të cilën shkrimtari paraqet si diçka të vërtetë një ëndërr ose një përfytyrim për një vend me rend shoqëror ideal.  qka eshte Utopia ,Cka eshte Utopia ,ceshte Utopia,cfare eshte Utopia ,qeshte Utopia,definicioni Utopia, perkufizimi Utopia,shpjegimi Utopia,qka kuptojm me Utopi, qka nenkuptojm me Utopi ,nenkuptimi Utopia ,kuptimi i fjales Utopi

Disa thënie për lodhjen

Lodhja! - Kur lodhesh për të mirë, lodhja kalon kurse e mira mbetet. - Lodhja e trupit është rahatia e shpirtit. - Lodhja e të mirëve është rahati, e lodhja e të këqijve është lodhje. - Rahatia mund të arrihet vetëm me lodhje. - Sipas nevojës është edhe lodhja. - Mund të lodhemi kur punojmë, por sigurisht që ndiejmë rahati kur punojmë me sinqeritet. - Asgjë pa lodhje nuk arrihet, vetëm fukarallëku. (Përkthim)     Ulvi Fejzullahu

Pasiguria, ky zjarr i lumturisë së rreme!

Përse pas çdo vdekje të ndonjë politikani duhet patjetër të qëndrojë mbrapa një kurth apo një atentat? Mbase të gjallët kështu duan ta paraqesin këtë panoramë të grisur prej vetë duarve të veta! Ndërsa kur kemi vdekje të njerëzve jashtë politikës si shkak i ndonjë papërgjegjësie të politikanëve – udhëheqësve, po nga politikanët mësojmë se kjo është një vdekje e natyrshme, thuajse vdekja e natyrshme i përket vetëm bujkut, ndërsa e panatyrshmja përkon me të “panatyrshmit” politikanët. Mos vallë e keqja u ka hyrë në mes të zemrës dhe tani nuk u ka mbetur gjë tjetër, pos t’i bëjnë atentat njëri-tjetrit ose edhe në rast vdekjeje të natyrshme, patjetër të gjallëve duhet t’i shkojë në mend se dikush e ka vrarë, ndonëse thjeshtë nuk është një aksident. Prej gjithë kësaj të keqe mua për një gjë më vjen mirë. Fatzezësisht dhe fatbardhësisht, zullumi është trashur aq shumë sa të pasurit në kurriz të popullit kanë filluar t’i hajnë të gjallë bashkëpunëtorët e djeshëm në keq

Një thënie për diplomacinë

“Diplomacia është arti i paraqitjes së buzëqeshjes dhe përshëndetjes në vend të britmës dhe fyerjes. Kurse prej rregullave të sjelljes, ta kesh forcën, që kur të guksosh (gromësinë), ta bësh këtë me gojë mbyllur.” (përkthim) Ulvi Fejzullahu

Përsose punën!

Përsose punën! - Ajo që punohet me nguti, nuk është punuar me urtësi. - Përsose punën tënde, realizon shpresën tënde. - Mjeshtri i dobët, i fajëson veglat e punës. (përkthim)     Ulvi Fejzullahu

Disa thënie për edukatën

Edukata. - Nxiti fëmijët për edukatë, që në vegjëli; kështu do të pushojnë sytë në pleqëri. - Nuk ekziston trashëgimi ma të mirë se sa edukata. - Njeriu gjallëron edhe pa këmbë e duar, por nuk mundë të jetoj pa zemër dhe pa edukatë. - I panjohur është ai i cili nuk ka edukatë. - Edukata është pasuri, shfrytëzimi (përdorimi) është plotësim. - Njeriut i përket vlera e tij e jo dukja, edukata e tij e jo rrobat. - Prej njohurive më të mira, ta njohësh veten, ma e mira edukatë është me ja dit hallin vetes. - Mos i kundërshto ata që janë sipër teje, se te injorojnë këta që janë poshtë teje. (përkthim)   Ulvi Fejzullahu

Thënie për urrejtjen

Urrejtja - Syri urrejtës shfaqë çdo të metë. - Urrejtja provokon ngatërresën. - Urrejtja është arma e të ligshtit. - Urrejtja është hakmarrja e të marrit. - Nëse të urren njeri, lutu që ti zgjatet jeta. - Kur urrejtja është e ashpër, vërtetë të bënë më të ulët se sa ata që i urren. - Urrejtja është i biri i frikës. - Ndërtesa e urrejtës, lartësohet me gurët e nënçmimit (injorimit). (përkthim) Ulvi Fejzullahu

“E mprehu mirë penën (lapsin)!”

Sigurisht që e keni parasysh këtë fjali me kuptim të thellë dhe domethënës. Ata të cilët nuk e kanë idenë se çka po flitet, gjithsesi se duhet “mi ra penës (lapsit)” me mprehë edhe një herë!! Aliu r.a. për “penën (lapsin)” shprehet kështu: “mendja e njeriut regjistrohet në fundin e penës (lapsit)”. Po, gjithsesi se mendarët e kanë parasysh, domethënien e mprehjes, sepse kujtojnë edhe fjalën e shkrimtarit të urtë kur thotë: “sa herë që mprehja (holloja) lapsin, e mprehja vetveten”. Po, gjithsesi se mendarët edhe këtë e dinë: “kur lapsi bie në dorën e të marrit (budallait), është sikur hanxhari në dorën e fëmijës”. Të nderur! Mos i harroni edhe këto tre fjali: - “Pena (lapsi)” është ambasadorë i mendjes. - “Pena (lapsi)” është postier i zemrës, jep haberin me haber. - “Mendja e shkruesit është në lapsin e tij.” Nuk e di a i rashë penës (lapsit) mirë!? Sigurisht ai që dëshiron të më kuptoj, më kuptoi.  Ulvi Fejzullahu  

Një lutje apo dua e bukur islame nga Ulvi Fejzullahu

- Zoti im, më mjafto me atë që më ke lejuar (hallall) Ti, që të mos i afrohem asaj që më ke ndaluar (haram) dhe më pasuro mua me mirësitë e Tua, që të mos kem nevojë nga askush tjetër veç Teje. - O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve. Burimi: Ulvi Fejzullahu  

“Vetëm 5-shkreptima kësaj here!”

1. “Vërtetë s’ju bon dobi numri i madhë, kur zemrat nuk i keni bashkë.” 2. “Çdo fuqi është e dobët, kur nuk është në bashkësi.” 3. “Edhe buburrecat kur bëhen tubë, i mundin egërsirat.” 4. “Kur janë së bashku në tufë, ujku flenë i uritur.” 5. “Secili soj me sojin e vet.” (Duke lexuar për unitetin, bashkimin, ndava këto pesë “shkreptima” për përkthim.) Ulvi Fejzullahu

Çka është dendësia?

Dendësia është: 1. Të qenët i dendur, vetia e diçkaje që është e dendur; denduri. Dendësia e barit. Dendësia e pyllit. Dendësia e mjegullës. 2. Numri i banorëve në një kilometër katror; raporti ndërmjet numrit të banorëve dhe sipërfaqes në kilometra katrorë në një vend. Dendësia mesatare. Dendësia e popullsisë. Rritja (ulja) e dendësisë. 3. fiz. Masa që gjendet në njësinë e vëllimit të një trupi a të një lënde; raporti midis masës së një trupi të shprehur në gramë dhe vëllimit të tij të shprehur në centimetra kub. Dendësi absolute (relative). Dendësi mesatare. Dendësia e një lënde. Dendësia e gazit.  4. Sasia e diçkaje në një njësi matjeje; denduria, shpeshtësia. Dendësia e zjarrit. usht. sasia e predhave që hidhen në një minutë mbi një sipërfaqe të caktuar. Dendësia e rrymës elektrike forca e rrymës elektrike që kalon nëpër njësinë e seksionit të tërthortë të përcjellësit. Dendësia e frymëmarrjes. qka eshte dendesia ,Cka eshte dendesia ,ceshte dendesia,cfar

Çka është Peticioni?

Peticioni është kërkesë e shkruar, që i drejtohet nga një grup njerëzish një organi të lartë shtetëror, kryetarit të shtetit etj. Shembuj: Peticion me kërkesa për punëtorët. Peticion kundër arrestimeve në masë. qka eshte peticioni, cka eshte peticioni,ceshte peticioni, qka quajme peticion, peticioni shqip, peticioni definicioni, peticioni perkufizimi, qka kuptojme me fjalen peticion, peticioni ne shqip

“Liria me disa fjali!”

- “Përfundon liria, atëherë kur dora jote e zgjatur, prek hundën e tjetrit” - “Mos u bë rob i tjetrit, kur Allahu të bëri të jesh i lirë.” - “Nuk është marre të bujmë (ta kalojmë natën) në burg, sigurisht që marre do të jetë të bujmë robër.” - “Liridashësi refuzon ta shes ndërgjegjen, edhe me tërë pasurinë e Tokës.” - “O liri, sa e sa krime po bëhen në emrin tënd?!” - “Jo, nuk ka liri të plotë, ngase kemi robër të lirive të tyre.” - “Nuk është logjike të mburresh me liri, kur ti je i lidhur me prangat e logjikës.” - “Asnjë nuk pranon kufizimin (prangat), po sikur kjo të jetë edhe nga ari.” - - “Më mirë të vdesësh i uritur e i lirë, sesa ti rob i trashë.” - “Nuk ka liri pa përgjegjësi.” - “Liria dhe përgjegjësia janë si dy binjak.” - “Liria pa rregulla, nuk është tjetër vetëm se një vërshim shkatërrues.” (përkthim) Ulvi Fejzullahu  

“Ziliqarin ekzekutoje!”

Duke lexuar mbi temën e zilisë, po shkëpus disa fjali nga të mençurit, ja përkthimi i tyre: - Ziliqarët ndëshkoi duke i bërë mirë atyre. - Duroje intrigën e ziliqarit, vërtetë sabri jot e mbytë. - Ziliqari i padrejtë shtiret me teshën e të shtypurit. - Ziliqari i shkretë, i bën dëm vetëm vetvetes. - Bëhu i lumtur edhe atëherë kur të shtohen ziliqarët, ata janë dëshmitarë për suksesin tënd. - Qëllimi final i ziliqarit, ty me të humbë (shkatërru) të mirat. - Syri i ziliqarit ndëshkohet me verbëri. Ulvi Fejzullahu

Zoti im! (Poezi Islame)

Zoti im, unë jam i njohur për mangësi E Ti je i Cilësuar me bujari! Vërshoje faljen Tënde mbi gjithë këto male Që ngrita duke të dalë Ty prej fjale! Ti je më afër meje se vetë vetja ime Mos më privo, të lutem, nga Tuat mirësi e mëshirime! Ilmi Rexhepi

Çkado që e godet muslimanin.....

Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra radijallahu anhuma përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre All-llahu ia shlyen mëkatet atij.” (Muttefekun alejhi)

E mira, e bukura!

- “Ndoshta një fytyrë e bukur e fshehë një shpirt të keq.” - “Bukuria pa mirësi nuk vlen asgjë.” - “Bukurisë mundë t’i mungoj nderi, ndërsa nderit nuk i mungon bukuria asnjëherë.” - “Bukuria nuk është në teshat që na zbukurojnë, bukuria reale është tek mirësia e diturisë (ilmit) dhe edukatës (edebit).” (Duke lexuar mbi të bukurën dhe të mirën, ndava këto fjali për përkthim)   Ulvi Fejzullahu

Ese për Librin shkruar nga Blertina Bislimi

  Ese për Librin shkruar nga Blertina Bislimi Çfarë mund të thuhet për librin?  Edhe sikur shkretëtira e Saharës të ishte fletë shkrimi dhe gjithë oqeanet bojë pende, nuk do të mjaftonte për t'i përshkruar vlerat e tij. Kur unë lexoj më duket sikur zemra hap krahët dhe fluturon në qiej të historisë, fantazisë dhe shkencës. Shkruar nga: Blertina Bislimi Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër. Ese hartime, libri, ese per librin, hartime per librin, libri ese, ese libri, hartim per librin, hartime per librin, ese per libra, librat ese 

Optimizëm, shpresë!

(lexova disa fjali, në këtë sabah për optimizmin, hajt thashë, sa do pak të paraqes ogur të mirë, me përkthimin e këtyre pesë fjalive) - Shpresoni për të mirë, do ta gjeni të mirën. - Optimisti e mendon martesën më me pak shpenzime se sa fejesën. - Optimisti vështirësitë i shfrytëzon për përfitime. - Optimisti të shikon në sy, kurse, pesimisti të shikon në këmbë. - Optimisti thotë: gota ime është e mbushur deri në gjysmë. Ndërsa pesimisti thotë: gjysma e gotës sime është e zbrazët. (Përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu  

Isa Mustafa vjedh idetë nga Shpend Ahmeti

Edhe një vjedhje e ideve nga Isa Mustafa Kandidati për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa apo Putini i Ballkanit, ka filluar fushatën e balotazhit me prezantimin e programit (të vjedhur nga Shpend Ahmeti) për rregullimin e trafikut urban në Prishtinë.Ai ka përmendur transportin publik, i cili sipas tij do të bëhet modern, sistem të integruar të biletave, orar efikas dhe kosto të përballueshme të biletave.Sipas tij, autobusët do të kenë pajisje të sistemit teknologjik që lidhen me sistemin monitorues që qendrën e ka në komunë.Po ku ishe o Isa Mustafa tërë këto vite. Mustafa apo Putini i Ballkanit ka thënë se i kanë ndarë mjetet për blerjen e autobusëve modern. Dhe krejt kjo është vetëm se një vjedhje e planit të Shpend Ahmetit.Pra marre plaku vjedh idetë. Dhe çfarë mund të jap një 62 vjeçar për Prishtinën përveç lodhjes dhe shkatrrimit të mëtutjeshëm të kryeqytetit. Pra Prishtina ka nevojë për energji të reja që ndryshojnë gjendjen në Prishtinë dhe jo për energji të shpenzuara,

Vetëdashësi

“Vetëdashësi” - “Vetëdashja e prodhon smirën. - Smira prodhon urrejtjen. - Urrejtja prodhon kundërshtimin. - Kundërshtimi prodhon ndarjen. - Ndarja prodhon dobësinë. - Dobësia prodhon injorimin (nënçmimin). - Injorimi sjellë zhdukjen e shtetit, zhdukjen e të mirave dhe shkatërrimin popullit.” (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Ese për shokun - Përshtati Rapitful

  Ese për shokun Shoku mund të jetë miku juaj derisa je mirë me të por kur prishen raportet mund të bëhet armiku juaj më i madh.Rruga e vetme për të gjetur shokë, është të bëhesh shok dhe shoku është dhurata që njeriu i bën vetes. Të vdesësh për shokun është e lehtë, por të gjesh shok që vdes për ty është vështirë. Shokun kur e ke vetëm këshilloje, kur jeni me të tjerë lavdëroje dhe me shokun silluni ashtu sikur ai mund tu bëhet juve armik. Në shtëpinë e shokut shkoni shpesh sepse rrugën e pa përdorur e bllokojnë shkurret. Shoku është sikur pjepri. Pse? Sepse për të gjetur një shok të mirë provoni me qindra prandaj. Shoqëria është gjithmonë sikur pema që bën hije. Shoqëria është dashuri pa krahë. Shoqëria është një lidhje e fortë, në momentin e nevojës për para nëse nuk i kërkohet zgjat deri në fund të jetës. Pa e argumentuar dashurinë asnjëri nuk mund të jetë shok i vërtetë. Më trego shokun të tregoj se kush je. Nëse nuk i shohim njëri-tjetrit me sy të mirë disa mangësi t

Injoranca dhe analfabetizmi

Nëna më tha që asnjëherë të mos e toleroj injorancën, por ta mirëkuptoj analfabetizmin. Ca njerëz që s’mundën të shkonin në shkollë, ishin më të arsimuar dhe inteligjentë se profesorët e universitetit. | Maya Angelou |

Gojë plot gjykime e paragjykime

Gojë plot gjykime e paragjykime që mendojnë se e njohin një person vetëm ashtu siç duket ... pa u përpjekur për të lexuar shpirtin. Ky është përcaktimi për një botë që flet e flet, por nuk di asgjë. | Daniela Aspa |

Çka është Degradimi?

Çka është Degradimi? Degradimi është keqësimi ose prishja shkallë-shkallë e cilësisë së diçkaje e cila ia ul e ia prish vlerën .  qka eshte Degradimi ,Cka eshte Degradimi ,ceshte Degradimi ,cfare eshte Degradimi ,qeshte Degradimi ,definicioni Degradimi , perkufizimi Degradimi ,shpjegimi Degradimi ,qka kuptojm me Degradim , qka nenkuptojm me Degradim ,nenkuptimi Degradimi , kuptimi i fjales Degradim

Roli biologjik i ADN-së

Kur është qështja e rolit biologjik, atëherë dihet se ADN-ja është bartëse dhe përcjellëse e vetive trashëguese. Ajo përmes ARN-ës -që do të thotë se ajo në mënyrë indirekte- e kontrollon sintezën e proteinave, e cila kryhet në ribosome, e përmes proteinave e kontrollon natyrën dhe shpejtësinë e proceseve të ndryshme biokimike në qelizë. Pra, ADN-ja është rregullator i proceseve jetësore. Sasia e ADN-ës në qelizë është konstante dhe specifike për çdo qenie të gjallë. Duhet cekur se para ndarjes së çdo qelize bëhet dyfishimi i ADN-ës. Prandaj ADN-ja merr pjesë në procesin e ndarjes së çdo qelize. Ky dyfishim i ADN-ës bëhet përmes procesit që quhet replikim. Molekulat e ADN-ës janë të vetmet molekula organike që kanë aftësi të riptodhojnë vetveten.

Përbërja dhe struktura e ADN-ës

Acidi deoksiribonukleik përbëhet prej dy vargjesh komplementare të lidhura ndërmjet vete me lidhje hidrogjenore. Vargjet e kanë formën e spirales. Në strukturën e ADN-së marrin pjesë bazat purine: adenina dhe guanina; bazat pirimidine: citozina dhe timina; acidi fosfarik dhe deoksiriboza. Deoksiriboza dhe acidi fosforik gjenden në çdo nukleeotid. Prandaj, një nukleotid dallohet prej tjetrit nukleotid në bazë të asaj se cila bazë purine ose primidine gjenden në të. Meqenëse në strukturën e ADN-së marrin pjesë 4 lloj bazash ( A, G, C dhe T), atëherë molekua e ADN-së është e ndërtuar është e ndërtuar prej 4 lloj nukleotidesh. Specifiteti i ndërtimit prej llojit në lloj varet nga numri i nukleotideve purine ose pirimidine, lloji dhe renditja e tyre në varg polinuklotidik. Bazat azotike purine dhe pitrimidine janë të renditura në varg në bazë të ligjit të përputhshmërisë. Kjo do të thotë se përballë adeninës të njërit varg çdo herë gjendet timina e vargut tjetër, e përballë guaninës gjend

Si ti fshim mëkatet?

Thuj: La ilahe il-lallah; Allahu Ekber; La haule ue la kuvete il-la bil-lah. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Secili njeri mbi tokë që thotë: La ilahe il-lallah, ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut; Allahu Ekber, Allahu është më i madhi; La haule ue la kuvete il-la bil-lah, ska mundësi e forcë veçse me Allahun, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Sahihul-Xhami, nr. 5636 Burimi: Bekir Halimi

Riprodhimi

ADN-ja është një reaksion polimerizimi që ka si reaktante katër tipet e dezoksiribonukleosideve trifosfate. Megjithëse në fijet e saj ndodhet vetëm një fosfat, nukleotidet fillestare duhet të jenë trifosfate në mënyrë që të përdorin hidrolizën e dy lidhjeve fosfodiesterike (ku njëra është e nevojshme për shtimin e një monomeri dhe njëra e katalizuar nga pirofosfataza inorganike mbi pirofosfatin dalës) për ta bërë reaksionin ekzotermik. Reaksioni katalizohet nga ADN polimeraza, enzime në gjendje të krijojë një tjetër fije ADN-je në kahun 5'-3' e zbuluar nga Arthur Kornberg më 1958 nëpërmjet një eksperimenti. Reaksioni i ADN polimerazes drejtohet nga fija udhëzuese e ADN-së sepse krijon një fije të re ADN-je që është komplementare me atë që shërben si udhëzuese. ADN polimeraza nuk është në gjendje ta filloj sintezën e një fijeje pa asnjë pikë fillimi. Për të filluar dyfishimin struktura helikore e ADN-ës duhet të denatyrohet nga disa proteina. Këto janë helikazat, proteinat që

Patologjia e qarkullimit

  Edema është prezenca e lëngut të tepërt në hapsirën ekstraqelizore. Në shkaktarët e edemës përfshihen rritja e shtypjes hidrostatike, hipoalbuminemia dhe ulja e shtypjes koloide, obstruksioni limfatik dhe permeabiliteti i rritur endothelial. Anasarca është term që përdoret për edemën e rëndë të gjeneralizuar. Transudatet kanë përmbajtje të ulët proteinike dhe gravitet specifik ndërsa eksudatet kanë përmbajtje të lartë proteinike dhe gravitet specifik. Hiperemia është sasia e tepërt e gjakut në ndonjë ind apo organ dhe mund të jetë për shkak të vazodilatimit (hiperemia aktive) apo zvogëlimit të qarkullimit venoz (hyperemia pasive apo kongjestioni). Hemostaza është sekuenca e ngjarjeve të cilat qojnë deri te ndërprerja e gjakderdhjes duke formuar një tapë stabile hemostatike me fibrinë dhe pllakëza. Dëmtimi i murit vascular nxitë vazokonstriksionin kalimtar, lehtësimin e adhezionit të pllakëzave dhe aktivizimin e rrugës ekstrinsike dhe asaj intrinsike të koagulimit. Formimi i trombusit

Shërimi dhe riparimi i plagës

Në shërimin e plagës përfshihet rigjenerimi i indit nga qelizat e të njëjtit lloj dhe riparimi I indit me zëvendësim nga indi  lidhor. Indet ndryshojnë për nga kapaciteti regjenerativ. Popullatat qelizore labile të cilat rigjenerohen gjatë tërë jetës përfshijnë qelizat epiteliale sipërfaqësore, qelizat hematopoetike dhe qelizat mëma. Në qelizat stabile të cilat replikohen në nivel të ulët gjatë tërë jetës mirëpo mund të ndahen nëse stimulohen përfshijnë hepatocitet, qelizat e tubuleve proksimale dhe qelizat endoteliale. Qelizat permanente të cilat nuk mund të replikohen në moshën e pjekurisë përfshijnë neuronet dhe qelizat e muskulaturës kardiake.  Riparimi i indeve me zëvendësimin e zonës së dëmtuar nga vrraga e indit lidhor ndërmjetësohet nga faktorë të shumtë të rritjes dhe citokine. Fillimisht formohet indi i granulacionit i cili më vonë pëson kontraksion të plagës proces ky i ndërmjetësuar nga miofibroblastet duke rezultuar kështu përfundimisht me formimin e vragës së vërtetë fibr

Inflamacioni

Inflamacioni akut është reagimi i menjëhershëm ndaj lëndimit që shkakton skuqje, temperaturë, ënjtje, dhimbje dhe humbje të funksionit. Ndryshimet hemodinamike tek inflamacioni akut ndërmjetësohen nga materiet kimike vazoaktive dhe pas vazokonstriksionit kalimtar fillestar, prodhojnë dilatim masiv me permeabilitet të shtuar vascular. Neutrofilet janë qeliza të bardha të rëndësishme të gjakut të cilat përmbajnë granula me enzime të shumta shpërbërëse. Neutrofilet dalin nga qarkullimi i gjakut me anë të procesit të rregulluar lartë ku përfshihet margjinimi (lëvizja drejt murit të enës), adhezioni (ngjitja për endoteli), dhe emigrimi (lëvizja ndërmjet qelizave endoteliale për të dalë nga ena). Defektet e adhezionit mund t’i kontribojnë imunosupresionit i cili vërehet tek diabeti melit dhe përdorimi i kortikosteroideve.  Kemotaksa është tërheqja e qelizave drejt një mediatori kimik i cili lirohet në zonën e inflamacionit. Fagocitoza e bakterieve nga neutrofilet përmirësohet akoma nëse opso

Detyra ime

“Detyra ime” “Jam i detyruar ta adhuroj Allahun, po ashtu si më ka urdhëruar Ai. Kurse, Allahu do të ma sjellë rrizkun (mjetet e jetesës), po ashtu si më premtoi Ai.” (përshtatje) Ulvi Fejzullahu  

Cilit grup i takon

Enes ibën Maliki, radiallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ka njerëz që janë çelës të mirës dhe mbyllës të keqës dhe ka njerëz që janë çelës të keqes dhe mbyllës të mirës. Lum për atë që çelsat e të mirës janë në duart e tij dhe vaj për atë që çelsat e të keqes janë në duart e tij". Burimi: Bekir Halimi

Gabojmë kur shoqërisë tonë...

Gabojmë kur shoqërisë tonë i veshim petkun e ndjenjave tona. Hidhërohemi dhe themi se shoqëria është hidhëruar. Mërzitemi dhe themi se shoqëria është mërzitur. Kënaqemi dhe themi se shoqëria është e kënaqur. Vlojmë nga brenda dhe themi se edhe shoqëria vlon. Dr. Halid Muslih Burimi: Bekir Halimi

ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DONË!!

Kur Allahu e sprovon një njeri, vetëm se e ka dashtë. Sprovat janë dy llojesh: 1. Sprovë për frenim apo përmbajtje. 2. Sprovë për ngritje. Nëse njeriu është mëkatar, i dhënë pas dynjasë dhe i shkujdesur nga Zoti i tij, Allahu e sprovon me qëllim që ta frenon nga mëkatimi dhe nga gjynahet dhe ia rikujton se ka Zot që duhet të adhurohet. Nëse i sprovuari është besimtar dhe i devotshëm ndaj Zotit të tij, vetëm se është sprovuar për t'iu larë gjynahet dhe për t'iu rritur gradat e tij. Dyja llojet e sprovave vijnë nga dashuria e Allahut mbi robin e Tij dhe nga mëshira dhe butësia e Tij. Nëse e dinim fshehtësinë, do ta zgjidhnim atë që e ka zgjedhur për ne Allahu i Madhëruar! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Kur ti e ndihmon fukaranë

Kur ti e ndihmon fukaranë, mos te shkoj mendja qe e ke bèrë namin. "Bujari është me nevojtarin" Nga se ti... "Ti je vetë nevojtarë, i jep nevojtarit." Nevoja e tij (fukarasë) është te ti. A, nevoja juaj është te Allahu. (përkhim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

“Pse vdes ti nuk bahen nami!”

- Mos u brengos në vdekje! Mos u lodh e as mos mbaj gajle për trupin tënd. Myslimanët do ti kryejnë detyrat: Teshat ti largojnë nga trupi; Të pastrojnë. Të veshin me qefin. Të nxjerrin nga shtëpia drejtë gropës (varrit). Shumë njerëz do të marrin pjesë në varrimin tënd, ata do ti anulojnë takimet, vetëm që të të përcjellin deri te varrezat. Në varrim do të kesh edhe prej atyre që nuk të kanë përfillë, deri sa ishe në jetë. - Me gjërat që kanë të bëjnë me ty; Çelësat; Librat; Rrobat, këpucët. Mund që edhe ti japin sadaka. - Sigurohu që: Dynja nuk mërzitet për vdekjen tënde (nuk bahet nami). Bota dhe ekonomia vazhdon të funksionoj. Aty ku ke punuar, të zëvendëson tjetri. Pasuria jote i shkon trashëgimtarëve. Ndërsa ti jep llogari për të voglën e të imtën. - Mërzia (e pamja) disa forma: Ata që të kanë njohur sipërfaqësisht, thojnë: i shkreti. Dashamirët janë të pikëlluar për disa orë, ku më pas i kthehen të qeshurave. - Pikëllim i madh në shtëpi! Në familjen tua

Ai që i fal pesë kohët e namazit...

Sufjan ibën Ujejne thotë: "Ai që i fal pesë kohët e namazit e ka falënderuar Allahun, kurse ai që shumë lutet për prindërit dhe sillet mirë me ta, i ka falënderuar ata. "Më falëndero Mua dhe prindërit e tu". Shejh Muhamed Arifi Burimi: Bekir Halimi

Dallimi mes dhuratës dhe lëmoshës

Shejh Ibën Uthejmini, rahimehullah, thotë: "Dhurata synon afrimin dhe shtimin e dashurisë me atë që i dhuron diçka edhe pse ai të cilit i dhurohet ajo gjë nuk përfiton asgjë prej kësaj dhurate. Andaj njeriu i pasur i dhuron atij që është më i pasur se ai. Kurse sadakaja, lëmosha synon shpërblimin e ahiretit dhe ti sjell dobi atij që i jep lëmoshën. Burimi: Bekir Halimi

Mos më qani, mos më vajtoni, mos derdhni lot nëse pasurohem duke varfëruar popullin tim

Njeriu njeri është, sidoqoftë për ikjen e tij nga kjo botë përmallohemi, por mos të harrojmë se edhe viktimat (lexo: populli) nuk mugullojnë prej dikujt tjetër, pos prej njerëzve. Shpesh populli ankohet për shpërdorimet e mëdha financiare që bëjnë politikanët, ndërsa vetëm pasi të vdesin, vdekje kjo e shoqëruar me ndonjë makinë të shtrenjtë ose në ndonjë rast tjetër i shoqëruar me gjësende të shtrenjta, populli i varfëruar prej tyre ose prej bashkëpunëtorëve të tyre, lezetshëm e përvajshëm i qanë, duke harruar i gjori se një ditë, ose vetëm pasi të këndellet pak, do të vajtojë për atë vajtim të kotë. Iljasa Salihu  

Çka është Nocioni?

Çka është Nocioni? 1. filoz. Nocioni është formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme dhe më thelbësore të sendeve e të dukurive të realitetit objektiv, koncept. Nocione abstrakte (sendore). Nocioni i materies (i kohës, i hapësirës). Nocioni i trekëndëshit (i prizmit). Nocioni i klasës (i shtetit). Nocioni themelor (shkencor) i luftës së klasave. Fjala dhe nocioni.  2. Nocioni është p ërfytyrimi ose mendimi që kemi për diçka; njohuri e thjeshtë ose fillestare, ide. Nocione të thjeshta (të plota). Sa për të formuar një nocion. Nuk e ka nocionin e diçkaje.  qka eshte Nocioni ,Cka eshte Nocioni ,ceshte Nocioni,cfare eshte Nocioni ,qeshte Nocioni,definicioni Nocioni, perkufizimi Nocioni,shpjegimi Nocioni,qka kuptojm me Nocion, qka nenkuptojm me Nocion ,nenkuptimi Nocioni, kuptimi i fjales Nocion 

“A nuk ka midis jush një njeri me mend?”

“A nuk ka midis jush një njeri me mend?” (letër e hapur gazetarëve) “Lajmet që i kemi publikuar në lidhje me muslimanët nuk kanë patur të bënin me realitetin dhe kanë qenë krijim i fantazisë së njerëzve si unë dhe gazetarëve tjerë.” Richard Peppiatt, gazetari anglez deklaron kështu, ku më pas dha dorëheqje për shkak të sajimit të lajmeve të rreme kundra Islamit dhe myslimanëve. Të nderuar gazetarë! Ju që po ia bëni hyzmetin të keqes, po ju drejtohem me mirësi, jo me dashakeqësi. Edhe pse tani për tani nuk e meritoni me ju thonë të nderuar, këtë e bëra, me shpresë që do t’ju ktheheni ndershmërisë. Unë, po ua dërgoj një mesazh, ju mund ta merrni ndoshta edhe si kërcënim, por për neve myslimanët është paralajmërim dhe njoftim. Gazetarë dhe gazetare! Po na fyeni Islamin, Kuranin, xhaminë, shaminë, ezanin. Po na prekni në pjesët vitale të bazamentit të Dinit tonë. Dijeni, nëse nuk e keni ditur, ky Islam ka siguri Hyjnore dhe nuk mposhtet. Allahu ka marr përsipër

Ka qenë një grua ibadetxhike...

Ka qenë nje grua adhuruese e madhe e Allahut, që thoshte: ” Për Allahun jam mërzitur nga kjo botë, dhe sikur ta gjeja vdekjen që shitej, do ta bleja nga dashuria e madhe që kam për ta takuar Allahun”. I është thënë: “A vërtetë je e bindur në veprat e tua”? Ka thënë: Jo, por dashuria dhe mendimi i mirë për Allahun më ka bë që ta dua takimin me atë. Çka mendon, a më dënon dhe unë e dua Allahun? I është thënë: Jo, për Allahun. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Çka është Absolventi?

Çka është Absolventi? Absolvent /i lat. absolvens - jap fund, përfundoj; student i cili ka vërtetuar të gjithë semestrat e paraparë me planin mësimor, ende nuk ka dhënë provimin përfundimtar, diplomën. qka eshte absolventi ,Cka eshte absolventi ,ceshte absolventi,cfare eshte absolventi ,qeshte absolventi ,definicioni absolventi, perkufizimi absolventi,shpjegimi absolventi,qka kuptojm me absolventi, qka nenkuptojm me absolvent,nenkuptimi absolventi,kuptimi i fjales absolvent

Çdo fe ka Moralin e vet

Pejgamberi alejhis-selam thotë: "Çdo fe ka Moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi." "Turpi është prej imanit, kurse imani (të shpien) në Xhennet" "Turpi dhe imani janë të pandarë. Nëse njëri ngrihet, ngrihet edhe tjetri"

Vlera e frikës ndaj Zotit Lavdiplotë

Frika ndaj Zotit është tejet e vlefshme, madje edhe nëse dikush dëshiron t’i vëjë çmim, kurrë një gjë të tillë nuk do të mund ta qëllonte, ngaqë gjësendet me vlerë të lartë janë të paçmimta. Përmes kësaj frike mbërrijmë të mos i frikësohemi njerëzve, sepse njeriu që ka frikë Krijuesin është i drejtë dhe bamirës ndaj krijesave dhe vallë si të frikohemi kur jemi të drejtë? Si dhe përmes kësaj frike do ta tërheqim mëshirën e Zotit, ndërsa dihet, njerëzit përmes mbërthyerjes së mëshirës prej të Gjithëmëshirshmit mbërrijnë të futen në Xhenet! Iljasa Salihu

Më të keqin ka raste kur e mëton si më të mirin!

Hoteli më i keq në botë është shumë më i mirë se sa burgu më i mirë në botë! Kur je në mesin e atyre që dalloheni për nga përkatësia kombëtare dhe fetare, edhe më i keqi i kombësisë dhe fesë suaj, do t’ju duket më i miri në mesin e atyre që kanë sjellje të mira e hiqen si të mirë, ndoshta edhe vërtetë janë të tillë, porse në ato çaste edhe fyerja dashakeqe prej vëllait tuaj, do t’ju duket shumë më e ndershme sesa fjalët miradie të atyre që i sheh si të huaj. Ndoshta në teori kjo nuk ju duket gjithaq përmbajtësore, porse në rast se gjendeni në ndonjë mjedis të tillë, vërtetë do të mendoni ashtu si shkrova unë!     Iljasa Salihu

Namazin e braktise dhe pas dëfrimit vrapove

Namazin e braktise dhe pas dëfrimit vrapove Fjalën e Allahut ‘vaj për atë që falet’ e harrove Për vonim kemi qortimin e për braktisjen ç’të themi Mos vallë e harrove apo i rëndë të vi namazi Apo harrove vdekjen, varrin e trishtimin Ose mendove se vdekjen se shijon e nuk dënohesh Eja në namaz se aty është shpëtimi Banor i Xhenetit dhe mik i Pejgamberit Në adhurim dhe pendim nxito Në Mëshirë të Allahut kalo. (Eja në namaz eja në shpëtim) Burimi: Bekir Halimi  

Kodi gjenetik

Bazat e azotuara [Adenina (A), Citozina (C), Timina (T), Guanina (G)] mund te imagjinohen si kater shkronja te alfabetit.  Duke përdorur grupe me nga tre shkronja mund te formohen 64 kombinime të ndryshme të cilat formojnë 20 aminoacidet ekzistuese.   Me që ekzistojnë 64 tripleta dhe 20 aminoacide në kodin gjenetik disa aminoacide mund të kodifikohen nga disa tripleta të ndryshme por jo anasjelltas, një tripletë i përket vetëm një aminoacidi.

Gruaja e ndershme

Pejgamberi (salallahu aleihi we selem) ka thënë: “Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e ndershme" (Transmeton Muslimi)  

Të dua kripa ime, përmes teje ka shije jeta ime, - sa fjali logjike kjo, apo jo?

Shumica e gjërave ushqimore marrin shije si rrjedhojë e përdorimit me masë të kripës. Sado me mjeshtëri të jetë e gatuar buka ose e përgatitur gjella, në mungesë të kripës kjo bukë dhe kjo gjellë do ta humbiste çdo rëndësi, madje edhe i urituri i lodhur prej urisë, me shumë vështirësi do t'i hante. Ndërsa mua më vajti mendja diku tjetër. Mendova dhe pyeta, përse vallë gjërat që i duam nuk i ndërlidhim alegorikisht asnjëherë me kripën, por vetëm me sheqerin ose ëmbëlsirën, përkundër që çdo njeri konsumon përgjatë ditës më shume gjëra të gjelpta, përmes së cilës ato gjëra shijëzohen, se sa të ëmbëlta. Po i tha dikush të dashurës, - ku të kam oj kripa ime, ajo do t'i hidhërohej shumë, ndërsa kur i thotë, - po ku të kam oj sheqeri im, ëmbëlsira ime, ajo do të lumturohej goxha shumë. Duket se edhe ndërmjet përdorimit të mbiemrave ledhatues kemi shpërfaqur padrejtësi! Iljasa Salihu  

Paramendojeni të nderuar lexues, sikur profesori në fakultet t’i drejtohej kështu studentëve:

Paramendojeni të nderuar lexues, sikur profesori në fakultet t’i drejtohej kështu studentëve: “Të nderuar nxënës të fakultetit”! Ndërsa studentët t’ia kthenin profesorit: “Po i nderuar mësues”! Ndonëse ky gabim mund të ishte saktësia më e dendur nëpër disa fakultete. Iljasa Salihu  

Nëse në programin tënd ditor nuk janë:

Nëse në programin tënd ditor nuk janë: - dy rekate namaz duha; - lexim një sasi të caktuar të Kuranit; - namazin e vitrit; - fjala e mirë; - një adhurim të fshehtë të cilin nuk e di askush veç Allahut; Atëherë çfarë shije i ka mbetur jetës?! "Shfrytëzo jetën, ajo është nozulli yt". (Përkthim) Burimi: Bekir Halimi

Sipas farmakopesë proçesi i sterilizimit duhet të garantojë një probabilitet të mbijetesës mikrobike jo më të madh sesa një mikroorganizëm për:

Sipas farmakopesë proçesi i sterilizimit duhet të garantojë një probabilitet të mbijetesës mikrobike jo më të madh sesa një mikroorganizëm për: A) 103 njësi të produktit B) 105 njësi të produktit C) 106 njësi të produktit D) 107 njësi të produktit

Format farmaceutike më të përdorura me përmbajtje insuline janë:

Format farmaceutike më të përdorura me përmbajtje insuline janë: A) ngjitëse transdermike B) pezulli të insulinës (të kompleksuara ose jo me zink) me kohëzgjatje të ndryshme veprimi C) pezulli të insulinës (të kompleksuara ose jo me kalcium) me kohëzgjatje të ndryshme veprimi D) tretësira të insulinës të kripëzuara me zink

3-herë në mbrëmje

Muhamedi salAllahu alajhi ve selem na thotë: “Kush e thote këtë lutje 3 here ne mbrëmje, nuk i bejne dem atij ethet e asaj nate” أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ “Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja (sherri) që Ai ka krijuar.“ Burimi: Ulvi Fejzullahu

Pse je i mërzitur?

Nëse të pyesin, ndonjë ditë: Pse je i mërzitur? Përgjigju drejtë, duke i thënë: Unë, pak po bëj istigfarë (kërkoj falje Allahut), dhe, s’po lexoj Kuran. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more