Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2013

HATIXHEJA R.A -Ligjerate nga IRFAN SALIHU

HATIXHEJA R.A - IRFAN SALIHU Degjo historine e njeriut te pare qe u be musliman ! Gruaja e pare e Muhamedit alejhi selam, Nena e besimtareve ...!

Koka, qafa dhe flokët e Profetit (alejhis-selam)

"I Derguari i Allahut (alejhis-selam) e kishte ballin te gjere, koken te madhe, qafen te gjate. Floket i arrinin deri te gjysma e vesheve (thuhet edhe deri ne bulat e tyre). Ndonjehere shkonin me edhe me poshte dhe arrinin deri te supet. Mbi ballë kishte ca qime te bardha, po sikur te mblidheshin me ato te mjekrres nuk beheshin as njezet. Foket i kishte edhe pak kaçurrela. Floket i ndante ne mes. Sal-lAllahu 'alejhi ue selem.

Çka është "Shën Gjergji" ?

qka eshte shen gjergji,cka eshte shen gjergji,ceshte shen gjergji

Ndërto jetën tënde me 10 fjalë !!

• Ndërto jetën tënde me 10 fjalë !! ♥ ♥ Fjala më egoiste me tre shkronja. "Unë" --Largohu nga kjo. (Surja El-Kehf, 18:34) ♥ Fjala më kënaqësi-dhënëse me dy shkronja. "Ne" -- Përdore këtë . (Surja El-En'am, 6:71-72) ♥ Fjala më helmuese me tre shkronja."EGO" -- Mbytë këtë. (Surjah El-Kasas, 28:78) ♥ Fjala më e perdorur me pesë shkronja. "DASHURI" -- Vlerësoje këtë. (Surja El-Rum, 30:21) ♥ Fjala më atraktive me tëtë shkronja. ''BUZEQESH'' -- Mbaje këtë. (Surja El-Nexhm, 53:43) ♥ Fjala qe përhapet shumë me nëntë shkronja."PERGOJIMI" -- Injoroe këtë. (Surja El-Huxhurat, 49:12) ♥ Fjala e cila kërkon shumë punë me gjashtë shkronja.''SUKSES''. -- Arrije këtë. (Surja El-Nur, 24:37-38) ♥ Fjala më lakmitare me tetë shkronja.''XHELOZIA'' -- Distancohu nga kjo. (Surja Jusuf, 12:8-9) ♥ Fjala më e fuqishme me shtatë shkronja.''DITURIA'' -- Kërkoje këtë. (N

A janë Selefijjët (një) sekt i ri?

Është pyetur shejkh Salih elFeuzan (All-llahu e ruajttë):   A është selefizmi parti (hizb) nga mesi i partive? Dhe, të atribuarit atyre (d.m.th. Selefijjëve) a është gjë e dënueshme?   Është përgjigjur:   Selefizmi (d.m.th. Selefijjët) është grupi i shpëtuar, dhe të tillët janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati. (Ndërsa Selefizmi) nuk është parti nga mesi i partive të ndryshme, nga ato të cilat sot quhen (njihen me emrin) parti. Përkundrazi ata janë Xhemati, Xhemat në Sunnet dhe në Fe. Ata janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati.   I Dërguari (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë {kuptimi}: “Nuk do të ndërpritet së qenëri një grup nga Ummeti im, duke e shfaqur dhe duke qenë në të vërtetën, dhe duke mos u dëmtuar nga ata të cilët distancohen prej tyre dhe as nga ata të cilët i kundërshtojnë këta”, dhe ai (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë {kuptimi}: “Ky Ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha për në zjarr në Xhehennem, përpos njërit”, ata th

O filan, kur të biesh në shtratin tënd, thuaj

Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azib radijAllahu anhuma se I Dërguari i All-llahut alejhis-selam ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd, thuaj: 'O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova kah Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar'. Nëse vdes atë natë, do të vdesesh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi”. (Muttefekun alejhi)

A lejohet me shku maturantat në Ekskurzion ?

A lejohet me shku maturantat në Ekskurzion .? Përgjigjet: Dr.Shefqet Krasniqi

Sikur ju te mos benit mekate

KUR'AN DHE HADITH Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Sikur ju te mos benit mekate, Allahu do te krijonte krijesa qe do te gabonin, e pastaj kerkojne falje (bejne istigfar) dhe do te falen." {Muslimi}

Nuk eshte prej nesh ai qe nuk eshte i meshirshem...

Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Nuk eshte prej nesh ai qe nuk eshte i meshirshem ndaj te vegjelve tane dhe kush nuk ia di respektin e duhur te vjeterve tane." {Hadith sahih. Transmetojne Ebu Daudi dhe Tirmidhiu te cilet thone se eshte hadith hasen sahih. Nderkaq ne transmetimin e Ebu Daudit thuhet: "te drejten e te vjeterve tane."}

I NDERROJNE EMRAT, POR ...!

Disa mendojne se nese nje gjeje ja nderrojne emrin, ja kane nderruar edhe esencen. Alkoolit i thojne - PIJE Kamates i thojne - INTERES Korupcionit i thojne - DHURATE Kumarit i thojne - LOJE E FATIT Zinas i thojne - DASHURI .... Keta munde te mendojne se me nderrim te emrave i kane bere keto ndalesa te lejuara, por u themi atyre se xhehenemi ende se ka nderruar emrin, ai ende quhet - XHEHENEM !! Allahu na ruajte nga zjarri i tij. Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu  

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thote: "Me kapi Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue selem) prej dore dhe me tha:

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thote: "Me kapi Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue selem) prej dore dhe me tha: "Allahu ne diten e shtune krijoi token, diten e diele krijoi malet, diten e hene krijoi pemet, diten e marte krijoi gjerat e papelqyeshme, diten e merkure krijoi driten, diten e enjte i shperndau kafshet ne siperfaqen e tokes, diten e premte deri ne aksham ne oret e fundit, krijoi Ademin (alejhis-selam) si krijese te fundit nga krijesat." {Muslimi, Ahmed ibn Hambel}

Çka është lemza ?

Lemza eshte nje levizje frymemarrje spastike, e karakterizuar nga nje tkurrje e vazhdueshme e diafragmes qe shoqerohet me nje mbyllje te menjehershme dhe te pjesshme e glotes. Me pak fjale, eshte nje levizje e pavullnetshme e muskulit te diafragmes, muskuli qe ndan kraharorin nga barku dhe pergjegjes per 50% te frymemarrjes se qete. Kur tkurret, shkakton nje zgjerim (vertikal) te kafazit te kraharorit dhe frymemarrje, mbyllja e pjesshme e glotes ben pjese ne nje refleks te nderlikuar qe ndalon, normalisht, thithjen e ushqimit ose ujit ne mushkeri gjate percjelljes se ushqimit. qka eshte lemza,cka eshte lemza,cfare eshte lemza,pse shfaqet lemza,pse paraqitet lemza,shkaku i lemzes,shkaqet e lemzes

Banorë te Xhenetit jane tre persona

Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Banorë te Xhenetit jane tre persona: udheheqesi i drejte qe u permbahet keshillave, njeriu i meshirshem, zemra e te cilit eshte e bute per cdo te aferm dhe per cdo musliman, si dhe njeriu i paster e i ndershem, i cili ka shume femije." {Muslimi}

A e keni ditur !?

• Për 30 minuta një trup mesatarë jep nxehtësi me sasi të mjaftueshme për të vluar një sasi uji prej afërsishtë 2 litrash. • Sytë pranojnë afërsishtë 90% të gjithë informatave që neve na vijnë, duke na bërë ne krijesa me bazë vizuale. Pra 10 % të informatave tjera i marrim me anë të veshëve, me prekje, me nuhatje dhe me shijim. • Vezoret femërore përmbajne afërsishte gjysmë milioni qeliza vezë femërore edhe pse vetëm 400 prej tyre do e kenë mundësine të formojnë një jetë të re. Allahu thotë në Kur'an: ''Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni ?'' (Dharijat, 20) Përktheu dhe përshtati: Dr. Abdurrezak, Preshevë. ______________________________ ____________ Vizito faqen: www.mjekumusliman.com • Shperndaje •

MA REZERVO NJE VEND PER ... !!

Ne nje veture, ishin disa udhetare. Te gjithe ishin meshkuj, me perjashtim te nje femre, e cila ishte gjysmelakuriqe, kishte veshur rroba te shkurtera dhe te tejdukshme. Brenda vetures ishte qete. Por, këtë qetesi e prishi zeri i nje hoxhe me mjekerr, i cili i pa keta ne makine dhe filloi t'i fliste kesaj femre qe te kete frike Allahun dhe t'i mbulonte pjeset e zhveshura te trupit saj. Por, sikur shejtani te fliste neper gjuhen e saj, ne vend se te perkujtohej nga keto fjale te hoxhes, ajo e merr celularin e vete, ia ofroi atë hoxhes dhe i tha: - " Ja, merre celularin tim dhe thuaj Zotit që qysh tani te ma rezervoj nje vend ne Xhehenem !!! " Kur shoferi i degjoi këto fjale, u hidherua, e ndali veturen dhe i nxorri jashte te gjithe pasagjeret, por… U befasuan që të gjithe kur pane se vajza kishte mbetur e vdekur ne veture !! Po, kishte mbetur e vdekur per te shkuar atje ku kishte kerkuar para pak çastesh ... Asnjehere mos u kreno me mekatin q

3 Llojet e magjisë

Lloji i parë: Magjia reale. Magjia konsiderohet reale kur jep efekt dhe nuk është thjeshtë një iluzion a një mashtrim. Për realizimi e një magjie të tillë magjistari bashkvepron dhe bashkpunon me shpirtrat e këqinj (xhindët). Pas yshtjes, lidhjes së magjisë, shërbëtori i magjisë (xhindi) ndikon në trupin e të yshturit, ose vendoset brenda trupit të tij. Pra, vetëm përmes xhindit magjistari arrin ta yshtë realisht një njeri dhe nuk ka formë tjetër. Gjithsesi, magjia reale nuk mund të japë efekt veçse me lejen e Allahut. Allahu thotë: “Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut” [El Bekare: 102].  Lexo me shume

Me të vërtetë, madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësive (sprovave në këtë botë)

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë, madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësive (sprovave në këtë botë). Vërtetë, kur Allahu e do një popull, i sprovon ata (me fatkeqësi). Kush ndahet i kënaqur (nga ajo fatkeqësi), do të ketë kënaqësinë e Allahut. E kush ndahet (nga ajo fatkeqësi) i hidhëruar, ai do të ketë hidhërimin e Allahut.'' (Transmeton Tirmidhiu, nr.2396. Hadithi është hasen).

O Allahu im!

O Allahu im! Ty te perket falenderimi! Sa i butë je ndaj atij i cili te kundershton ty! Sa i Meshirshem je ndaj atij qe pendohet tek Ti! Qofsh i Lartesuar o Krijuesi yne. Ne me te vertete jemi njerez dhe bejme gabime, por nese Ti nuk na fal, atehere jemi te poshteruar ! Na fal o Allahu yne! Na fal o Allahu yne! Na fal o Allahu yne!

Kerkoni mbrojtjen e Allahut nga...

Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Kerkoni mbrojtjen e Allahut nga presionet e sprovave, nga thellesite e fatkeqësisë, nga fati i keq dhe nga gezimi i armikut." {Muttefekun alejhi} Ne transmetimin tjeter Sufjani thote: "Dyshoj se kam shtuar ndonje (fjale) prej tyre."

Çfarë lumturie këta dhe çfarë dëshpërimi për këta

Çfarë lumturie këta Çfarë lumturie për: -Ebu Bekrin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me ajetin: “E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet), që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten.” (Lejl, 18-19) -Umer b. Hatabin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me hadithin: “Kam parë një pallat të bardhë në xhenet. Pyeta: “Për kë është ky pallat?” Më është thënë: “Për Umer b. Hatabin.” -Uthmanin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me lutjen e të Dërguarit të Allahut: “O Allah, fali Uthmanit mëkatet e mëparshme dhe të mëvonshmet!” -Aliun, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me fjalët e Profetit: “Një burrë që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe atë e do Allahu dhe i Dërguari i Tij.” -Sa’d b. Muadhin, kënaqësia e Allahut qoftë me të, me fjalët e Profetit: “Është tronditur Arshi i Zotit me vdekjen e Sa’d b. Muadhit.” -Handhalen, kënaqësia e Allahut qoftë me të: “E pastruan engjëjt e të Gjithëmëshirshmit.” Çfarë dëshpërimi për këta

Çka është raporti ?

Raporti është kumtim a parashtresë me shkrim që i bëhet një organi më të lartë a epror ose një përgjegjësi për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e një pune; llogari që jepet për një punë a për një detyrë, raportim. Raporti është kumtim a parashtresë që lexohet përpara një organizate ose një mbledhjeje për veprimtarinë e kryer gjatë një periudhe dhe për detyrat që dalin. qka eshte raporti,cka eshte raporti,cfare eshte raporti,ceshte raporti,qeshte raporti,qka jane raportet,qka quajme raport,

Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu…

Dua shumë me vlerë ! Mos e harro asnjëherë në mëngjes e mbrëmje… Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im Muhamedi -salallahu alejhi we selem- “Radijtu bil-lahi Rabben we bil Islami dinen, we bi Muhammedin -salallahu alejhi we selem- nebijjen” Ka thënë Pejgamberi -alejhi selam- :{Kush e thotë këtë në mëngjes dhe mbrëmje tri herë është obligim i Allahut që ta kënaq atë ditën e Gjykimit} ibn Bazi në “Tuhfetul-Ahjar” fq.39(hadith hasen)—————————————————— Përgaditi : Fb në Shërbim të Islamit

Disa këshilla për mbjelljen e vetëbesimit tek fëmija juaj

1- Lavdëroje fëmijën tënd para të tjerëve. 2- Mos e lër ta kritikoj veten e tij. 3- Thuaji atij 'të lutem' apo 'faleminderit'. 4- Trajtoje si fëmijë dhe bëje ta jetoj fëmijërinë e tij. 5- Ndihmoje t’i marrë vendimet si i pavarur. 6- Mësoja notin. 7- Bëje mysafir nderi në ndonjë rast të veçantë. 8- Pyete për mendimin e tij dhe merre mendimin e tij në disa çështje. 9- Bëji një vend të posaçëm në dhomë për punët e tij dhe shkruaj emrin e tij në arritjet e tij. 10- Ndihmoje në zgjedhjen e shoqërisë sepse shumica e fëmijëve sot nuk dinë si ta zgjedhin shoqërinë. 11- Mësoja namazin dhe mbill tek ai parimet e besimit në Allahun. 12- Lëre të ndihet se edhe ai ka rëndësi, pozitë dhe aftësi që ia ka dhuruar Allahu. 13- Mësoje si të shprehet dhe të paraqesë idetë e tij tek të tjerët. 14- Mësoje si t’i lexojë të dhënat dhe t’i praktikojë ato. 15- Mësoje si të vendosë për veten e tij parime dhe obligime që më pas t’i pasojë dhe realizoj. 16- Mësoja gjërat elementar

Porosia e Muhamedit a.s përpara se të niseshin për luftë

JA SESI I POROSISTE MUHAMEDI-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, EKSPEDITAT USHTARAKE PERPARA SE TE NISESHIN PER LUFTE: -Mos vrisni te moshuar! -Mos vrisni gra! -Mos vrisni femije! -Mos vrisni murgj, prifterinj dhe njerez te fese! -Mos prishni sinagoga, kisha apo cfaredo objekti tjeter te kultit! -Mos vrisni kafshe! -Mos digjni dhe mos preni peme apo bime! Të gjitha në mënyrë urdhërore, kurse çdo urdhër i profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është fjalë që duhet mbartet mbi kokë! E kush tjetër përveç Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mund ta bënte një gjë të tillë. Marrë nga: hoxhë Enklid Pelari

Pas namazit të sabahut

Pejgamberi, -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem !-, thoshte pas namazit të sabahut, pasi jepte selam (në të djathtë dhe në të majtë) këtë dua: “Allahumme inni es’eluke ‘ilmen nafi’an, ue rrizkan tajiban ue ‘amelen mutekabelen.” “O Allah, unë të kërkoj dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra të pranuara."

Lutjen për nënën

O Allah, nëse e gjen nënën time mëkatare, fale atë! O Allah, nëse e gjen nënën time të mërzitur, gëzoje atë! O Allah, nëse e gjen nënën time të lumtur, lumturoje edhe më shumë! O Allah, nëse e gjen nënën time të pikëlluar, largoje nga ajo pikëllimin! AMIN... !!!!

Ndërmjet dy fundeve të dyerve të Xhennetit

Në transmetime autentike thuhet de i Dërguari i Allahut ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit (s.a.v.s.), me të vërtetë ndërmjet dy fundeve të dyerve të Xhennetit është sikur ndërmjet Mekkes dhe Hixhrës, ose sikur ndërmjet Mekkes dhe Busrës”. (Buhari, Sahih, 4594).

Pastrimi i zemrës

Ibn Kajjim (rahimehullah ) ka thene : "Nuk ka dyshim se edhe zemra mbulohet nga ndryshku ashtu si enet e metalta, qofshin ata prej argjendi apo te ngjashme. Ndryshku i zemres mund te largohet nepermjet dhikrit pasi dhikri e zbardh (shndrit ) zemren deri sa ajo te kthehet ne nje pasqyre te ndritshme, por nese dhikri nenvleftesohet atehere ndryshku kthehet, ndersa kur njeriu e fillon ate (dhikrin) ajo (zemra) behet e paster. Nje zemer mbi te gjitha behet me ndryshk per dy arsye : 1- Gjunahet dhe 2- Gafla ( lenia pas dore e perkujtimit te Allahut ) . Gjithashtu ajo mund te pastrohet dhe te shndritet nepermjet dy gjerave : 1- Istgfarit ( kerkimi i faljes prej Allahut ), dhe 2 - Dhikrit ( perkujtimi i Allahut ) Burimi : El Uabilus Sajib (Shiu i rrembyer i fjales se mire ) faqe 80.

Thuani

Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), ka thene: ''Thuani: ''All-llahu im,une te lus per te mire,per te cilen te ka lutur Pejgamberi Yt,Muhamedi (alejhis-selam) dhe te mbeshtetem Ty nga e keqja e atij nga e cila te eshte mbeshtetur Pejgamberi Yt ,Muhamedi (alejhis-selam)..All-llahu im,Ti je Ai qe ndihmon dhe vetem Ti je arrites (i qellimeve tona).Nuk ka force ,as fuqi pa ndihmen e All-llahut.'' (Tirmidhiu,i cili thote se ky hadith eshte hasen)

MOS

MOS - Mos u largo nga e verteta se kjo të afron tek e pavërteta. -Mos u largo nga syneti se kjo do të afroj tek bidati. -Mos u afro mëkatit se të largon nurin-dritën nga zemra dhe fytyra. -Mos u largo shokëve të mirë se kjo të afron tek të këqinjtë. -Mos u largo nga namazi se kjo të afron tek Xhehenemi. (ZOTI TË RUAJTË!) ------- Lulzim Susuri

Do të vijnë popujt në Ditën e Gjykimit me punë të mira...

Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Do të vijnë popujt në Ditën e Gjykimit me punë të mira sa kodrat e All-llahu [subhanehu ve teala]. punët e tyre do t’ua bëjë pluhur e hi.” Theubani i tha: “Na i cilëso ata, o i Dërguar i All-llahut, ashtuqë mos të bëhemi prej tyre duke mos e ditur Pastaj, I Dërguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdoi dhe tha: “Ata janë vëllezërit tuaj nga lëkura sikur ju, marrin nga nata, ashtu siç mirrni ju, mirëpo kur janë në vetmi i veprojnë punët e ndaluara.”

Lima e pergjakur

Ate dite Ademi do te dilte te bente pazarin.U ngrit heret e shkoi ne treg.Te gjitha gjerat qe mori,i futi te trasta e vogel e psonisjes.Po as qe i shkoi ndermend se lima qe qe kish blere bashke me sende te tjera,mund te shponte paketen ku ishin mbeshtjelle melcite.Kur erdhi ne shtepi,nxorri nga canta limen me maje te mprehte.E la te dera qe ti'a lante pastaj gjakun qe kishte siper.Kur u kthye,pa nje mace qe e kish terhequr era e melcive dhe po e lepinte limen. C'ishte e cuditshme,ne vend qe gjaku mbi lime te pakesohej,shtohej!Dhe macja lepinte gjithe qejf gjakun e fresket! Kur e kuptoi si qendronte puna,Ademit i erdhi shume keq per macen e gjore.Pist,pist e perzuri. Kurse macja e shihte gjithe inat Ademin qe i qe bere pengese.E gjora,nuk e kuptonte se lima i kish prere gjuhen e se gjaku qe lepinte,ishte gjaku i vet. Kur Ademi ia tregoi te atit c'kishte ndodhur,ai qeshi. -Disa njerez jane si ajo macka jote,more bir!Nuk e kuptojne se e keqja qe bejne,i dem

Mos ecë nëpër tokë me mendjemadhësi

Njeriu që ndërtoi anijen Titanik kur u pyetë: Sa e sigurtë do të jetë ajo? Me një ton ironik ai tha: ''As Zoti s'mund ta zhysë atë.'' Ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi me Titanikun! Presidenti i Brazilit, gjatë fushatës, ai tha: Se, nëse ai merr 500,000 vota nga partia e tij: ''Madje as Zoti, s'do mund t'a heqë atë nga presidenca.'' Sigurisht ai morri votat, por ai u sëmurë dhe vdiq një ditë para se të bëhet president! Allahu në Kur'an thotë: ''Mos ecë nëpër tokë me mendjemadhësi, se t'i, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.'' (El-Isra, 37) #Ekuilibër#

Nuk lejohet vajtimi per te vdekurin!

Nga Ummi Atijete Nusejbe (radijAllahu anha) transmetohet te kete thene: "I Derguari i Allahut (alejhis-selam) ka marre nga ne besen se nuk do te vajtojme (per te vdekurin)." {Muttefekun alejhi} Profeti (alejhis-selam) ka thene: "I vdekuri denohet ne varr per shkak te vajtimit per te (nga te gjallet)." Ne nje transmetim tjeter thuhet: "me vajtimet." {Muttefekun alejhi} Profeti (alejhis-selam): "Çdo i vdekur qe vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah,mali yne, ah zoteriu yne," apo te ngjashme, atehere Allahu i autorizon dy engjej te cilet e godasin me grushta duke bertitur: "I ketille ke qené?" {Tirmidhiu, i cili thote se ky eshte hadith hasen}

Blerja dhe shitja ne xhami

Nga Amr ibn Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij (radijAllahu anhuma) transmetohet se Profeti (alejhis-selam) e ka ndaluar blerjen dhe shitjen ne xhami dhe kerkimin e sendit te humbur, si dhe te recitohen poezi. {Ebu Daudi dhe Tiridhiu, i cili thote se ky eshte hadith hasen} Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Kur te shihni qe dikush po shet apo po blen dicka ne xhami, atehere thojini atij: "Allahu mos te dhente fitim ne tregtine tende." E kur te shihni qe dikush po pyet per sendin e humbur te tij ne xhami, atehere thojini atij: "Mos ta kthefte prape Allahu ate (send) ty." {Tirmidhiu i cili thote se ky eshte hadith hasen}

E tërë mjeksia në gjysmën e një ajeti Kuranor

Allahu i Lartësuar në një ajet kuranor ka thënë: “…Hani dhe pini, por mos e teproni…” (A’raf, 31). Komentatori i njohur i Kur’anit, Kurtubiu i ka bërë një koment të shkëlqyer këtij ajeti, dhe pasi që përmend se ngrënia e tepërt është e papëlqyeshme fetarisht, ai prek edhe dobitë e të ngrënit pak, ku ndër të tjerash thotë: “Në të ngrënit e paktë ka shumë përfitime. Kjo bën që trupi i njeriut të jetë më i shëndetshëm, kujtesa më e mirë, të kuptuarit më i qartë, nevoja për gjumë më e paktë…” Më pas, ai përmend dëmet e të ngrënit tepër: “Në të ngrënit e tepërt ka tejmbushje të stomakut e prishje të ushqimit të patretur. Kjo shkakton sëmundje të ndryshme, kështu që personi në fjalë kërkon më shumë kurim sesa ai që ha pak.” Disa mjekë thonë: “Kurimi më i mirë qëndron te vlerësimi i përshtatshëm i ushqimit që konsumohet.” Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s., e ka shpjeguar këtë në mënyrë të plotë, që është e njëjtë me fjalën e mjekëve, kur ai thotë: “Biri i Ademit nuk mund të

Era eshte freski

Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Era eshte freski (dhurate) e Allahut dhe vjen si meshire ose si denim. Kur ta shihni ate, mos e shani (qortoni), por luteni Allahun qe era t'ju sjelle te mira dhe kerkoni mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj." {Ebu Daudi me sened sahih}

Lista e 10 Shkollave më të Sukseshme në Kosovë

Lista e 10 Shkollave më të Sukseshme në Kosovë është si vijon: 1. Gjimnazi i përgjithshëm - Medreseja e Mesme ‘Alaud-din’ – Prishtinë. 2. Kolegji ‘Mehmet Akif Erisoj’ - Prishtinë, Lipjan 3. American School of Kosova - Prishtinë 4. Gjimnazi ‘Kuvendi i Arbrit’ - Ferizaj 5. Gjimnazi ‘Eqrem Qabej’ - Vushtrri 6. Gjimnazi ‘Frang Bardhi’ - Mitrovicë 7. Shkolla e mesme e mjekësisë ‘Ali Sokoli’ - Prishtinë 8. Gjimnazi ‘Bedri Pejani’ - Pejë 9. Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ - Prizren 10. Gjimnazi ‘Hajdar Dushi’ - Gjakovë

DISA KËSHILLA PËR TY ...!

Mos hulumto për të kaluarën e cila ishte nga caktimi. Mos e qorto atë që të tradhtoi dhe mashtroi. Mos e ndjek atë që të braktisi dhe të largoi. Mos të mashtron ai që ka pamje sikurse hëna. Fal, dhe mos e bën zemrën tënde sikurse guri. Falja të metat shokut tënd, se edhe ai është nga njerëzit. Ruaje fshehtësinë tënde dhe bëje sikurse thellësia e detit. Pendohu dhe le të jetë pendimi jot mësim dhe përvojë. Bëhu ambicioz dhe me vullnet ... mos e lejo veten të biesh, sikurse bien gjethet e pemës. Mos u mërzit dhe mos u pikëllo ... fitues është ai që duron dhe shpreson shpërblim. Je i kujdesshëm nga zjarri i quajtur "Sakar". Dhe vepro për Xhenetin, ku në të është ajo që mendja e njeriut nuk mundet ta paramendon. Nga arabishtja: Hoxhë Irfan JAHIU, Allahu e ruajtë!

Mos u shoqëro shumë me njerëz

Avni Tafili Mos u shoqëro shumë me njerëz. Ata të bëjnë të mendosh të kundërtën e asaj që je, që bën e mendon.   Rri në distancë.   Ruaji rregullat.   Respektoji, por mos prit respekt prej tyre. Kur flasin, dëgjoji. Edhe nëse nuk të duket e drejtë ajo që thonë. Nëse këshilla a qortimi përkeqëson gjendjen tënde, e bën agresive dhe të vrazhdët lidhjen, më e mira të largohesh me maturi.   Kujdes nga njerëzit që pëlqejnë të lëvdojnë para krahëve, ndërsa duke nëpërkëmbur të tjerë mbrapa krahëve, mendojnë se kjo sjellje përballë teje i bën të afërt e të dashur. Atyre u duket vetja e mirë, prandaj çdo fjalë e sjellje e jotja mund t'i lëndojë, madje shumë t'i lëndojë, nëse ua dëmton apo ua cenon dashurinë që kanë për veten dhe prej të tjerëve. - Përvoja më mësoi, “Me vështirësi lehtësimi”

Ndalimi i zilise (hasedit)

37. Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin) Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12) Fjala përgjim (texhessus) është prej fjalës xhes që don të thotë: provim me dorë, që është një prej shqisave të njeriut. Qëllimi i hadithit të lartëpërmendur ësht: ndalimi i përcjelljes së të metave të muslimanëve sepse ajo shpien në shkatërrimin e tyre. Ka shumë hadithe dhe ajete të cilat ndalojnë përgjimin e t

Mos u pikëllo !

Mos u pikëllo ! Se kështu u dëshpërove kur të goditi një fatkeqësi, e nga një u bënë dy. U hidhërove dhe përjetove raste të rënda nga skamja, por s'u bëre i pasur, mbete me ofshamat dhe mllefet e kota. U preke nga fjalët e armikut tënd dhe e ndihmove edhe më tepër të flasë kundër teje. U shqetësove nga një ngjarje që mendoje se do të ndodhë por ajo s'u bë. Mos u pikëllo ! Se pikëllimi ujin e ëmbël e të ftohtë, ta bën të ithtë e të ngrohtë, trendafilin e shndërron në ferrë, kopshtin në thatësi të shkretë dhe jetën në burg të rreptë. Mos u pikëllo ! Përderisa ke fenë islame që në të beson, ke shtëpinë që në të banon, ke ushqimin që me të jeton, ke ujin e ftohtë që etjen kalon, ke tesha të mira që trupin mbulon, përse, pra, pikëllimin s'e dëbon?! [Mos u Trishto- Aid el Karni]

Lahuni me ujë, e sidër

Transmetohet në një hadith të cilin e kanë transmetuar gjashtë muhadithët (dijetarët e hadithit) dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) se i Dërguari i Allahut Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ” Lahuni me ujë, e sidër. Nuk asgjë më të mirë për larjen e kokës se lëngu i zier i sidrit. Thotë Imam Dhehebiu: Larja (bërja dush) me sidër i bën dobi kokës dhe largon temperaturën.

Jam plotësisht i bindur

"Jam plotësisht i bindur,se këto fakte,Muhammedit (salAll-llahu alejhi we selem) i kanë ardhur nga Zoti,sepse këto informacione shkencore,shkenca i zbuloi kohët e fundit pas një pune shumë të lodhshme.Ky është fakt bindës për mua se Muhammedi (salAll-llahu alejhi we selem) është i dërguari i Zotit."(Keeth Moore-profesor i famshëm botëror në shkencën e embriologjisë)

Pejgamberi alejhi selam më ka porositur

Prej Ebu Dherrit Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: Miku im (Pejgamberi alejhi selam) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t'i shikoj ata që janë më poshtë se unë. Më ka porositur t'i dua të ngratët dhe të rrij me ta. Më ka porositur të sillem mirë me të afërmit dhe t'i vizitoj ata, edhe nëse ata më kthejnë shpinën. Më ka porositur që të them të vërtetën, po edhe nëse ajo është e hidhur. Po ashtu më ka porositur që sa më shumë të them: LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo është një arkë me gjëra të çmuara nga arkat e Xhennetit.

Me Allahun

Me Allahun të paktit bëhen shumë, Muhammedi alejhi selam i ka thënë Ebu Bekrit : " Mos u mërzitë, Allahu është me ne ". Me Allahun i dobëti bëhet i fortë, Nuhu alejhi selam ka thënë: " Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrëni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni ". Me Allahun e largëta bëhet afërt, Allahu për durimtarët ka thënë: " vërtete ndihma e Allahut është afër ". Me Allahun i varfëri bëhet i pasur: " nëse janë te varfër, Allahu i begaton nga mirësit e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”. Me Allahun individi bëhet grupë: " Ibrahimi vërtetë ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtarë i vërtetë dhe nuk ka qëne prej mosbesimtarëve ". Me Allahun njeriu arrinë suksese : "…kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”. Me Allahun largohet pikëllimi: " …(Junusi) në e

Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet

Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atëherë le të thotë: “O Zoti im, më le të jetoj derisa të jetë për mua jeta më e dobishme, kurse më vdis kur të jetë vdekja për mua më e dobishme.” -------------------- Muttefekun alejhi

Zoti ynë

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimit të varrit”. ------------------------------ Transmeton Buhari

Këshilla e Ibën Tejmijes ndaj nxënësit të tij, Ibën Kajimit

Ibën Kajimi thotë: “Derisa vazhdoja të ngrija dhe t’i parashtroja dyshim pas dyshimi Shejhul Islamit (Ahmed Ibën Tejmijes), Allahu qoftë i kënaqur me të, në një rast ai më tha: “Mos e bëj zemrën tënde ndaj dyshimeve dhe mendimeve të padrejta si sfungjeri, që i thith të gjitha gjërat që i kalojnë dhe pikon vetëm atë që thith. Por bëje zemrën tënde si xhami i ngurtë; i kalojnë dyshimet vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zënë vend në zemër, i sheh shumë kthjellët dhe i refuzon (nuk i thith) me ngurtësinë që ka. Nëse nuk vepron kështu dhe e bën zemrën që të absorbojë çdo dyshim që të kalon, atëherë ajo bëhet vendqëndrim dhe qendër e dyshimeve.” Ibën Kajimi thotë: “Në largimin e dyshimeve nuk mbaj mend se kam përfituar nga diçka tjetër më shumë se nga kjo këshillë.” --------------------------- Përktheu: Alaudin Abazi

A i ke këta 5 margaritarë?

1) Istigfarin (kërkimfaljen). Sa herë brenda ditës kërkon falje tek Allahu?! 10 herë? 20 herë? Më shumë? Më pak? Shumë prej nesh nuk i dinë mirësitë dhe frytet e istigfarit. Le t’i mbushim orët e jetës sonë me istigfare. Është e lehtë për gjuhën të thuash “estagfirullah”, por ka shpërblim të madh. 2) Koha e mëngjesit. Këtë kohë shumë njerëz nuk e njohin. Pak gjejmë nga ata që përpiqen të qëndrojnë zgjuar pas namazit, për të bërë dhikrin e mëngjesit dhe për të falur dy rekate të namazit duha pas lindjes së diellit. 3) Leximi i Kuranit. Ky është libri në të cilin gjendet e gjithë krenaria jonë, libri të cilin nëse e lexojmë, na dhuron shefaatin (ndërmjetësimin) Ditën e Gjykimit. Të ndajmë një kohë brenda ditës për të lexuar Kuran, qoftë edhe një 10 minutësh! 4) Dy rekate në mes të natës. Edhe pse shumë njerëz mund ta bëjnë këtë dhe për këtë nuk iu merr më shumë se 5 minuta nga koha juaj. Ne mund të qëndrojmë para televizionit me orë të tëra, sidomos natën. O

MOS GJYKO PARA SE TA VËRTETOSH!

- Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote? - Nxënësi nuk u përgjigj, heshti! - Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan? - Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj. - Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit para fytyre dhe ti tha: O budalla, a nuk e din se me çka merret nëna jote? - Nxënësi e ngriti kokën dhe i tha: Po, si jo!! Ajo është \duke fjetur në varrin e saj!! Nganjëherë ngutemi në fjalët e tona dhe arrijmë deri në atë gradë sa që ta lëndojmë dikë. Ne nuk e dimë shkakun e heshtjes së personave dhe pse ata janë të tërhequr nga shoqëria. Nëse e shohim dikë se ka arritur deri në gradën e heshtjes dhe të tërheqjes plotësisht nga të tjerët, mos të ngutemi e të gjykojmë mbi ta para se ta dimë se në të vërtetë çka kanë në brendësinë e tyre. Hoxhë Irfan Jahiu

All-llahu im, bëj në zemrën time dritë

“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë” -------------------------------- Transmeton Buhariu

Zemrat kanë nevojë për "update "

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që fal namazin sepse atë e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit… i bën veprimet e namazit pa e ditur se a i ka kryer të plota dhe në formën më të mirë… apo duke mos ditur sa herë ka madhëruar Allahun në ruku dhe sexhde dhe pa pyetur pse në namazin e sabahut falim dy rekate, ndërsa në jaci katër rekate? Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që nuk falet pos në Ramazan… dhe sikur ekziston ndonjë ajet i Kur'anit apo hadith që na urdhërojnë të falemi vetëm në Ramazan! Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që kalon nga jeta e tij 20 apo 30 vite për shkollim, ashtu që në fund të marrë një diplomë për t`u punësuar, por për fat të keq nuk i dinë gjërat më elementare të fesë Islame. Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që zgjohet herët në mëngjes të shkojë në punë 5 herë në javë me nga 8 orë punë për të marrë një rrogë në fund të muajit, pa mos e di

Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë është krijuar Ademi (alejhi selam), në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti dhe nuk do të bëhet kiameti vetëm se në këtë ditë.” Muslimi.

Mos u Hidhëro

Organizmi ndryshon në bazë të gjendjeve shpirtërore, sic janë : zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi,turpi. Zemërimi e nxeh organizmin dhe e dehidron. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam e ka ndaluar që të hidhrohemi.Erdhi një njeri te I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe i tha ” Ma jep një Këshill.” I tha: ” Mos u Zemro.” Gjendjet shpirtërore sic janë: Zemrimi,pikëllimi,mërzia dhe brenga në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në organizëm,në mënyre që e ngrisin shtypjen e gjakut, që mund të shkaktoj pasoja sic janë stenokardia dhe infrakti. Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktoj diabetin,ashtu që shtohet aktiviteti i gjëndrës mbiveshkore e cila në mënyrë të sforcuar tajon hormonin adrenalin. Gjendja shpirtërore mund ta dobësoj imunitetin,dhe mandej organizmi i ekspozohet sëmundjeve të ndryshme.Prandaj ai që zemërohet dhe ka karakter të keq duhet të përmbahet që zemërimi të mos e pushtoj.

Shkenctari i parë i cili vuri themelet e Kamerës moderne

Al-hazen - Ibn al Haytham - Shkenctari i parë i cili vuri themelet e Kamerës moderne I njohur në perëndim si Al-hazen, Alhacen, ose Alhazeni, Abu Ali ibn el-Hasan ibn el-Haytham ishte personi i parë që testoi ...hipotezat me eksperimente të verifikueshme, zhvilloi metodën shkencore më shumë se 200 vjet para se dijetarët evropianë te mësonin prej tij -duke lexuar librat e tij. I lindur në Basra në vitin 965, Ibn al-Haitham studimet e para i kreu per teologji Islame. Ibn el-Haitham pastaj ai kthyeu vëmendjen e tij në veprat e filozofëve dhe matematikanëve te lashtë grek , duke përfshirë Euklidin dhe Arkimedin. Ai përfundoi fragmetet Konike nga Apolloniusi i Pergas. Ibn al-Haitham ishte personi i parë që aplikoi në algjebër, gjeometri, themeloi degën e matematikës të njohur si Gjeometri analitike. Si një mysliman i devotshëm qe ishte, Ibn el-Haitham besonte se qeniet njerëzore janë me të meta dhe vetëm Zoti është i përsosur. Për të zbuluar të vërtetën në lidhje me na

Miswaku

Në dy sahiha është shënuar se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252). I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. ( Buhariu 4/137 )

“SHERONI TE SËMURIT ME LEMOSHË!”

Ky është një tregim shumë i cuditshëm, të cilit nuk mund t’i besoj përvec besimtarit, i cili beson në atë që ka zbritur Allahu dhe në thëniet e të dërguarit të tij, alejhi selam. Tregon një vëlla musliman, nga qyteti Harimlau, vend ky afër kryeqytetit të Rijadit, se një grua nga po i njëjti vend vuante nga sëmundja e kancerit – Allahu na ruajt nga kjo sëmundje- n daj dhe për t’u kujdesur për nevojat e saj, kishte punësuar një shërbëtore nga Indonezia e largët. Kjo grua shquhej për moralin dhe sjelljet e saja të shkëlqyeshme. Pas një jave të arritjes se shërbëtores në Jordan, pronarja e shtëpisë kishte vërejtur se shërbëtorja sa herë që hynë në banjo, qendron kohë të gjatë, gjë jo e zakonshme dhe këtë e përsëriste disa herë. Disa herë e kishte pyetur për arsyen e qendrimit të saj të gjatë në banjo, me pas ajo kishte filluar të qajë me dënesë, dhe kur e pyeti për shkakun se përse qanë? Ishte përgjigjur: kam lindur një djal para 20 ditëve, dhe kur kam marrë telefonatë

VARRI TË THËRRET

O biri i Ademit! Ecë me shoqëri mbi tokë, ndërsa do të hysh në barkun tim i vetem. O biri i Ademit! Gëzohesh dhe bënë shaka mbi shpinën time, por do të qash në barkun tim. O biri i Ademit! Po han kamatën, të ndaluarën, pasurinë e jetimit mbi shpinen time, por do të hanë krimbat në barkun tim. O biri i Ademit! Po shikon në të ndaluarën me sytë e tu, do të shohësh se çka të pret në barkun tim. O biri i Ademit! Dëgjon muzikën me veshët e tu, por do të përjetosh tmerrin në vendbanimi tënd. Çka ke përgatitu për këtë ditë? Allahu thotë:” Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”. Çdo fillim ka mbarim, çdo forcë ka dobësinë, dhe çdo jetë ka vdekjen. Allahu thote: ”Ti, me siguri do të vdesësh, edhe ata kanë për të vdekur”. Zumer:30 ”Kudo që të jeni, vdekja do tu arrijë, qoftë edhe në kulla të larta e të fortifikuara”. Nisa:78 Çdo gjallesë do të shijoje vdekjen , pastaj do të ktheheni tek Unë”. Ankebut:57 Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Përkujtojeni shpesh shkatërruesin e kënaqesive, vd

Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një (personat të cilët shkojnë për ta falur xhumanë). Kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnë të marrin pjesë në përmendjen e Allahut të Lartësuar. Ai që shkon më herët në xhuma, është sikur të ketë therur një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një dele, ai pas tij sikur të ketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur t´i jetë falur një vezë.” Buhariu dhe Muslimi.

Sot ditë e Xhuma,dërgoni sa më shumë salavate mbi pejgamberin tonë të dashur Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Sot ditë e Xhuma,dërgoni sa më shumë salavate mbi pejgamberin tonë të dashur Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem All-llahumme sal-li`ala Muhammedin we`ala ali Muhammed kema sal-lejte`ala Ibrahime we`ala ali Ibrahim inneke Hamidun Mexhid. All-llahumme barik`ala Muhammedin we`ala ali Muhammed kema barekte`ala Ibrahime we`ala ali Ibrahim inneke Hamidun Mexhid.

Nuk ka mbetur shume nga shenjat e medha te Kijametit!! PENDOHUNI... PENDOHUNI...

Shejh Shurejmi Allahu e ruajt ne hutben e istiskas(namazit te shiut) ne Qabe te henen e kaluar tha: Cmimet jane ngritur!! Grate jane zhveshur!! Xhamit jane zbrazur!! Ligjet dhe dizpozitat e Allahut jane anuluar!! Hajduti perkdhelet!! Muxhahidi mbyllet ne pranga!! Zinaja eshte bere hallall!! Martesa e pamundur!! Grate sundojne burrat!! Toka e muslimaneve e pushtuar!! Te varfrit nen shi pa mbuloje!! Nuk ka mbetur shume nga shenjat e medha te Kijametit!! PENDOHUNI... PENDOHUNI... Pershtati : Ramil Sherif

Boza

Boza është një pije e lashtë që ka origjinën në Mesopotaminë e lashtë, ku përmendet që 8000-9000 vjet më parë. Osmanët e sollën këtë pije në Ballkan pas shekullit të XIII. Emri boza vjen nga fjala persiane "buze" që do të thotë miel. Boza që prodhohej në atë kohë ishte më e thartë dhe kishte një përqindje të vogël alkooli, rreth 1%. Në shekullin e XVII sulltan Mehmeti IV e ndaloi përdorimin e pijeve alkoolike në Perandorinë Osmane duke përfshirë dhe bozën. Në shekullin e XIX, Boza shqiptare, që ishte më e ëmbël dhe joalkoolike, u bë shumë e kërkuar, duke u bërë dhe lloji mbizotërues i bozës në Perandorinë Osmane.

Nëse hyni në Xhennet e nuk më gjeni, pyetni për mua !

Ka thënë Ibn el-Xheuzije r.a.: ''Nëse hyni në Xhennet e nuk më gjeni, pyetni për mua ! Thuani o Zot ku është një rob i Yti që aq shpesh na folte për Ty.'' pastaj qante Allahu e meshiroftë . Edhe unë po them nëse nuk me gjeni në Xhennet pyteni për mua edhe në qofte se vetëm një herë ju kam folur për Allahun . Me këtë kuptim transmeton Buhariu edhe Muslimi nga Pejgamberi alejhi selam se Allahu do tu thot këtyre shokëve që do të pyesin për të dashurin e tyre : '' Shkoni tek Xhehenemi e nxirreni prej tij kush ka iman edhe sa grimca e atomit.'' Hasan el-Basriu thoshte: '' Shtojeni shoqërinë e mirë se ata ndërmjetsojnë për ju , me lejen e Allahut.''

Mos u ndal

“Mos u ndal, sepse Melaiket shkruajnë, jeta është duke u shpenzuar, vdekja është duke u afruar, ndërsa çdo shpirt që del më nuk kthehet prapë! ''. Aid el Karni

Zemzemi

Thote profeti salallahu aleji ue selem : ”Zemzemi eshte ushqim dhe sherim . Transmeton Ibn Ebi Shejbeh dhe Tajalisi .” [Hadithi eshte I sakte] .

Personi tek i cili gjenden këto katër cilësi

Nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-Asi (radijAllahu anhuma) transmetohet se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue selem) ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër cilësi është hipokrit i mirëfilltë, kurse tek i cili gjendet një prej tyre, ai zotëron cilësi të hipokrizisë derisa nuk e shporr atë: -kur i besohet diçka, tradhton, -kur flet, gënjen, -kur premton, mashtron, dhe -kur është në konflikt, sillet jomoralisht.” {Muttefekun alejhi}
SHEJTANI ( DJALLI ) - IRFAN SALIHU A e dine kush eshte shejtani ?! Si ushqehet ? Ku jeton ? Si manifestohet armiqesia e tij ndaj teje ...? Degjoje me vemendje kete ligjerate te rendesishme !     

Telefoni celular

  Ra zilja e celularit dhe djaloshi u përgjigj: -Alo. Kur ja u dëgjua një zë vajze i bukur, e pyeste për gjendjen e tij se si ishte, ndërsa ai nuk po e njihte zërin e vajzës. Djaloshi e pyeti: - Më falni, po kush jeni ju?!...- Vajza iu përgjigj: - Unë jam një vajzë e bukur, e pasur dhe nga një familje e njohur. Unë dëshiroj të njihem me ty…- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha: - Po celulari përgjohet!...- Ajo e çuditur pyeti: - Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?- Ai iu përgjigj: - Jo. - A përgjohet nga shërbimi sekret…?- Ai iu përgjigj: -Jo. - Përgjohet nga policia? Ai iu përgjigj: - Jo. Bisedën e dëgjon Allahu, që nuk ka tjetër si Ai. Për momentin vajza e mbylli linjën dhe këtë nuk e përsëriti më asnjëherë. Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij. ------------------------------ - Përshtati: Valdet Kamberi

A SHENDRIT SHTEPIA JOTE ?!!

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, ka thënë: " Vërtetë banorët e qiellit i shohin shtëpit e atyre që përmendin Allahun (në tokë) dhe ju shëndritin atyre, ashtu siç shëndritin yjet për banuesit e tokës.” Allahu i befte shtepiat tona, shtepi te perkujtimit dhe falenderimit Allahut ! Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu

Çka është Prokuroria ?

Prokuroria Qshtë organ shtetëror që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpiktë e të njëllojtë të ligjeve, nga ministritë dhe nga organet e tjera qendrore e lokale, nga gjykatat, organet e hetimit, ndërmarrjet, institucionet, organizatat, nëpunësit dhe shtetasit; zyra a ndërtesa ku punon ky organ. Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroritë e rretheve. qka eshte prokuroria,cka eshte prokuroria,ceshte prokuroria,cfare eshte prokuroria,kuptimi i fjales prokurori

Mësuesi e pyeti nxënësin e tij

- Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote? - Nxënësi nuk u përgjigj, heshti! - Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan? - Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj. - Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit... Shiko më shumë

Çka është Gjimnazi ?

Gjimnazi është emërtim i shkollës së mesme të arsimit të përgjithshëm në disa vende. Nxënësit e gjimnazit. Mësonte në gjimnaz. Mbaroi gjimnazin. qka eshte gjimnazi,cka eshte gjimnazi,ceshte gjimnazi,cfare eshte gjimnazi,gjimnazi shqip,kuptimi i fjales gjimnaz

Çka është gjimnastika ?

Gjimnastika është tërësia e ushtrimeve të lira ose në vegla, që bëhen për të zhvilluar shkathtësinë e zhdërvjelltësinë, për të kalitur trupin e për ta zhvilluar atë në mënyrë të gjithanshme; mjeshtëria për të bërë ushtrime të tilla, që kërkon stërvitje të vazhdueshme. qka eshte gjimnastika,cka eshte gjimnastika,ceshte gjimnastika,cfare eshte gjimnastika,qka quajme gjimnastike,gjimnastika shqip,gjimnastika terminologji

Çka është Dogma ?

Dogma është diçka që merret si një e vërtetë e pakundërshtueshme, e pandryshueshme historikisht dhe e shkëputur nga praktika e nga rrethanat konkrete. qka eshte dogma,cka eshte dogma,cfare eshte dogma,qka jane dogma,dogma shqip,ceshte dogma,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more