Ese për Verën |
Vera fillon me 21 qershor dhe mbaron me 21 shtator
Vera është periudha më e nxehtë e vitit që bashkë me ngrohtësinë
e saj sjell edhe dashurinë për natyrën dhe bukuritë e saj.
Njerëzit mund të punojnë më shumë dhe mund të jenë jashtë për
një kohë më të gjatë nëse kanë për të punuar me orë të tëra.
Njerëzit në këtë stinë pëlqejnë të dalin dhe të kënaqen me
bukuritë e natyrës dhe kjo sigurisht se mund të ndodhë më së miri në stinën everës.
Shumë njerëz gjatë verës preferojnë t’i vizitojnë vendet
turistike për të kaluar pushimet e tyre verore dhe për t’i shijuar bukuritë natyrore
të krijuara nga Zoti.
Gjatë verës ekziston mjaft kohë e lirë për të bërë vizita
edhe në farefisin tonë,për të lexuar ndonjë përrallë, tregim, novelë, roman etj.
Vera është një stinë ku shumëçka gjallërohet ku çdo gjë
ndjek ritmin e saj jetësor me një gjallëri më të madhe.
Pra vera është stina më e mirë nga stinët e vitit ku njeriu
mirret me shumë aktivitete që e kënaqin dhe qetësojnë shpirtin dhe mendjen e
tij.
Shkruar nga: Blertina Bislimi
Ndalohet kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.
Ese për veren,hartim per veren,Vera po vjen ese,pushimet verore ese,ese vera,hartim vera,vera hartim,hartime te ndryshme per veren,ese per stinen e veres,vera si stine ese,vera stine e bukur ese,
loading...
Lexo edhe: