Skip to main content

Shkaqet e Diabetit Tipi II

Dieta e varfër, trashja, alergjia kronike ndaj ushqimit, infeksionet virale, stresi kronik dhe faktorët gjenetik, të gjitha këto mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në diabetin Tipi II, i cili karakterizohet kryesisht nga rezistenca ndaj insulinës. 

Sa më shumë rezistent ndaj insulinës të bëhet një person, aq më shumë insulinë prodhon trupi, por, me kalimin e kohës, trupi bëhet i paaftë për të prodhuar insulinë të mjaftueshme për të përballuar rezistencën. 

Ndonjëherë, trupi i diabetikëve Tipi II përpiqet të balancojë, të paktën në fillim, insulinën e mbiprodhuar. 

Por, mbi-prodhimi i insulinës (një gjendje e njohur si hyperinsulinemia) mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të nxisë mëlçinë për të rritur prodhimin e kolesterolit LDL, e cila është e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës.

Në vitet e fundit, trashja është një nga shkaqet më të rëndësishme të diabetit
tipi 2. 

Sot, rreth 85 % e njerëzve të diagnostikuar me diabet Tipi II janë gjithashtu tepër mbipeshë. 

Në fakt, shkencëtarët thonë se kjo është në thelb e pashmangshme, që një person i cili është 30% mbi peshë, për 30 ose më shumë vjet tek ai do të zhvillohet diabeti Tipi II.

Një diete, të cilës i mungojnë vlerat ushqyesve thelbësore dhe që është e lartë në sheqer ose në lëndë që kthehen në sheqer, është tjetër faktor i madh që kontribuon në problemet e sheqerit në gjak, metabolizmin dhe rezistencën eventuale ndaj insulinës. 

Kjo është dokumentuar nga hulumtuesit ndërkombëtarë të raportimit për rastet në rritje të diabetit në mesin e popullsisë në mbarë botën, të cilët raportojnë se për këtë luan rol kryesor "dieta moderne perëndimore" e lartë në sheqer, karbohidratete dhe yndyra. 

Dieta e dobët dhe mungesa e lëvizjes, janë gjithashtu dy nga faktorët kryesorë që shkaktojnë fitimin e peshës së tepërt dhe trashjes, duke rritur gjithnjë e më tej mundësinë e diabetit Tipi II.
 
Ky fakt i jep edhe më shumë rëndësi kujdesit për dietën ushqimore që ne jua këshillojmë pacientëve bashkë me kurat e tyre të posaçme bimore kundër diabetit, me të dyja llojet e tij.

Prej faktorëve të tjerë që mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në fillimin e diabetit
Tipi II përfshihen infeksionet virale, parazitët, alergjitë ushqimore, dhe mosbalancet hormonale, duke përfshirë edhe nivelet në rritje të adrenalinës dhe kortizolit te shkaktuara nga stresi kronik. 

Disa alergji dhe infeksione virale gjithashtu mund të shkaktojnëë inflamacion ose dëmtim autoimun në qelizat pankreatike insulinë-prodhuese. 

Nivelet e larta të hormoneve të stresit rrisin rrezikun e diabetit duke nxitur nivele të larta të sheqerit në gjak. 

Nivelet e tepërta të hormonit estrogjen rrisin gjithashtu rezistencën ndaj insulinës.



diabeti shkaqet,shkaktaret e diabetit,sheqeri shkaqet,shkaku i sheqerit,semundja e sheqerit shkaqet,shkaqet e semundjes se sheqerit,sheqeri dhe shkaqet,shkaku i diabetit,pse paraqitet diabetit,diabeti pse shfaqet,rreziku nga diabeti,diabeti rreziku,rreziku per shfaqjen e diabetit,faktoret e diabetit,diabeti tip 2 shkaqet

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more