Skip to main content

Shkaqet e dhembjeve te gjirit

Shumë prej grave u ndodhin dhembje në gji kohë pas kohe, dhe shkaqet e këtyre dhembjeve kthehen në disa faktorë kryesorë:
- Ndryshimet që ndodhin nga ndikimi i hormoneve femërore në gjysmën e dytë të muajit para ardhjes së të përmuajshmeve. Këto dhembje zënë shumicën e grave dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për to. Ky është edhe shkaku kryesor i dhembjeve të gjirit, dhembje e cila kap të dy gjijtë ose njërin prej tyre; shtohet para ardhjes së menstruacioneve dhe pakësohet apo largohet plotësisht pas kësaj. Po kështu edhe çrregullimet e të përmuajshmeve mund të shtojnë dhembjet e gjirit.
- Gjatë kohës së pubertitetit, gjirit të femrës i ndodhin shumë ndryshime, siç është: rritja, shfaqja e disa kokrrizave përreth thithës së gjirit si dhe disa dhembje të lehta në gji, gjëra të cilat janë të gjitha më se normale.
- Shtatëzania është gjithashtu shkak për dhembjet e gjirit, dhe kjo ndodh për shkak të ndikimit të hormoneve dhe rritjes së gjendrës së qumështit që shoqëron shtatëzaninë.
- Shtimi në peshë mund të jetë shkak për dhembjet në gji.
- Vendosja e gjimbajtëseve (sutjenave) jot ë rehatshme apo me përmasa që nuk i përshtaten madhësisë së gjirit shkaktojnë dhembje gjiri.
- Marrja e disa medikamenteve mjekësore.
- Tumoret e ndryshme, të cilat mund të jenë të parrezikshme dhe që formohen si rezultat i aktivitetit qelizor të tepruar që çon në formimin e kokrrave ceroze (fibroze) me gjendra të zmadhuara. Por mund të jenë edhe tumore të rrezikshme (kancerore), të cilat zakonisht janë dhembje të lehta por ndryshe nga ato të zakonshmet. (Në tumoret e rrezikshme, në 90 % të rasteve, gjiri nuk ka dhembje por ato fillojnë vetëm në fazat e vonshme të përparimit të tumorit kur ai shfaqet jashtë dhe ndodhin ndryshime të dukshme në gji dhe në thithat e gjirit, Allahu i ruajtë muslimanet nga kjo sëmundje e keqe!)
- Çrregullimet e gjendjes shpirtërore dhe problemet shoqërore, përballja me marrjën e një hapi të ri të rëndësishëm në jetë, mërzitja e madhe, e të tjera si këto, mund të jenë shkak për dhembjet e gjirit.

Masa e dhembjeve të gjirit ndryshon nga një grua tek tjetra dhe nga një rast në tjetrin. Ato sillen nga dhembje të lehta në tjera të forta dhe të mërzitshme që ndikojnë në jetesën e gruas dhe qetësinë e saj, dhe e ndalojnë atë nga kryerja e disa prej detyrave të saj, siç është gjidhënia foshnjes, kryerja e marrëdhënieve intime me bashkëshortin, dhe ndonjëherë ngushtimi dhe ndjesia me mbushjen e gjijve dhe mosqetësia janë e vetmja gjë që ndjen një grua, kurse të tjera ndiejnë gudulisje dhe dhembje të forta.


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more