Nëse shihet kiameti, kjo tek njerëzit e mirë aludon për katër forma: shpëtim, gëzime, sukses, përmirësim dhe përfundim të mirë, kurse tek të këqijtë është e kundërta.
E kush sheh shenjat e kiametit, si: fryrja e surit, dalja e Diellit nga perëndimi, dalja e kafshës apo diçka të ngjashme me to, atëherë ajo komentohet si sprovë (fitne). Do të paraqitet sprova dhe do të shkatërrohet në të populli, por do të shpëtojë një pjesë e tij. Ai që ka parë këtë ëndërr duhet të pendohet.
E, kush sheh se është marrë dhe është dërguar te vendi ku jepet llogaria, atëherë kjo aludon se ai gjendet në gjendje hutimi, argumentuar kjo nga fjala e Allahut subhanehu ve teala: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.” (Enbija, 1)
Shikimi në ëndërr i llogarisë që jepet në Ditën e Kiametit komentohet në gjashtë forma: dënim nga kryetari, punë, sëmundje, pikëllim, lodhje, ose jetë e shkurtër.
ferri ne enderr,kijameti ne enderr komentimi i endrrave,komentimi i endrres,endrra komentimi,endrra dhe komentimi i saj,ringjallja e endrres
loading...
Lexo edhe: